Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: A u tha Tadiqi në Shkodër: Kosova është Serbi?
E shtune, 27.04.2013, 08:43 AM
A u tha Tadiqi në Shkodër: Kosova është Serbi?
Shqiptarët e Kosovës ardhjen e Tadiqit në Shkodër e përjetuan thikë pas shpine: e shikoni ata s’bëjnë pa shki? Sërish kërkojnë ndihmën e Beogradit që ta godasin pjesën tjetër të kombit, sidomos Kosovën e Luginën e Preshevës.
Nga Gani MEHMETAJ
Fushata
zgjedhore në Shqipëri domosdo manifestohet në Kosovë e në territoret etnike.
Mediet elektronike të Tiranës ndiqen njëjtë në Kosovë. Ka përpjekje të ngulmëta
nga disa qarqe mediatike që zgjedhjeve të
23 qershorit t’u qasen si çështje të një shteti tjetër. Por qëndrimi i
çoroditur i medieve, nuk ia arriti qëllimit. Nuk ka pengesa e zhurmime si
dikur: teknologjinë e botën kibernetike s’e pengon dot. Është interesante se
pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës nuk votojnë, ose nuk kanë të drejtë
vote me 23 qershor, por sytë i kanë në televizionet shqiptare, duartrokasin ose
fishkëllejnë si në fushë futbolli, si të qenë zgjedhjet e tyre.
Në të
gjitha fushatat e deritashme socialistët nuk e patën simpatinë e shqiptarëve të
Kosovës, nuk e kanë as tash.
Shqiptarët
në Kosovë, në Maqedoni e në Luginën e Preshevës nuk e kanë asnjë parti me
emërtime socialiste. Madje rrëqethën kur e dëgjojnë këtë emërtim. Socialistëve
shqiptar nuk u bënë përshtypje ky paragjykim apo kjo urrejtje e bashkëkombësve
përtej alpeve. Nuk u bëri përshtypje asnjëherë. Prandaj s’kanë si ta marrin
simpatinë e Prishtinës, Preshevës apo të Shkupit.
Me
shpërfilljen e emocioneve të gjysmës së kombit, socialistët u treguan cinik
edhe me ftesën që i bënë Tadiqit, njërit ndër eskponentët më të egër të
shovinizmit serb. Tadiqi ishte trashëgimtar i kriminelit serb që vdiq në Hagë.
Tadiqi nuk e hoqi asnjëherë nga goja sloganin
e urrejtshëm: Kosova është Serbi. Kur mori dhënë lajmi për ardhjen e tij në
Shkodër si kumbar i kurorëzimit të dy krahëve socialistë shqiptar, shumë
bashkëkombës të mi me pyetën: “athua ua përplasi Ramës e Metës në surrat:
Kosova është Serbi?” “Edhe po t’ua ketë thënë, vëllezërve të vet ua thotë”,
tallej tjetri.
Socialistët
do ta ftonin edhe Milosheviqin po të qe gjallë. Është ish kryetari i
socialistëve shqiptar ai që e takoi në Kretë, në kohën kur krimineli nga
Beogradi bënte kërdinë në Kosovë. Kështu frymon kjo kastë politikanësh
shqiptar, as që u bënë përshtypje çka ndjejnë në Kosovë, ndërsa vijnë si
lypsarë të kërkojnë mbështetjen e tyre nëpër promovime e fushata. Madje
vajtojnë pse shumica absolute kanë simpati për Sali Berishën.
Praninë e
Tadiqit në Shkodër, ditën e kurorëzimit të qiftit Rama-Meta, në Prishtinë e
përjetuan si veprim i paparë, akt mjeran, thikë pas shpine. Disa filluan t’i
përgjithësojnë gjërat nga mllefi i çastit: “e sheh ata nuk bëjnë pa shki dhe pa
ndihmën e Beogradit?” Prania e Tadiqit në Shkodër qe provokim edhe për ndjenjat e shkodranëve të
cilët pësuan më së shumti nga serbët e Tadiqit gjatë Luftës së Dytë e më vonë,
kur i vrisnin xhelatët komunist më urdhër të Beogradit. Vizita fatkeqe në
Shkodër qe një goditje e shurdhër pas koke për shqiptarët e Kosovës, që një
zhgënjim dëshpërues, sepse nuk mund ta besonin se një parti shqiptare,
pavarësisht të kaluarës kriminale, do të ftonte ish-presidentin e shtetit më
armiqësor të shqiptarëve në qytetin, i cili kurrë nuk e mori vetën nga vrasjet
e elitës intelektuale e priftërore të Shkodrës. Kurorëzimi i dy partive
socialiste nga shkjau i Beogradit më simbolikën e kumbarës, ishte diçka që nuk
e prisnin as nga Edi Rama. Si do të arsyetohet Rama me këtë kumbari para
simpatizuesve të vet në Prishtinë, nëse i mbeti ndonjë syresh?
Një
kategori e opinionit të ne, filluan të kthejnë kujtesën e aleancave më
antikombëtare që u bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në kurriz të Kosovës.
Cili është kumti ogurzi i aleancës më të re? Shqipëria atë botë nuk qe me
aleatë kundër nazizmit, por kishte aleancë me Jugosllavinë e Rusinë, kundër
qytetërimit perëndimor. Le të çirren sa të duan historianët e tipit
Tadiqi në
Shkodër i skandalizoi dhe i bëri shqiptarët e Kosovës t’u mbetej hatri edhe
ndaj qytetit të tyre më të dashur: si është e mundur që Shkodër locja, të mos
reagoj, të mos e dëbojë me gurë e me shkopinj shkjaun? Kur morën vesh për
ardhjen e Tadiqit në Shkodër, njëra ndër pyetjet e para ishte: ku mbeten shkodranët e moçëm, prijësit e
nacionalizmit dhe shtylla e kombit? Ku janë ata shkodranë të cilët dikur
dërguan oficerë elitar për të mbrojtur territoret etnike nga sulmet e shkjaut
në Rozhaje e Berane e në tërë Mbasbjeshkën.
Tadiqi në
Shkodër i mobilizoi edhe më shumë shqiptarët e Kosovës t’i forcojnë
paragjykimet e urrejtjen ndaj nipave të
Enverit. “Si do tu dukej çamëve sikur në Kosovë të vinin nipat e gjeneralëve
grekë që masakruan popullatën e Çamërisë?” Shtrohej njëra nga pyetjet, më
përgjigjen e atypëratyshme: “S’do të guxonte asnjë parti “kosovare” të bënte
një hap të këtillë”. Ndërkaq, socialistët nga Tirana morën bekimin e krye
socialistit nga Athina! Për “kosovarë” e
për “çamë” s’u bëhet vonë.
Maskenballi
i Shkodrës me shkjaun Tadiq, kumbar i kurorëzimit të socialistëve shqiptarë, e forcoi edhe më shumë simpatinë
tradicionale për të djathtën shqiptare. Maskenballi i Shkodrës e forcoi
lidhshmërinë emocionale për Sali Bersihën, jo pse është i veriut, sepse janë
shqiptarët e Kosovës, ata të cilët më shumë se të gjithë shqiptarët e tjerë e
luftojnë ndarjen toskë-gegë, e cila përvijohet tek-tuk në Shqipëri. E djathta
shqiptare gëzon popullaritetin më të madh jo vetëm në Kosovë, por edhe në
territoret etnike. Ndërkaq, Sali
Berisha gëzon simpatinë e shqiptarëve
përtej alpeve jo vetëm pse është deklaruar më shumë se të gjithë politikanët e
tjerë për shtrirjen historike e gjeografike të kufijve shqiptar, duke rrezikuar
t’u nënshtrohet kritikave të rrepta të analistëve pro grek të cilët u brengosen
pse Berisha kërkon Janinën a Prevezën, ndërsa nuk e thanë asnjë fjalë brenge,
kur nipi i Milosheviqit ia behu në Shkodër. Lideri i së djathtës e ka
mbështetjen e përtej alpeve, jo vetëm pse e bëri rrugën e kombit, me të cilën e
ngjalli bregdetin shqiptar, sepse nga Velipoja në Ksamil turizmi qe buzë
falimentimit, po të mos vinin “kosovarët”. Për rrugën e kombit, Berishën duhet
ta votojnë shqiptarët nga Velipoja deri në Butrint, sepse atyre ua hapi dyert e
turizmit.
Kundërshtari
i Berishës , Rama sa herë erdhi në Prishtinë, u prit ftohtë nga kryeqytetasit,
ndërsa elita intelektuale nuk e përfilli fare. Vizitat e Ramës në Prishtinë me
numrin e atyre që i erdhën në promovime librash ishte më e pakët se në
promovimet e librave a të filmave të gazetarëve të TV Klanit a Televizionit
shqiptar.
Prandaj është mirë t’ua bëjë qejfin simpatizuesve të vet.