Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Libri që tundi sistemin komunist
E diele, 27.01.2013, 01:53 PM
LIBRI QË
PATI TUNDUR SISTEMIN KOMUNIST SOVJETIK
ALEKSANDËR
SOLZHENITSIN: NJË DITË NË JETËN E IVAN DENISOVIÇIT
(Me rastin e 50-vjetorit të botimit)
Nga Frank Shkreli
Me librin
e ish-disidentit të njohur rus, Aleksandër Solzhenitsin ''Një ditë në jetën e
Ivan Denisoviçit'' botuar më 1962 u përballova për herë të parë në njërin prej
kurseve mbi komunizmin në kolegjin Lehman në
Në fillim
të 1970-ave, edhe këtu në Amerikë ishte një periudhë tepër e tensionuar
politike. Lufta në Vjetnam ishte në
kulmin e saj, demonstratat kundër luftës ishin mbarë kombëtare dhe në kolegjet
amerikane ndihej një frymë pro komuniste -- kryesisht si shprehje kundër luftës
në Vjetnam -- jo vetëm në radhët e studentëve por edhe disa profesorë
shpalleshin publikisht si marksistë dhe përkrahës të kësaj ideologjie. Për mua dhe shumë kolegë të tjerë studentë
të arratisur nga Evropa Lindore, këjo atmosferë ishte e tmerrshme. Më poshtë është një artikull - replikë e
imja me një profesor amerikan të Shkencave Politike në Kolegjin Lehman që
frekuentoja në atë kohë, botuar në gazetën MERIDIAN të këtij kolegjit me datën
6 Mars, 1974, në lidhje me autorin me famë botërore Aleksandër Solzhenitsin i
cili ishte dëbuar nga Bashkimi Sovjetik si i padëshiruar.
“Po i lë
atyre zgjidhjen e thjeshtë, të çdo tirani: të më vrasin sa më shpejtë
sepse unë shkruaj të vërtetën’’.
(Solzhenitsin)
Po rata
nuk e vranë atë sepse ndryshe do të zmadhonte çështjen e shtypjes staliniste,
të shkuar dhe të tashme, dhe donin të siguroheshin që ndjeshmëria e madhe e
perendimorëve për fituesin e Çmimit Nobel nuk do të lëndohej. Do të popullarizonte idetë e tij dhe kërkesa
për librin e tij të ri, ‘’Gullag Arkipelago’’, do të fitonte rritje në
Bashkimin Sovjetik. Shokët e Kremlinit
nuk donin të merrnin përsipër një risk të tillë.
Një arsye
tjetër ishte se qeveria sovjetike ishte e frikësuar nga Solzhenitsin sepse siç
thonte një nga kolegët e Solzhenitsin në gazetën Nju Jork Tajms, ‘’Ai është
zëri që vjen prej andej (kampet e punës së robërve). Kur ai flet ata dëgjojnë zërin e miliona njerëzve
që u zhdukën atje. Dhe ata kanë frikë’’.
Dëbimi i
Aleksandër Solzhenitsin është pohim i dështimit të sistemit sovjetik për
shpresën që kishin për të krijuar ‘’njeriun e ri sovjetik’’. Sistemi
sovjetik ka humbur besimin në transformimin psikologjik të individit; ai
është i frikësuar nga individualiteti dhe shpirti individual. Veprimi arbitrar
dhe illegal i Kremlinit duke dëbuar Slzhenistin, na tregon për paaftësinë e
regjimitsovjetik dhe regjimeve komuniste në përgjithësi, që t’i përgjigjen një
argumenti me argument; paaftësinë ose mungeseën e vullnetit për të toleruar një
debat politik. Ky veprim i papritur i
tregoi edhe njëherë popullit rus dhe Botës së lire, lirinë e kufizuar të
regjimeve post-staliniste.
Fakti
është se në Bashkimin Sovjetik shtypja ndaj disidentëve vazhdon ende. Perseekutimi i kristjanëve dhe hebrenjve
vazhdon për “krimin’’ që ata bëjnë duke
praktikuar fenë e tyre. Fakti i dytë
është se, regjimi sovjetik është ende i dominuar nga njerëz të cilët janë
bashkëpuntorë dhe përgjegjës për vdekjen e 20 milion të burgosurve
politikë. Nuk ishin nazistët ata që
shpikën kampet e përqednrimit dhe gjenocidin, ishin Bolshevikët ata që
përgatitën rrugën drejtë Nazizmit.
Por
arsyeja që nisa për të shkruar rreth fatit të Aleksandër Solzhenistin, ishte
një artikull i datës 20 Shkurt nga
profesor John Crawford i titulluar, “Delet me ujqërve kapitalistë’’. Ai përpiqej që me aftësitë e tij akademike të
bëjë një ndarje konceptuale mes “demokracisë socialsite’’ në Rusi, që dëboi
Solzhenitsin, dhe “lirisë kapitaliste’’ me “çmimet e ushiqmeve në
stratosferë’’, këtu në Shtetet e Bashkuara.
Ai thotë
se Amerika nuk është lirë sepse çmimet
këtu rriten dhe ti nuk mund të blesh as gaz.
Por, aim und ta kritikojë qeverinë, të shpreh pikëpamjet e tij ose t’i bërtasë
kujdo. Jo, këjo për atë nuk është
liri. Ai e përcakton lirinë e të
shprehurit, duke cituar Fidel Kastron , i cili vite më pare ka thënë: “Nëse je
në anën tone, nuk mund të thuash asgjë.
Nëse je kundër nesh, nuk mund të thuash asgjë.’’ Madhështore, apo jo? “Kjo është konstruktive për njerëzit’’, thotë
Prof. Crawford. Seriozisht e ka ai?
Shpresoj shumë që të mos besojë ato që thotë.
Dakord, ka dallim të madh mes lirisë së shprehejs dhe të flasësh
lirshëm. Pse nuk duhe të ekzistojë liria e shprehjes? Pse nuk duhet Prof. Crawford të thotë atë që ka për të
thënë? Sepse tek e fundit nuk ka vlerë,
apo, jo. Pra pse, jo?
Kështu
profesori ynë shkon më tej duke shpalosur njohuritë që ka rreth shkrimtarit rus, duke thënë se
Solzhenitsin ishte “pjesë e rojës së vjetër….i cili kurrë nuk mundi ta pranonte
revolucionin’’. Absolutisht që nuk
është e vërtetë këjo. Solzhenitsin,
ashtu siç e përshkruan veten, ishte një i ri sovjetik, patriot, i mbushur me
zell komunist. Ai besonte në idealizmin
e Leninit. Ai ishte një anëtar besnik
dhe i devotshëm i Komsomol-it, Organizatës së të Rinjve Komunistë. Në librin e tij më të ri, “Gullag
Arkipelago’’, Solzhenistin përshkruan se si argumentonte dhe mbronte komunizmin
dhe parimet e tij me të burgosurit e rinj.
Vetem në vitet e mëvonshme ai fillon të dyshojë dhe të kritikojë
sistemin.
Shteti
sovjetik ka shkaktuar një vuajtje të frikshme mes njerëzve. Vrasjet në masë të opozitës politike, terrori
i përhapur kundrejt qytetarëve të pambrojtur tregon orientimin kriminal që
kishin kuadrot komunistë.
Si mundet
një sistem i tillë të meritoj njohje ndërkombëtare (duke lënë mënjanë sstausin
e kombeve më të favorizuara, që SHBA po i konsideron)? Në të vërtetë, politika
komuniste vjen në SHBA vetëm për t’i mohuar njerëzve tonë të njohin të
vërtetën. Ne e dime se çfarë i ka
ndodhur Solzhenitsin dhe Saharov, dhe të tjerëve të rangut të tyre, për shkak
të famës që kishin, por çfarë ndodhë me
atë tjetrin, “të voglin’’, i cili nuk pajtohet me regjimin. Kush e di se çfarë ndodhë në Siberi? Po për
spastrimet e bëra nga uria, dëbimet e gjencidet dhe ekzekutimet e bëra në
dhomat e torturës dhe kampet e përqendrimit?
Media e kontrolluar sovjetike nuk thotë asgjë për këto. Shtypi dhe media jonë vazhdon t’i paguajë
shantazhet e bëra nga vendet komuniste për privilegjin e mbajtjes së
korrespondentëve aty.
Njerëzit
si Solzhenitsin janë kontribuesit e vërtetë të fitimit të lirisë. Ai është
monumenti i vdekjes martire dhe të pa zë.
Ai është zëri që vjen prej “andej’’.
Lerëni që ai të dëgjohet.’’
(Botuar me 6 Mars, 1974)