Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ditë të humbura
E hene, 21.01.2013, 08:57 PM
Ditë të
humbura
Nga Ndue Ukaj
Çfarë
domethënie të rëndësishme kanë ditët e humbura për një komb, shoqëri apo
person, na difton bukur një tregim brilant i shkrimtarit italian, Dino
Buxat-it. Ky shkrimtar, që shquhet për një letërsi magjike, në tregimin me
titull Ditë të humbura, me pak rreshta, por me një rrëfim të ngjeshur, të
shkruar me spirtuozitet e mjeshtëri, nëpërmjet një alegorie të mbrehtë e
therëse, trajton ditët e humbura të një pronari të një vile luksoze. Ky pronar,
ndërsa kthehej në shtëpi, vë re një burrë me një arkë në shpinë që
Çfarë ka
brenda?
Burri e
shikoi buzagaz: Në kamion kam plot të tjera që duhen hedhur. Ju nuk e dini
ç’janë këto? Janë ditët tuaja të humbura.
Pronari i
shikoi, ishte një sasi e madhe, ku kishte ditë të tija të humbura, kur ai duhej
t’i plotësonte me diçka, kur ai duhej të ishte afër dikujt që kishte nevojë për
të. Ai fillon t’i hap dhe vëren momentet
të dhimbshme kur ai duhej të bënte ndonjë gjest të mirë, të ishte pranë
të dashurve të tij. Ishin ato ditë të shumta që ai i kishte bjerrë kot. Këto
ishin ditë të humbura. E në fund të tregimit, pronari i drejtohet burrit:
Zotëri,
më jep leje të marrë të paktën këto tri ditë.
Bëhej
fjalë për tri ditë të rëndësishme.
Pronari i
thotë burrit të panjohur, që i kishte arkat, se, ai ka të holla dhe e paguan sa
të donë.
Bartësi i
arkave, bën një lëvizje për të treguar diçka që nuk mbërrihej dot dhe për të
thënë se tani s’mund të bënte gjë, ngase ishte shumë vonë.
Shqiptarët
po humbin ditë, muaj e vite, pa ndonjë arsye të kuptueshme e të justifikueshme,
duke u surrogat pas budallaqeve të një kaste politike që është treguar e paaftë
me çua këtë komb drejt lumturisë dhe me rreshtua krahas kombeve të
qytetëruara. Ambiciet për një jetë më të
lumtur dhe më të dinjitetshme, tashmë janë preh e kësaj politikë pa vizion. Ka
një kohë të gjatë qyshkur jeta kombëtare vazhdon të vuaj nga një anomali
politike e brendshme, ku edhe për gjërat ma banale, lypset ndërhyrja
ndërkombëtare, për t’i qetësuar gjakrat e tendosura të politikës sonë. Kjo
gjendje, ka pllakos një komb të tërë në një situatë të pashpresë dhe në
dëshpërim të thellë.
Në planin
historik, kemi humbur shumë dhe atë në mënyrë të pakompensueshme, duke u vonuar
gjithmonë në procese tejet të rëndësishme për kombin. Faturën e kësaj, e paguajmë shtrenjtë edhe
sot, ngase përmasat e këtyre humbjeve vazhdojnë të na hakmerren. Këtu mundemi
me e përmend sidomos raportin tonë me të kaluarën. Ne ende s’ kemi arrit me vu
drejtësinë historike mbi të kaluarën tonë. E pikërisht kjo, e ka rënduar
ndërgjegjen tonë, edhe ashtu të plasaritur kombëtare.
Historia
shqiptare vritet qëllimisht dhe atë çdo ditë, sepse politikanët shqiptarë kudo
mendojnë se prej tyre dhe me ta duhet të filloj çdo gjë. Kjo ka bërë që
shqiptarët tash e një kohë të gjatë, edhe pse në liri, të vendnumërojmë. Në
këtë amulli politikë, askund s’shihen shkëndija të ideve të fisme dhe e
alternativave të shëndosha. Ndërkaq edhe ato pak debate që bëhen, të lënë
përshtypjen se janë sajime që shpeshherë kontrollohen nga një politikë që
zotërohet fund e krye nga padija.
Ndonëse
një kohë të gjatë janë identifikuar sëmundjet e politikës shqiptare (nga
shkrimtarë, publicistë, historianë),
akoma s’mund të bëhet fjalë për ndonjë alternativë shpresëdhënëse ndër
shqiptarë. Nga ky faj, pak kush mundet të amnistohet. Partitë politike, duke u
shndërrua në oaza që prodhojnë të këqija, (kështu mendon opinioni dominues
publik), ato s’kanë arrit asnjëherë të hyjnë në ndonjë proces të brendshëm
demokratik. Pastaj, duke qenë në këso gjendje, nga to janë larguar gjithmonë
njerëzit me identitet e dinjitet dhe kanë mbet militantë e palo politikan, që
përtej liderit dhe karriges së tyre, s’shohin gjë. Kjo përshtypje për partitë politike, mund të
jetë tepër e ekzagjeruar, por mbizotëron kudo hapësirave shqiptare. Është
stërtheksuar fakti se kombit po i mungon
një ide e shëndoshë, një ide shtytëse, një platformë unfikuese, e cila do të
qartësonte pikësëpari, mbi çfarë principesh dhe parimesh mendohet të ndërtohet
e ardhmja e kombit tonë.
Në
mungesë të një ideje frymëzuese, shoqëria shqiptare e plagosur, vazhdon të vrojtoj
teksa një kastë politikanësh tallet me fatin e një kombi.
Nëse e
shtrojmë çështjen e kohës së humbur në kontekstin historik, atëherë e dimë fare mirë se në historinë tonë
kombëtare, flitet për zgjimin e vonuar kombëtar, pas periudhës së gjatë e të errët
të pushtimit osman. Si rezultat i këtij zgjimi të vonuar, pra ditëve të
humbura, shqiptarët ishin të fundit që krijuan shtetin e tyre në Ballkan. Të
plandosur në një letargji primitive, me disa sentimente të çoroditura pro
pushtuesit, për shqiptarët shërimi i plagëve të rënda të së kaluarës, u bë i
vështirë.
Nëse e
marrim për bazë porosinë që
Shqiptarët
po e humbim kohën kot, duke mos e plotësuar me punë të mira, më vepra të mira,
me ide të fisme, me projekte të mira, në mënyrë që nesër pasardhësit të gjejnë
një komb të plotësuar, të konsoliduar dhe të shëndoshë, në gjitha pikëpamjet.
Entuziastët e paktë, që zakonisht janë pjese e oborreve politike, me ngazëllim
thonë s’po humbim asgjë, ndërkaq vrojtuesit objektiv të jetës sonë kombëtare,
ankthshëm thonë se po humbim kohë, madje shumë. Pikërisht për këtë, ka kohë
qyshkur një pjesë e mirë e inteligjencies thërret për rizgjim kombëtar, duke
dhënë alarmin se kambanat po bien për ne.
Duke i
vështruar proceset politike nëpër hapësirat shqiptare, njeriu s’ka sesi të mos
ndjej ankthshëm frikën e kohës së humbur. Kur shohim gjitha kombet europiane si
jetojnë në paqe, të qeta e të lumtura,
lulëzojnë ndër arte dhe sport, kanë mirëqenie dhe respekt
ndërkombëtar, s’ka sesi mos të
shqetësohemi për moslumturinë tonë, për gjendjen tonë të mjerë sociale, për
imazhin e rënduar kombëtar dhe perspektivën e zymtë kombëtare.
Ne kemi
një politikë që vazhdon paturpësisht avazin e vetëkënaqësisë dhe mburrjes. Ne
kemi në skenë një politikë që s’e njeh autokritikën dhe përgjegjësinë për atë
që bënë, por edhe për atë së s’e bën. Kësisoj çfarë është politika shqiptare e
shkëputur nga jeta reale, ajo flirton me lirinë e këtij kombi, me historinë e
këtij kombi, me të tashmen e këtij kombi dhe natyrshëm me të ardhmen e këtij
kombi.
E njëjta
gjë mund të thuhet edhe për historinë. Shqiptarët edhe pse tani një kohë të
gjatë jetojnë në liri, siç e thamë më lart, ende s’kanë arrit të flasin për
drejtësinë historike. Në mungesë të kësaj drejtësi, shqiptarët tashmë kanë
humbur busullën e orientimit. Kjo ka shpërfaq edhe një krizë identiteti,
sidomos të theksuar te disa qarqe neoosmane, që përpiqen ta ndërrojnë rrotën e
historisë dhe ta përmbysin historinë reale shqiptare, në favor të një historie
të sajuar nga politikanë halabakë dhe pseudohistorian.
Shqiptarët,
s’kanë kohë më të humbin. Ata duhet të zgjohen dhe të luftojnë për çdo ditë të
tyre, që të fitojnë kohën e humbur. Ata duhet me vendosmëri t’ju thonë jo
degradimeve të brendshme. Një komb i lumtur, në paqe dhe harmoni të brendshme,
mund të ndërtohet vetëm atëherë kur sendërtohen raporte të shëndosha
brendapërbrenda tij. E dihet mirëfilli
se asnjë komb s’e ka ndërtua të ardhmen e tij mbi rrënjë të kalbura dhe me ide
utopike.