Editorial
Pirro Prifti: Shqipëria mbetet ende 'vendi ku ka shkundur poturet shejtani'
E premte, 26.04.2013, 08:17 PM
Shqipëria
mbetet ende 'vendi ku ka shkundur poturet shejtani'
Nga Pirro Prifti
Nuk është
e rastit që në një mënyrë o ndonjë tjetër, qoftë nga përfaqësues të huaj, qoftë
nga reagimi qytetar ndaj një pjese të emigrantëve tanë- vërehet qesëndia dhe
përbuzja që kanë ndaj shqiptarëve.
Është e
vërtetë që me kalimin e kohës, kjo ndjesi po zvetënohet në favor të simpatisë
apo më tepër të keqardhjes që ndjejnë për këtë vënd i cili megjithse përpiqet
fort për ti s shpëtuar nga pasojat historike dhe psikologjike të ish të kalurës së hidhur
ish-komunisto-ateiste dhe nga pushtimi osman , ende mbetet shumë për të bërë që
Shqipëria të integrohet.
Dihet se
shqiptarët kanë patur një të kaluar tmerrësisht traumatike dhe kjo ka lënë
pasoja të pariparueshme në karakterin e tyre të cilat kanë ravijëzuar deri në
një masë të konsiderueshme edhe të ardhmen e tyre si komb përballë popujve të
tjerë por edhe vetë brënda popullatës shqiptarfolëse të shpërndarë në Ballkan e
më tutje, kudo ku ka shqiptarë.
Kjo
vërehet në disa aspekte interesante p.sh.,
- kur
shqiptarët janë jashtë vendit të tyre
sidomos në perëndim, ata në përgjithësi respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë
dhe punojnë; por kur ata ri-kthehen në vëndin e tyre qoftë dhe përkohësisht ata
ri modelohen ashtu si kanë qënë më parë se të emigronin,
-klasa
politike shqiptare e sotme e tregon qartë tani në demokraci fytyrën e vërtetë
të dëshirës për pushtet me hir apo me pahir duke mos respektuar rregullat e
lojës por duke i kërkuar zbatimin e tyre tek vartësit me qëllimin që vartësit
të mos u zenë vëndin
-klasa
politike si koncentrat i mjedisit që i ka zgjedhur kërkon që të rrethohet nga
servilë të cilët duhet të zbatojnë vetëm urdhrat; pra kanë një Hipokrizi ndaj
të huajve (për të mos zbuluar qëllimet e tyre të vërteta), kurse pjesa drejtuese tjetër paraqet një snobizëm:varësi pa kushte (sigurisht
hipokrite ndaj eprorit), dhe një arrogancë ndaj vartësve
-klasa
politike vazhdon të mbetet e paemancipuar gjatë periudhës së demokracisë duke
ruajtur karakteristikat feudal-komuniste të tipit bejlero-anëtar partie, e në
këtë mënyrë përpiqen të pushtetin në demokraci me metodatë rafinuara anadollake
sipas taktikave enveriste të kulacit dhe kërbacit.
Karakteri
dhe personaliteti i shqiptarëve ndahet në dy periudha kryesoret historike gjatë
të cilave anomalitë e karakterit të tyre dëmtuan rëndë ardhmërinë e këtij kombi
të madh e të lashtë duke e detyruar që të
qëndrojë në fund të kombeve edhe sot megjithë përparimet e bëra:
Periudha
e parë historike ishtë periudha pre-osmane në të cilën ishin krijuar kushtet
për të bërë një shtet të vërtetë arbëroro-epirot me të dy grupet etnike gegët
(ghiga) kupërfshihen arbërit, dhe toskët
ku përfshiheshin epirot, që
flisnin të njëjtën gjuhë.
Karakteri
i tyre (megjithëse të kristianizuar) duke qënë malësorë dhe të izoluar, ishte i ashpër: pra kryelartë, arrogant,
cinik me atë poshtë tij, por edhe bujar me mikun, me kode nderi të
theksuara, cuditërisht liberal me
fëmijët meshkuj dhe femra, me urrejtje dhe mllef patologjik ndaj kundërshtarit
që i prekte pronën ose fisin pa lejen e tyre, zemërim gjithashtu patologjik kur
luftonte me atë që e quante armik, qejfli, dhe në përgjithësi një kripto-ateist
(ose më mirë pagan, sidomos klasat sunduese), pragmatist në marëveshje, u
pëlqenin ofiqet dhe pasuria (kjo e zakonshme në të gjithë sundimtarët), si dhe
konfliktuozë në vendime të papritura (në disa raste, sipas historisë edhe
grindavecë). Por personaliteti i banorëve arbëro-epirotë kishte një vecori që
nuk e kishin në dukje shumë popullatat e tjera fqinje: e vlerësonin shumë lirinë
individuale e për pasojë edhe pavarësinë. Kjo të conte tek vecoria tjetër:
dëshira për të mbijetuar duke sakrifikuar gjithcka edhe parimet bazë sic ishte
besimi fetar, për të ruajtur pronat dhe ofiqet, karakteristikë këto dy të
fundit tek klasat e pasura.
Periudha
e dytë e pushtimit osman që zgjati 450 vite ishte një traumë e vërtetë ndaj një
popullate të lirë si kjo popullsi. Sipas karakterit të asaj popullate trime të
cilën e kanë theksuar plot historianë të lashtë (epirotët trima, arbërit
krenarë) , ata luftuan egërsisht, burra dhe gra,për të ruajtur lirinë dhe
pavarësinë individuale dhe kolektive nën një besim fetar të konsoliduar - kundër një perandorie gjithashtu të përbërë
me njerëz të egër dhe pa kulturë si osmanët-turq me një fe të panjohur (pushtimi
nga nje perandori me kulturë inferiore ndaj popullatës abrbëro-epirote qytetet
e së cilës si Durrësi, Shkodra, Lisus, Apollonia, Argjirokastra, Janina,Aulona,
ishin shprehje e kulturës moderne të asaj kohe greko-romano-bizantine.
Tragjedia që ndodhi pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, genocidi masiv ndaj
popullatës së asaj kohe, që pasoi një emigrim biblik (~250.000-500.000 njerëz
ikën nga sytë këmbët per ti shpëtuar
mllefit osman), duke zbrazur vëndin. Vetëm malësia në veri dhe jug nuk u
largua plotësisht por ruajti fenë si, dukagjino-mirditorët, dhe ne jug malësitë
e Toskërisë dhe Epirit.
Kjo
traumë kombëtare dhe popullore nuk kaloi
lehtë dhe mbeti në koshiencën historike kolektive si makthi më tragjik , por dhe në subkoshinën e
cila ndryshoi në disa aspekte edhe karaterin e popullsisë që mbeti, dhe të asaj
të re që u krijua. Ashtu sikundër kam përmëndur në shkrimin tim të para disa
kohe `Shkijet dhe Shkipëtarët`, ndodhën
tre ndryshime të rëndësishme brënda një harku kohor prej 250-300 vitesh pas pushtimit
osman të tëra trojeve shqiptare nga 1478(pushtimi i Shkodrës)-1703(Kuvendi i
Arbërit):
-emigrimi
masiv arbëro-epirot,
-ardhja
në trojet shqiptare e grupeve popullate islame (syni+shia+bektashinj)nga
-kthimin
me dhunë (për popullin e mbetur me: vrasje nëse nuk konvertoheshin në islam,
emigrim, taksim), me korrupsion (për të
p measurit:ofiqe +prona të rrëmbyera ish-pronarëve kristianë), me pengje, si
dhe me rrëmbim fëmijësh duke i kthyer në ushtarë të islamit.
Kjo
politikë e rafinuar shkaktoi ndryshimin e popullatës së mbetur e cila nuk u
quajt më arbër dhe epirotë por u quajtën
`shkije`(shqip-folësit e krishterë për arbërit ose rabanët) që u quajt
nga popullata e islamizuar shqip-folëse; kurse kjo popullatë shqip-folës e
islamizuar qoftë me hir qoftë me pahir, u quajtën `shkiptarë` (në dallim nga shkijet – shih
shkrimin `Shkiëjet dhe shkiptarët`).
Kjo
popullatë e re e përzjerë, lindi pas
viteve 1700, por ruajti tiparet kryesore të para-adhësve si: gjuhën, krenarinë
apo më mirë mëndjemadhësinë, fodullëkun, konfliktuozitetin, tiptare të cilat u
zmadhuan tej mase ose më saktë u shtrembëruan, por u shtuan tipare
jo-shqiptare më tepër për shkak të
mbijetesësdhe të ardhura nga lindja, si hipokrizia, dinakëria, pabesia, humbja
e kodeve të nderit, shtim i mllefit dhe urrejtjes deri në patologji.
Kjo
shizmë e dytë që ndryshoi subkoshinevën kolektive mbajti dhe ruajti aty në nën
vetëdije një tipar që nuk u ndryshua asnjëherë: dëshirën për liri.
***
Pse Shejtani (në mënyrë alegorike) shkundi
poturet në Shqipëri duke e lënë këtë vënd të prapambetur, jo-europian, të
dyzuar, të përcarë, dhe të dobët?
Duhet të
vëmë në dukje se vëndasit i kishin të gjitha potencialet për ta bërë një vënd
si dhe fqinjët por u kishte humbur aftësia për
realizuar, për shkaqe që njihen nga historia.
Se
përse shqiptarët dhe Shqipëria mbeti prapa, kjo ka dy
argumenta të fortë:
-Prishja
e binomit FE+ATDHE, binom i domosdoshëm për të bërë shtet të fortë, sepse tek
shqiptarët zuri vënd edhe një fe tjeter. Prania e të dy feve ndonëse banorët u
përpoqën të amortizojnë dallimet dhe ja arritën nëpërmjet tolerancës fetare,
por dyzimi ne fe shkaktoi kokecarje të medha si: për drejtimin e vendit,
historinë, traditat, heronjtë, kë duhej të bënin
mik dhe
kë armik, si dhe kush do të jetë gjeostrategjia e vendit, trazira fetare,
hipokrizi në bërjen e një shteti me simbole të krishtera por me një popullate
kryesisht myslimane. Ky dyzim shkaktoi përcarje dhe praktikisht u quajt nga populli sikur në vëndin tonë ka
zbrazur poturet shejtani. Dihet se Shejtani (sipas fesë) kur leshon gazra, i
lëshon ato me zhurmë dhe i lëshon në ato vënde apo njerëz që kërkon t`i rrënojë
e t`i mbajë të rrënuara.
-Problemi
i Vetëdijes Kolektive dhe Nën-vetëdijës kolektive të ndryshuar e të dëmtuar të
shqiptarëve.
Dihet se
Vetëdija kolektive sipas psikologut të famshëm Emile Durkheim, është një
komplet besimesh dhe qëndrimesh morale të cilat operojnë si një forcë
unifikuese brënda shoqërisë. Që këtu shihet se për kombin shqiptar aspekti i vetëdijes kolektive është i cënuar
me themel me praninë e elemntëve antagonistë fetarë, dhe vetëm rilindasit
shqiptarë arritën të krijojnë një
artificë deri tani të besueshme të tolerancës fetare dhe të pranisë së një
gjak-një komb, ose e përkthyer alla shqiptarce- në togfjalët neologjike: feja e
shqiptarit është shqiptaria.
Akoma më
problematike është Subkoshienca kolektiive shqiptare. Jung-u dallonte
subkoshiencën kolektive nga subkoshienca personale, nga ajo që subkoshienca personale
është një rezervuarpersonal i një experience unike për secilin individ;
Më
thjeshtë pa-vetëdija kolektive e
shqiptarëve është një konglomerat reminishencash tragjike individuale dhe
kolektive por të përzjera , ose më saktë-të dyzuara për shkak të vendosjes së
subkoshiencës së të ardhurve e cila e ka mjegulluar këtë `eksperiencë arkaike`
deri në konfuzion.
Sipas Dante Alighieri (Komedia Hyjnore), ilustrimi
i mëposhtëm tregon strukturën e Ferrit (ku rri Shejtani). Kjo strukturë e
Ferrit, sipas Jung (Karl Gustav Jung) përfaëson në cdo kulturë –aspektin
shqetësues të pavetëdijes kolektive.
Për
pasojë, praktikisht shqiptarët e kanë të
pamundur momentalisht të argumentojnë se kush janë, si të integrohen, kë kanë armiq dhe kë kanë miq, si
të stabilizojnë shtetin e tyre, dhe si të mbijetojnë pa u asimiluar në situatën
e globalizmit.
***
Të
kthehemi tek Shejtani apo Djalli i cili sipas popullit paska kaluar në vëndin e
shqiptarëve, është kënaqur me rrëmujën,
konfuzionin, ndarjen fetare, grindjet e vazhdueshme, kryengritjet për
liri në një kohë kur klasa e pasur e vëndit të tyre ka arritur pozita sunduese
në perndorinë osmane. Kështu ai ka lëshuar një pordhë të zhurmëshme ose si e ka
quajtur me eufemizëm populli `ka shkundur breket apo poturet` në vëndin e
shqiptarëve dhe i paska lënë të shastisur vëndalinjtë e mjerë, duke vulosur
kështu fatalitetin e shqiptarëve për shkak të veseve të tyre rënda tek klasa e
pasur dhe drejtuese si: tangërllëku (edhe tek i varfëri?! ) tek i pasuri,
matrapazllëku, humbja e kodit të nderit, qelepirllëku, rrufjanllëku,
servillëku, pabesia, urrejtja dhe
mllefi, burracakllëku, qëndrimi si kripto-ateistë dhe laramanët në fe,
individualizmi dhe mungesa e dëshirës për tu bashkuar . Të gjitha këto janë të barabarta me një komb të dobët dhe
popullatë konfliktuoze me dëshirë për liri, por më tepër për liri kacakësh.
Pra,
thuhet se Shejtani drejtoi vëmëndjen e mbi vëndin tonë në momentin kur vuajtjet
e mëdha, largimet e mëdha, dhe krenaria e fyer nga pushtuesit kënaqën Shejtanin
i cili lëshoi ca gazra të zhurmëshme i kënaqur për fatkeqësinë e popullit trim
duke premtuar një përcarjee dhe vuajtje të gjatë deri në një urdhër të dytë.
Kështu
shejtani u largua me idenë e ky vënd ballkanik do të vuajë për një kohë të
gjatë pasojat e përbuzjes shejtanore duke mbetur i vetmi vend që ballkani
përcarë në fe, në tradita, në qytetari, në përpjekjet për bashkim, në grindje
të vazhdueshme, në prapambetja ekonomike,dhe në dëmtimin e natyrës. Emrat për
gjënë e keqe ose për kundërshtarin e Zotit janë:
• Azazel, Asael (Hebreë): mbreti i djajve
• Baphomet: demoni që adhurohej nga kalorësit
tempullarë
• Beelzebub, ba'al zevuv ??? ???? (Hebreë): Zoti i mizave (Mattheë
• Belial: qënie pa vlerë sipas Biblës libri i
Proverbave
• Mastema: një demon sipas Biblës , libri i Përvjetorit (Jubile);
por është demoni i shkatërrimit dhe babai i djallit sipas fragmenteve zadokite
të pergamenave të detit të vdekur.
• Sammael: Samiel, Sammael (Hebreë): helmi i
Zotit
• Lilith: demoni femër sipas mitologjisë
cifute; e kundërta e Evës
• Satan (Shaitan- në arabisht): Kundërshtuesi,
Akuzuesi, Paditësi, Gjarpri,The Adversary
• Iblis: djalli sipas islamit
• 666 or 616, numuri i Shtazës së keqe
• Angra Mainyu: Ahriman: sipas Fesë Hindu shpirti malinj, shpirti jo i
shenjtë
• Antichrist:
ardhja e djallit në botën e vdekshmë sipas kristiannizmit
•
Lucifer: është është ëngjëlli i errësirës i cili u hodh përtokë nga ëngjejt e
Zotit sepse ishte kundërshtues dhe krenar (sipas cersionit të mbretit James tek
Testamenti i Vjetër , isaia
Në këtë
pikpamje shqiptarët kanë qënë dhe mbetën kundërshtues, dyshues, kripto-ateistë,
Mëndjemëdhenj,
lakmitarë, dhe përtacë, duke patur në këtë mënyrë disa nga shtatë mëkatet
vdekje prurëse që denohen nga Zoti. Shkaqet dhe argumentet se përse ka ndodhur
kështu unë kam spjeguar në disa nga
shkrimet dhe librat e botuar nga ana ime por mbetet shumë për të bërë ende në
mënyrë që të arrijmë të integrohemi në BE,
sepse është e vetmja mundësi shpëtimi për kombin tonë të goditur nga
fatalitete të cilat kanë rënë mbi ne edhe për fajet tona.
Një nga
frazat më të goditura kundër mëndjemadhësisë dhe krenarisë së shqiptarëve,
mëkatit që u shkaktoi robërimin nga turqia për 450 vite e ka thënë Shën Kozmai.
Sipas (Fani Mihalopulos, vep. e cit, f.
119) thuhet: ‘Kozmai u ndal edhe në Sul,
ku u predikoi luftëtarëve shqiptarë të linin armët e të shtroheshin. Kur këta,
të zemëruar e dëbuan nga fshati, Kozmai lëshoi profecinë ogurzezë: "Kjo
kokëfortësi e kjo krenari do t'ju marrë në qafë; aty, në ato degë ku tani keni
varur jataganët tuaj, do të vijë dita kur evgjitët do të varin sazet e
tyre".
Dhe ashtu
ndodhi; Ali Pashë Tepelena i shkatërroi dhe i shpërndau suliotët të cilët edhe sot e kësaj dite janë një sintezë e
gjallë e mëkateve të shqiptarëve krenarë, që e pësuan për shkak të krenarisë, mëndjemadhësisë, individualizmit
përcarës, dhe shitjes së vlerave fetare përballë ofertave për grada dhe pasuri.
Ashtu
sikurse thuhet në filmin `Avokati
Djallit`, djalli (të cilin e luan Al Pacino) thotë: Mëndjemadhësia është
`mëkati im i preferuar` (me anë të të cilës rrënohen shumë njerëz).
Në
përfundim mendoj se është më e këshillueshme që shqiptarët dhe Shqipëria duhet
të dëgjojnë dhe të zbatojnë me kujdes
këshillat e miqve të huaj, sepse vetë ne, e kemi të pamundur të dallojmë dhe të
orientohemi si komb përsa i përsa të ardhmes së vendit pikërisht për shkak të
problemve të pazgjidhshme me:
-vetëdijen
dhe pavetëdijen kolektive
-identitetin
si komb sepse historinë tonë e pretendojnë arvanitasit, serbët (shkijet) dhe
maqedonasit, arbëreshët e Italisë.
-ndjenjën
e përbuzjes, e për pasojë urrejtjen patologjike ndaj fqinjëve,
-dyzimi
ne fe, e për pasojë mos realizimin e një historie të pranueshme nga të gjitha
palët,
-mungesën
e orientimit në gjeopolitikën e vëndit dhe atë botërore.
Pra arsimimi, integrimi, dhe shmangia e konflikteve, globalizmi, do të lehtësojnë barrën e vuajtjeve dhenjohjen e vetvehtes.