Editorial
Ramiz Selimi: Kualiteti është në perëndim!
E hene, 24.06.2013, 08:05 PM
Kualiteti
është në perëndim! Atje janë Xherdan-at e politikës!
Të kalojmë nga amatorizmi politik në politik profesioniste
Shkruan Ramiz Selimi
Situata e
tanishme ekonomike dhe politike ju jep të drejtë të gjithë kritikëve që thonë
se shkollimi jo cilësorë i viteve të 90-ta dhe i pasluftës gjerë me tani është
një nga shkaktarët kryesorë të kësaj
mizërie që kemi tani. Shumica e politikanëve që kanë marr përgjegjësi për ti
shërbyer qytetarëve kanë një përfundim shkollor të dobët apo jocilësorë ose
kanë marr diploma në forma të ndryshme, diku duke blerë, diku duke kërcënuar
dhe diku duke manipuluar.
Ky numër
i të diplomuarve është bukur i madh, si i atyre të viteve të 90-ta, ku
shkollimi i tyre u bë në mënyrën më të egër dhe nën çdo standard të mundshëm,
si edhe i këtyre të pasluftës. Pikërisht , tani kur kërkohet zhvillim dhe hapje
të vendeve të reja të punës, ata manifestojnë dhe demonstrojnë aftësinë e tyre
reale që kanë. Ata nuk e kuptojnë punën si përgjegjësi morale, etike, ligjore
dhe njerëzore në shërbim të kolektivit dhe vetëm të kolektivit. Është logjike
dhe në natyrën e njeriut tek ata njerëz që nuk e kryen punën me nder, tu
shkaktojnë dëme pikërisht qytetarëve, atyre nga të cilët janë zgjedhur.
Të bëhet testimi i të diplomuarve!
Këtu nuk
ka pardon, populli do vende pune, ai do zhvillim dhe prosperitet me perspektivë
të qartë, ai do që shteti i së drejtës të forcohet, që gjyqësori me në fund të
funksionojë dhe me këto probleme duhet të merret dikush. Shtrohet pyetja, kush
mund të merret me to, kur këtyre që kanë kapur shtetin në dorë ju mungon
perceptimi i drejt mbi shtetin? Unë ju them se gjenerata e dytë e mërgimtarëve,
e rritur dhe diplomuar në perëndim do ta këndellë Kosovën.
Shteti
duhet të krijoj një mekanizëm të
Secili të marr punën që meriton, të filloj testimi profesional një nga një, përgjegjësia dhe vendim marrja tu besohet atyre që tregojnë dituri, pjesa tjetër të zëvendësohet me të diplomuar nga diaspora. Këtu dua të jem edhe njëherë i qartë, e kam fjalën për student të rritur dhe të diplomuar në perëndim dhe jo të atyre që janë rritur në Kosovë, sepse vendi ynë ka nevojë për mentalitet perëndimorë. Ky do të ishte një revolucion për shtetin tonë, por i domosdoshëm të zbatohet nëse duam zhvillim dhe prosperitet, nëse duam që vendi ynë të fitoj vlerë dhe peshë. Shteti jonë ka nevojë për ndihmë në kuadro kualitative, marrja e një hapi të tillë do të ishte ndihma më e madhe.
Gjenerata e dytë në perëndim ka persona me vlerë
Shpesh
thuhet nga politika e tanishme se këta njerëz nuk i kemi, ku ti marrim thonë
ata? Për tu ngritur kërkohet kualitet, kualiteti është në perëndim. Edhe pse në
numër jo të madh, gjenerata e dytë ka persona të diplomuar dhe atyre që janë
duke studiuar. Do të jetë e vështirë të fitohen këta persona, pasi vendet e
lindjes do të bëjnë të pamundurën që njohurit e fituara ti tregojnë aty.
Nuk
kërkon kombëtarja shqiptare me kot lojtarë kualitativ në gjithë Europën, pasi
që mungon kualiteti në futbollin vendës. Por, politika në Kosovë besa edhe në
Shqipëri nuk bënë përjashtim, ajo është e një kualiteti shumë më të dobët se sa
futbollistët
Është
shumë më e dobishme për shtetin e Kosovës që personat kualitativ, të rritur, të
shkolluar dhe të diplomuar në diasporë të ofrohen në vendet kyçe të
përgjegjësisë, jam i bindur se pas një periudhe të shkurtër gjerat do të
lëvizin në drejtimin e dëshiruar nga shqiptarët. Ja vlen gjithsesi të
investohet në këta persona edhe me një kosto me të lart, kemi mundësi të
kursejmë në shumë pika, për të financuar këta persona. Nuk është e lehtë të
fillohet me një reformë të tillë, i kuptojë ata që e kanë ndërtuar sistemin me
personat aktual, është shumë e sigurt se personat e tanishëm nuk mund të bëjnë
më shumë, ky është maksimumi i tyre, situata dhe mirëqenia e tanishme kërkon
ndërrimin urgjent të tyre.
Me gjithë respektin për shumë individë që punojnë aty, marrja e individëve të kualifikuar në perëndim, e shpëton shtetin e Kosovës nga fundosja e mëtejme. Shumica e këtyre njerëzve në vendet kyçe me përgjegjësi në sektorin publik e kanë kuptuar(por ketë duhet ta kuptojë edhe populli i Kosovës), jo vetëm nga vizitat e perëndimorëve, kur janë dukur shumë qesharak,(tani flitet edhe hapur në të gjitha kancelarit evropiane, se elita kosovare është e pashkolluar), por edhe në sukseset zhvillimore të vendit, që ata posedojnë një cilësi shumë te dobët, të themi diletante dhe të pamjaftueshme për ti shërbyer shtetit. Shumë nga ata pranojnë se do të largoheshin sikur të kishin të ardhura mujore për mbajtjen e familjes, këtu kërkohet ndërhyrja e shtetit, pasi shteti është i mbushur me këta persona nuk do të ketë ndërhyje, gradualisht hap pas hapi duhet të ketë prurje të reja nga perëndimi, për të marr hapat e duhur në zgjidhjen e problemeve.
Mërgimtarët kërkojnë të marrin përgjegjësi
Shteti do
të duhej të impononte kritere të larta shkollimi për të gjitha vendet me
përgjegjësi, të cilat janë kyçe në funksionimin dhe zhvillimin e një shteti të
mirëfilltë demokratikë. Në këto pozita të pranojë vetëm kandidat me shkollim
cilësor, për x vend pune të pranohet vetëm personi me diplomë nga perëndimi,
dituria e tij të provohet dhe testohet, pastaj të merret definitiv. Të kërkohen
kandidat që kanë ushtruar profesionin e caktuar minimumi 5 vjet në perëndim,
pra të ri-definohen kriteret, sepse situata ekonomike vetëm sa po acarohet edhe më shumë.
Nuk
guxojmë më të tolerojmë që një „këngëtar“ të bëhet diplomat, as një profesor të
ketë 5 vende pune, por as një bukëpjekës të luaj rrolin e profesorit, të sanksionohen me ligj honorarët për personat politik, kur
kemi një numër të madh papunësie, mjaft më, me këto marrëzira, këto i
eliminojnë vetëm personat e lindur, rritur dhe të diplomuar në perëndim.
Në
institucionet e shtetit, e sidomos ato me përgjegjësi, të gjitha partitë duhet
të luajnë një rrol fleksibil në vijim. Ato nuk guxojnë të emërojnë si gjerë me
tani persona nga rruga, vetëm pse kanë vendosur postera gjatë fushatës
zgjedhore, por të vrapojnë në perëndim për të gjetur “Xherdan Shaqira”, për të
ju dhënë përgjegjësi edhe në parti, për ta bërë hapin e madh , për të kaluar
nga amatorizmi politik në politik profesioniste, mos të harrojmë tani kërkohet
zhvillim urgjent, atë e bëjnë vetëm njerëzit me mendje të pastër, e
profesionalisht të përgatitur. Këta njerëz nesër dinë edhe të përgjigjen për
mospunën apo keq-menaxhimin e përgjegjësive të pranuara. Pra,politikës i them,
shpejt në perëndim për të gjetur njerëzit që zhvillojnë Kosovën.