Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Amerika për zgjedhjet në Shqipëri
E diele, 12.05.2013, 03:02 PM
AMERIKA
PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRI
Nga Frank Shkreli
Të Hënën
që kaloi, më 6 Maj, Komisioni amerikan i Helsinkit mbajti një seancë ku zyrtarë
të Departmentit të Shtetit, anëtarë të Kongresit dhe eskpertë të çështeve
shqiptare diskutuan për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Seancën e hapi Senatori Ben Cardin ,
demokrat nga shteti Marilënd, i cili vuri në dukje se këjo ishte seanca e dytë
për të diskutuar për një vend mik dhe aleat të ngushtë të Shteteve të Bashkuara
dhe anëtar i OSBE-ës dhe njëkohsisht, një vend aleat i NATO-s. Duke thënë se seanca tjetër e Komisionit
amerikan të Helsinkit ishte përqëndruar kohët e fundit mbi Hungarinë, Senatori
Cardin theksoi se, "është e mundur që me vendet me të cilat jemi aleat dhe
miq të ngushtë, të bisedojmë haptazi dhe
sinqerisht në lidhje me përparimin e bërë në procesin e zgjedhjeve, në
ndërtimin e institucioneve demokratike, si dhe mbi angazhimet ndaj
OSBE-ës." Qëllimi i kësaj seance,
tha Senatori Cardin, është që të
shprehim shqetsimet tona dhe të përpiqemi të gjëjmë mënyra pozitive për
avancimin e duhur për zbatimin e parimeve të OSBE-ës. Këtë, tha ai, do ta bëjmë edhe me Shtetet e
Bashkuara, kur mendojmë se ato nuk veprojnë në përputhje me parimet e
OSBE-ës. ''Unë besoj", shtoi ai,
"se populli shqiptar meriton zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,
shqiptarët meritojnë zbatimin e parimeve dhe premtimeve të demokracisë, në kuptimin e plotë të fjalës, në përputhje
me angazhimet e OSBE-ës."
Anëtari
tjetër i Komisionit amerikan të Helsinkit, Kongresisti Robert Aderholt
republikan nga shteti Alabama, tha se në Shqipëri ka "mendje të ndritura
si në radhët e shumicës ashtu edhe të pakicës,
të cilët duan që vendi i tyre të shkojë përpara.'' OSBE-ja tha ai i konsideron zgjedhjet e
qershorit si shumë serioze dhe këjo
seancë synon, shtoi ai, që të inkurajojë procesin, ashtuqë OSBE-ja të mund të
thotë në fund të këtij procesi se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të
ndershme.
Kongresmenët
filluan dëshmitë duke ftuar Zevëndës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit,
Filip Riker i cili foli për marrëdhënjet shumë të mira midis dy vendeve dhe
identifikoi disa prej sfidave që mbeten, sidomos në lidhje me procesin
zgjedhor. Z. Riker nënvijoi mbështetjen
historike të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, duke filluar nga Shpallja e
Pavarësisë së Shqipërisë. Ai përmendi
periudhën e izolimit komunist duke thënë se ishte Zëri i Amerikës, ai që solli
lajmet dhe informacionin, por edhe frymëzimin për liri e demokraci, një
Shqipërie tepër tepër të izoluar. Ai
nënvijoi mbështetjen e vazhdueshme të gjitha adminstratave amerikane
--demokrate dhe republikane -- për Shqipërinë, dhe theksoi rolin pozitiv që
Tirana zyrtare luan në fushën ndërkombëtare, duke shtuar se "Shtetet e
Bashkuara vlerësojnë shumë kontributet e mëdha që Shqipëria ka dhënë
drejtë realizimit të objektivave të
përbashkëta".
Diplomati
amerikan, gjatë dëshmisë së tij në Kongres, shprehu përkrahjen e SHBA-s për
qendrimin e njohur tanimë të Komisionit
Evropian se zgjedhjet e 23 qershorit janë një provë kritike për dhënjen
Shqipërisë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian, duke cituar nga
fjalimi i ish-Sekretares së Shtetit Hillari Klinton në Kuvendin e Shqipërisë
se, "Shqipëria dhe Shqiptarët meritojnë vendin e tyre në familjen e
kombeve evropiane". Filip Riker,
në emër të Departamentit të Shtetit dhe rrjedhimisht në emër të Shteteve të
Bashkuara tha se, "Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qendrimin e
tyre se për zbatimin e standardeve ndërkombëtare, është i nevojshëm respektimi
i pavarësisë së institucioneve, se diskursi politik duhet të mbetet konstruktiv
dhe i qyterëruar dhe se populli shqiptar duhet të ketë besim në procesin si
edhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve", dhe shtoi se "Shtetet
e Bashkuara janë posaçërisht të shqetësuara në lidhje me pavarësinë e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve."
Z. Riker tha se "udhëheqsit politikë të Shqipërisë duhet të bashkpunojnë,
ata duhet të bëjnë kompromis", ashtuqë ky institucion -- që është
përgjegjës për mbarvajtjen e zgjedhjeve -- të forcohet dhe njëherazi të gjëndet një zgjidhje që bën të mundur që
KQZ të ushtrojë mandatin e tij."
Riker shtoi se, "ne kemi besimin se udhëheqsit shqiptarë do të
bëjnë një gjë të tillë." Diplomati
amerikan , përgjegjës për politikën amerikane karshi vendeve të Ballkanit
vazhdoi duke thënë se, "Mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet e 23
qershorit, do të jetë një treguesi rëndësishëm i pjekurisë demokratike të
Shqipërisë dhe do të dërgojë një sinjal të qartë se Shqipëria është gati për
statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian".
Me një zë
të patundur dhe të qartë, Filip Riker theksoi qendrimin amerikan duke thënë se
ecuria e zgjedhjeve të 23 qershorit, "Do të ketë ndikim në marrëdhënjet
tona dypalëshe me Shqipërinë."
Në seancë
mori pjesë edhe kongresmeni Eliot Engel, bashk-kryetar i Grupit të Çeshjteve
Shqiptare në Kongres, mbështeti deklaratën e Z. Riker mbi zgjedhjet e ardhëshme
në Shqipëri dhe si mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, ai iu drejtua klasës politike
shqiptare me këto fjalë, ndër më seriozet, që kma dëgjuar prej tij: “Unë u bëj
thirrje të gjitha partive politike që të zbatojnë premtimet që Shqipëria i ka
bërë OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve dhe për fushatën që i paraprinë atyre.
Zgjedhjet duhet të konsiderohen nga OSBE-ja si të lira dhe të drejta. Një gjë e tillë jo vetëm do t’u jepte
legjitimitet rezultateve për elektoratin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar,
por do të ishte një mandate,ashtuqë që të gjitha partitë politike të pranonin
rezultatet përfundimtare dhe të zënë vendet e tyre në parlament. Këjo fatkeqsisht nuk ka ndodhur në të
kaluarën”.
Z. Engel
u shpreh se "Amerika nuk ka miqë më të mirë se shqiptarët, pa marrë
parasyshë se ku jetojnë ata në Ballkan.
Ata kanë qëndruar pranë Shteteve të Bashkuara dhe ne gjithmonë kemi
qendruar pranë tyre." Në këtë
frymë, Eliot Engel, si mik i vjetër i shqiptarëve, me pasion u bëri thirrje
politikanëve të pozitës dhe opozitës në Shqipëri që, ''të ushtrojnë kurajo
politike dhe të bëjnë atë që është e drejtë për të ardhmen e vendit të tyre dhe
të popullit të vet, që ata aspirojnë ta udhëheqin drejtë Bashkimit
Evropian. Politikanëve, zyrtarëve
qeveritarë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarëve të të gjitha niveleve
në Shqipëri, u kërkohet që qershorin që vjen të bëjnë, as më shumë as më pak,
se ç'pritet prej zgjedhjeve të vendeve të tjera, anëtare të komunitetit
euro-atlantik."
Kongresmeni
Engel e pyeti diplomatin Riker nëse udhëheqsit politikë shqiptarë do të pranojnë
rezultatin e zgjedhjeve, cila do palë të fitojë? Përfaqsuesi i Departamentit të Shtetit u
përgjigj duke thënë se shpreson që zgjedhjet do të mbahen bazuar në ligjin dhe
ashtu siç i ka hije një vendi anëtar i NATO-s. Politikanët shqiptarë, tha ai duhet të "tregojnë para popullit të
vet, si edhe para aleatëve dhe para botës, se në të vërtetë, ata mund të bëjnë
ato që pritet prej tyre dhe se janë të zotët të zbatojnë angazhimet e
marra. Është detyra e udhëheqsve
politikë që jo vetëm të sigurojnë ecurinë e rregulltë por edhe të pranojnë dhe
të respektopjnë rezultatin.''
Zyrtari i
lartë Riker përfundoi duke thënë se për Shtetet e Bashkuara, rëndësi ka procesi
dhe jo se kush humb ose kush fiton, duke shtuar se, "Është e rëndësishme
që të thuhet në këtë ambient të Kongresit se nuk duhet të ketë asnjë dyshim se
Shtetet e Bashkuara, por edhe populli shqiptar, do të jenë shumë të zhgënjyer,
nëqoftse ndodhin manipulime në zgjedhjet ose ushtrim presionesh mbi
insitutcionet siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëqoftse ndodhë një gjë e tillë, ne nuk do
qëndrojmë në heshtje'', paralajmëroi në dëshminë e tij në Kongres, diplomati
amerikan Filip Riker.