Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Kina dhe të drejtat e njeriut
E diele, 10.03.2013, 10:07 PM
KONGRESI
I KINËS DHE TË DREJTAT E NJERIUT
Nga Frank Shkreli
Në Sallën
e Madhe të Popullit në
Indvidë
dhe grupe të ndryshme po bëjnë thirrje për ndryshimin e politikës së Kinës në
lidhje me të drejtat e njeriut, për eliminimin e kampeve të punës; bëjnë
thirrje për drejtësi për demonstuesit e vrarë të lëvizjes pro-demokratike
studentore ku mbetën të vdekur me mijëra studentë e punëtorë në Qershor të viti
1989, si dhe për zbardhjen e fakteve.
Megjithë thirrjet e tanishme por edhe gjatë dy dekadave të kaluara,
autoritetet kineze nuk kanë aprovuar kurrë bërjen e hetimeve të pavarura për
tragjedinë e vitit 1989. Grupe të
ndryshme kineze kërkojnë gjithashtu ajër
dhe ujë të pastër, si dhe rroga më të larta.
Historikisht,
thirrjet për ndryshime në Kinë, megjithëse nuk përfillen dhe ata që i bëjnë
mund të ndëshkohe rëndë , ato nuk janë të reja. Disa vjetë më parë, një grup i udhëhequr
nga akademikë, avoketën dhe shkrimtarë,
botuan një letër të hapur që u nënshkrua nga më shumë se 14-mijë veta,
me të cilën i bënë thirrje autoriteteve kineze që të merrnin masa konkrete për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmendur konkretisht Konventën
Nërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, të cilën Kina e ka nënshkruar
në vitin 1998, por nuk e ka ratifikuar dhe e cila, ndër të tjera, obligon
respektimin e lirisë së fesë, lirisë së fjalës dhe të drejtën e
vetvendosjes. Në vigjiljen e hapjes së
Kongresit të Kinës, një grup tjetër aktivistësh të të drejtave të njeriut iu
drejta rishtas qeverisë kineze me thirrjen që të ratifikojë Konventën
Ndëkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Në këtë letër drejtuar Kongresit, thuhet
se, ''Druam se për arye të mungesës së respektit për të drejtat e njeriut dhe
për mungesën e plotë të respektimit dhe të sigurimit të drejtave dhe dinjitetit
të njerëzor, në rast të një krize të përgjithëshme kombëtare, e gjithë shoqëria
do të përfundojë në një urrejtje dhe brutalitet.''
Aktivistët
kinezë të të drejtave të njeriut, por edhe vërejtësit ndërkombëtarë, thonë se
nuk presin që autoritetet kineze të konsiderojnë seriozisht thirrjet e grupeve
të të drejtave të njeriut për respektimin e të drejtave civile dhe politike në
vend. Një prej nënshkruesve të këtij peticioni,
shkrimtarja Dai Qing, i tha gazetës amerikane USA Today se peticioni i tyre nuk
ka as mundësinë më të vogël të merret parasyshë, pasi nuk është Kongresi, por
është Partia Komuniste ajo që vendosë mbi këto çështje. Por ajo shtoi se, ''Gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë në
këtë mes si intelektualë, është të ngremë zërin sado pak mbi çështjet më të
rëndësishme, siç janë -- të drejtat e njeriut dhe të të drejtat politike të
qytetarëve. Ne duhet që me çdo
kusht të përpiqemi që Kina të jetë e
hapur karshi botës, jo vetëm nga pikpamja ekonomike dhe financiare, por të jetë
e hapur gjithashtu edhe ndaj vlerave dhe standardeve universale'', të drejtave të njeriut.
Edhe
organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, në një letër dërguar
udhëheqësve të Partisë Komuniste kineze në vigjiljen e Kongresit, i bën thirrje
qeverisë kineze të përdorë këtë mbledhje vjetore për të miratuar ligje
për forcimin edhe sigurimin e të drejtave të njeriut, duke mbyllur kampet e
punës dhe duke ratifikuar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe
Politike. Këjo organizatë me qëndër në
New York ritheksoi ato që tha në raportin e saj vjetor se, “Megjithë rritjen
ekonomike, urbanizimin dhe faktin se ajo
është tani një fuqi globale -- vitet e fundit -- Kina nuk ka shënuar aspak
përparim në fushën e të drejtave të njeriut.”
Mbyllja e kampeve të punës dhe ratifikimi Konventës
Ndërkombëtare nga autoritetet e
Pekinit, do të dërgonin mesazhe të rëndësishme se Kina është serioze, ”për
ndërmarrjen e reformave ligjore dhe për respektimin e e të drejtave bazë
të njeriut.”
Por
shënjat nuk janë të mira se autoritetet kineze kanë në mendë do të bëjnë ndonjë
ndryshim në lidhje resepktimin e
këtyre të drejtave për qytetarët kinezë, përfshirë edhe atë të një prej të drejtave
universale, e që është rrjedha e lirë dhe e pa penguar e
informacionit anë e mbanë botës.
Disa ditë më parë, para se të
fillonte punimet Kongresi në Pekin, transmetuesit ndërkombëtarë të lajmeve, Zëri i Amerikës (VOA) dhe BBC njoftuan se
programeve të tyre edhe në gjuhën anglishte me valë të shkurtëra po u bëhet tani zhurmë brenda territorit të
Kinës. Kina, sipas njoftimit të Zërit të Amerikës, u bën
zhurmë rregullisht programeve të
VOA-s në gjuhët vendase. Sipas një njoftimi për median, Drejtori i
Zërit të Amerikës, Zoti David Ensor, tha
se “Rrjedha e lirë e informacionit është
një e drejtë universale dhe Zëri i
Amerikës do të vazhdojë të ofrojë
informata të sakta dhe të balancuara në platformat që mund të arrijnë në
zonat që i nënshtrohen censurës.
Ndërkohë
që reputacioni i Partisë Komuniste është dëmtuar rëndë dhe ndërsa idetë e
revolucionit tani duket se janë braktisur, një ekspert i ç[shtjeve kineze në
Universitetin Kombëtar tl Singaporit, Zheng Yongian i tha gazetës the New York
Times se, pasi në Kinës ekziston një mosbesim i thellë, midis popullit dhe
qeverisë, qeveria nuk është entuziaste
për të ndërmarrë reforma , duke shtuar se ata bëjnë ndryshime brenda qeverisë,
pa i dhënë shoqërise asnjë kompetencë dhe si rrjedhim njerëzit ndjehen të
zhgënjyer nga premtimet për reforma.
Drejtori
kinez i filmave Ai Xiaoming i tha Zërit të Amerikës se njerëzit presin
ndryshime në jetën shqoërore kurdoherë që ndodhin ndryshime në udhëheqje,
por shtoi se, “Kinezët nuk kanë besim që
ndryshimet të vinë nga udhëheqsit e tyre politikë, të cilët jetojnë jashtë
problemeve me të cilat përballet vendi.”
Këta udhëheqës, tha ai, “Pijnë ujë që përgatitet posaçërisht për ta.
Familjet e tyre as nuk jetojnë më në Kinë dhe kur takohen keta udhëheqës ata i
lënë të gjitha problemet dhe kritikat tek dera.”
Tani,
lexuesis mund të thotë, po ç’na duhen punët e Kinës ne, kemi hallet tona. Deri
diku e vërtetë këjo, por kur të merret
parasyshë se Kina është vendi i dytë me
ekonominë më të madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe është vendi numër
një me popullsinë më të madhe në botë dhe me një ushtri e cila i ka rrënjët në
Partinë Komuniste të cilës i është betuar dhe një vend i cili bën kërcënime
territoriale ndaj fqinjeve të saj ndërkohë që buxheti ushtarak i saj vazhdon të
arrij nivele të pa para më heret – bota më mirë t’i kushojë kujdes më të madh
gjërave që po ndodhin në politikën e mbrendshme dhe të jashtme të Kinës, para
se të jetë vonë.