Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Jehona amerikane për 5 vjetor
E diele, 24.02.2013, 11:21 AM
JEHONA
AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga Frank Shkreli
Të Dielën
me 17 Shkurt Kosova dhe mbarë kombi
shqiptar festoi 5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nga
Ashtu si
edhe në të kaluarën, këto ndjenja miqësie dhe mbështetjeje për Kosovën u
ritheksuan edhe në mesazhet që udhëheqsit më të lartë amerikanë i drejtuan
popullit të Kosovës me rastin e
5-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Listën e
urimeve të udhëheqësve amerikanë e kryesoi Presidenti Barak Obama, i cili në
mesazhin e tij, drejtuar Presidentes Atifete Jahjaga, i përcolli asaj dhe
popullit të Kosovës, "urimet më të përzemërta me rastin e 5-vjetorit të
Pavarësisë së shtetit tuaj.'' Presidenti
Obama uron Kosovën për, ''hapat historike në realizimin e përfundimit të
mbikqyrjes së pavarësisë'', duke shtuar
se, "Ndonëse mbetet ende punë për t'u bërë, Kosova ka ecur përpara në konsolidimin e
institucioneve demokratike, në forcimin
e sundimit të ligjit, në ekonomi dhe në zhvillimin e një shteti tolerant,
gjithpëfshirës dhe shumë kombësh."
Presidenti amerikan nënvijon gjtihashtu përparimet e bëra në, ''dialogun
me Serbinë, që ka çuar përpara mundësitë drejtë normalizimit të marrëdhënjeve,
nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, fqinjtë dhe i githë
rajoni." Në mesazhin e tij,
Presidenti Obama, në emër të vendit që ai përfaqëson, shprehet
se, "Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë miqët tuaj të ngushtë
dhe si partnerë mbesim të përkushtuar në qëllimin tonë të
përbashkët që Kosova të sigurojë vendin e saj të merituar me një të ardhme
evropiane të integruar, demokratike dhe të përparuar. “Admirojmë përparimin që
Kosova ka bërë në këto pesë vite të pavarësisë dhe mirëpresim që të punojmë së
bashku me ju për arritje të tjera në vitet në vijim", tha udhëheqsi amerikan në mesazhin e tij,
drejtuar presidents Jahjaga dhe nepërmjet saj popullit të Kosovës.
Edhe
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një mesazh me të njëjtën frymë
miqësie karshi Kosovës shprehet se, ''Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht
të angazhuara për një Kosovë të pavarur, sovrane dhe shumë etnike",
duke thënë se, ''uron udhëheqsit e Kosovës për dedikimin e tyre ndaj
ndërtimit të institucioneve demokratike, avancimit të mundësive të reja
ekonomike, promovimit të zbatimit të
ligjit dhe përpjekjeve drejtë integrimit evropian.'' Sekretari amerikan i Shtetit këshillon
udhëheqsit e Kosovës se, ''vazhdimi i punës në këto fushë, shërben për
sigurimin e stabilitetit rajonal si dhe të prosperitetit për vendin
tuaj'', duke përfunduar se “ndërsa ju
festoni këtë ditë të veçantë, duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara të Amerikës
qëndrojnë pranë Kosovës si partnere dhe mike.''
Nuk
munguan as urimet e miqëve të shqiptarëve në Kongresin amerikan, të prirë nga
Kongresmeni Eliot Engel i shtetit
Një
tjetër ligjvenës amerikan, Kongresmeni Gary Peters nga shteti Michigan, gjithashtu anëtar i grupit që merrret me çështjet shqiptare në Kongres,
dhe njohës I mirë dhe mbështetës i
çështjeve shqiptare në Kongresin
amerikan, në urimin e tij thotë se,
“Jam krenar që jam mik i shqiptarëve”,
dhe shton se do të festojë këtë përvjetor me shqiptarët në shtetin Michigan. Kongresmeni Peters thotë se gjatë vizitës së
tij të fundit në Shqipëri dhe në Kosovë
kishte parë aq shumë shtëpi dhe objekte ku flamuri amerikan valvitej krahas
atij shqiptar – dhe shprehet se ai do,”të mbështesë lidhjet e pandërprera midis
Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar
sovranitetin e Republikës së Kosovës”.
Edhe
komuniteti shqiptaro-amerikan, roli i të
cilit është i njohur mirë në forcimin e marrëdhënjeve të ngushta që ekzistojnë
midis Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara – por edhe për përpjekjet e
tija për të sensibilizuar opinion amerikan mbi fatin e shqiptarëve në Ballkan
-- e ka shënuar këtë përvjetor -- duke zhvilluar aktivitete të ndryshme
festive. Madje edhe gazeta e dytë më e madhe
në
Konsulli
i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës
në New York, Ambasadori Bekim
Sejdiu, në mirënjohje ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara, i tha me ketë rast
gazetës së New Yorkut, Daily News se, “Mbështetja e fortë e Shteteve të
Bashkuara për Kosovën ka qenë dhe është një faktor jetik për përparimin e
gjithanshëm të Kosovës, dhe ne do të
jemi gjithmonë shumë mirënjohës për këtë”, dhe shtoi se diaspora shqiptare në
Shtetet e Bashkuara “ka qenë aktive dhe
e pazëvendsueshme”, në zhvillimet pozitive në atdheun e tyre. “Në këtë 5-vjetor”, i tha ai gazetës Daily
News të New Yorkut, se “të gjithë ne
kemi shumë arsye të festojmë, pasi
shqiptarët nga Kosova që jetojnë këtu janë krenarë për kontributin e
tyre ndaj lirisë, demokracisë dhe begatisë së Kosovës. Ata janë krenarë si qytetarë të mire të Shteteve të Bashkuara
dhe në të njëjtën kohë gëzohen dhe festojnë arritjet e mëdha të Republikës së
Kosovës”, përfundoi përfaqsuesi i
Kosovës në
Komuniteti
shqiptaro-amerikan në New York, por edhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara ku
ka përqendrime të konsiderueshme shqiptarësh festoi këtë përvjetor,
përfshirë drekën që shtroi organizata
pan-Shqiptare Vatra dhe gazeta Illyria
organizoi një darkë të madhe, për të nderuar personalitete amerikane dhe
shqiptare që ndihmuan në realizimin e
Pavarësisë së Kosovës.
Këto janë
urimet dhe dëshirat e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të autoriteteve më të larta të Shteteve të Bashkuara, të një
vendi dhe të një populli mik që ia ka dashur dhe ia do të mirën
Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar
në përgjithësi. Këto janë fjalët dhe këshillat e sinqerta të udhëheqësve të një
vendi, miku të madh për një kauzë të
drejtë dhe të nevojshme që është integrimi i plotë i shqiptarëve në
organizmat Euro-Atlantike. Nëse Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë të
bëhen pjesë e kësaj bote euro-atlantike për të cilën bëjnë thirrje udhëheqsit
amerikanë dhe për të cilën udhëheqsit shqiptarë në të dy anët e kufirit kanë
shprehur gatishmërinë e tyre, të pakën me fjalë -- atëherë udhëheqsit e sotëm të kombit shqiptar nuk
mund të mos përfillin këtë zë të fuqishëm miqësor që i bën thirrje të drejtë
për drejtë ndërgjegjes kombëtare dhe patriotizmit më të shëndosh shqiptar.