Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: Shqipëria mbetet ende 'vendi ku ka shkundur poturet shejtani'

| E premte, 26.04.2013, 08:17 PM |


Shqipëria mbetet ende 'vendi ku ka shkundur poturet shejtani'

Nga Pirro Prifti

Nuk është e rastit që në një mënyrë o ndonjë tjetër, qoftë nga përfaqësues të huaj, qoftë nga reagimi qytetar ndaj një pjese të emigrantëve tanë- vërehet qesëndia dhe përbuzja që kanë ndaj shqiptarëve.

Është e vërtetë që me kalimin e kohës, kjo ndjesi po zvetënohet në favor të simpatisë apo më tepër të keqardhjes që ndjejnë për këtë vënd i cili megjithse përpiqet fort për ti s shpëtuar nga pasojat historike dhe psikologjike të  ish të kalurës së hidhur ish-komunisto-ateiste dhe nga pushtimi osman , ende mbetet shumë për të bërë që Shqipëria të integrohet.

Dihet se shqiptarët kanë patur një të kaluar tmerrësisht traumatike dhe kjo ka lënë pasoja të pariparueshme në karakterin e tyre të cilat kanë ravijëzuar deri në një masë të konsiderueshme edhe të ardhmen e tyre si komb përballë popujve të tjerë por edhe vetë brënda popullatës shqiptarfolëse të shpërndarë në Ballkan e më tutje, kudo ku ka shqiptarë.

Kjo vërehet në disa aspekte interesante p.sh.,

- kur shqiptarët  janë jashtë vendit të tyre sidomos në perëndim, ata në përgjithësi respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë dhe punojnë; por kur ata ri-kthehen në vëndin e tyre qoftë dhe përkohësisht ata ri modelohen ashtu si kanë qënë më parë se të emigronin,

-klasa politike shqiptare e sotme e tregon qartë tani në demokraci fytyrën e vërtetë të dëshirës për pushtet me hir apo me pahir duke mos respektuar rregullat e lojës por duke i kërkuar zbatimin e tyre tek vartësit me qëllimin që vartësit të mos u zenë vëndin

-klasa politike si koncentrat i mjedisit që i ka zgjedhur kërkon që të rrethohet nga servilë të cilët duhet të zbatojnë vetëm urdhrat; pra kanë një Hipokrizi ndaj të huajve (për të mos zbuluar qëllimet e tyre të vërteta),  kurse pjesa drejtuese tjetër paraqet  një snobizëm:varësi pa kushte (sigurisht hipokrite ndaj eprorit), dhe një arrogancë ndaj vartësve

-klasa politike vazhdon të mbetet e paemancipuar gjatë periudhës së demokracisë duke ruajtur karakteristikat feudal-komuniste të tipit bejlero-anëtar partie, e në këtë mënyrë përpiqen të pushtetin në demokraci me metodatë rafinuara anadollake sipas taktikave enveriste të kulacit dhe kërbacit.

Karakteri dhe personaliteti i shqiptarëve ndahet në dy periudha kryesoret historike gjatë të cilave anomalitë e karakterit të tyre dëmtuan rëndë ardhmërinë e këtij kombi të madh e të lashtë duke e detyruar që të  qëndrojë në fund të kombeve edhe sot megjithë përparimet e bëra:

Periudha e parë historike ishtë periudha pre-osmane në të cilën ishin krijuar kushtet për të bërë një shtet të vërtetë arbëroro-epirot me të dy grupet etnike gegët (ghiga) kupërfshihen arbërit, dhe toskët  ku përfshiheshin epirot,  që flisnin të njëjtën gjuhë.

Karakteri i tyre (megjithëse të kristianizuar) duke qënë malësorë dhe të izoluar,  ishte i ashpër: pra kryelartë, arrogant, cinik me atë poshtë tij, por edhe bujar me mikun, me kode nderi të theksuara,  cuditërisht liberal me fëmijët meshkuj dhe femra, me urrejtje dhe mllef patologjik ndaj kundërshtarit që i prekte pronën ose fisin pa lejen e tyre, zemërim gjithashtu patologjik kur luftonte me atë që e quante armik, qejfli, dhe në përgjithësi një kripto-ateist (ose më mirë pagan, sidomos klasat sunduese), pragmatist në marëveshje, u pëlqenin ofiqet dhe pasuria (kjo e zakonshme në të gjithë sundimtarët), si dhe konfliktuozë në vendime të papritura (në disa raste, sipas historisë edhe grindavecë). Por personaliteti i banorëve arbëro-epirotë kishte një vecori që nuk e kishin në dukje shumë popullatat e tjera fqinje: e vlerësonin shumë lirinë individuale e për pasojë edhe pavarësinë. Kjo të conte tek vecoria tjetër: dëshira për të mbijetuar duke sakrifikuar gjithcka edhe parimet bazë sic ishte besimi fetar, për të ruajtur pronat dhe ofiqet, karakteristikë këto dy të fundit tek klasat e pasura.

Periudha e dytë e pushtimit osman që zgjati 450 vite ishte një traumë e vërtetë ndaj një popullate të lirë si kjo popullsi. Sipas karakterit të asaj popullate trime të cilën e kanë theksuar plot historianë të lashtë (epirotët trima, arbërit krenarë) , ata luftuan egërsisht, burra dhe gra,për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë individuale dhe kolektive nën një besim fetar të konsoliduar -  kundër një perandorie gjithashtu të përbërë me njerëz të egër dhe pa kulturë si osmanët-turq me një fe të panjohur (pushtimi nga nje perandori me kulturë inferiore ndaj popullatës abrbëro-epirote qytetet e së cilës si Durrësi, Shkodra, Lisus, Apollonia, Argjirokastra, Janina,Aulona, ishin shprehje e kulturës moderne të asaj kohe greko-romano-bizantine. Tragjedia që ndodhi pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, genocidi masiv ndaj popullatës së asaj kohe, që pasoi një emigrim biblik (~250.000-500.000 njerëz ikën nga sytë këmbët per ti shpëtuar  mllefit osman), duke zbrazur vëndin. Vetëm malësia në veri dhe jug nuk u largua plotësisht por ruajti fenë si, dukagjino-mirditorët, dhe ne jug malësitë e Toskërisë dhe Epirit.

Kjo traumë  kombëtare dhe popullore nuk kaloi lehtë dhe mbeti në koshiencën historike kolektive si  makthi më tragjik , por dhe në subkoshinën e cila ndryshoi në disa aspekte edhe karaterin e popullsisë që mbeti, dhe të asaj të re që u krijua. Ashtu sikundër kam përmëndur në shkrimin tim të para disa kohe  `Shkijet dhe Shkipëtarët`, ndodhën tre ndryshime të rëndësishme brënda një harku kohor prej 250-300 vitesh pas pushtimit osman të tëra trojeve shqiptare nga 1478(pushtimi i Shkodrës)-1703(Kuvendi i Arbërit):

-emigrimi masiv arbëro-epirot,

-ardhja në trojet shqiptare e grupeve popullate islame (syni+shia+bektashinj)nga Anadolli, Persia, Abkhazia,Siria, Libani, Egjipti, të dërguara me detyrim nga gjeopolitika e perandorisë osmane për të shuar kryengritjet, për të ndryshuar demografinë e vendit, dhe për të krijuar kushte për islamizimin e vendit,

-kthimin me dhunë (për popullin e mbetur me: vrasje nëse nuk konvertoheshin në islam, emigrim, taksim),  me korrupsion (për të p measurit:ofiqe +prona të rrëmbyera ish-pronarëve kristianë), me pengje, si dhe me rrëmbim fëmijësh duke i kthyer në ushtarë të islamit.

Kjo politikë e rafinuar shkaktoi ndryshimin e popullatës së mbetur e cila nuk u quajt më arbër dhe epirotë por u quajtën  `shkije`(shqip-folësit e krishterë për arbërit ose rabanët) që u quajt nga popullata e islamizuar shqip-folëse; kurse kjo popullatë shqip-folës e islamizuar qoftë me hir qoftë me pahir, u quajtën  `shkiptarë` (në dallim nga shkijet – shih shkrimin  `Shkiëjet dhe shkiptarët`).

Kjo popullatë e re e përzjerë,  lindi pas viteve 1700, por ruajti tiparet kryesore të para-adhësve si: gjuhën, krenarinë apo më mirë mëndjemadhësinë, fodullëkun, konfliktuozitetin, tiptare të cilat u zmadhuan tej mase ose më saktë u shtrembëruan, por u shtuan tipare jo-shqiptare  më tepër për shkak të mbijetesësdhe të ardhura nga lindja, si hipokrizia, dinakëria, pabesia, humbja e kodeve të nderit, shtim i mllefit dhe urrejtjes deri në patologji.

Kjo shizmë e dytë që ndryshoi subkoshinevën kolektive mbajti dhe ruajti aty në nën vetëdije një tipar që nuk u ndryshua asnjëherë: dëshirën për liri.

***

Pse  Shejtani (në mënyrë alegorike) shkundi poturet në Shqipëri duke e lënë këtë vënd të prapambetur, jo-europian, të dyzuar, të përcarë, dhe të dobët?

Duhet të vëmë në dukje se vëndasit i kishin të gjitha potencialet për ta bërë një vënd si dhe fqinjët por u kishte humbur aftësia për  realizuar, për shkaqe që njihen nga historia.

Se përse  shqiptarët  dhe Shqipëria mbeti prapa, kjo ka dy argumenta të fortë:

-Prishja e binomit FE+ATDHE, binom i domosdoshëm për të bërë shtet të fortë, sepse tek shqiptarët zuri vënd edhe një fe tjeter. Prania e të dy feve ndonëse banorët u përpoqën të amortizojnë dallimet dhe ja arritën nëpërmjet tolerancës fetare, por dyzimi ne fe shkaktoi kokecarje të medha si: për drejtimin e vendit, historinë, traditat, heronjtë,    duhej të bënin

mik dhe kë armik, si dhe kush do të jetë gjeostrategjia e vendit, trazira fetare, hipokrizi në bërjen e një shteti me simbole të krishtera por me një popullate kryesisht myslimane. Ky dyzim shkaktoi përcarje dhe praktikisht  u quajt nga populli sikur në vëndin tonë ka zbrazur poturet shejtani. Dihet se Shejtani (sipas fesë) kur leshon gazra, i lëshon ato me zhurmë dhe i lëshon në ato vënde apo njerëz që kërkon t`i rrënojë e t`i mbajë të rrënuara.

-Problemi i Vetëdijes Kolektive dhe Nën-vetëdijës kolektive të ndryshuar e të dëmtuar të shqiptarëve.

Dihet se Vetëdija kolektive sipas psikologut të famshëm Emile Durkheim, është një komplet besimesh dhe qëndrimesh morale të cilat operojnë si një forcë unifikuese brënda shoqërisë. Që këtu shihet se për kombin shqiptar  aspekti i vetëdijes kolektive është i cënuar me themel me praninë e elemntëve antagonistë fetarë, dhe vetëm rilindasit shqiptarë arritën të krijojnë  një artificë deri tani të besueshme të tolerancës fetare dhe të pranisë së një gjak-një komb, ose e përkthyer alla shqiptarce- në togfjalët neologjike: feja e shqiptarit është shqiptaria.

Akoma më problematike është Subkoshienca kolektiive shqiptare. Jung-u dallonte subkoshiencën kolektive nga subkoshienca personale, nga ajo që subkoshienca personale është një rezervuarpersonal i një experience unike për secilin individ; kure subkoshienca koektive grumbullon dhe organizon këto eksperienca personale me anë të një mnëyre të ngjashme me secilin anëtar të specieve të vecanta. Ashtu sic e quante  Freud (Froidi) `eksperienca arkaike` - subkoshienca kolektive, janë forma mentale prania e të cilave nuk mund të spjegohen me ndonjë gjë brënda jetës së individit sepse duken të jenë brënda saj dhe të pranishme prej kohësh-apo më mirë janë `vëndase` , ato  janë trajta të trashëguara të mendjes njerëzore.

Më thjeshtë pa-vetëdija kolektive  e shqiptarëve është një konglomerat reminishencash tragjike individuale dhe kolektive por të përzjera , ose më saktë-të dyzuara për shkak të vendosjes së subkoshiencës së të ardhurve e cila e ka mjegulluar këtë `eksperiencë arkaike` deri në konfuzion.

Sipas  Dante Alighieri (Komedia Hyjnore), ilustrimi i mëposhtëm tregon strukturën e Ferrit (ku rri Shejtani). Kjo strukturë e Ferrit, sipas Jung (Karl Gustav Jung) përfaëson në cdo kulturë –aspektin shqetësues të pavetëdijes kolektive.

Për pasojë, praktikisht shqiptarët  e kanë të pamundur momentalisht të argumentojnë se kush janë, si të  integrohen, kë kanë armiq dhe kë kanë miq, si të stabilizojnë shtetin e tyre, dhe si të mbijetojnë pa u asimiluar në situatën e globalizmit.

***

Të kthehemi tek Shejtani apo Djalli i cili sipas popullit paska kaluar në vëndin e shqiptarëve, është kënaqur me rrëmujën,  konfuzionin, ndarjen fetare, grindjet e vazhdueshme, kryengritjet për liri në një kohë kur klasa e pasur e vëndit të tyre ka arritur pozita sunduese në perndorinë osmane. Kështu ai ka lëshuar një pordhë të zhurmëshme ose si e ka quajtur me eufemizëm populli `ka shkundur breket apo poturet` në vëndin e shqiptarëve dhe i paska lënë të shastisur vëndalinjtë e mjerë, duke vulosur kështu fatalitetin e shqiptarëve për shkak të veseve të tyre rënda tek klasa e pasur dhe drejtuese si: tangërllëku (edhe tek i varfëri?! ) tek i pasuri, matrapazllëku, humbja e kodit të nderit, qelepirllëku, rrufjanllëku, servillëku, pabesia,  urrejtja dhe mllefi, burracakllëku, qëndrimi si kripto-ateistë dhe laramanët në fe, individualizmi dhe mungesa e dëshirës për tu bashkuar . Të gjitha këto  janë të barabarta me një komb të dobët dhe popullatë konfliktuoze me dëshirë për liri, por më tepër për liri kacakësh.

Pra, thuhet se Shejtani drejtoi vëmëndjen e mbi vëndin tonë në momentin kur vuajtjet e mëdha, largimet e mëdha, dhe krenaria e fyer nga pushtuesit kënaqën Shejtanin i cili lëshoi ca gazra të zhurmëshme i kënaqur për fatkeqësinë e popullit trim duke premtuar një përcarjee dhe vuajtje të gjatë deri në një urdhër të dytë.

Kështu shejtani u largua me idenë e ky vënd ballkanik do të vuajë për një kohë të gjatë pasojat e përbuzjes shejtanore duke mbetur i vetmi vend që ballkani përcarë në fe, në tradita, në qytetari, në përpjekjet për bashkim, në grindje të vazhdueshme, në prapambetja ekonomike,dhe në dëmtimin e natyrës. Emrat për gjënë e keqe ose për kundërshtarin e Zotit janë:

  Azazel, Asael (Hebreë): mbreti i djajve

  Baphomet: demoni që adhurohej nga kalorësit tempullarë

  Beelzebub, ba'al zevuv ??? ???? (Hebreë): Zoti i mizave (Mattheë 10:25)

  Belial: qënie pa vlerë sipas Biblës libri i Proverbave

  Mastema: një demon  sipas Biblës , libri i Përvjetorit (Jubile); por është demoni i shkatërrimit dhe babai i djallit sipas fragmenteve zadokite të pergamenave të detit të vdekur.

  Sammael: Samiel, Sammael (Hebreë): helmi i Zotit

  Lilith: demoni femër sipas mitologjisë cifute; e kundërta  e Evës

  Satan (Shaitan- në arabisht): Kundërshtuesi, Akuzuesi, Paditësi, Gjarpri,The Adversary

  Iblis: djalli sipas islamit

  666 or 616, numuri i Shtazës së keqe

  Angra Mainyu: Ahriman: sipas  Fesë Hindu shpirti malinj, shpirti jo i shenjtë

  Antichrist:  ardhja e djallit në botën e vdekshmë sipas kristiannizmit

• Lucifer: është është ëngjëlli i errësirës i cili u hodh përtokë nga ëngjejt e Zotit sepse ishte kundërshtues dhe krenar (sipas cersionit të mbretit James tek Testamenti i Vjetër , isaia 14:12; fj alë cifute  ?????? ).

Në këtë pikpamje shqiptarët kanë qënë dhe mbetën kundërshtues, dyshues, kripto-ateistë,

Mëndjemëdhenj, lakmitarë, dhe përtacë, duke patur në këtë mënyrë disa nga shtatë mëkatet vdekje prurëse që denohen nga Zoti. Shkaqet dhe argumentet se përse ka ndodhur kështu unë  kam spjeguar në disa nga shkrimet dhe librat e botuar nga ana ime por mbetet shumë për të bërë ende në mënyrë që të arrijmë të integrohemi në BE,  sepse është e vetmja mundësi shpëtimi për kombin tonë të goditur nga fatalitete të cilat kanë rënë mbi ne edhe për fajet tona.

Një nga frazat më të goditura kundër mëndjemadhësisë dhe krenarisë së shqiptarëve, mëkatit që u shkaktoi robërimin nga turqia për 450 vite e ka thënë Shën Kozmai. Sipas  (Fani Mihalopulos, vep. e cit, f. 119) thuhet:  ‘Kozmai u ndal edhe në Sul, ku u predikoi luftëtarëve shqiptarë të linin armët e të shtroheshin. Kur këta, të zemëruar e dëbuan nga fshati, Kozmai lëshoi profecinë ogurzezë: "Kjo kokëfortësi e kjo krenari do t'ju marrë në qafë; aty, në ato degë ku tani keni varur jataganët tuaj, do të vijë dita kur evgjitët do të varin sazet e tyre".

Dhe ashtu ndodhi; Ali Pashë Tepelena i shkatërroi dhe i shpërndau suliotët të cilët  edhe sot e kësaj dite janë një sintezë e gjallë e mëkateve të shqiptarëve krenarë, që e pësuan për shkak të  krenarisë, mëndjemadhësisë, individualizmit përcarës, dhe shitjes së vlerave fetare përballë ofertave  për grada dhe pasuri.

Ashtu sikurse thuhet në filmin `Avokati  Djallit`, djalli (të cilin e luan Al Pacino) thotë: Mëndjemadhësia është `mëkati im i preferuar` (me anë të të cilës rrënohen shumë njerëz).

Në përfundim mendoj se është më e këshillueshme që shqiptarët dhe Shqipëria duhet të dëgjojnë  dhe të zbatojnë me kujdes këshillat e miqve të huaj, sepse vetë ne, e kemi të pamundur të dallojmë dhe të orientohemi si komb përsa i përsa të ardhmes së vendit pikërisht për shkak të problemve të pazgjidhshme me:

-vetëdijen dhe pavetëdijen kolektive

-identitetin si komb sepse historinë tonë e pretendojnë arvanitasit, serbët (shkijet) dhe maqedonasit, arbëreshët e Italisë.

-ndjenjën e përbuzjes, e për pasojë urrejtjen patologjike ndaj fqinjëve,

-dyzimi ne fe, e për pasojë mos realizimin e një historie të pranueshme nga të gjitha palët,

-mungesën e orientimit në gjeopolitikën e vëndit dhe atë botërore.

Pra arsimimi, integrimi, dhe shmangia e konflikteve, globalizmi, do të lehtësojnë barrën e vuajtjeve dhenjohjen e vetvehtes.

priftipirro@hotmail.com