Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Zbardhja e masakrës së Tivarit
E shtune, 06.04.2013, 11:10 AM
NJË GUR
DREJTË ZBARDHJES SË MASAKRËS SË TIVARIT
Nga Frank Shkreli
Fundin e
javës që kaloi, me iniciativë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi
u organizua në Ulqin, Konferenca Shkencore, “Masakra e Tivarit,
Sipas të ndjerit Prof. Dr. Zekeria Canës dhe historianëve të tjerë, numëri i shqiptarëve të ekzektutuar në Tivar dhe gjatë rrugës nepër veriun e Shqipërisë, është vetëm një pjesë e numrit më të madh të shqiptarëve që janë vrarë duke kaluar nga Tivari e përgjatë bregdetit të Kroacisë deri në Trogir. Masakra e shqiptarëve në Tivar, ishte pjesë e një e një terrori të organizuar mirë dhe të një likuidimi në masë të shqiptarëve, përfshirë edhe gra e fëmij, përpiluar me kujdes nga autoritetet komuniste jugosllave, të cilat, ndër të tjera, donin që me çdo kusht të mos lejonin zbatimin e vendimeve të mbledhjes së Bujanit për vetqeverisjen dhe bashkimin e Kosovës me Shqipëri. Në këtë përpjekje, sipas shumë të dhënave zyrtare dhe të dëshmitarëve, autoritetet komuniste jugosllave kishin përkrahjen e plotë të Partisë Komuniste Shqiptare, në krye me Enver Hoxhën. Me pretendimin se mijëra rekrutë të rinjë shqiptarë nga Kosova do të dërgoheshin për të luftuar -- të çarmatosur -- në frontin e luftës në Trieste, i detyrojnë ata të largohen nga Prizreni e nepërmjet terreitorit të Shqipërisë së Veriut për në Tivar, ku sipas historianëve gjetën vdekjen duke u masakruar rreth katër mija të rinjë shqiptarë, megjithëse ka mundësi që numëri i vërtetë i të vrarërve të mos dihet kurrë. Por, ajo që dihet tani dhe që po del në dritë dal nga dalë nga studime të ndryshme, përfshirë edhe konferencën e Ulqinit, është se mijëra të rinjë shqiptarë të pafajshem u tradhëtuan, u vranë e u masakruan nga kriminelë të policisë dhe ushtrisë jugosllave, nën urdhërat dhe mbikqyrjen e partisë komuniste serbo-malezeze, por fatkeqsisht, edhe me dijeninë dhe bashkpunimin e plotë të shokëve të tyre në udhëheqjen e partisë komuniste shqiptare.
Para nja tre vjetëve, pata shkruar një artikull për Masakrën e Tivarit, ku në atë kohë shpreha shpresën për zhvillimin e një debati që do të çonte në, “hulumtime shkencore nga historianë të të gjitha trevave shqiptare për të hedhur poshtë pretendimet e historiografisë komuniste për këtë dhe tragjedi të tjera të kombit tonë, të kryera dhe të fshehura nga regjimi komunist shqiptar dhe bashkpuntorët e tyre serbo-malalzez.”
Konferenca e Ulqinit mbi Masakrën e Tivarit është fillimi, është konferenca e parë e këtij lloji për këtë krim lufte që mund të radhitet me krimet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, por për shqiptarët është një ndër pikat më të zeza të historisë kombëtare, për nga numëri i të masakruarve shqiptarë me një rast dhe në një vend, por edhe për nga tradhëtia e udhëheqësve komunistë shqiptarë, të cilët miratuan dhe bashkpunuan në ekzekutimin e kësaj vepre makabër dhe pastaj heshtën duke mohuar se madje kishte ndodhur një gjë e tillë. Këjo konferencë – që pritet të botojë të gjitha referatet në një botim të vetëm -- duhet të shërbejë gjithashtu si një formë presioni e opinionit publik dhe në këtë rast, edhe nga studiuesit dhe ekspertët, ndaj autoriteteve shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë që krime dhe masakra si këjo, kudo në trojet shqiptare, të mos trajtohen më si tabu dhe që njëherazi ata të mos kenë frikë nga e vërteta për zbardhjen e këtyre krimeve.
Para më
shumë se dy vitesh, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi, “Ngritjen e
Komisionit Hetimor për Hetimin e Fakteve, Rrethanave dhe Përgjëgjësive të
Masakrës së Tivarit,
Mijëra të rinjët shqiptarë nga Kosova që u mobilizuan për të “luftuar” në frontin e luftës në veri të ish-Jugosllavisë, u masakruan në Tivar—për të mos u këthyer kurrë më pranë familjeve të tyre në Kosovë. Këta ndoshta ishin të parët ndër shqiptarët që përjetuan natyrën e vërtetë ç’njerëzore të komunizmit. Komunizmi ka vdekur, por trashëgimia e këtij sistemi dhe përjetësimi i gënjeshtrave të atij sistemi vazhdon, me pasoja të rënda për shoqërinë dhe kombin shqiptar, por edhe për vendet e tjera të Europës që kanë përjetuar të njëjtin fat.
Çka është kombi pa kujtesë? Ata të cilët e harrojnë të kaluarën, ka thënë fillozofi Xhorxh Santajana, janë të dënuar t’a përsërisin. Organizuesit dhe pjesëmarrësit, studjues dhe historianë nga të gjitha trojet shqiptare në Konferencën e Ulqinit mbi Masakrën e Tivarit, meritojnë falënderimet dhe mirënjohjen mbarëkombëtare për nismën dhe kontributin e tyre të çmuar për të kujtuar, duke hedhur sado pak dritë mbi atë krim, duke na kujtuar rishtas atë periudhë të errët të historisë shqiptare. Por njëkohsisht Konferenca mbi Masakrën e Tivarit, nënvijoi edhe rëndësinë e përgjegjësisë morale dhe profesionale që intelektualët dhe akademikët shqiptarë kanë në zhvillimin e debatit të lirë, në një shoqëri të lirë – duke na kujtuar ato që janë harruar, qëllimisht.
---------------------------------------------------------------------------------------
PËR
INFORMACION – RENDI I DITËS I KONFERENCËS
Këshilli
Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi
KONFERENCA
SHKENCORE
“ Masakra
e Tivarit
Ulqin, 30
– 31 mars 2013
PROGRAMI
-- E shtunë, më 30 mars 2013
Ora 9:00
– 10:00 SEANCA HYRËSE
Hapja e
Konferencës dhe përshëndetje
Udhëheqin
seancën:
- Mehmet
Bardhi
- Uran
Butka
- Muhamet
Shatri
- Lendita
Ahmetaj
-Tahir
Tahiri
- Fjala e
hapjes: Mehmet Bardhi
- Fjala
përshëndetëse: Tahir Tahiri, kryetar i
Këshillit
Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi
-
Përshëndetje eventuale nga të ftuarit
Pushim
për kafe
Ora 10:15
- 13:30 SEANCA I
Udhëheqin
seancën:
– Beqir
Meta
– Jusuf
Bajraktari
- Ana
Lalaj
– Qerim
Lita
- Tahir
Tahiri
—————————————————–
1. Jusuf
Bajraktari
“Masakra
e Tivarit-rast Sui generis”
2. Beqir
Meta
“Masakra
e Tivarit sipas dokumenteve jugosllave”
3. Ramë
Manaj
„Burimet
Arkivore në Agjencionin Shtetëror të
Arkivave
të Kosovës për Masakrën e Tivarit“
4. Uran
Butka
“Masakra
e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit
Shqiptar”
5.Muhamet
Pirraku
“Kush
është përgjegjës për Masakrën e Tivarit
6. Qerim
Lita
“Masakra
e Tivarit në burimet e Arkivit shtetëror të
Maqedonisë”
7. Sherbo
Rastoder
8.Rrahman
Parllaku
9.Endrit
Musaj
“Pasqyrimi
i Masakrës së Tivarit në
historiografinë
shqiptare pas vitit 1945 –
10.Mehmet
Bardhi
“ Të
ikurit që i shpëtuan Masakrës në Monopolin e Duhanit
në Bregun
e Tivarit dhe strehimi i tyre në familjet në rrethinë”
11. Zef
Osmani
„Studimi
i subjektit njeri-pjesëmarrës në
Masakrën
e Tivarit“
12.Ana
Lalaj
“Masakra
e Tivarit, tipar dhe kulm i dhunës ushtarake
jugosllave
në Kosovë”
13.Banush
Pllana – dëshmitar
Ora 13:30
– 15:00 DREKA
( vetëm
për referuesit në konferencë)
Ora 15:00
- 18:00 SEANCA II
Udhëheqin
seancën:
– Mehmet
Kraja
– Frasher
Demaj
– Agim
Vinca
– Endrit
Musaj
– Basri
Lika
————————————————————
14.
Muharrem Dezhgiu
“ Roli i
divizioneve e brigadave të Shqipërisë
në
ripushtimin jugosllav të Kosovës e
viseve të
tjera, si edhe në Masakrën e Tivarit”
15. Fehmi
Rexhepi
“Masakra
e Tivarit në historiografinë Shqiptare”
16.
Mehmet Kraja
„Disa
aspekte politike të masakrës së Tivarit“
17.
Frasher Demaj & Lendita Ahmetaj
„ Masakra
e Tivarit sipas deshmitarëve të kohës“
18.
Zeqirja Neziri
“Ekzistenca,
fiktivja dhe historikja” (Dy
ngjarje
lidhur me Tivarin në dy romane të
Mehmet
Krajës)
19. Zymer
Neziri
20. Isa
Xhaferi
21.
Armando Boce
“ Roli i
Partisë Komuniste Jugosllave në
krijimin
e konsolidimin e pushtetit komunist
në
Shqipëri”
22.
Begzad Baliu
„Masakra
e Tivarit e parë nga sytë e pjesëmarrësve të saj“
23.Romeo
Gurakuqi
“Rrënjët
historike të Masakrës së Tivarit”
24. Nail
Draga
“Masakra
e Tivarit, vazhdimësi e politikës antishqiptare”
25.Ahmet
Halimi – dëshmitar
Ora 18:00
- 18:30 Diskutime
Pushim
për kafe
E dielë,
më 31 mars 2013
Ora 9:00
- 10:00 SEANCA III
Udhëheqin
seancën:
- Muhamet
Pirraku
– Ramë
Manaj
– Romeo
Gurakuqi
– Ismail
Doda
– Mehmet
Bardhi
————————————————
26. Agim
Vinca
“Masakra
e Tivarit në letërsinë shqipe”
27.
Muhamet Shatri
“Masakra
e Tivarit kulminacion i dhunës dhe terrorit
kundër
shqiptarëve në gjysmën e parë të vitit
28. Demë
Mulliqi
„Përjetuesit
e komunës së Pejës të Masakrës së
Tivarit,
sipas dëshmitarëve të gjallë”
29. Metë
Shatri
„Masakra
e Tivarit: e kurdisur dhe e gjykuar me harresë“
30.Daut
Bislimi
“Masakra
e Tivarit ne historiografinë shqiptare”
31.
Ismail Doda
“Burime
gojore për Masakrën e përgatitur në Tivar
(1 prill
1945 ) dhe pasojat e saj”
32. Smajl
Smaka
„Masakra
e Tivarit, sfidë për historinë“
33. Basri
Lika
“Masakra
e Tivarit, vendimet që e shkaktuan”
34.
Ibrahim Berjashi
“Tragjedia
e fshehur”
Ora 10:15
– 10:45 Diskutime
Ora 10:45
- Fjala e mbylljes
Pushim
për kafe
Ora 11:30
-14:00 Vizitë në vendin e masakrës
-
Monopoli i Duhanit, Tivar (në Breg të Tivarit)
Ora 14:00
- 15:00 DREKA
( vetëm
për referuesit në konferencë)
Shënim 1:
Studiusit nga jashtë Ulqinit do të akomodohen në hotelin “Mediteran”
Pritja
nga organizatori prej orës 17:30 të premten,
më 29.
03. 2013
Shënim 2:
Konferenca punimet do t’i zhvillojë në sallën e hotelit “Mediteran”
Shënim 3:
Koha për leximin e kumtesës është deri në 10 min.
Kumtesat
e shkruara dhe një kopje e tyre në formë elektronike
i
dorëzohen sekretarisë për botimin e tyre
Vërejtje:
Akomodimi dhe ushqimi janë të parapara vetëm për
referuesit
në konferencë.
Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi