Editorial
Ramiz Selimi: Papunësia - rrënja e problemeve
E marte, 07.05.2013, 08:05 PM
Politika
e parimit të tre Majmunëve!
Papunësia është rrënja e të gjitha problemeve
Shkruan Ramiz Selimi
Politika e tanishme i përshtatet
shumë politik-bërjes së tre majmunëve, ata vizitojnë vende të ndryshme për të
mos shikuar asgjë, janë aq të vëmendshëm në alternativa dhe sugjerime, sa që
nuk dëgjojnë asgjë, e sidomos flasin aq
shumë në mediet të ndryshme, për të mos thonë asgjë.
Mohimi më
i madh dhe më serioz të papunësuarve po u bëhet pikërisht nga politika.
Deklaratat e tilla si ne kemi zhvillim, ne kemi punësim, ne kemi prosperitet,
janë grushti më i rënd që u jepet këtyre njerëzve, duke i ikur realitetit të
vërtet . Të gjitha statistikat tregojnë shumë qartë se numri i të punësuarve
akoma nuk i ka arrit shifrat e viteve 80-ta, kur kësaj i shtohet statistika e
dytë se afër 500 mijë qytetarë presin me një këmbë mundësinë e shpërnguljes nga
trojet e veta në një vend të zhvilluar dhe kur 10000 persona në vit largohen
nga vendlindja për shkak të kushteve të rënda ekonomike, atëherë kjo gjendje mund të konsiderohet si
një gjendje shumë alarmante e që është në kundërshtim me deklaratat politike
dhe që kërkon një qasje tjetër ndaj këtij problemi.
Papunësia në kohën dhe vitet e fundit shumë njerëz po i
bënë të ndjeshëm ndaj sloganeve të ndryshme si politike ashtu edhe fetare, duke
i futur ata edhe në drejtime të padëshiruara. Është plotësisht i padiskutueshëm se mungesa e vendeve të punës është shqetësimi kryesor i të gjithë qytetarëve të
shtetit të ri. Ky shqetësim mund të nxisë dukuri tjera që mund të çrregullojnë
komplet funksionimin e shtetit, nëse nuk ndërmerren hapa urgjent për zbutjen e
saj. Papunësia është gjithashtu një terren i rrezikshëm për ekstremizmet e
llojeve të ndryshme si nacionale ashtu edhe tjerat.
Organizata të ndryshme ekstremiste sidomos ato nga lindja duke shfrytëzuar ketë gjendje, po gjejnë hapësira të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre, e që në realitet këto organizata po i mbjellin problemet për të ardhmen, të cilat do të na sjellin kokë-dhembje dhe probleme të panevojshme. Këto hapësira po u lejon vetë qeveria, që në një të ardhme të afërt do të jetë e detyruar ti luftojë ato. Aty ku varfëria është e madhe gjasat për demonstrime dhe shprehjen e pa kënaqësisë janë shumë të vogla, popullata kur është shumë e lodhur financiarisht nuk mund të përballojë daljen në rrugë, por ajo është e detyruar të ju bashkëngjitet grupeve, elementeve tjera ekstremiste për të mbijetuar.
Padituria është alfa dhe omega e të këqijave!
Pse
Ministria e arsimit nuk është e shqetësuar për numrin enorm të madh të
studentëve, ku do ti punësojë ata? Pse nuk ka strategji të qartë për studim?
Normal në shtetet demokratike secilit student duhet ti garantohet me ligj një
vend pune! A e kanë studentët në Kosovë vendin e punës të garantuar, apo
ndoshta po prodhojmë të “diplomuar” për ti dërguar në mërgim ? Në ketë pyetje
me një siguri të plot mund të themi se nuk është qëllimi i nxjerrjes së një
kuadri të mirë kualifikuar, por largimi
i trurit nga rruga që mund të prodhonin trazira, futjen e tyre në studime, kështu ata zgjatin jetën e tyre politike.
Deri me tani kjo strategji ju ka funksionuar mjaft mirë dhe nuk ka arsye për ta
ndryshuar. Kemi pasur raste kur kemi dëgjuar politikën të shprehët:” Më mirë është të kemi shumë të diplomuar dhe
në rast nevoje nëse nuk u ofrojmë një vend pune
ata mund të punojnë edhe punë fizike”, këto fjalë janë naive dhe të
pavlera, sepse shteti ka sistem, administratë
dhe hierarki që plotësohet me persona nga drejtime të caktuara, teprica
sjellë urrejtje dhe pasiguri. Kjo duhet të respektohet dhe të plotësohet me
persona adekuat. Ata që përfundojnë studimet duhet të kenë patjetër një vend
pune! Të pranojmë student sipas strategjisë zhvillimore dhe asnjë me shumë,
tjerët të orientohen në profesione të ndryshme tepër të nevojshme për shoqërinë
kosovare.
Kur them
parimin e politik-bërjes së tre majmunëve për politikanët tanë, ka të bëjë me
paditurinë nepotizmin , korrupsionin dhe neglizhencën e tyre. Padituria është
alfa dhe omega e të gjitha të këqijave që kemi, e gjithë situatës që kemi.
Është mese normale për njerëzit e paditur që vendin e punës ta shohin si
mbijetesë dhe jo si vend shërbim të kolektivit, por kur kështu veprojnë
politikanët vaj halli për atë shtet. Një ndalim tek politikanët për të parë, se
a jemi në rrugë të drejtë duke shkuar? Se a janë këta njerëz të paditur? Na
vendosin në një pozitë tejet dyshuese. Shumica e politik-bërësve në Kosovë janë
të padijshëm, një pjesë e tyre janë lakmues dhe përfitimet i kanë në zemër.
Si është
e mundur që një politikan i ditur të flet për zhvillim ekonomik, duke pasur
personalisht disa vende pune, me një papunësi të lart? Politikani i ditur
vendoset në shërbim të kolektivit kurse politikani idiot mbush gjepin e vet! Si
është e mundur që ai njëkohësisht të jetë Ministër, Profesor, Menaxher, Jurist
etj, duke kryer të gjitha profesionet në nivel? Jo, popull i dashur, ata nuk
kanë kualitet në asnjë drejtim, janë shumë të dobët në politik, janë profesor
shumë të dobët, janë menaxher të dobët dhe këta janë shkaktarë apo pengues të
zhvillimeve pozitive, prandaj jemi në situatën ekonomike që kemi. Kualitetet e
tyre janë përfitimet personale në dëm të shumicës duke u marr kafshatën e gojës
të varfërve. Pikërisht personat që
mbajnë disa vende pune, më shumë i përngjajnë majmunëve se sa racës njerëzore,
duke ditur numrin e të papunësuarve që kemi. Fatkeqësia më e madhe është se
pjesa më e madhe edhe e opozitës është e të njëjtit nivel.
Në
futboll e dallojmë diferencën në kualitet, pse në politik Jo?
Si është
e mundur që një zëvendëskryeministri të paguaj afër gjysmë milioni euro në vit
për këshilltarët, kur ministria që drejton ai asnjë rezultat pozitiv nuk e ka?
Si është e mundur që projekte e tenderë të ndryshëm ju ofrohen atyre njerëzve
që nuk e kanë idenë e zhvillimit? Sa
darka, e sa dreka, sa udhëtime të panevojshme ndërmarrin, cili politikan e qanë
kokën për hapjen e një vendi të punës, duke heqë dorë vullnetarisht nga
“honoraret”. Përgjigjja! Asnjë!
Lidhjet
vendimtare në debatet politike dhe ato publike duhet të përqendrohen për të
reduktuar papunësinë, për të sanksionuar me ligj personat me shumë vende pune.
Të fillohet menjëherë në uljen e shpenzimeve qeveritare, ligjet e thjeshta
tatimore. Të kombinohen urgjentisht pozitat vendet e punës me përgjegjësi me
student të lindur, të rritur dhe të shkolluar në perëndim.
Pse në
futboll mund e dallojmë diferencën në kualitet? Si do të dukej një Xherdan
Shaqiri në formacion të Prishtinës apo Besës së Pejës? Me siguri do ta
dëshironin ekipet e përmendura, sikur ti kishin mundësit financiare, por një
ditë duhet të ngjitemi në cilësi, për këtë ju duhen personat e mirë
kualifikuar. Nëse politika është e
shkruar në letër, kualiteti nuk ka dallim nga futbolli. Ky krahasim duhet vetëm
të paramendohet për të arrit në
përfundim se po ashtu kualitativ si Xherdani janë studentët nga perëndimi, them
prapë “të lindur të rritur, të shkolluar” atje, në krahasim me politikanët
kosovar. Qeveria dhe opozita për të ngrit kualitetin e vet duhet të investojnë
dhe të hulumtojnë talentet politik në mërgim sepse ata janë shpëtimi i shtetit
të Kosovës. Këta persona janë të paket për momentin, por që kanë një vlerë ari, angazhimi i tyre do ta ngrit Kosovën në të
gjitha nivelet.