Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Amerika bojkotoi Jeremiçin në OKB
E shtune, 13.04.2013, 02:52 PM
AMERIKA
BOJKOTOI JEREMIÇIN NË OKB
Nga Frank Shkreli
Shtetet e
Bashkuara ishin në krye të bojkotimit të
të ashtuquajturit “debat”, të
organizuar të mërkurën nga Vuk Jeremiçi,
në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,(OKB) mbi punën e
gjykatave ndërkombëtare. Por në
të vërtetë, qëllimi i tij kryesor ishte të
nënvlersonte, duke kritikuar ashpër në një forum ndërkoombëtar, punën e
deritanishme të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Përdorimi i
OKB-ës, në kapacitetin e tij si president ceremonial i Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për qëllime personale dhe të interesave të
Serbisë, shkaktoi kundërshtime të mëdha nga vende të ndryshme si dhe nga
organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Vende të ndryshme bojktouan mbledhjen dhe
ato që morën pjesë simbolikisht, dërguan diplomatë ose zyrtarë të rangut të ultë, ndërsa shumë organizata të
ftuara jo-qeveritare refuzuan të merrnin pjesë.
Javën e kaluar, një zyrtar i pa
identifikuar i Shteteve të Bashkuara u citua në media të ketë thënë se sesjoni
në OKB, i organizuar nga Jeremiçi, do të përdorej për qëllime propagandistike
serbe. Ashtu edhe ndodhi. Presidenti i Serbisë, Nikoliç, për dyzet e
pesë minuta shfaqi helm e vrer ndaj
Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi duke u ankuar për
trajtimin e serbëve nga gjykata mbi krimet në ish-Jugosllavi, dhe njëkohësisht kritikoi median perëndimore
që, sipas tij, ka krijuar një imazh në botë se vetëm Serbia është fajtore.
Shtetet e
Bashkuara, duke shfaqur pakënaqsinë dhe zemërimin e tyre me këtë të ashtuquajtur
“debat”, ishin në krye të bojkotimit të sesjonit duke refuzuar të merrnin pjesë
ndërsa kritikuan ashpër iniciativën e ish-ministrit të jashtëm serb për
mabjtjen e një mbledhjeje të tillë. Në
një deklaratë të lëshuar për median të mërkurën,
Misjoni i Shteteve të Bashkuara pranë Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, njoftoi se, pasi që “Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë ashpër
vendimin e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme për të mbajtur sot një
debat ndezës dhe të pa balancuar mbi rolin e gjykatave ndërkombëtare, si
rrjedhim, SHBA nuk do të marrë pjesë.”
Në deklaratën amerikane për shtyp
shfaqet gjithashtu pakënaqësia e thellë e Uashingtonit, posaçërisht për
faktin se debati ishte organizuar në atë mënyrë që të mos lejonte pjesëmarrjen
e viktimave të barbarizmave të luftërave në ish-Jugosllavi. Në deklaratë theksohet gjithashtu qendrimi
amerikan se ata që kanë kryer vepra të tilla tmershme gjatë lutërave në
ish-Jugosllavi, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre, duke shtuar se,
“Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojnë së punuari, për derisa të gjithë ata që
kanë kryer vrasje në masë, të përballen me drejtësinë....” Ndërkaq,
kongresistja amerikane Eddie
Bernice Johnson nga shteti Teksas, në një deklaratë në Kongres çfaqi shqetësimin e saj në lidhje me
mbledhjen e të mërkurës në OKB, ndërkohë që u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të njohin gjenocidin e
kryer në Srebrenicë, duke shpallur 11 Korrikun, si Ditën Përkujtimore të
viktimave të Srebrenicës.
Edhe
Shqipëria reagoi ashpër ndaj këtij takimi në OKB, nepërmjet Ambasadorit të saj
të Përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara,
Z. Ferid Hoxha. Në deklaratën e
tij, ndërsa thotë se Shqipëria i bashkohet deklaratës së Bashkimit Evropian në
lidhje me këtë çështje, Ambasadori shqiptar kritikon ashpër mënyrën se si është
organizuar këjo mbledhje dhe shprehë rezervimet e tija mbi motivet e vërteta
politike të një debati të tillë. Përfaqsuesi i Tiranës shprehet se ai nuk mban
mend ndonjë rast tjetër si ky që Kombet
e Bashkuara të organizonin diçka të tillë me fshehtësinë dhe mungesën e
transparencës siç u organizua ky debat, duke përjashtuar krejtësisht
pjesëmarrjen e viktimave. Ambasadori
shqiptar kritikon gjithashtu caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes si edhe
këmbënguljen për të mos e ndryshuar atë,
një datë këjo që sipas tij, ka një domethënje historike për
rajonin. Përfaqsuesi shqiptar pranë
Kombeve të Bashkuara thotë në deklaratën e tij se, “duke venë në dyshim meritat
e Gjykatës (Ndërkombëtare), në ndjekje
të çfardo agjende specifike politike, është një përpjekje e dobët që
shtrëmbëron, për të mos thënë minon, rolin që duhet të luaj Asambleja e
Përgjithshme. Ky (debat) është një vlerësim jo i drejtë ndaj punës së Gjykatës
dhe përbën një kërcënim serioz ndaj procesit në vazhdim e sipër për pajtimin në
rajon. “Rajoni ynë nuk ka nevojë për këtë, dhe ne nuk duam të kemi të bëjmë
asgjë me objektivat e këtij debati”, përfundon deklaratën e tij, Ambasadori i
Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara.
Jeremiqi
dhe
Kritikat
ndaj kësaj mbledhjeje të organizuar nga Jeremiçi nuk munguan as nga vende të
tjera. Ndër to, Britania e Madhe dhe
Jordania, sipas agjencisë së lajmeve Rojter, shprehën shqetsimin e tyre se
viktimave të Srebrenicës nuk iu dha rasti të flisnin. Ambasadori i Jordanisë pranë OKB-ës u shpreh
para gazetarëve se qendrimi i Serbisë
ndaj gjykatave ndërkombëtare “është një
shkelje ofenduese e ligjit që meriton të censurohet”. Edhe përfaqsuesi i Lichtenshtajnit kritikoi
ashpër presidentin e Asamblesë së Përgjithshme duke shfaqur shqetësimin e tij
se, ‘’Jeremiçi po shfrytëzon pozitën e tij për realizimin e objektivave të
tij politike, që qartë nuk është diçka që ai duhet të bëjë si president i
Asamblesë së Përgjithëshme.”
Ndërkohë, Drejtori për drejtësi ndërkombëtare në organizatën e
të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch, Richard Dicker, në një artikull për
gazetën Huffington Post shkruan se
themelimi i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi avancoi respektimin
ndaj të drejtave bazë të njeriut, si dhe
përpjekjet në përgjithësi, për vendosjen e një drejtësie ndërkombëtare,
janë duke rishkruar rregullat kyçe të
marrëdhënjeve dhe të diplomacisë ndërkombëtare”. Edhe ai kritikoi debatin e
organizuar nga Jeremiçi, duke thënë se duhet të gjënden mënyra më të mira për
diskutimin e çështjeve të tilla.
Jeremiçi
dhe Beogradi zyrtar organizuan “debatin” kundër gjykatave ndërkombëtare në
OKB, në të njëjtën ditë që
kryeminsitri Daçiç u takua në Moskë me
udhëheqsit më të lartë të – siç u shpreh ai, të popullit “vëlla” rus, Presidentin Putin dhe kryeministrin Medvedev. Ishte këjo një fushatë frontale dhe mbarë
kombëtare e diplomacisë serbe për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës
Ndërkombëtare të Hagës dhe njëkohësisht për të siguruar mbështjetjen e Moskës
për politikën serbe ndaj Kosovës. Të dy
këto objektiva siç duket dështuan.
Kryeministri serb, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin rus, sipas
medias, falenderoi Rusinë për përkrahjen
që Moska dhe populli rus po i japin politikës serbe ndaj Kosovës. “Populli serb” theksoi Daçiçi, “e di dhe nuk
harron se Rusia është mikja e tij më e madhe.”
Megjithëse ai në sipërfaqe u prit
ngrohët nga Putini, sipas agjencisë së lajmeve Rojter, kryeministri rus
Medvedev gjatë takimit me Daçiçin, mund të ketë humbur durimin me qendrimin
serb ndaj Kosovës, pasi citohet t’i ketë
thënë udhëheqsit serb -- se në lidhje me Kosovën -- Moska ka përshtypjen se
serbët, “presin më shumë nga Rusia se sa nga vet
Kështu
pra mori fund edhe një përpjekje tjetër
e shëmtuar serbe për të hedhur pluhur në sytë e botës mbi rolin e
Serbisë në luftërat e ish-Jugosllavisë, mbi politikën së saj shterpë ndaj
Kosovës dhe vendeve të tjera që përbënin ish-federatën jugosllave. Por siç ka ndodhur edhe në të kaluarën,
humbjet dhe dështimet, historikisht