Editorial
Sami Islami: Propaganda fetare dhe xhamiat (e reja) në trevat shqiptare
E merkure, 29.05.2013, 06:00 PM
PROPAGANDA
FETARE DHE XHAMIAT (
Nga Sami ISLAMI
Disa
vjet më parë mu në mes të Prishtinës u
ndërtua një kishë katolike. Kjo kishë, nuk besoj se ishte një nevojë aq e
shqiptarëve të besimit katolik, sa qe ,
në njëfarë mënyre një simbol se
shqiptarët ishin më shumë të orientuar nga Perëndimi, si një
mirënjohje ndaj misionarës sonë të
madhe Nënës Terezë, që populli ynë ia dha njerëzimit. Kjo mendoj se ishte arsyeja e kësaj kishe.
Tjetër është çështja se kjo kishë u
ndërtua në një vend të ngushtë, duke e
ngulfatur kështu frymëmarrjen e qytetit.
Nejse.
Si për
çudi, tani , kjo kishë, kam përshtypjen, se u bë nxitje për shqiptarët
myslimanë që, edhe ata të kërkojnë
të ndërtojnë një xhami. Kërkesa e
BIK-ut, komunës së Prishtinës, me në
krye Tërnavën ishte që të sigurohej trualli sa më shpejt që të
ishte e mundur (!) dhe kërkesa ishte që trualli të caktohej mu në oborrin e
Fakultetit Filizofik të Prishtinës ( ta
sfidonte kishën, e cila është përballë) (!),me arsyetimin se besimtarët
myslimanë s’po kishin vend për t’u falur!
Një kërkesë e tillë e Bashkësisë Islame ishte vërtetë absurd, sepse në Prishtinë ka aq
shumë xhamia sa, pos në ditë festash,
kurrë nuk mbushen plot me besimtarë (vetëm në qendër të qytetit janë shtatë a
tetë sish!). Megjithatë, nën këtë pretekst,
në emër të “mungesës së xhamiave” BIK- u nuk u ndal, por vazhdoi
kërkesën duke organizuar protesta, duke
manipuluar, duke paguar ose duke i përdorë trushpërlarët për t’u falur
edhe në rrugë! Së fundi komuna ua caktoi
vendin ku mund të ndërtohej xhamia. Jo aty ku kërkuan ata, por edhe kjo mu në qendër të Prishtinës (vetëm
nja 200-300 metra larg kishës!), duke e ngulfatur kështu qytetin edhe më shumë,
edhe ashtu të mbindërtuar! Projekti i kësaj
xhamie u publikua. Është i njohur tani për të gjithë. Ishte një projekt,
që vetëm në Arabi mund ta shohësh. Vetëm
xhamia e Qabës në ia kaloftë! Stil tipik
arab, me katër minaret, me nga tre
rrathë! Por nuk është vetëm kjo. Një kësi xhamie tanimë është në
përfundim e sipër në Mitrovicë. Një kësi
xhamie, me përmasa kolosale u përurua tash vonë edhe në Tiranë. Atje qeveria shqiptare i dha aq shumë publicitet,
në përurimin e saj, sikur ndërtimi i
kësaj xhamie të ishte shpëtim i kombit!
Krejt kjo
propagandë, që po bëhet , nuk po bëhet se shqiptarët e besimit islam nuk po kanë se ku të falën, siç u tha më
lart, por më shumë për shkak të propagandës
islamike që po bëhet në Kosovë e Shqipëri nga militantë islamikë të
paguar mirë nga qarqe arabe apo turke, për të mbjellë ndikimin arab në trevat shqiptare. Fundja kjo është përpjekje e
këtyre qarqeve ekstremiste për t’i dhënë një imazh tjetër Kosovës dhe Shqipërisë, karshi botës perëndimore! Dhe
paradoksi tjetër është se kjo po ndodh në kohën kur politikat shqiptare të të dy shteteve si të
Shqipërisë londineze, poashtu edhe të Kosovës, synojnë në një të ardhme të
shpejtë të futën në familjen e gjerë evropiane.
Krahas
ndërtimit të xhamive, propaganda e hoxhollarëve të modelit të Shefqet Krasniqit, Irfan Salihut, e shumë e shumë të
tjerëve si këta, krejt me mjekra e me
pantollona tre çerekësh, që s’ka qenë traditë për klerikët myslimanë në
të kaluarën, ka ndikuar që, kohë më parë,
rreth 200 shqiptarë nga
Kosova të “rekrutohen” dhe të shkojnë për të luftuar në Siri! Nga mediat u njohtuam
se nja dy-tre prej tyre vdiqën
“në luftën e shenjtë” atje. Pse? Ç’bëri bota arabe, në veçanti Siria, për ne shqiptarët? Asgjë. Po kush janë viktimat? Rinia jonë, e painformuar,
pjesa më e çmuar e kombit. Janë
kryesisht fëmijë të familjeve të varfra. Këta hoxhallarë shpirtprishur u
japin ndonjë lek dhe pastaj u shpërlajnë trurin me propaganda fetare. Raste të
tilla në Kosovë dhe në Shqipëri ka
shumë, ku të rinjtë, të yshtur nga kjo propagandë vetëvriten siç qe rasti i një
17-vjeçari në Prishtinë, i cili, vjet, u
gjet i varur në shtëpi të vet. Se, këta hoxhollarë horra i “këshillojnë” këta
fatkeq se “nëse njeriu vdes para moshës 17 vjeçare do të
shkojë drejt në xhenet”! Në vendin ku
ndodhi tragjedia, më pastaj u gjet llap-topi me webfaqe të hapura dhe pamflete islamike!
Një
kontribut për të keq po japin edhe
mediat tona, sidomos në Kosovë. Klerikët myslimanë, poashtu edhe katolikë dyert e televizioneve i kanë të hapura. Mjafton të
jetë një rast, ( ndonjë festë fetare)
dhe ata i ke në television. Dhe jo vetëm në një television , por gati në të
gjithë televizionet e Kosovës. Pse gjithë ky publicitet? Pse gjithë kjo
propagandë? Televizionet tona janë bërë
si stacion autobusash! Nuk ka asnjë
kriter se kush duhet të ftohet në tv , e
kush jo. Kush është në vijën kombëtare, e kush po u çon rrymave të errta ujë në
mulli? Hyn kush të dojë! Del kush të dojë ! Bile vetë televizionet, kam përshtypjen, se po bëjnë gara se cili po i merr i pari
këta faqezinj! Në kohën e ramazanit hoxhollarët, si Naim Tërnava, Bajgora
etj., janë standard në RTK dhe pothuaj
në të gjithë televizionet e Kosovës. Një herë thirren për fillimin e ramazanit,
pastaj thirren për Leile Kadër (tri ditë
para Bajramit të Madh kur kurani ka “zbrit” në tokë!), pastaj natën e Bajramit,
pastaj për Bajram të Vogël… Televizionet tona po u japin
hapësirë sa të duash! Në disa televizione
lokale të Kosovës, që çuditërisht
pothuaj s’ka qytet që nuk e ka
një të tillë(!) Iftari bëhet me telvizion, syfyri me television, këndohen
“lahi” poashtu në television… Në kohën e ramazanit nuk e di njeriu se a është
në Arabi, Pakistan, Afganistan, apo në Kosovë e Shqipëri!
Kreu
i Qendrës Islamike të Kosovës Naim Tërnava, si duket është më i
paguari nga këto organizata arabe. Ai, edhe kur është diskutuar në qarqe fetare se
vehabizmi po bën dëm në Kosovë, nuk ndërmori asgjë. Ama
asgjë. Kjo le të kuptohet se Tërnava
është njësoj si ata! Tërnava është i
shitur. S’ka asnjë fije patriotizmi në
shpirt. Fjalët që flet për patriotizëm ai i ka vetëm farsë. Ai është i pari që
punon për Arabi. Atyre që e kanë parë
një intervistë në RTK, kohë më parë, sigurisht se iu kujtohet deklarata e tij
kur ky myfti matrapaz, pat thënë se
shqiptarët e besimit katolik dhe ortodoks e “përqafuan” fenë myslimane
menjëherë pas Luftës së Kosovës , me 1389! Dokrra! Sipas tij del se shqiptarët e të dy konfesioneve, mezi e
paskan pritur të vijnë turqit, të
okupohen prej tyre dhe t’i
“falenderojnë” që ua sollën këtë fe që
qenka fe e “vetme e pranuar te zoti”!
Këto deklarata mund t’i thotë vetëm një njeri i shitur, si Tërnava! Kjo të jep të kuptosh se si një hoxhë flet kuturu,
vetëm sa per t’i “kënaq” me gënjeshtra
besimaterët e tij. Edhe gazetari
që e bëri intervistën, një ish koleg imi (që nuk dua t’ia përmend emrin) e
lente hoxhën të “kaluronte”, pa e
kontrolluar se çfarë po thoshte. Dua t’i them myftiut , se shqiptarët
katolikë dhe ortodoksë janë kthyer në islam jo menjëherë
pas humbjes së luftës së koalicionit
ballkanik të udhëhequr nga Car Llazari serb me 1389, por vetëm pas 3 shekujsh, pra
në shekullin e 18-të e më vonë. Dhe dihet se çfarë presioni ka pasur që ata të
ktheheshin në islam.
Ka edhe
hoxhollarë të tjerë, të po këtij niveli të prirë të bëjnë kësi propagandash, që
shkojnë në dëm të shqiptarëve në përgjithësi! Një rast , që më ka lënë
përshtypje për të keq, një hoxhë
shqiptar në Londër kur unë me
disa miq kishim shkuar për ngushëllime tek një mik ( këtij mikut i pat vdekur nëna), posa hyri në dhomë, ku kishte plot mysafirë, hoxha tha” Të
lumtë na qe jemi myslimanë”! Nuk di pse “te lumtë na” , po ata të tjerët , që
nuk janë myslimanë , katolikët, ortodoksët, budistët, hindusët etj.qenkan “të
mjerët ata”, apo jo? Pse gjithë kjo propagandë për islamin, duke i përjashtuar religjionet e tjera? Çfarë fitimi kemi
ne shqiptaret për këtë shërbim që po i
bëjmë ilamizmit?
Për mua
të gjitha religjionet janë njësoj, në kuptimin e mesazheve që ato prcjellin te
besimtarët e tyre. Po kjo që po ndodh me këta
propagandues të islamit, ma kujton kohën e inkuizicionit në fenë
katolike të shekullit 13, kur kisha e
ngulfaste mendimin e lirë njerëzor dhe i përniqte kush kishte guxim ta
kundërshtonte. Sikur këta të kishin pushtetin
në dorë do të ndodhte e njëjta gjë edhe sot pas 7 shekujsh edhe tek ne!
Në këtë
fushatë propagandistike një rol të vaçantë ka dhënë dhe po jep interneti. Ky
medium i futur sot në çdo pore të shoqërisë, po u shërben mirë hoxhollarëve hipokritë për të mbjellë dhe propaganduar helm tek gjeneratat
e reja. Shefqet Krasniqi dhe disa hoxhollarë të tjerë si ky shfrytëzojnë internetin për të llomotitur
gjithçka. Japin ligjërata për lindjen, vdekjen për zotin… Iu flasin njerëzve të shkretë, sigurisht nëpër xhamia,
dhe incizimet i hedhin në internet, duke i treguar “xhematit” edhe atë se si qengji i pjekur ka folur ( i ka thënë myslimanit të mos e hajë atë se
e “kishte” helmuar jahudia!), duke futur kështu përçarje në mes feve dhe
kombeve; se dhia para se të ngodhte nga uria (pas një
duaje që Muhamedi ia kishte bërë), kishte qitur qumësht për një ushtri, për
pronaren e dhisë, bile edhe kishte tepruar! E deri te ajo e hoxhë maskarait Irfan Salihu, i cili del në internet dhe thotë se
“i vdekuri nuk dëgjon”. Kot i thua
se kam marrë patentën e shoferit,
kam mbaruar shkollën….ai nuk dëgjon. Po ai (pra i vdekuri) sipas këtij
maskarai, “dëgjon” vetëm kur të
varroset. Ai po i dëgjoka hapat e
njerëzve kur largohen pasi ta kenë varrosur! E këta të shkretë, pasi që
“profesorët” “doktorët” si Shefqeti,
Irfani e ndonjë tjetër ua kanë shpërlarë mirë trurin, besojnë!
Fatmirësisht feja
tek ne nuk ka pushtet (dhe uroj që kurrë kjo të mos ndodhë!) dhe si e tillë nuk ka atë fuqi që njerëzit t’i sanksionojë nëse nuk bëjnë si
thotë ajo. Se, duke e parë se çfarë janë duke bërë në këto kushte pa pushtet,
po t’u vinte “koha “ e tyre do ta kishin
bërë Kosovën, ndoshta, edhe Shqipërinë një Iran (shtet tipik islamik),
Pakistan, apo Afganistan ballkanik!