Editorial
Besnik Lajqi: Krimineli islamik Fuad Ramiqi
E premte, 01.03.2013, 10:03 PM
Reagim
dhe demaskim i gënjeshtrave hipokrite të
kriminelit islamik Fuad Ramiqi
Ja se kush është Fuad Ramiqi, oficeri i armatës komuniste jugosllave që bëri terror dhe masakër kundër Kosovës, kur me dhjetëra djem shqiptarë erdhën në arkivole! Kur u vra kryeterroristi Shavki Salama Attiya, u arrestua me shokët e vet, ju ikët vrap për në veri! Përse vallë? Mos shkoni tash që t’i lodhni me gënjeshtra se s'paskeni qenë në Tiranë, por prit edhe pak sa të dalin në pah disa argumente tjera me peshë më të madhe, për të vajtur në Hagë!
Nga Besnik Lajqi
Është shumë
interesant me këtë sektin tuaj Vehabist,
i nderuar Fuad Ramiqi! Ju dhe shoku i
juaj, zotëri Shefqet Jashar Strofci, nuk
i pranoni si të vërteta. Ky kolegii i juaj nuk e pranon se një ditë pas vrasjes
së Azem Hjadarit ka udhëtuar për në
Zvicër! Nuk pranon se kam qenë në
vizitë tek ai dhe e kam bërë konak një nate te zotëri Shefqeti në Zvicër. Vallë nuk ka dëshirë të dinë edhe të
tjerët atë që din unë? Shejtanin e kam përcjellë dhe i kam qenë në konak. Pse e
hesht këtë të vërtetë, vallë? Ju zotëri “gospodin” shprehem dhe të përshëndes kështu se të pëlqen nga
shërbimi në armatën komuniste jugosllave
që bëri terror dhe masakër kundër Kosovës, edhe në atë kohë që ti luajte rolin
e spiunit dhe me dhjetëra ushtarë shqiptarë erdhën në arkivole si pasoj e juaja?!?
Ishe edhe ti pjesëmarrës i atij
gjenocidi në vitet e mbas ngjarjeve të vitit 1981? Spiun dhe kriminel
është ai që kërkon lesh në lëvore veshë, që mikun e bën armik, dhe që kërkon
armiq atje ku s’ka. Këtë e dëshmon edhe thënia juaj gjoja se pas emrit tim,
Besnik Lajqi, fshihet një gënjeshtar, kriminel, spekulant, hajn apo shpifës! Ka
dhënë Zoti të mos e kem asnjërin nga këto epitete. Por si e shpjegoni të
vërtetën kur juve njerëzit ju thonë kriminelë me të gjitha të këqijat? Po i
hymë temës që është me rëndësi për ty dhe për opinionin tonë: Ju thoni se nuk
keni qenë në Tiranë nga 26 qershori i vitit 1998 deri më 1 tetor 1998. Unë kam
kulturë demokratike dhe po t’i kujtoj disa data dhe disa ndodhi që kanë ndodhur
në Tiranë, që të mos gaboni herën tjetër!
Është e
vërtetë që ju arritët në mbrëmje të
datës 26 qershor 1998 në Viqidol, te shkolla ku ishte shtabi. Po ta
kujtoj pak datën: 25 Qershor 1998, një dite para se të vini ju në Veqidol. Po
atë ditë, me datën 25 qershor 1998, u arrestua një nga
polica shqiptare dhe nga CIA amerikane.
Fjala është për terroristin më të kërkuar të Tiranës, Shavki Salama Attiya, që
përdorte emrin e rremë, Maged Mustafa dhe Ahmed Ibrahim Al Naggar, i njohur me
emrin e rremë Muhamed Founda, 36 vjeçar, propagandues i Xhihadit, i cili kishte
lidhje me celulën e vet edhe në Bosnjë gjatë luftës dhe pas lufte. Kurse ti të nesërmen ike nga Tirana
për në veri të Shqipërisë, në Veqidol. Vetëm ujku që e ka mizën nën kapuç ik
nga policia apo vendi i ngjarjes.
Një
pyetje e kam zotëri për ju! Pse bash të nesërmen në mëngjes, pasi ai
(kryeterroristi Shavki Salama Attiya) u arrestua me shokët e vet, ju ikët vrap
për në veri!?! Besoj se e dini mirë për kënd bëhet fjalë, sepse keni shërbyer
në Bosnjë gjatë luftës, në trupat ushtarake të muxhahedinëve të Bosnjës, dhe se
keni pas kontakt me kësi lloj njerëzish. Ata erdhën nga Bosnja. Dikush i pru në
Shqipëri ata. Këtë e din më së miri ti të na tregosh! Po ju kujtoj edhe datat e
tjera të Shtatorit 1998. Ditë e shtunë, 03 09 1998. Shefqet Jashari Strofci më
dërgoi në banesën që ishte pas Piramides në
Tiranë, ku banonte Ahmet Krasniqi , ora 16.35, ku pas disa
minutave erdhi një mjek për ta kontrulluar gjendjen shëndetësore të
Ahmetit.
Aty isha
unë, Shefqeti dhe ju i ulur në një kolltuk duke shfletuar një revistë. Ishe me uniformë ushtarake dhe me
mjekër. Nga data 3 shtator 1998, deri më 7 shtator 1998, sa herë kam qenë aty, ju keni qenë prezent. Pse atëherë
gënjeni se nuk paskenii qenë në Tiranë? Apo donit të fshihni ardhjen tuaj në
Tiranë pas ati arrestimi që u bë dy muaj më
pare! Mendimi im është që ju,
duke i fshehur këto ardhje në
Tiranë si ardhje ilegale, dhe mos pranimi i juaj që
keni qenë në Tiranë atë
kohë, më bën të dyshoj se pas juve qëndron një mister, respektivisht një
fshehtësi enigmatike e cila ka qenë e dëmshme për të mirën e
Atdheut.
Por, këtë
do t’ia lëmë drejtësisë, që një ditë t’i
zbulojë të gjitha. Sa i përket asaj që
ju doni të më denonconi në gjyq mua, unë ju them qenkeni vonuar shumë! Por kam një
këshillë timen që po ua them: Mos shkoni tash që t’i lodhni me gënjeshtra se
s'paskeni qenë në Tiranë, por prit edhe pak sa të dalin në pah disa argumente
tjera me peshë më të madhe, për të vajtur në Hagë, nëse të duket larg Prishtina apo Tirana. Mos harro se vjen
koha kur një ditë do ta përjetosh denoncimin më të madh me të cilin do të
dekorojë populli i Kosovës për këto faqe të zeza që po i bëni kundër këtij
populli të shenjtë! Mos harroni se atëherë do të ju bëhet birra e minit 500
groshë!
Dhe në fund po e citoj slloganin tuaj: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çka është e çka ishte.”
ARGUMENT
Kushtrim
për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik që vepron në mënyrë perfide
kundër kombit shqiptar
(Rebelimi
në emër të fesë së muxhahedinëve shqiptarë
në krye me Shefqet Krasniqin dhe
Fuad Ramiqin)
Islamistët në Kosovë e shqetësuan popullin autokton shqiptar gjatë kësaj vere të nxehtë. Ata në emrin e fesë dhe te bindjeve të veta fetare kanë kaluar në një ekstremitet të paqartë për popullin tonë, që në emër të demokracisë së tepruar në Kosovë, shfrytëzuan rastin të eskalojnë situatën për një rebelim të paarësyeshëm, duke e tensionuar akoma gjendjen me protesta primitive, të shtyrë nga qarqe të huaja me pretendime të dhënies së një imazhi të keq, duke trumbetuar për një Kosovë fundamentaliste dhe islamike. Këto forca të errata kanë qenë dhe janë të manipuluara nga një aleancë Serbi, shtetet arabe dhe shijet paranoike turke që ta ketë një Kosovë myslimane në zemër të Ballkanit. Pseudomyslimani Fuad Ramiqi me grupet e veta serbo-arabo-turke, organizoi këtë vit protesta sistematike, djallëzore dhe të zhurrmshme për ndërtimin e një xhamie në qendër të Prishtinës, në trojet e e Universitetit të kësaj metropole europiane. Këta myslimanë të tërbuar që i venë interesat fetare mbi ato kombëtare, duke mos u deklaruar asnjëherë si shqiptarë, të prirë nga turkomanët Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi etj., synimet e veta ekstremiste dhe antikombëtare i intensifikuan edhe më tepër duke i detyruar organet komunale të Prishtinës që t’u japin një lokacion për xhami, duke mos u ngopur me qindra xhami që janë ngritur në mënyrë subverzive në Kosovë. (Asllan Dibrani, fragment publik publicistik, 2011)