Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Terrorizmi kthehet në Amerikë
E merkure, 17.04.2013, 08:55 PM
TERRORIZMI
KËTHEHET NË AMERIKË
Nga Frank Shkreli
Të hënën
e kësaj jave dy bomba shpërthyen në
Presidenti
i Shteteve të Bashkuara Barak Obama vuri në dispozicion, "të gjitha
burimet e qeverisë federale për të ndihmuar autoritetet shtetërore dhe vendore
për të mbrojtur popullin nga sulme të tilla dhe sipas nevojës, për të shtuar
masat e sigurisë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe për të hetuar se çfarë
ndodhi", në Boston. Ai e siguroi
popullin amerikan se ndonëse do të marrë kohë për të vendosur se çka me të
vërtetë ka ndodhur, "ne do të zbulojmë, do i kapim dhe do i sjellim para
drejtësisë kushdo qofshin ata që kanë sulmuar bashkombasit onë."
Ndërsa ai
vuri në dukje heroizmin e burrave dhe të grave të FBI-ës, policisë së Bostonit
dhe agjencive të tjera që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, Presidenti
Obama lavdëroi “mirësinë, zemërgjërsinë dhe dashurinë” e treguar nga banorët e
Bostonit pas shpërthimit të bombave, duke thënë se nëqoftse "dëshironi të
dini se kush jemi ne, se cila në të vërtetë është Amerika dhe si ne i
përgjigjemi së keqes dhe keqbërsve -- aty në Boston e gjeni përgjigjën:
vetmohues e vetflijues, të mëshirshëm dhe të patrembur", tha presidenti
Obama, në deklaratën e tij drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.
Edhe
Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, John Boehner, reagoi
ndaj sulmit në Boston duke thënë se, “fjalët nuk mund e përshkruajnë pikëllimin
që ndjenë Kongresi për familjet që kanë humbur të afërmit e vet….Këjo është një
ditë e vështirë për Amerikën, por ne do të vazhdojmë në frymën amerikane duke u
bashkuar në lutje dhe guxim.”
Shtëpia e
Bardhë njoftoi dje se presidenti Obama do të shkojë sot (të Ënjtën) në Boston
për të marrë pjesë në një shërbim ndërfetar kushtuar të vrarërve dhe të
plagosurve nga sulmi terrorist, i cili prishi atmosferën festive të Maratonës
së famshme të atij qyteti dhe solli dënimet ndaj këtij akti nga e mabrë
bota. Zyra e presidentit Obama njoftoi
se ai do të flasë gjatë shërbimeve fetare në Katedralën e Kryqit të Shënjtë në
Boston dhe shtoi se ai ka udhëruar uljen e flamujve në gjysëm shtizë, në nder
të viktimave.
Sulmi
terrorist në Boston, si edhe sulmi terrorist famkeq kundër kullave të larta në
New York më 2001, nuk ishte një akt vetëm kundër Amerikës, por ishte një sulm
kundër gjithë botës, pasi ndër 25.000 vrapuesit në Maratonën e Bostonit merrnin
pjesë mijëra vrapues nga e mbarë bota dhe ku fituesi i Maratonës ishte, jo një
amerikan, por një etiopian.
Si
rrjedhim, reagimet ndërkombëtare ishin të shpejta dhe ngushëlluese për
viktimat, në solidarizim me familjet e tyre dhe me popullin amerikan dhe
njëkohësisht duke dënuar këtë akt brutal dhe të pakuptueshëm kundër civilëve dhe njerëzve të pafajshëm, ndërkohë
që udhëheqsit botërorë ofruan edhe ndihma për hetimet dhe kapjen e personit ose
personave që kryen këtë akt barbar.
Edhe
udhëheqsit shqiptarë dërguan mesazhe ngushëllimi për sulmin terrorist në
Boston. Presidenti i Republikës së
Shqipërisë, Bujar Nishani, në mesazhin e tij dërguar Presidentit Obama, shkruan
se, ”Ky sulm terrorist ndaj jetës së qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, i
bërë gjatë zhvillimit të një prej manifestimeve më popullore dhe sportive, siç
është Maratona e Bostonit, ka prekur thellë gjithë zemrat e popullit shqiptar
dhe mbarë njerëzimit përparimtar.” Udhëheqsi shqiptar, vazhdon mesazhin e tij dërguar
Presidentit Obama dhe popullit amerikan, duke thënë se, “Si aleatë e miq
besnikë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dënojmë me forcë këtë akt dhe
jemi të bindur se shumë shpejt personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë
dhe do të marrin dënimin e merituar.”
Presidentja
e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi gjithashtu Presidentit Obama një mesazh
ngushëllimi në emër të popullit të Kosovës, duke thënë se, “Institucionet e Republikës së Kosovës
dënojnë këto akte të dhunshme që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm
amerikanë, me besimin e plotë se sulmet e tilla nuk do t'i zbehin vlerat dhe
idealet e shtetit dhe shoqërisë suaj, që mbesin inspirim për tërë botën, e cila
synon ndërtimin dhe realizimin e demokracisë dhe lirisë së mirëfilltë. Lutjet tona janë me ju, me popullin amerikan
dhe familjarët e viktimave në këto momente të vështira”, përfundon mesazhin e
saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Megjithse
ky akt ishte shokues, Presidenti Obama tha të Martën se populli amerikan
refuzon të terrorizohet dhe bëri thirrje që të mos arrihen përfundime të
ngutëshme dhe pa bazë në lidhje me personin ose personat ose mbi qëllimet e
këtij sulmi – se kush dhe pse e bëri -- për derisa të zbulohen të gjitha
faktet, duke shprehur besimin e tij se heret ose vonë, autoritetet e hetuesisë
amerikane do të zbulojn ë të gjitha faktet e këtij “akti të shëmtuar prej frikacakësh”, dhe do
të sjellin para drejtësisë personin ose personat që kryen këtë sulm terrorist.