Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Bota reagon ndaj dorëheqjes së Papës
E marte, 12.02.2013, 08:37 PM
BOTA
REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT TË XVI
Nga Frank Shkreli
Lajmi se
Papa Benedikti i XVI ka vendosur, që për
arsye shëndetsore dhe të moshës, do të jap dorëheqjen në fund të këtij muaji,
habiti dhe shokoi jo vetëm katolikët anë e mbanë botës, por edhe udhëheqsit
politikë botërorë, të cilët menjëherë reaguan ndaj vendimit të paprecedencë të
Papa Benediktit, i cili me vendimidn e tij u bë Papa i parë në pothuaj 600
vjetë që jepë dorëheqjen.
Udhëheqsit
politikë botërorë, nga të gjitha kontinentet, shprehën admirimin e tyre për
punën e tij pastorale, nënvijuan përvuajtshmërinë e tij dhe theksuan
sinqeritetin e përpjekjeve të Papës Benedikt për të bashkuar popujt e e
botës. Shumë prej tyre e shikuan vendimin e tij për tu
larguar nga detyra e udhëheqsit shpirtëror të një miliard e 200-milionë
katolikëve, si një vendim me kurajo, duke venë në dukje kontributet e tija jo
vetëm për Kishën Katolike por për mbarë njerëzimin.
Presidenti
i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama me dashuri kujtoi takimin që kishte pasur
me Papën në vitin 2009, duke e falenderuar Benediktin e XVI për ''bashkpunimin
me të gjatë katër vjetëve të kaluar.''
Presidenti Obama, në reagimin e tij ndaj vendimit të papritur të Papës ,
tha se ''Kisha Katolike luan një rol kritik në Shtetet e Bashkuara dhe në botë,
dhe u dëshiroj çdo të mirë atyre që së shpejti do të mblidhen për të
zgjedhur pas ardhësin e Shënjtërisë së
Tij Papa Benediktit të XVI'', tha udhëdheqsi amerikan në deklaratën e tij.
Edhe
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në reagimin e tij ndaj dorëheqjes së
Papa Benediktit u shpreh se, '' Ai është
një burr veprash dhe parimesh, i cili ka punuar për promovimin e të drejtave
dhe dinjtetit të njeriut anë e mbanë botës, ku këto vlera e të drejta, shpesh u
mohohen njerëzve....Siç pat thënë Papa Benedikti gjatë një meshe në Washington,
pothuaj pesë vjetë më parë, Amerikanët mbeten një popull me shpresë dhe se
Amerika është një vend i lirisë dhe i mundësive njerëzore.'' Sekreatri i ri amerikan i Shtetit, tha
gjtihashtu se, ''Papa beson, ashtu siç besojmë edhe ne, se cilësitë që e kanë bërë
të fortë kombin tonë mund të kontribojnë
dhe të ndihmojnë që edhe botën ta bëjnë më të lirë dhe më të drejtë. Jemi të
nderuar për bashkpunimin me Selinë e Shënjtë gjatë këtyre tetë vjetëve të
fundit që ai ishte Papë, dhe presim të
vazhdojmë këtë bashkpunim edhe në të ardhmen në fusha të interesit të
përbashkët midis kombit tonë dhe të Kishës Katolike'', përfundon mesazhin e tij
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Edhe
udhëheqsi i republikanëve në Dhomën e Deputetëve të Shteteve të Bashkuara, John Boehner tha se vendimi i Papës për t'u
larguar nga detyra e tij, ''tregon një përvuajtshmëri të jashtzakonshme dhe
dashsurinë e tij për Kishën.''
Kancelarja
e Gjermanisë, Angela Merkel tha se ka ''respektin më të thellë'' për vendimin e
Papa Benediktit, i cili me kombësi është gjerman. Zonja Merkel, bij e një prifti protestan,
tha se "fjalët e Papës do të qëndrojnë me mua për një kohë shumë të
gjatë'', dhe lavdëroi bashkombasin e
saj, për atë që ajo tha se ishte''
interesimi i madh që ai kishte për procesin e bashkimit evropian si edhe për promovimin e dialogut
ndërfetar, në botë. '' Kancelarja Merkel
vazhdoi duke vlerësuar Papën Benediktin
si ''Njërin prej mendimtarve më të dalluar fetarë të kohës sonë’’.
Kryeminsitri
britanik David Cameron tha se Papa Benedikti i XVI ka punuar pa pritesë për të forcuar
marrëdhënjet midis Britanisë së Madhe dhe Vatikanit, dhe shtoi se vizita e tij
në Angli në vitin 2010 mbahet mend me shumë dashuri, nga populli britanik. Kryeminsiutri britanik tha gjtihashtu se mesazhi i Papës gjatë asaj
vizite “për të punuar për të mirën e përbashkët”, bëri jeonë anë e mabnë vendit
të tij.
Presidenti
francez Francois Hollande tha se nuk ka
ndonjë koment të posaççm për të bërë për vendimin e Papës, vendim, i cili shtoi ai, është i respektueshëm, një
vendim që do të çojë në zgjedhjen e një pape të ri. Republika franceze, tha ai, përshëndet Papën
për vendimin që mori.
Ndër
udhëheqsit e tjerë botërorë që reaguan menjëherë duke shprehur keqardhjen e
tyre ndaj dorëheqjes së Papa Benediktit, dhe duke i uruar çdo të mirë e shëndet
në të ardhmen, ishin edhe Kryeminsitri i
Kanadasë, Stephen Harper, Presidenti i Filipineve Benigno Aquino dhe shumë
udhëheqës të tjerë politikë e fetarë nga e gjithë bota.
Bota
mbarë u habit dhe u ''shokua'' nga vendimi i Papës Benediktit të XVI, për tu tërhequr nga detyra si udhëheqës
shpirtëror, kryesisht sepse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në 600- vjetët e
kaluara të historisë së Kishës Katolike,
megjithëse një gjë e tillë nuk ndalohet nga ligjet kishtare. Guximi i Papa Bendiktit të XVI për të dhënë
dorëheqjen pasi ''fizikisht dhe mentalisht'' nuk e ndiente veten të aftë për të
kryer detyrën në mënyrë efektive, është për tu admiruar. Sikur edhe udhëheqës politikë dhe të tjerë,
anë e mbanë botës, që mbajnë pozita të larta, do të kishin guximin dhe kurajon civile të marrin të njëjtin
vendim kur për arsye të moshës ose
për arsye të tjera të të kenë kurajon që
të largohen vullnetarisht nga detyrat e tyre, ndonëse aftësitë e tyre mendore dhe fizike nuk janë
të njëjtat me ato kur ata ishin në moshën 40-ose 50-vjeçare. Vendimi i Papës Benediktit të XVI duhet të
jetë një shembull i mirë për të gjithë se si duhet përballuar mosha dhe
ngadalsimet mendore dhe fizike që sjellë ajo.