Editorial
Ilir Çumani: Në mbrojtje të jetës
E merkure, 06.03.2013, 09:03 PM
NË
MBROJTJE TË JETËS, KOHA PËR LËVIZJE QYTETARE
NGA ILIR ÇUMANI
Mediat
spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar
nga “20 minutos” thuhet se spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë
Botërore.
Në shkrim
thuhet se më shumë infektohesh në spitale, sesa shërohesh.
Ilaçet
mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT mund të gjesh që nga kafet e
deri tek serviset e makinave.
Drejtuesit
e spitaleve janë partiakë të thekur, thuhet në shkrim, ndërsa korrupsioni është
në nivele alarmante.
Në shkrim
thuhet se mungojnë qendrat shëndetësore në vend, ndërsa shumë banorë duhet të
ecin kilometra të tërë për të marrë shërbimin parësor.
Ndryshe
ndodhte në komunizëm, thuhet në shkrim, ku edhe zonat më të thella kishin
shërbim mjekësor dhe ai ishte falas.
Ky ishte
me saktësi komenti që bënte shtypi spanjoll për gjendjen e mjerueshme të
spitaleve tona, por pa hyrë akoma edhe me thellë në detaje të jetës së
përditshme të këtij shërbimi që në përgjithësi çdo hallexhi do të pranonte i
përulur urinë, mungesën e ngrohjes dhe të ujit, por asessi nuk do të dëshironte
dhe nuk do të pranonte të përfundonte dyerve të spitaleve tona që janë në pike
të hallit.
Shumë
njërëz nuk kanë mundësi të vizitohen sepse nuk kanë të ardhura dhe jetojnë në
një minimun jetik të varfërisë për mbijtetesë... Po me jetimët çndodh....!? Ata
janë në mëshirë të Zotit....Shumë prej tyre rrezikojnë jetën sepse asnjë mjek
nuk i prek me dorë nëse ata nuk paguajnë...Si çdo fushë, edhe mjekësia është
dehumanizuar ca më shumë nga të tjerët në këto 23 vjet të tranzicionit të
zgjatur pa shkak. Të dypunësuar, edhe në sektorin shtetëror, edhe në atë
privat, një pjesë e mirë e mjekëve janë kthyer një një babëzi kolektive të një
pasurimi galopant dhe pa fre ku mund të thuhet pa frike se ata janë
evazionistët më të mëdhenj fiskal duke mos deklaruar fitimet e tyre
marramendese me bekimin e pushtetit... Duke patur akses në punën shtetërore,
nën ndikimin e trafikut të influencës të lidhur me hierarkinë dhe njerëzit e
pushtetit, ata në mënyrë të qëllimshme kanë degraduar në mënyrë të shëmtuar
shërbimin spitalor publik, për të "begatuar" shërbimin spitalor
privat nga i cili burojnë fitime marramendëse. Kjo është një nga shumë arsyet e
korrupsionit masiv që Shqipëria "noton" e përhumbur në gropën e zezë
sociale, nga ku të ardhurat që përfitohen në rrugë të pandershme, përqëndrohen
në pak duar të profesionistëve arrogantë në marëdhënie me të varfërit, duke i
munguar kështu çdo vit arkës së shtetit qindra miliona euro që do të shërbenin
për shërbime publike dhe përmirësimin e këtyre shërbimeve në favor të qytetarëve
dhe njerëzve në nevojë....
Një
kuriozitet: Në çdo vend të perëndimit dhe të botës së lirë demokratike, një
mjek, një kirurg, një stomatolog, çdo profesionist i shkencave humane ka një
normë, ka një kriter dhe tregues të punës që bën në lidhje me numrin e
pacientëve që trajtohen prej tyre. Një kirurg në Gjermani, Austri, Zvicër,
Francë, Swedi, Norvegji, Itali apo edhe Greqi, nuk mund të realizojë më shumë
se 2 operacione në javë. Këtu në Shqipëri, një kirurg planifikon dhe realizon 3
- 5 operacione në ditë. Një stomatolog, në vendet e perëndimit mund të shpenzoj
gjithë ditën me 1 - 2 pacientë, ndërsa këtu në Shqipëri, një stomatolog kalon
në duart e tij edhe 10 pacient në ditë.
Një mjek
i zemrës, (kardiolog), radiolog, patholog, gastrohepatolog, hematolog,etj, etj,
në vendet e perëndimit nuk mund të planifikoj më shumë se 1 - 2 vizita me
pacient në ditë, apo edhe 1 herë në 2 ditë, kurse në Shqipëri në klinikat
private dhe shtetërore, një pjesë mjekëve autoritaristë dhe prepotentë që kanë
monopolizuar shumë shërbime në profesionin e tyre duke mos u lënë radhën të
rijnve që specializohen ndoshta me njohuri edhe më bashkëkohore në shumë
universitete prestigjoze të botës, planifikojnë dhe munden të realizojnë 50 -
100 vizita dhe diagnostikime rutinore në ditë, kundrejtë pagesave shumë të
kripura të cilat nuk deklarohen prej tyre. Pra, kuptohet se me sa seriozitet
dhe me ç'farë cilësie punohet në dëm ta pacientëve në emër të fitimit.... Këtu
respekti dhe vlera për jetën, nuk ka humbur vetëm nga aksidentet e shumta,
sjelljet dhe maredhëniet tepër stresante dhe neurotike që kanë në përgjithësi
njerëzit në jetën e përditshme nga hallet dhe problemet e shumta që ata kanë
edhe nga arroganca dhe keqpërdorimi i pushtetit politik, pushtetit profesional
që sapo përmendem më lart, por, pikë së pari, vlera e jetës së Njerut në
Shqipëri është ç'vlerësuar në mënyrën më banale nga disa mjek të
pandërgjegjshëm në emër të moralit të parasë....
Ja pse
spitalet tona publike edhe pas 22 vjetësh nuk po e marrin veten dhe kanë degraduar
në një mjerim të thellë social nga këta HIPOKRITE dhe MATRAPAZE SOCIAL pa zemër
dhe shpirt, të maskuar me bluzën e bardhë të HIPOKRATIT....
Eshtë
koha për një zgjim të madh qytetar në mbrojtje të VLERAVE dhe JETES, ashtu siç
ndodh kudo në botën e qytetëruar demokratike, për të mos lejuar më makutërinë e
disa sharlatanëve të tillë që kanë në dorë jetën e njeriut dhe që të marrin
nëpër këmbë DINJITETIN NJEREZOR.....