E shtune, 03.05.2025, 08:08 AM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Selimi: Jetojmë në kohë të ndryshimit!

E shtune, 16.02.2013, 10:41 PM


Jeta demokratike e çorientuar dhe pa koncept!

Jetojmë në kohë të ndryshimit!

Shkruan Ramiz Selimi

Është në natyrën e njeriut tu gëzohet mendimeve të veta edhe atëherë kur ato i shërbejnë vetëm atij e jo edhe të tjerëve. Por, për fat të keq, të ne shumë njerëz janë përgjegjës për rrjedhat e shoqërisë edhe pse nuk kanë njohuri të mjaftueshme mbi veprimtarinë e politikës.

Koha e ndryshimit

Kohëve të fundit shumë debate publike në media të ndryshme kanë sjellë në dritë se ne jemi duke jetuar në një kohë të tillë, ku jeta demokratike është e çorientuar dhe pa koncept, ku shpeshherë ngatërrohen gjërat në dëm të shumicës .Ato të bëjnë të kuptojmë se ne jetojmë në një kohë të ndryshimit. Kjo kohë e ndryshimit vlen jo vetëm për mjedisin personalë njerëzor, por edhe për qeverinë dhe industrinë. Për shembull, nuk mund të jenë çështje arsyetimi, për moszhvillim, kriza e euros, apo probleme globale që ne nuk kemi ndikim. Por debati duhet të përqendrohet në zbatimin e plot të rendit dhe ligjit, pastaj të përdorimi i demokracisë së drejtpërdrejtë, kontrollimi dhe trajnimi i popullatës me jetën demokratike, e sidomos e pjesës rurale dhe jo më pak debat që të mos ketë hendek mes të rinjve dhe të moshuarve. Si mund të merremi me këto çështje? Si mund ti diskutojmë këto tema me popullatë, fshat në fshat dhe lagje për lagje? Si mund të gjejmë mënyrat kryesore, për të ngritur nivelin e njohurisë së jetës demokratike të qytetarët? Me rëndësi është forma, kualiteti i diskutuar në përmbajtjen e temave!

Fakt është se vlerat sociale si dhe ato njerëzore e personale të cilat dikur janë konsideruar si shumë të rëndësishme, tani më nuk vlejnë. Këto ndryshime të shoqërisë mund të vërehen çdo ditë e më shumë, ku divergjencat e qytetarëve janë ndarë në dy klasa, të pasurit dhe të varfëritë. Në shumicën e rasteve debatet i zhvillojnë njerëzit e njëjtë (të pasurit),të përkëdhelurit e qeverisë apo opozitës që në realitet nuk mund i kuptojnë asnjëherë hallet, problemet e vërteta të pjesës dërmuese të qytetarëve dhe në ketë mënyrë ato zhvleftësojnë qëllimin për të cilin organizohen. Edhe presidenti (Nehru) kishte deklaruar njëherë se politika që zhvillon ai, i takon popullit, por atëherë kur ai viziton shtresat e popullit e kupton se sa shumë kishin qenë të ndarë nga populli, duke jetuar dy bota të ndryshme.

Politika nuk është lojë!

Dalja e përditshme e këtyre personave në media ka për qellim mashtrimin e trurit të pjesës dërmuese të popullit, duke manipuluar aktivizimin e tyre në shërbim të qytetarëve, në dobi të shtetit, ku realiteti është dëshpërues me diskrepanca të mëdha në cilësinë e jetës . Në qoftë se dikujt, politika i duket lojë, apo mjeshtëri për t'u nxjerrë nga vështirësitë, ose për t'i mashtruar të tjerët, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo është lëmi shoqërore e krijuar në dobi të njeriut dhe të shoqërisë. Me anë të saj, njeriu e kupton se ligji, e vërteta, vlejnë për aq sa i kthehen popullit. Sikurse në poezi çdo njeri që shkruan poezi nuk bëhet automatikisht poet, edhe në politikë, çdo njeri që merret me të, nuk bëhet automatikisht edhe njohës i saj. Këtu është problemi dhe thelbi i tij.

Sidomos deklaratat populiste nga pushtetarët të bindin qartë se ata në kokat e tyre kanë të instaluar vazhdimin e këtij hendeku, duke pasur përfitime në suaza afatshkurtra dhe jo qëndrueshmërinë e qëllimeve në suaza afatmesme dhe afatgjata. Gjuha e tyre i është përshtatur ekzakt këtyre zhvillimeve, sa që thelbi dhe rëndësia e përbërjes së fjalisë nuk është më në kërkim, e as në hulumtim. Elementet e komunikimeve elektronike të ashtuquajturave rrjete sociale po e përcaktojnë përdorimin e gjuhës sonë edhe në debate publike. Këta njerëz mendojnë se, më rendësi është ndërmarrja e aksionit, kurse reflektimi dhe shqyrtimi i përmbajtjes nuk është më aq rëndësi. Faktor vendimtar është thjeshtëzimi i përmbajtjes, duke aluduar se “unë e drejtova” apo sëmundja gjithëshqiptare “ Unë së pari dhe pastaj të tjerët"!

Pa mirëqenien e gjithë shoqërisë, s’ka përparim dhe qetësi

Sigurisht, se ora e kohës nuk mund të kthehet prapa, në mënyrë që ballafaqimi me shtresën tjetër

të ketë kuptim. Gjithashtu edhe të arriturat, përvojat dhe sukseset e një qeverie nëse aty ka, nuk kemi pse ti hedhim poshtë? Kërkohet një respekt reciprok i ndërsjellët. Të kthehet urgjentisht vëmendja e qeverisë, për njerëzit e klasës tjetër, që tani më është krijuar? Natyrisht, pa arritur mirëqenien e gjithë shoqërisë sonë aktuale, asnjëherë s’do të ketë përparim dhe qetësi shpirtërore. Çfarë ka ndodhur me ne? Ku janë vlerat tona që dikur kishim? Ndoshta jemi duke vuajtur shumë nga egoizmi “Unë dhe vetëm unë”, ku vetëm zhvillimet e viteve të fundit tregojnë qartë për diferencat midis klasave sociale, që janë bërë më të mëdha dhe të padurueshme.

Është shumë e lehtë për të kërkuar shërbimet publike, nga secili prej nesh, e sidomos nga pjesa e pasur. Por cili është kontributi i këtij individi, cila është performance e tij në shërbim të sistemit? Dështimet e individëve ose të sistemit, ne gjithmonë i shohim nga një kënd tjetër kritik, pasi mungojnë politikat vepruese të menjëhershme, siç ishte rasti i aferës së pasaportave. A pyesim ne ndonjëherë se cilat janë përparësitë dhe të mirat, a i kemi shfrytëzuar ndonjëherë ato dhe kush i ka shfrytëzuar ato? Të supozojmë se ato shërbime i kanë shfrytëzuar edhe pjesa e varfër, sikur të ishte kështu, gjërat do të lëviznin në drejtimin e duhur. Të mirat materiale që parashihen për pjesën dërmuese të popullit, grumbullohen tek pjesa e pasur e saj, këtu rrethi mbyllet, problemet fillojnë përsëri.

Politika reale ka reflektim të arsimimit

Ne gjendemi sot në një situatë, ku marrja e aksioneve politike-ekonomike pa qëndrueshmëri dhe deklaratat populiste nga pushtetarët, bëhen me qëllim për të larguar vëmendjen prej caqeve reale. Një vështrim në gjithë debatin politik të viteve të fundit, e nënvizon qartë këtë. Nëse diçka ndodh është e rëndësishme për të krijuar pretendimet se sondazhi tjetër(nga faktori x) është me ndikues. Në shumicën e rasteve rezultati shërben vetëm për kënaqësinë personale mbrojtëse dhe të mos plotësimit të synimeve. Qëllimi i tyre nuk është zgjidhja e problemeve, por zgjatja e jetës në pushtet, duke kërkuar ndryshimet ligjore në “zgjidhjen” e problemeve.

Për të respektuar edhe pjesën e varfër dhe për të bërë politikë reale, është një problem në vete, ka të bëjë me njerëz të cilët kanë reflektim dhe një arsimim të mirë. Fatkeqësisht atyre ju mungon reflektimi, ju mungon edhe arsimimi, ata kanë probleme në të shkruar dhe të folur. Eliminimi i këtyre problemeve është një rrugë e gjatë dhe aspak e lehtë.

Mendimet dhe idetë duhet të jenë gjithmonë të mirëseardhura, për të orientuar veten në vlera, madje pse jo edhe në të kaluarën. Më mirë është thjesht të mendoj mirë, të analizojë gradualisht, temën e caktuar dhe pastaj ti lejojë vetes për të kryer një deklaratë. Mos harrojmë se ndryshimi është një pjesë thelbësore e botës sonë të mendimit.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx