Editorial
Dibran Demaku: Tërmete politike në Kosovë
E hene, 25.02.2013, 09:34 PM
TËRMETE
NË RRJEDHAT POLITIKE NË KOSOVË
Nga Dibran Demaku
Në
tregimet e shumta popullore për personazhin e njohur të barcoletave në përmasa
botërore,Nasradin Hoxhën thuhet:Autoritetet e vendit për të gjitha të bëmat e
tij e kishin dënuar Nasradinin më dënimin më të rëndë-me varje. Trekëmbëshin
për varje e kishin vendosur mbi një rrjedhë uji. Kur e kishin sjellur
Nasradinin me duar të lidhura para trekëmbëshit i kishin thënë:-Ekzekutimi yt
me varje do të bëhet në këtë trekëmbësh. Nëse ti je i pafajshëm ashtu si ke
deklaruar tashmë sa herë, do të këputet litari dhe ti do të shpëtosh. Nëse je
me faj do të vdesësh dhe do të shkosh në ferr për të gjitha të bëmat tua!
Dhe e
kishin vendosur në trekëmbësh. Dhe kur të gjithë sa ishin aty prisnin vdekjen
e tij kishte ndodhur mrekullia:Litari i vendosur rreth qafës së Nasradinit
ishte këputur dhe ai kishte rënë në ujë! Të gjithë sa ishin aty e kishin uruar
duke i thënë se kishte shpëtuar ngase kishte qenë i pafajshëm. Me një fjalë
kishte fituar drejtësia! Sepse si kishin thënë ata drejtësia vonon, por në fund
fiton! Ndërkaq Nasradini vetë kishte deklaruar:-Vërtetë fitoi drejtësia dhe
fitova edhe unë, por me prapancë të lagur! . . .
Në
rrjedhat politike kosovare si kurrë më parë ditët e fundit po ndodhin tërmete. Tërmete
me amplituda të forta të shkallës së Rihterit! Dhe këto tërmete po e tundin skenën politike
kosovare dhe opinionin e gjërë.
Tërmeti i
parë po ndodhë me letrat e kryeparlamentarit të Kosovës, z. Jakup Krasniqit, drejtuar opinionit të gjër
kosovar. Në të dy letrat e tij të gjata ai e informon opinionon e gjër për
mospajtimet e tij me rrjedhat politike të partisë në pushtet, të PDK-së( që
momentalisht është edhe parti e tij!) dhe me kryetarin e partisë në fjalë z. Hashim Thaqin, kryeministër aktual i Kosovës. Me
dy letrat e tij të deritashme z. Jakup Krasniqi shkaktoi tërmet në rrjedhat
politike kosovare! Por, tërmeti në fjalë me dy letrat e para ishte me një
intenzitet të ulët të amplitudës së shkallës Rihter! Mbase tërmeti me amlitudë
të fortë të shkallës Rihter do të ndodhë me letrën e tretë të pritshme! Letra e
tretë e kryeparlamentarit Krasniqi, apo amplituda e fortë e shkallës Rihter do
të jetë tërmeti që do t`i dridhë deri në themel rrjedhat e deritashme të
politikës kosovare?!
Sa do të
jenë të dhimbëshme ato dridhje të tërmetit tashmë të filluar do të mbetët të
shihet. Dridhjet në Partinë demokratike të Kosovës tashmë kanë nisur dhe një
zot e di se ku do të ndalen!
Tërmeti i
dytë i cili që në fillim shkaktoi dridhje me intensitet të forte në amplitudën
e shkallës Rihter, në rrjedhat politike kosovare dhe në opinionin e gjer është
deklarata e para pak ditësh e njërit nga ish komandantët e UÇK-së, z. Rexhep Selimit në raport me ish kryeministrin
e Republikës së Kosovës në ekzil, z. Bujar Bukoshin. Thëniet e Selimit se ish kryeministri
i Kosovës në ekzil, z. Bujar Bukoshi,
gjatë luftës kishte kërkuar nga ata, pra ish komandantët e UÇK-së, që të
luftonin kundër kryetarit Rugova, janë tërmet me intenzitet të fortë të
amplitudës së shkallës së Rihterit, dridhje këto të cilat mund të jenë me
pasoja të mëdha në rrjedhat politike kosovare dhe në opinionin e gjërë!
Sipas
analistëve të ndryshëm, nëse thëniet e z. Selimit kualifikohen si të vërteta, atëherë
veprimet e ish kryeministrit të Kosovës në ekzil, në kohën e luftës në Kosovë,
z. Bujar Bukoshit, mund të trajtohen si
tradhti kombëtare?! E dihet që tradhtia ndaj atdheut dhe kombit, gjithkund në
botë dënohet me masa më të rrebta! Dhe nëse një gjë e tillë vërtetohet, atëherë
faji i Bukoshit rëndohet edhe më shumë, sepse është bërë në kohë të luftës,
atëherë kur Kosova dhe populli i saj luftonin për jetë a vdekje!
Mbetët që
ana tjetër, në këtë rast z. Bujar
Bukoshi, t`i mohojë apo t`i pohojë thëniet e Selimit! Por, nëse i referohemi asaj thenies së
popullit. “se ku ka zë nuk është pa gjë“, atëherë frika se tërmeti i shkaktuar
nga z. Selimi mund të jetë shkatërrues,
është e justifikueshme!
Se përse,
z. Selimi e ruajti këtë konspiracion kaq
gjatë dhe e tha tash pas kaq vitesh nga mbarimi i luftës, mbetët në ndërgjegjën
e tij! Sidoqoftë me këtë veprim të tij
ai së pari e ka lehtësuar ndërgjegjën e vet njerëzore dhe intelektuale dhe së
dyti ka hapur rrugë që të kuptohet krejt e vërteta për rrjedhat e luftës në
Kosovë dhe për akterët e saj kryesor, qofshin ato veprime që u bëjnë nder
atyre, apo veprime që rëndojnë në ndërgjegjët e tyre?!
Se
drejtësia vonon, por në fund triumfon, u than ë fillim të këtij shkrimi, në
barcoletën pë Nasradin Hoxhën! Do të
donim që drejtësia të fitojë edhe në jetën e përditshme dhe jo vetëm në
barcoletat e Nasradinit.
Do të
donim që tërmetet e nisura në raport me rrjedhat politike në Kosovë të kalojnë
sa me më pak pasoja dhe më me pak dhimbje për Kosovën dhe popullin e saj! Themi
kështu sepse, Kosova dhe populli i saj kanë vuajtur me shekuj nga tërmete të
tilla shkatërruese! . . .