Editorial
Bedri Blloshmi: Flamuri pa yll - 40 vjetori
E shtune, 18.05.2013, 07:00 PM
Spaç
21-23 Maj 1973.
40 vjetori i ngritjes së flamurit pa yll.
Nga Bedri Blloshmi
Për herë
të parë në historinë e komunizmit barbar në Spaç të Rrëshenit u ngrit një
flamur pa yllin e komunizmit. Mbas pushtimit të Shqipërisë nga terroristët komuniste të stërvitur nga Popoviçët e
Mugoshët në 1944,këta barbar ja filluan krimeve mbarë duke ngritur burgje
gjithkund në Shqipëri. Mbasi e rrethuan me tela dhe me gjëmba 28000 km2 e
mbetura të Shqipërisë së copëtuar në vitin 1913,gjithëkund hapën burgje dhe
kampe përqëndrimi. Një nga këto kampe shfarosës ishte dhe burgu i Spaçit. Arrestoheshin në masë familjet
nacionaliste, u grabiteshe pasuria mbasi i varnin, pushkatonin dhe i burgosnin
ata që mbeteshin gjallë,pjesa tjetër e çdo familje syrgjynosej në kampet e
internimit. Më 21 Maj 1973 në Spaç të Mirditës, dhuna kishte kaluar çdo kufij
ndaj të burgosurve politik dhe ndodhej ajo që pritej. Të gjithë të
burgosurit e turnit të parë vendosën të
mos dalin në punë dhe dolën në mbrojtje të Pal Zefit,i cili mbasi e kishte
mbushur muajin në izolim (birucë)dhe policia nuk po e nxirrte nga izolimi. Të
gjithë të burgosurit ishin në një mëndje, ishin bërë tepër të revoltuar për ta
mposhtur diktaturën komuniste. Biseduan, vendosën dhe ngritën flamurin me
zhgabën dy krenare pa yllin komunistë "qëndisur nga dora e një të
burgosuri Mersin Vlashi". Kampi famkeq mbasi ishte rrethuar nga ushtria e
civilë të armatosur, u prenë ujin e pijshëm dhe bukën duke mos pranuar thirrjen
e zv. ministrit të brëndshëm Feçorr
Shehut. Të burgosurit rezistuan duke i bërë nderim për tre ditë rrjesht
flamurit shqiptar. Më në fund bijt e Stalinit u vërsulën si Hienat me hunjë e tuba gome dhe me çtë mundnin duke
i dërrmuar e thyer këmb e duar,i prangosnin dhe i nxirrnin sipër për ti gjykuar.
Ishte 12 dhjetshja e parë,ku nga këta 4
ishin të burgosur politik: Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri
Pashaj. Duhej tu merrej jeta dhe ashtu
bënë. Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di ku jane groposur,pra ata heronje
trima që dhanë jetën para 40 vjetëve. Nga shteti shqiptar askush nuk do të dijë
apo të interesohet ti gjejn dhe tu bëjn një varr. Në spaç vazhduan grupe-grupe
të dënoheshin me rastin e revoltës. Janë 5-6 grupe të cilët e kalojnë numrin 80
që janë ridënuar. Njëmbëdhjetë vjet me vonë po në muajin Maj,gati në një datë
dhe fiks më 22 Maj 1984 në një tjetër skëterrë të komunizmit në Qaf-Bari të
Pukës dhuna solli dhunë. Komunistat të cilët jetonin vetëm me gjak njeriu dhe
këtu në këtë kamp caktuan tre kurbanë. Vetëm se me një ndryshim se komunizmi dhe
sigurimi i kishin perfeksionuar,kishin çuar
përpara dy të dënuar me vdekje dhe të tretin e sakatuan me dru duke e
thyer në mes. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja
do dënoheshin me pushkatim në birucat e degës së brendshme të Pukës për ti
pushkatuar më pas në qytetin e Shkodrës,në vendin e quajtur "antena e
radios" në Kuç. Të gjithë e dimë
tani se Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja me këmbënguljen time,jo më pak dhe të
familjarëve u gjetën dhe u vendosën atje ku u takonte, madje kane secili varrin e vet e jo më gropën e
përbashkët si më parë në livadhin e antenës në kuç të Shkodrës. Edhe me këtë rast qeveritarët e sotëm nuk u
ndjenë fare për varrimin e këtyre trimave të persekutuar përballë dikaturës. Ndërsa
Sandër Sokoli i cili dha shpirt në sheshin para mencës midis dhimbjeve dhe
gjakut që i rridhte në çimenton e zezë të oborrit,është groposur tek
varrezat 500-600m larg kampit në buzë të
një përroi bashkë me 8 të vrarët në galeritë e territ të Qaf-Barit. Për të
mësuar më shumë për revoltën e Qaf-Barit dhe për ata që dhanë jetën, si ndodhi
dhe si përfundoi duhet të prisni se së shpejti del libri që unë kam pergatitur
të ilustruar me fakte dhe faksimile. Ndryshe është problemi i Spaçit,sado që
familjarët të interesohen për të gjetur njerëzit e tyre te vrarë barbarisht e
te groposur mizorisht,nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e shtetit. Shteti i cili është formuar nga bijtë e
komunisteve dhe nga oficerë që në vitin 1991 morën mbi shpinë bustin e
diktatorit për ta vendosur përsëri. Kërcënonin se do bënin kërdinë duke vrarë
ata që do mundoheshin ti pengonin. Shteti i sotëm është i fryrë me komuniste e
neokomunistë të cilët grabisin pasuri kombëtare e vazhdojnë të pasurohen me
shpejtësi marramëndëse. Shteti i sotëm ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë
sigurimin kryetar të shoqatave të Enverit, llumra te mbledhur per
skrap,famkeq,hetues,operativ dhe kryetarë degësh të punëve të brëndshme,spiuna
e bashkëpunëtorë informator të fëlliqur. Pushteti i sotëm krejt i përbërë me komunista e sigurimsa madje dhe
me vrasësa siç është rasti i Librazhdit,spiun po,hajdut po,vrasës po,
caktohet kryetar partie zv. prefekt. Ja
kjo është partia demokratike që të pranon nëse ke këto kritere. Prokuroria e
Librazhdit me pak ryshfet mbyll çdo lloj krimi po e pate kryer e nëse bënë
pjesë në partinë demokratike. Të gjithë prokurorët e përgjithshëm e dinë këtë
problem të Librazhdit por askush nuk ka kurajon të hapi ngjarje të vjetra. Kur
vine ne atë karrike premtojne se do luftojne krimin,se toleranca do jete zero
dhe të japin pershtypjen se do zbatojne ligjin e tajlonit (zjarrit ti pergjigjem
me zjarre) ndërsa ne realitet bejne te kunderten. Vine shohin,pasurohen dhe
ikin pa u ndjerë.
Pushofshi
në paqe ju të rënët e burgut në Spaç dhe Qaf-Bari. Dhe mos t'ju ngelet merak,se
sjeni gjallë se po të ishit gjallë e të shihnit sot ku jemi ne ju do kishit vrarë vehten. Pushofshi ne paqe
ju të tjerë që ratë për nje Shqipëri Etnike dhe pa komunista, ne do ju kujtojme
gjithmone. Mos kini merak o heronjtë e Spacit se unë nuk do te rresht së
kërkuari dhe do tu gjej se ku u ka groposur komunizmi.