Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Bush bashkon Presidentët
E enjte, 25.04.2013, 07:31 PM
XHORXH
BUSH BASHKON PRESIDENTËT
Nga Frank Shkreli
"Ne
besojmë në shoqëri të lira që vlerësojnë bindjet morale. Ne besojmë në tregje
të lira private, të njerizuara nga një
qeveri e mëshirshme. Ne besojmë në një ekonomi që shpërblen punën e rëndë, në
komunitete që mbrojnë të brishtët, si dhe në detyrën dhe përgjegjësinë e
kombeve për të respektuar dinjitetin dhe të drejtat e të gjithëve." Thënje e skalitur në murin e Qendrës së
Presidentit Xhorxh W. Bush në Universitetin Metodist të Jugut në qytetin Dallas
të shtetit Teksas.
Të ënjtën
më 25 Prill u inaugurua "Qendra e Presidentit Xhorxh W. Bush",
hapësirë e cila përfshinë Bibliotekën e Presidentit Bush si edhe Institutin
Bush, themeluar nga Presidenti dhe Zonja Bush, sipas njoftimit të Qendrës me
qëllim për të "vazhduar punën e tyre për përhapjen dhe forcimin e lirisë
në këtë vend dhe anë e mbanë botës."
Në
inaugurimin e kësaj qendre -- e cila është biblioteka e 14 presidenciale dhe e
dyta më e madhja pas bibliotekës të Presidentit Reagan -- morën pjesë
Presidenti në detyrë Barak Obama dhe ish-presidentët Xhorxh Bush plaku, Bill
Klinton, Xhimi Karter, si dhe një numër personalitetesh ndërkombëtare,
përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Rasmusen dhe
ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe 15.000 personalitete të ftuar.
Qëllimi i
bibliotekave presidenciale është në përgjithësi që brezi i tanishëm dhe brezat
e ardhëshëm të mësojnë mbi presidentët, historinë amerikane dhe botërore gjatë
periudhës që ata kanë shërbyer si preisdentë të Amerikës. Qëllimi i Qendrës dhe Bibliotekës së
Presidentit Bush, sipas portalit të saj, është që të "shërbejë si burim
për studimin e jetës dhe të karjerës së Xhorxh W. Bush, ndërkohë që promovon
gjithashtu njohjen më të mirë të zyrës së presidentit, të historisë amerikane
dhe të çështjeve të rëndësishme të politikave publike", gjatë mandatit të
tij si president.
Në këtë
bibliotekë, sipas drejtorit të saj Mark Langdale, do të ruhen të gjitha arkivat
e dy mandateve të administratës Xhorxh W. Bush, informacione digjitale dhe më
shumë se 200-milion komunikime elektronike (emails), që përbën kolekcionin më
të madh elektronik të bibliotekave presidenciale, ekspozita që pasqyrojnë
vendimet kyçe të administratës Bush si dhe ekspozita digjitale dhe vizuale për
t'ia bërë më të lehtë vizitorëve të ndjekin masat dhe vendimet e marra nga
presidenti Bush si dhe arsyet dhe parimet që e drejtuan atë në marrjen e
vendimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Natyrisht në këtë dokumentacion
përfshihen edhe tekste të ndryshme historike, gjithsejt nja 70-milion faqe nga
zyrtarë të ndryshëm të Shtëpisë së bardhë gjatë presidencës Bush. Si e tillë, këjo qendër u ofron materiale dhe
dokumentacion historik të dorës së parë, historianëve, akademikëve, studentëve
dhe publikut, të cilët do të përpiqen që vet të rivlersojnë politikën dhe
vendimet, shpesh kontraversiale, që ka marrë presidenti Xhorxh Bush dhe të
cilat mbeten objekt intrepretimesh të ndryshme.
Megjithëse
shpenzimet për ndërtimin dhe inuagurimin e kësaj Qëndre janë mbledhur nga fonde
private, gjithsejt 500-milionë dollarë, tani e tutje Biblioteka do të
administrohet nga Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, që kujdesen edhe
për bibliotekat e tjera presidenciale, me fjalë tjera nga taksapaguesit
amerikanë.
Inaugurimi
i kësaj Qendre dhe biblioteke është i rëndësishëm për historinë e Shtetev të
Bashkuara dhe për politikat kombëtare
dhe ndërkombëtare gjatë tetë vjetëve të administrates së Xhorxh W. Bush. Njëkohsisht ishte në rast i rrallë që pesë
presidentë të Amerikës, anëtarë të një klubi ekskuziv, ishin së bashku dhe të
cilët gjatë 25 vjetëve të kaluara kanë përcaktuar politikën e mbrendshme dhe të
jashtme të Amerikës. Gjatë pothuaj tre
dekadave të kaluara, ata kanë argumentuar dhe debatuar ashpër me njëri
tjetrin. Megjithë ndryshimet politike
midis tyre, gjithmonë duke nënvijuar qendrimet dhe parimet qeverisëse për
të mirën e Amerikës dhe të botës – gjithmonë duke venë dashurinë për Amerikën
mbi të gjitha interesat, personale, politike ose partiake. Takimi i pesë presidentëve amerikanë në
Dallas në inaugurimin e Qendrës Xhorxh W Bush, ishte një pasqyrim i demokracisë
së vërtetë se se megjith ndryshimet e mëdha në pikpamjet politike midis tyre,
presidentët amerikanë, mbi të gjitha, tregojnë
admirimin dhe respektin për zyrën e presidentit dhe dashurinë për atdheun e
tyre, Amerikën. Ky takim, sipas
Presidentit Obama – i cili shpeshë ka kritikuar politikat e parardhësit të tij
-- ishte gjithashtu një moment që ai e cilësoi si një “ditë e veçantë për
demokracinë” dhe një rast që ishpresidenti Bill Klinton e karakterizoi si një ditë, “celebrimi për
atdheun tonë, të cilin të gjithë ne e duam”.
Në fjalimin e tij, Presidenti Obama lavdëroi, ish-presidentin Xhorxh Bush për udhëheqjen e tij pas sulmeve
të 11 shtatorit në Nju Jork, për përpjekjet e tij për të luftuar sëmundjen e
SIDës në Afrikë si edhe për politikat e tija të arsimit dhe të imigracionit.
Presidenti
Xhorxh Bush,në fjalimin e tij përshëndetës, tha me sy të përlotur dhe plotë
emocion se, “E dedikoj këtë bibliotekë me
një besim të palëkundshëm në të ardhmen e vendit tonë”, duke shtuar se “ishte
një nder të udhëhiqja një vend aq trim dhe aq fisnik siç janë Shtetet e
Bashkuara…dhe se pa marrë parasyshë sfidat me të cilat përballet vendi,
Amerikën e pret një e ardhme më e
mirë”. Duke nënvijuar sukseset e
administratës së tij, Z. Bush tha se, “Ne kemi zgjëruar liritë mbrenda këtij
vendi duke rritur standardet në shkolla dhe duke ulur taksat për të gjithë. Ne
kemi çliruar kombe nga diktatura dhe kemi shëruar njerëz nga sëmundja e
SID-së”. Dhe duke folur për sulmet e 11
shtatorit të vitit 2001, ai tha se, “kur atdheu ynë u sulmua ne morën vendime të vështira për të mbrojtur
popullin amerikan”, dhe shtoi se parimi kryesor i administratës së tij ishte
zgjërimi i caqeve të lirisë”, përfundoi presidenti Xhorxh Bush.
Ndonëse
ky inaugurim u cilësua nga një gazetë amerikane si “një darsëm pa alkool”,
ceremonia kryesisht u përqendrua mbi aspektet pozitive të administrates së
Xhorxh W Bush prej dy mandatesh dhe jo mbi çështjet kontraversiale siç ishte
lufta në Irak.
Presidenti
Obama, ishpresidentët Xhorxh W Bush, Bill Klinton, Xhorxh H Bush dhe Xhimi
Karter në inaugurimin e Bibliotekës në Dallas