Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Margaret Thatcher - Kampione e Lirisë
E enjte, 11.04.2013, 07:58 PM
MARGARET
THATCHER - KAMPIONE E LIRISË - NDËRROI JETË
Nga Frank Shkreli
Ish-kryeministrja
e Britanisë së Madhe, Margaret Thetçer – e para dhe e vetmja grua kryeministre
britanike -- ndërroi jetë të hënën në moshën 87-vjeçare. Ajo shërbeu në atë detyrë prej vitit 1979 e
deri në vitin 1990, si gruaja e parë që udhëhoqi një vend të rëndësishëm
perëndimor në kohërat moderne, në krye të Partisë Konservatore, duke fituar tre
mandate një pas një – si asnjë politikan(e) tjetër britanik në shekullin e
20-tët, madje ajo shërbeu edhe më gjatë se Uinstën Çërçilli.
Kryeminsitri
i tanishëm britanik Dejvid Kameron
reagoi ndaj njoftimit se ish-Kryeminsitrja Thetçer kishte ndërruar jetë, duke
thënë se, “Ne kemi humbur një udhëheqse të madhe, një kryeministre të shquar
dhe një britanike të dalluar. Ajo i
shërbeu vendit tonë dhe besoj se do të konsiderohet si kryeministri(ja) më e
madhe në historinë britanike në kohë paqeje.”
Margaret
Thetçer, mbi të gjitha, besonte në lirinë e individit dhe në lirinë në botë. Në
një fjalim që pat mbajtur vite më parë, në universitetin Ashland të shtetit
Ohio të SHBA-ve, Margaret Thetçer
nënvijoi fillozofinë dhe besimin e saj në lirinë, duke thënë se, “Liria
është një cilësi morale, jo vetëm një cilësi qytetare, ose një cilësi kombëtare
–por ajo është një cilësi morale”, theksoi ajo duke shtuar se, “Liria është një
cilësi që na e bën të mundur ushtrimin e talenteve dhe përdorimin e mundësive
që na ka dhënë Perëndia – dhe si e tillë, liria është një e drejtë, të cilën
asnjë qeveri nuk mund dhe nuk duhet t’ia mohojë individit. Ajo mbrojti kapitalizmin si sistem më i mirë
në krahasim me socializmin, ndërkohë që luftoi sindikatat britanike të cilat
ishin kundër privatizimit të sektorëve
të mëdhej të ekonomisë britanike – masë këjo për të cilën ajo u kritikua ashpër
në atë kohë, sidomos nga elementë të majtë, të cilët e cilësuan atë si një
“kapitaliste primitive”. Por,
kryeminstri britanik Kameron, tha se “Margaret Thetçër, jo vetëm udhëhoqi
vendin tonë, por ajo e shpëtoi vendin
tonë”, gjatë asaj periudhe, shtoi
ai. Megjithë kritikat dhe kundërshtimet
e forta, ajo sy-patrembur, ndërmori reforma ekonomike të papara deri atëherë në
Britaninë e Madhe dhe njlkohësisht mbështëti krijimin e tregjeve të
lira edhe në vendet e botës së tretë, ku socializmi në atë kohë, shikohej si një sistem më i
preferuar ekonomik. Ajo besonte se
duheshin hequr kufizimet e rregulloreve dhe të ligjeve mbi ekonominë, duke ulur
taksat dhe duke ngritur entuziazmin dhe shpresat e qytetarëve për një jetë më
të mirë, ashtuqë individi të jetë më i lirë për të marrë vendimet vet, për të
mirën e vet dhe për rolin e tij në një shoqëri të lirë. Ajo besonte
se qeveria duhet të luaj rolin sa më të vogël në ekonomi, duke lejuar
tregjet të vendosin mekanizmat e ekonomisë.
Në një fjalim para udhëheqsve evropianë më 1979, ajo deklaroi se, “Pa liri ekonomike, nuk mund të ketë as liri
politike të vërtetë.” Kryetari i
Bashkisë së Londrës, zoti Boris Xhonson tha se politika dhe pikpamjet e
ish-kryeministres Thetçer janë justifkuar
dhe provuar të vërteta, sidomos qendrimet e sajë në lidhje me komunizmin dhe
sindikatat. Një shmebull për këtë mund të jetë Kina, megjithse në emër komuniste, ka pëqafuar
kapitalizmin si sistemin e saj të preferuar të ekonomisë, por pa lejuar liritë
politike.
Ishte
ekzaktërisht këjo ndjenjë dhe besim në lirinë individuale dhe në lirinë
ekonomike, ajo që e bëri Margaret Thetçer
të adhuronte ish-presidentin amerikan Ronald Reagan, i cili gjithashtu
ishte i vendosur në mbështetje të lirisë, demokracisë dhe tregjeve të lira për të gjithë njerzit
anë e mbanë botës. Ishte ky besim i
përbashkët në lirinë që eventualisht çoi në një aleancë e partneritet të
jashtzakonshëm midis dy
udhëheqsve, për sigurimin e lirisë dhe
tregjeve të lira, anë e mbanë botës.
Marrëdhënjet
e ngushta politike dhe përputhja e pikpamjeve të tyre filozofike, midis
Presidentit Reagan dhe Kryeministres Thetçër, çuan gjithashtu në një
ri-gjallërim të aleancës amerikano-britanike, në marrëdhënje që edhe sot
konsiderohen si “të veçanta” midis dy vendeve.
Ajo u bashkua me Shtetet e Bashkuara për
të kundërshtuar komunizmin ndërkombëtar si dhe shtypjet e mohimin e lirisë në ish-Bashkimin
Sovjetik, por edhe përpjekjet e Moskës për të mbajtur në fuqi regjimet
komuniste kukëlla sovjetike, megjithë
pakënaqsitë dhe kundërshtimet popullore ndaj tyre, anë e mbanë Evropës
lindore. Thetçër dhe Reagan ushtruan
presion dhe sfiduan drejtë për së drejti përhapjen e influencës sovjetike anë e
mbanë botës.
“Presidenti,
Papa dhe Kryeministrja” është titulli i një libri i autorit amerikan Xhon Sullivan, që i referohet Presidentit
Reagan, Papës Gjon Palit II dhe Kryeministres Thetçër, si protagonistët
kryesorë që sollën mbarimin e komunizmit në Evropë, por ata nuk ishin të
vetëmit në këtë përpjekje të madhe historike.
Ata kishin mbështetjen e patundur edhe të Kancelarit të atëhershëm
gjerman Helmut Kohl dhe Presidentit francez Fransua Mitterand, i cili
megjithëse socialist dhe i majtë nga pikpamja ideologjike, e urrente dhe ishte
i ashpër kundër komunizmit sovjetik. Por
Zonja Thetçer, përveç miqësisë dhe bashkpunimit me presidentin Reagan dhe me
udhëheqsit francezë dhe gjermanë të kohës, kishte vendosur kontakte dhe lidhje
të ngushta edhe me udhëheqsin sovjetik Mikhail Gobaçov. Ish-zëdhënsi i saj, Sir Bernard, citohet në
media se në takimin e parë që Kryeministrja Thetçer ka zhvilluar me zotin
Gorbaçov në Londër, ajo i është drejtuar atij me këto fjalë: “Mirë se ke ardhë
në Britaninë e Madhe. Dua që marrëdhënjet tona të kenë një fillim të mirë dhe
njëkohësisht të mos kemi keqkuptime midis nesh –Unë e urrej Komunizmin”, i ka thënë
ajo udhëheqsit të ri sovjetik. Pas këtij
takimi, Kryeministrja Thetçer i raportoi Presidentit Reagan dhe botës se
Gorbaçovi “ishte një njeri me të cilin mund të punojmë.”
Vet zoti
Gorbaçov reagoi me rastin e vdekjes së zonjës Thetçer ndërsa theksoi admirimin
e tij për ish-kryeministren britanike, duke thënë se, ajo “ishte një
politikane, fjalët e së cilës kishin peshë”.
Mikhail Gorbaçov vazhdoi komentin e tij se, “Më në fund ne mundem të
arrinim në një mirëkuptim të përbashkët dhe ky mirëkuptim kontriboi në
ndryshimin e atmosferës midis vendit tonë dhe Perëndimit dhe që më në fund çoi
edhe në mbarimin e Luftës së Ftohtë.”
Adhurimet
dhe reagimet me rastin e vdekjes së kësaj udhëheqseje frymzuese botërore erdhën
menjëherë nga personalitete që kanë punuar me të gjatë viteve dhe udhëheqës që
kanë qenë tepër të ri në kohën e saj.
Një ndër ta, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama në
deklaratën e tij tha se, “Bota ka humbur një prej kampioneve të lirisë dhe
Amerika ka humbur një mike të vërtetë...Këtu në Amerikë, ne nuk do të harrojmë
kurrë qëndrimin e saj, krah për krah, me Presidentin Reagan, duke i kujtuar
botës se ne nuk shkojmë thjeshtë andej kah frynë era e historisë –por përpiqemi
t’i japim historisë formën e një bindjeje morale, vullneti dhe guximi të hekurt.” Udhëheqsi amerikan i dërgon ngushëllimet e
tija familjes së zonjës Thetçer dhe
popullit britanik, ndërkohë që bën thirrje siç u shpreh ai, “të vazhdojmë punën
-- të cilës ajo i kishte kushtuar jetën e saj – midis dy popujve të lirë, të
bashkuar dhe të vendosur të përcaktojnë vetë fatin e tyre”, përfundoi mesazhin
e tij presdienti Obama. Sekretari i
Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Zoti Ban Ki Moon tha se bota do të ndjejë
mungesën e rolit të saj udhëheqës, duke e auqjtur atë si “pionere” për
kontributet e saj për paqë dhe siguri në botë gjatë Luftës së Ftohëtë”. Bashkshortja e ish-presdientit Reagan , zonja
Nenci Reagan tha se me vdekjen e zonjës Thetçer, “Bota ka humbur një kampione
të vërtetë të lirisë dhe demokracisë....Roni dhe Margaret kishin zhvilluar një
marrëdhënje të veçantë polititike, gjatë njërës prej periudhave më të vështira
të historisë moderne, dhe ishin të angazhuar për të mbrojtur lirinë dhe ishin të vendosur t’i dhënë fund
komunizmit... si përfundim, ajo ndihmoi në shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik
duke siguruar kështu lirinë për miliona njerëz”, shtoi Nenci Reagan.
Ngushëllimet
dhe reagimet e shumëta nga e mbarë bota dhe
të personaliteteve të të gjitha ngjyrave politike, me rastin e vdekjes
së Kryeministres së parë femër të Britanisë së Madhe, sjellin ndër mend rolin
që luajti këjo grua jo vetëm në politikën dhe ekonominë e vendit të saj, por
pa rolin e saj vendimtar, një çerek
shekulli më parë, sipas shumë ekspertëve dhe historianëve – bota sot mund të
ishte krejtësisht ndryshe. Ish-Kryeministrja Thaçër jo vetëm që ka dhënë
kontributin e saj të çmuar në përpjekjet që çuan në fundin e Bashkimit
Sovjetik, por ajo, siç tha edhe ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms
Bejker, “ndryshoi harkën e historisë, jo
vetëm në Britaninë e Madhe por edhe në botë.”
Britania
e Madhe dhe bota i japin lamtumirën e fundit, sipas ish-presidentit amerikan
Xhorxh Bush i vjetër, “njërës prej përkrahsve më të fortë të lirisë,
demokracisë dhe tregjeve të lira të shekullit të XX – një udhëheqse me karakter
dhe bindje të forta, parimet e së cilës më në fund kontribuan drejtë një bote
më të lirë dhe më të mirë.”