Editorial
Fritz Radovani: Stalini dhe shqiptarët
E hene, 04.03.2013, 08:45 PM
J.V.STALIN DHE
SHQIPTARËT
“Na e harruem até, po ai nuk na harroi né”
Nga Fritz RADOVANI
Në 60
vjetorin e vdekjes së Stalinit, disa ngjarje Shqiptarët nuk duhet ti harrojnë!
Me 5 mars
1953, Stalini vdiq! Edhe Shkodra si gjithë Shqipnia, u vesh me të “zeza”…
Flamujt
ranë në gjysë shtize! Vende-vende Shqipja dykrenare me yllin e Stalinit “math”
mbi kokë u kthye me krye poshtë…Kunora, lule dhe “lot” rrethonin bustet e
monumentet e tij, në sheshet e qyteteve të Shqipnisë. Shqiptarëve me të vertetë
në vitin 1944 u pat vdekë Ora, po tashti i vdiq edhe “baba” i partizanëve
“çlirimtarë”…kështu, ka thanë “i biri” në Tiranë…
Nanat e
deshmorëve të luftës nacional – çlirimtare, që u vrane me emnin e tij në gojë
“bijtë e Stalinit jemi ne!”, të perlotuna dhe në zi, ishin të gjitha në sheshin
e deshmorëve...
Altoparlantët
me muziken e tyne i jepnin qytetit pamjen e vrantë, që e shoqnonte qielli.
Që në
vitin 1941 PKSh kishte kuadrue Shqipninë Europjane në blokun komunist të Titos,
dhe të gjithë bashkë kishim pranue skllavninë bolshevike të Bashkimit Sovjetik,
vetem me arrijtë me sigurue postet drejtuese te shteteve që do të lindshin mbas
luftës. Lufta vllavrasëse nacional – çlirimtare që në vitin 1942 – 43, filloi
me vra e me zhdukë cilindo luftarë që kishte pikpamjet e tij Europjano –
Perëndimore, kjoftë edhe pa i shfaqë ato. Ky ishte edhe motivi i luftës kunder
Ballit Kombtar. Kjo luftë filloi me Qemal Stafen, Lepenicejt e Vlonës, e
vazhdoi me Beslidhjen e Veriut, tue perfshi edhe Dibren, Kosoven e Shqipninë e
Mesme me Alush Leshanakun, Hamid Matjanin e cilindo që binte me parashutë nder
pritat e sigurimit shqiptar, të tradhëtuem të gjithë.
Mirdita
mujti me qendrue me armë në dorë deri në vitin 1949 që u masakrue randë.
Mbas
vitit 1950 rezistenca antikomuniste pësoi disfata nga mosmbështetja nga jashtë.
Vdekja e
Stalinit kje e papritun po jo, pa pasoja të vazhdueshme nder vendet e Lindjes.
Në
gjimnazin e Shkodres, si kudo tjeter mbajtëm 5 minuta zi... 5 minuta sa 5
vjet...
Sa ra
zilja e shkollës me tregue se mbaruen 5 minutat, mbas pak u hap dera e klasës
dhe na njoftuen me shkue në palester...Na shkoi mendja keq per shokët tanë të
klasës Gjergj Abati dhe Kiço Daka (nga Fieri), të cilët, i mori gazi kur po
mbahej heshtja. Në zyren e drejtorit kishte mërrijtë ma perpara lajmi se në
klasen e maturës ka qeshë studenti Leonard Ljarja. Drejtori i shkollës Skender
Villa, që deri pak vite ma parë në Korçë ishte hetues, filloi me ulëritë nëpër
koridorët e gjimnazit si bishë e terbueme. Leonardi nga frika e konviktorëve
kishte kercye nga një dritare në anen e mbrapa të gjimnazit, ku ishte kandi i
sportit “Spartak”, dhe kishte ikë...
Atë natë
sigurimi i shtetit e arrestoi Leonardin dhe e dënoi me 15 vjet burg...
Shumë
vonë kemi mësue se para vitit 1948 Stalini, e kishte pyet Rankoviqin, se cila
kje arsyeja që Tito nuk e mori edhe Shqipninë, e me e kuadrue edhe ate nder
republikat jugosllave? Rankoviqi i kishte pergjegjë se Tito, asht i knaqun me
aq sa i kemi marrë. Tito nuk dishron me i dhanë rasen që me kerkue ndonjë
krahinë Shqiptare shkëputjen nga ne, dhe me atë krahinë na me humbë edhe të
gjitha tjerat që kemi tash sa e sa vjet nen sundimin tonë. Stalini kishte
qeshë!..
Shpesh me
ne Shqiptarët, “të mëdhajtë” e botës...kanë kalue kohen tue qeshë...
Po, edhe
na, kur nuk kemi mujtë me kja per ta, edhe na kemi qeshë!
Edhe në
burgun e Burrelit i burgosuni Pjeter Gjini, ia pau sherrin vdekjes Stalinit...
I shkoi
nder mend nje vjerrshë dhe e recitoi:
Sikur t’
kishe ‘i grusht atome
Me ia futë n’ b.... Stalinit,
Neper kybet e Kremlinit....(P. Gjini, Burgu Burrel, 1953)
Do t’u hidhte si top gome
***
Edhe pse
vendet e pushtueme nga Bashkimi Sovjetik në Europen Lindore ishin nen një
kontroll të plotë qeveritar, politik, ushtarak dhe ekonomik, prapseprap mbas
vdekjes së Stalinit, Gjermania Lindore, Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia
ngritën krye dhe e paguen shtrenjtë.
Tue mos
hy në detaje edhe Rinia Shqiptare nuk ka qendrue në heshtje...Grupet e të
rijëve antikomunistë kanë mbushë kampet e punës së detyrueshme, të interrnimeve
dhe të shfarosjes...
Demostrata
e heshtun e 14 Janarit 1990 në Shkoder per heqjen e bustit Stalinit, asht një
nga ngjarjet ma të randsishme të ngritjes krye per rrëzimin e komunizmit edhe
në Shqipni.
U
arrestuen qinda djelmë e vajza shkodranë, u masakruen nder podrumet e
ministrisë së mbrendshme në Tiranë, u dënuen me burg disa nga organizatorët e
asaj demostratë... vuejtën edhe disa muej nder kampe pune...u pasuen nga
demostrata e varrosjes së djaloshit të rij të vramë në kufi Pllumb Pllumbaj,
për me mrrijtë 11 Nandorin 1990, në Rrëmaji me Don Simon Jubanin.
Me 13
Dhjetor 1990 u hoq në Shkoder edhe busti i terroristit anadollak E. Hoxha.
E të
gjitha këto data që nuk permenden me qellim “harrese”, kanë edhe disa të
vramë...
A mundet
me dijtë kush se sa janë viktimat e këtyne dy terroristëve që kishim mbi kokë
që nga viti 1944 e deri në vitin 1992 na Shqiptarët?! – Nuk besoj se do të vijë
ndonjëherë dita që krimet e tyne të dënohen, perderisa kriminelët trashigimtarë
të tyne, sot kerkojnë edhe njëherë me vue nder sheshet e Shqipnisë, surretnit e
tyne të pergjakun e të qelbun. E fajin thonë disa, se e ka Europa që nuk na e
hapë deren e saj, per me hy “demokratët anadollakë” të “Antares 21 vjeçare të
Konferencës Islamike”...gati kam shkrue të Shqipnisë...
Ata që
duhet ti dënonin këta tiranë...shumica janë bashkpuntorët e tyne...
***
Demostrata
per heqjen e bustit Stalinit asht shkëndia e parë e demokracisë në Shqipni!
Edhe
vdekja e Heroit të Demokracisë Rin Monajka, me 1 Maji 1997, asht një pasojë e
pasuesëve besnikë të Stalinit, që vazhdojnë “masakrat” e tij tash 70 vjet nder
Shqiptarë.
Kujtuem
se...
“Na i
harruem ata, po ata tiranë nuk po na harrojnë né!”
Nga
zorrët e tyne të qelbuna, ata diktatorë barbarë,..
Na lanë edhe trashigimtarët e vet “sundimtarë”!