Editorial
Lush Palokaj: Kimi i Qabes
E hene, 01.04.2013, 10:02 AM
KIMI I
QABES
Nga Lush Palokaj
Kimi
erdhi në Kosovë për ta promovue librin, “Shkupi” por edhe për të shitur
patriotizëm në emër të religjionit të tij. Ata që mirë e njohin nuk e dijnë se
cilin e ka. Njëherë si jugosllav pastaj në shkretirat e Arabisë shkoji për ta
parë gurin, as në tokë as në qiell dhe u habit tej mase dhe i hyri në shpirt
Allahu arab dhe gjatë asaj kohë Gjebraili në vend që t’ja intepretoj Muhametit
Kuranin, ju kthye këtij dhe e bëri adapt për vete dhe prej jugosllavi u kthye
në religjion të pushtuesit pesqindvjecar në trojët shqiptare. Pas viteve 90-ta
me fillimin e luftës në Bosnje, shumë sish, por më se shumti ish ateistë të
tillë si Kimi turren drejt shkretirave arabe për ti larë mekatët duke rënë nën
ndikimin e ritit me famekeq islam dhe pranuan fetfanë për shperdarjën e asaj ideje
në hapsirat shqiptare, pikërisht për të mohuar kulturën dhe vlerat evropiane.
Vete e kam përcjellë procesin gjygjësor në Pensilvani. (shiko shkrimin,
Avganistani i Evropës Juglindore , në ''Revistën Drini'' apo ''Zemra Shqiptare'')
Nuk ka
shumë kohë kur Drejtori (i besimit islam) për çeshtje fetare në Evropë pat thënë
se në Kosovë dhe visët tjera shqiptare të ish Jugosllavisë ka rryma radikale
ekstreme të rendit më famëkeq, vehabist, të El Muxhahedinëve që nuk njofin fe
tjetër dhe nuk zgjedhin mjete për të arritur qellimin e tyre. Kjo është
dëshmuar me ngatrresa fizike në Imamatin dhe qendra tjera shqiptare ku janë
grushtuar e përgjakur hoxhë dhe, në Kosovë janë djegur disa shtepi të atyre që
janë konvertuar në të krishterë. Kjo verejtje hasi në vesh të shurdher të
qeveritarëve dhe partive. Nga frika e humbjes se zgjedhjeve të ardhshme, nuk
kundërshtohen por edhe gjejnë përkrahje.
Tani në
Prishtinë, Kimi si shqiptar i madh i besimit islam pohon se religjionet tjera
shqiptare në Maqedoni, ai ortodoks dhe katolik paskan dështuar duke kaluar në
anën maqedonasve sllav. Ankohet se
pakica e paskan muajtur shumicën. Sa dij unë shqiptarë të besimit katolik janë
me një numër simbolik dhe e kanë kishën e tyre (nëse nuk gaboj) ku religjioni
predikohet në gjuhën shqipe. Për ortodoks nuk e dij por të dy këto religjione
nuk e kalojnë as 2000 mijë numrin e tyre. Në anën tjetër të gjithë janë
shqiptarë të besimit islam, që saktësisht nuk jam i sigurt në numer, por e
kalojnë 500 mijëshin - nipa të Erdoganit siç ai vet i ka quajtur dhe nuk kam
parë shkrim reagues të Kimit. Madje shumë shkrime ka pasur për protestat e
rinisë shqiptare në Maqedoni me flamuj të Hamasit dhe vetë i kam parë që më
mbushej mendja se jam diku në botën arabe e jo në truallin evropian. Këto
ngjarje shikohen me një dozë rezerve, sidomos ata të besimit të krishterë
frigohen dhe fillon dyshimi.
Edhe une
pajtohem me Kimin se ndoshta shqiptarët e besimit katolik kanë pase qëndrim
oportunist. Ky zotri, krijus i madh, patriot i madh me religjion të madh e di
se ka më shumë se 60 mijë turq në Maqedoni. Shtrohet pyetja, janë ata turq apo të
gjithë vëllezër të Kimit të shndërruar në turq? I shef vetem 500 katolikë që
kanë dështuar e nuk i shef 60 mijë të
besimit të tij që nuk janë më shqiptarë e nuk po hy në histori se sa, e sa janë
shperngulur për turqi më deshirë, si turq që sot as era nuk u vjen shqiptarë.
I kam tre
shokë këtu në Amerikë nga Maqedonia që i kam njohur edhe më parë kur kam qenë
në Kosovë. Njeri prej tyre ka kohë që me pat treguar se në rrethinën e tij
paska shqiptarë ortodoks por shumica janë bukur shumë të rezervuar ndaj nesh të
besimit islam. Edhe në jemi fajtorë sepse nuk i kemi afruar thoshte ai. Fort
mirë më kujtohët kur te babai i im pat ardhë një shqiptar i besimit ortodoks
për ta lutur që njërën prej vajzave të tij ta marrim njeri prej nesh i cili
është për martesë, kam deshirë që vajzat e mija të martohën me shqiptarë e jo
me maqedonë paska thënë ai. Ndonse vajzat ishin bukuroshe, nuk kishin shoqe në
atë rrethine, mirë i kemi njohur, u refuzuan për shkak të religjionit dhe më
vone vajzat e tij u martuan me maqedonë dhe ne u bëmë shkaktarë të largimit te
tij prej nesh, përgjigjet ky. Jam i sigurtë që Kimi më mburrjen e tij si
islamist do ta kishte bërë të njejtën gjë.
Në një
debat televiziv për kulturën (Opinion TV Klan) Artur Zheji thoshte se paskan
qenë në Maqedoni dhe në Shkup, në anën e maqedoneve Evropë e vertetë, kurse në
anën shqiptare si në Arabi e kjo eshtë për të ardhur keq thoshte ai.
Nuk e kam
librin e tij “Shkupi” por sigurisht shkruan se si shqiptarët e kanë lëshuar
Shkupin dhe ai që ka pak logjikë të shendoshë vjen në përfundim se një ambient
evropian, këtë rast, ana maqedonase e Shkupit nuk është i përshtatshëm për në
religjion shumë konzervativ dhe ky është shkaku i largimit të shqiptarëve nga qendra
e tij. Sigurisht edhe në librin e tij
nuk thotë se nuk janë ma 500 katolikët dhe 1500 ortodoksët, por nuk ka ma as
katolik e as ortodoks dhe sigurisht nuk thotë se mbi nje milion të bessimit
islam kanë tradhtuar njësoj. Kush paska qenë dashtë ta mbroj shqiptarinë sipas
Kimit? Sa po kuptoj vetem katolikët dhe ortodoksët e vëllazerit e tij të
besimit islam të rrinë anash .
Në një
intervistë tjetër (Rubikon) Kimi thotë se nënat tona na kanë ruajtur gjuhën dhe
tani kemi mbetur shqiptarë. E unë i them Kimit se nuk është vetem gjuha atribut
kombëtar por janë edhe disa atribute tjera që nuk i ke fare.
Në Kosovë
dhe Maqedoni shqiptaret e besimit islam dhe ata katolikët i kanë varrezat e
ndara. Në SHBA ku jetoj, shumica e
besimit islam i vorrosin në varrezat arabe kurse katolikët dhe ortodoksët
vorrosen ne varrezat amerikane. Cka kemi të përbashkët në këtë rast, cili komb
i ka varrezat e ndara?
Ka kohë
kur Ipeshkvi i Kosovës, i ndjeri Nikë Prela
e ka lutur Imamatin e Kosovës për bashkimin e vorrezave dhe kategorikisht
e kanë refuzuar dhe askush deri me sot nuk ndërmori një iniciativë për këtë
çeshtje. Këtu arsyetohët thënja Oliver
Schmit-t kur thotë se shqiptarët nuk kanë pasë komb por vetem religjion.
Shqiptarët e konvertuar në turq më së shumti e kanë luftuar Gjergj Kastriotin
thotë ai dhe kjo është me se e vertetë. Kur Kimi dhe dikush tjetër ndjehen të
madhërishëm në shumëngjyrsinë religjioze dëshmojnë së nuk e njofin historinë.
Ndarja më e madhe në mes të shqiptarëve është bërë për shkak të religjionit që historianët
e kanë fshehur. Edhe sot ka shumë të tillë që janë que peshë kundër Skenderbeut
dhe falën pranë tyrbeve të sultanëve më gjakpirës të popullit tonë. Edhe
Skënderbeu edhe Princi i Malit të Zi Danilo para se të hynin në lufte i kanë
zhdukur të gjithë të konvertuarit në islam për të mos pasë tradhti në mesin e
tyre dhe që të dy kanë dalë fitues. Kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë
në anën tjetër gjysma e më shumë e Shqiperisë në krye me Esat Pashë toptanin
kërkonin Babën Turk.
Dom Shan
Zefi (Rubikon) e kundershton hoxhën për predikim arab në xhami, kah fundi i
emisionit nderhynë Adriatik Kelmendi dhe në vend që ta përkrah Dom Shanin
urdhëron të nderpritët biseda. Noli i madh ka thenë se predikimi i religjionit
në gjuhën e huaj është çkombtarizim e këtë
Adriatiku nuk e di. Shumicën e uratëve nga greqishtja Noli i ka përkthye
shqip sepse në këtë menyrë Greqia i asimilonte shqiptarët. E përkrahi jo pse
është prift e por pse ka të drejtë, përkrahi edhe Hoxhen e Lugut të Baranit që
ju ka thënë gjematit qe mund të falën edhe në kishë nese e kanë më afër dhe
priftin tim në rini 12 vjet të burgosur për çeshtje kombëtare që me thoshte se
mund të shkoj edhe në xhami të them uratë nese jam aty pranë. Sot ka injorant
të tillë që edhe nese ringjallet Muhamedi që është krijues i fesë islame, do
t’ja ngjesin për fyti e do ti thonë më mirë dinë islamistët shqiptar të sotit
se vet Muhamedi.
Historia
është mesuese e jetës por për shqiptarët gënjeshtër e jetës. Fund e krye
historia e jonë është e mbushur me gënjeshtra e Kimi thote se nuk e njef, ai që nuk e njef historinë nuk di as të
shkruaj. Nuk mbrohët historia dhe kombi vetem pse quhesh shqiptar dhe e flet
shqipen por duhët lënë vepra e fakte për të dëshmuar se ke histori, ke qenë,
je, e do të jesh.
Me
kujtohët fort mirë një rast varrimi aty diku afër Kamenicës. Një kolegu i vdiq
babai dhe në rrugë për ta vorrosur, të pranishmit u ndalën dhe nuk e dija
arsyen. Thanë se janë varreza për një lendinë tërsisht me siperfaqe të
rrafshët. Nuk dallohej asnjë varrezë dhe asnjë simbol as të kryet as të këmbët.
Varrezat janë histori i një populli por në këtë rast pashë një popull pa
histori dhe askush deri tani nuk e ka ngritur zërin kundër. Është historia që
na tregon se një kohë të gjithë imamet janë paguar nga qeveria serbe dhe kanë
qenë të lidhur me kishën serbe duke u thënë që të mos shenojnë data në varreza
se islami nuk i duron ato dhe duke bërë presion pikërisht mbi katolikët dhe për
këtë Kimi ndjehët madherishem në shmëngjyrsinë religjioze, e di por nuk ka
guxim ta thotë. Trojet shqiptare janë ndarë pikërisht për shkak të fesë islame,
ka turq dhe përkrahes të tyre pat thenë Bismarku gjatë asaj kohe e kush e mohon
këtë unë i përgjigjem.
Në
varrezat e Gjurakovcit ku i kam të vorrosur babë e babgjysh, secili në kryq të
gurit e ka epitafin, Llesh Palokaj, i shkruar më alfabet çirilik, pa iq e viq
(1793, viti i vdekjes), e të tjerët më vonë me iqa e viqa por pas 74-tës të
shkruar shqip që deshmojnë se këtu jeton një popull që ka lënë histori në
kryqin e gurit që nuk zhduket kurrë. Nuk është atribut kombëtar flamuri i
Hamasit por shiponja dy krenare që kur Gjergj Kastrioti e mbante të ngritur
lartë shumica e popujve tjerë evropian e aziatik nuk kanë pasur flamur fare. E
pa tolerueshme të mburresh me islamin duke i nemë 2000 të krishtërët katolik e
ortodoks por vajto për 2 miljon shqiptarë të shperndarë në shkretirat e
Anadollit që kanë humbë çdo gjurmë shqiptare nga sundimi 500 vjeçar. Për fat të
keq në këtë shekull ndër shqiptarë historia
po perseritët që sinjalizon dekadencë kombëtare.
Kthimi i pjesës më të madhe të shqiptarëve në islamizëm mund të konsiderohët, siç e konstaton edhe historiania amerikane Barbara Jelavich, një ndër studjuesit më të njohur të hitorisë se Ballkanit, një ndër faktorët që kanë kushtëzuar e ndikuar më shumë rrjedhën e historisë se shqiptarëve gjatë shekujve të fundit. Dhe është ndër faktorët (ndonse, padyshim, jo i vetmi) që shpjegon vonesën e krijimit të një ndergjegjeje kombëtare krahasuar me popujt fqinjë. Sido që të jetë, faktori fe përbënte pa dyshim një ndër pengesat më serioze në rrugën e ndertimit të një identiteti kombëtar shqiptar e në mungesë të këtyre njohurive Kimi mburrët me këtë religjion. Në Maqedoni ku jeton Kimi në Kongrsin e Manastirit ështe ai Rexhep Voka që kërkoi alfabët arab në trollin evropian kurse në Gjilan një tjetër hoxhë. Fare nuk pajtohem me disa kur thonë që mos të flitët për religjion. Të gjithë ata që e thonë këtë janë teper të ngarkuar, dhe edhe sot verehët se kur te flitet për keto çeshtje njrezit preken, shenjë qe tregon se religjioni është ende parsor, sidomos në Kosovë shtetin më të pashkolluar në hapsirën evropiane. Kur hoxha predikon njerëzit përkulën dhe dukët se Zoti do të zbret nga qielli në mesin e tyre dhe nga friga e ndëshkimit njerezit heshtin e nuk guxojne tu kunndërvihën gjerave që patjetër duhet.