E premte, 02.05.2025, 09:01 PM (GMT+1)

Editorial

Zenel Çeliku: Shqipëria, me islamin apo me Amerikën

E marte, 19.02.2013, 09:45 PM


Shqipëria, me islamin apo me Amerikën ???

Nga Zenel Çeliku

Cudia me e madhe fillon tek “leksionet” e ambasadorit te Iranit- Ali Amouei,  I cili u ben thirje pushtetareve, mos e degjoni Ameriken per hallet dhe problemet tuaja. Fakti eshte se shqiptaret jane rreth 70 % musliman, por dihet fare mire se ku e ka origjinen muslimanizmi shqiptar. Para pushtimit osaman, shqiptaret njihen historikisht se nuk kane qene musliman. Le ti referohemi familjes se Kastrioteve, te cilet vertetojne se i perkisnin besimit katolik, e keshtu me radhe. Gjithsesi, ne ditet e sotme shqiptaret jane musliman ne shumice, por kjo nuk do te thote kurrsesi se shqiptaret jane dhe perqafojne islamin. Sot, mora shkak nga nje interviste e  ambasadorit Iranian I akredituar ne Tirane-Ali Amouei, I cili u shpreh tre dit me pare se “Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-te”. Une me ndjehsine e qytetarit dhe te gazetarit, dua te ndalem pikerisht tek deklerata tymuese, cinike e Ali Amouei,  i cili perpiqet te percaje miqesine e shqiptareve me amerikanet. Ambasadori iranian, tinzisht hodhi cashken e antiamerikanizmit ne mjediset e shoqerise shqiptare, pikerish kur nje pjese e vogel e politikes, e opinionisteve, dhe e gjyqtareve, te nxituar nga prapaskenat politike, u rrebeluan nga qendrimet kritike te Uashungtonit zyrtar. Ata moren kurajon qe ti kunderpergjigjen Ambasadorit Arvizu, si nderhyrje dhe presin ne sistemin e drejtesise. Ne prononcime te tij, ambasadori Iranian kerkon te thote se, shqiptaret jane me afer islamit, e keshtu ata duhet te largohen nga miqesia me SHBA-te. Ne kete moment mora pergjegjesine si gazetar dhe si shqiptar qe, sa te mundem ti pergjigjem ambasadorit Ali Amouei, ne menyre publike dhe te drejtperdrejte atyre qe qendrojne pas idese se “Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-te”.

Zoteri ambasador, gaboheni rende qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, I beni thirje shqiptareve dhe politikes tone te coroditur qe, sipas jush te largohen nga miqesia me ameriken. Zoteri, dua tju bej me dije se shqiptaret historikisht kane patur, kane dhe do te kene Miqesi vllazerore me amerikanet, por jo miqesi vllazerore si ato fondacionet islamike qe u kerkojen besimtarecve te mbulohen me perce e te mbajne mjekra te medhaja sikur te jemi pjese e vendeve islamike. Jo zoti ambasador, ju nuk I njihni fare ndjenjat e shqiptareve ne lidhje me miqesine me amerikanet. Shqiperia eshte larg, shume larg vendeve arabo-islamike, por eshte ne kerthizen e Europes, ndonese me shpirt e me zemer shqiptaret jane ne mesin e Uashingtonit. I nderuar zoteri, po te kontaktosh afer me shqiptaret, mbi 90 % e tyre, me bindje te thelle prononcohen se jemi pjese e pakontestuar e Europes, shqiptaret jane nje nga rracat me te bukura dhe me fisnike ne Europe, ndersa persa i perket SHBA-ve, te gjithe aspirojne thelle nga zemra, MIQESI dhe aleance strategjike me Ameriken. E gjithe Shqiperia e ka mire te qarte se, shqiptaret nuk I perkasin aspak botes islame, por I perkasin shqiptarizmes, fateve te saj, dhe vetem Flamurit kuqe zi. Le te ndalemi tek ideja e  ambasadorit Ali Amouei, I icli kerkon te perfitoje nga moment ku disa antiamerikan, po bejne shume zhurme per asgje,  se gjoja Ambasadori Arvizu dhe SHBA-te, dashkan te nderhyjne dhe te ndikojne ne punet e drjetesise shqiptare. Ky eshte paradoksi me I madh, ndenes Shqiperia ka nevoje  ne cdo hap per ndihmem e Amerikes, ndiohme e cila e ka ngritur Shqiperine  dhe Kosoven ne keto standarte positive qe jemi edhe sot.  Ali Amouei duke pare me cinizem afeksionin qe kane shqiptaret per SHBA-te, dhe duke pare se momentalisht ka disa zera qe po kontestojne qendrimet e Uashingtonit zyrat, shpejtoi qe ti hedhe benzin zjarrit te vockel te ndzur nga fare pak njerez.  Ali Amouei guxoi te deklarohet ne ate interviste se,  Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-te”. Mire more zoti ambassador, nga te varemi ne shqiptaret, nga Irani, nga Pakistani, nga Afganiztani, apo nga Siria e Asadit terrorist?Ne cdo plan shikojme kujdesin, vemendjen, ndihmen e pa kursyer te Ameruikes per Shqiperine, shikojme se vendet arabo-islamike, jane larg, shume larg per sa kane bere ne Shqiperi. Une jame musliman, e me kete nuk dua te tregoj se jame kunder muslimanizmit, perkundrazi, e respektoj si fe sepse Kurani I Madherishem thote, mos bej keq, mos vrit, mos shkatro,  mos genje e tjer, sepse Zoti te denon ne ate bote. Pa dyshim, ambasadori Iranian ka qellimet e qeverise se tij ne kete deklarate (“Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-te”) , por ashtu si shume e shume shqiptar dua ta pyes z. Ali Amouei, a do te ishte mire per shqiptaret qe te perqafonin doktrinen e islamizmit iranian, apo te kishin dhe te kene ndihmen, miqeisne, investimet dhe perkujdesjen e SHBA-ve?A thua z. ambasador, se do te ishte mire per shqiptaret qe, burrat te vishen me patallona trecerekshe, me mjekra te medhaja, me syze te errta, e me femra te mbuluara si ne mesjete? Z. ambasador, a thua se shqiptaret I perksain atyre fondacioneve islamike qe kane mbire si kerpudhat pas shiut ne Shqiperi?I nderua Z.  Ali Amouei, ju dhe ata qe duan te largojne shqiptaret nga miqesia me SHBA-te,  dhe qe doni te mbjellni idene e islamit te Shqiperi, gaboheni rende, dhe kurre mos shpresoni se Shqiperia do te qendroje larg Amerikse. Shqiperia dhe shqiptaret jane pjese e moderuar e Europes. Shqiptaret duan te jetojne larg stresit te perces dhe fondamentalizmit. Shqiptaret e duan dhe aspirojne prej degadash per nje vllazeri me amerikenet. Shqiptaret qe me 1990, thiren e thiren  “e duam Shqiperia si Europa”. Shqiptaret aspirojne dhe jane plotesisht te bindur se Miqesi me SHBA-te , eshte presporiteti I vendi dhe mirqenia e tyre. Me falni z. ambasador, ndjehsia, respekti, dashuria dhe aspiratat e shqiptareve, jane e do te mbeten miqesi dhe bashkepunim me te gjitha vendet e zhvilluar ane bote, por vecanerisht miqesine strategjik do ta kene vetem e vetem me SHBA, gje te cilin num mundet te lekund askush, as vendi juaj i cili eshte larg, larg nga ideja dhe qellimi i shqiptareve.



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx