Editorial » Entela
Entela Binjaku: Nën presion...
E enjte, 28.02.2013, 08:05 PM
Under pressure...
Nga Entela Binjaku
“Po deshe
lexo ndonjë gazetë ndërkohë, po vetëm lajme me vrasje ke”- kështu më tha sot
moderatorja e një emisioni ku isha ftuar, në pritje të fillimit të
transmetimit. “Jo”,- i thashë, “po shoh
ndonjë lajm më mirë”. Dhe si çdo ditë tjetër, sërish shoh një lajm të zymtë, të
trishtuar, mësoj për një qyetar që nuk jeton më, përsëri një lajm i temrrshëm,
një vrasje me thikë, vjedhje, prerje
gjymtyrësh gjithfarësoj, vetëvrasje,
krime të asaj natyre të cilat nuk i kemi njohur më parë. Mediat në çdo rast janë burimet e para dhe si një risi për shoqërinë shqiptare
të dekadave të fundit, ato bëjnë të mundur që shoqëria të mësojë thuajse çdo gjë që ndodh, gjithëkund ato kanë burimet e tyre.
Në
televizione, lajmet e shkurtra, intensive, që përsëriten gjithë kohës, janë një
kontribut i madh në drejtim të informimit të shoqërisë, falë edhe transmetimit të ngjarjeve me detaje, të
personave të përfshirë, të shkaqeve të mundshme, etj. Por, numri i lartë i kronikave të krimit e
veçanërisht përshkrimi i vazhdueshëm dhe i detajuar i dhunës, mund të stimulojë nga njëra anë atë kategori
njerëzish të prirur për sjellje deviatore, dhe nga ana tjetër krijon ndjenjën e
panikut, të pasigurisë e ankthit duke i sjellë një dëm të pallogaritshëm të
gjithë shoqërisë.
Sipas
Albert Banduras, “sjellja agresive fitohet
nga mjedisi në të cilin jeton individi dhe agresiviteti mësohet përmes vëzhgimit dhe imitimit të të tjerëve”.
Pra, vëzhgimi i sjelljeve dhe imitimi i tyre, mund të jetë një rrugë kryesore
që çon në agresivitet. Mediat tona në tërësinë e tyre përmbajnë 80 % kronikë të
zezë dhe agresivitetin e përplasjeve të politikës. Ndërkaq, artikujt socialë
edukativë, kulturorë dhe emancipues kanë mbetur në hije. Duke mbetur sërish në lëminë e lajmit, shohim
e dëgjojmë nga politikanët aktualë, seszbukurohet apo përbaltet situata, sesi
do të përmirësohet apo do të “rendet më shpejt”, apo sesi do të na e zbukurojnë
jetën po qe se popullit i marrin votën.
Ndërkohë,
përveçse në disa emisione të rralla, askush dhe askund nuk flet për plagët e
mëdha që ka shoqëria jonë, si mungesa
evidente e kulturës dhe problemet e
hapura sociale, pasojat e së cilave
rriten brenda nesh, mavijosen brenda shoqërisë dhe shpërfaqen me dhunën dhe
monstruozitetet e përditshme.
Ndër këta
aktorë askush nuk dëgjojmë të mendojë, të zbulojë sëpaku problematikën e
brendshme te kriminelit, apo gjetjen e rrugeve per parandalimin e krimit,
a thua se vetëm ndalimi dhe izolimi i keqbërësve janë e vetmja rrugë, kur në
fund të fundit edhe izolimi i tyre është një kosto sërish në kurriz të popullit. Gofmani pohon me forcë se vetë natyra e
institucioneve të tilla i rëndon problemet, të cilat i dëshpërojnë të ndaluarit
dhe me kohë, i bën ata të paaftë që të marrin mbi vete çdo lloj përgjegjësie
shoqërore normale.
E të
gjitha këto, në një vend me rreth 4 milionë banorë! Një vend ku jetojnë mjaft
njerëz të mencur, të shkolluar dhe të përgatitur për të kuptuar
përparesinë e njohjes, mbështetjes dhe
zgjidhjes së problemeve sociale, përpara se ato të mpiksen në shfaqje
kriminale.
Dhe më
shumë akoma: në një vend të rrethuar me përvoja të mrekullueshme sociale.
Nderkohe qe politikanet tane flasin vetem per shifra rrugesh apo ndryshime
sistemesh taksash, askush nuk mendon për sisteme edukimi, sisteme mbështetjesh
konkrete sociale, sisteme në ndihme te njerezve te cilet me shumë se varfëria i
mundojne konfliktet me vehten, me gruan apo burrin, më femijët, apo me
komshitë. Ato jane problemet kryesore dhe qe reflektojne te gjitha krimet qe
degjojme cdo ditë.
Askush
nga politikanet nuk mendon per sisteme edukative per femijet, per te rinjte te
cilat te nxisin miresinë ne sjelljen midis njerezve, ndjenja të shendosha te
respektit, apo edhe mprehjen e shijeve të mira e të shendosha për artin,
kulturen e dijen.
Nderkohe
që vazhdojnë të transmetohen emisione skandaloze në televizionet tona, kujtojme
se këto emisione edukative sado pak nuk ngjallin dhunën, degjenerimin moral dhe
shpërberjen e disa virtyteve të cilat i trashëgojme të shëndosha nga te parët e
familjeve tona te ndershme.
Pra, a
nuk do ishte me mire te diskutonim per ndjenjen e punes, per sistematizmin e
studimeve, per respektin reciprok, per edukaten qytetare ne momente te caktuara te marrëdhenieve tona
sociale? Apo duhet të vazhdojme të ndjekim biseda politike pafund, ne te cilat
te gjitha figurat qe shprehen pothuajse cdo dite na jane bere të padurueshem me
mossinqeritetin qe e shprehin edhe me kapadillek?
Mendoni
per nje çast sikur ta veme në eficience ate fakultet te madh te shkencave
sociale, sic koha ka vene p.sh. fakultetin e mjekesise. Sigurisht kemi shume
nevoje per mjeke, por kemi po aq nevoje per mjekë te shpirtit dhe te sjelljes
shoqërore midis nesh.
Mendoni
per nje cast ngritjen e qendrave sociale, te cilat ashtu si ne SHBA merren qe
me problemet brenda familjes, me punësimin, me edukimin e femijeve te mbetur
jetimë, e deri me trajtimin social te te burgosurve, ku nje pjese e mire e
ketij sherbimi organizohet edhe ne rrafshe vullnetare. Por, vetëm për kujdes
social nuk flitet në Shqipëri, ose edhe kur flitet trajtohet si lëmoshë. Flitet
gjithe kohën në Tv për paratë, për seksin, për dhunën e per politikën. Ndërkohë
një fakultet i tërë prodhon sociologë e studiues të shkencave shoqërore të cilet konkretisht nuk i duhen askujt, pasi
asnjë zë i politikës nuk mendon se ata janë të aftë të ndryshojnë gjendjen. Ata
kanë mbetur si “mjeshtërit pa objekt” dhe sigurisht janë shpërndarë të gjithë
rrugeve të qyteteve tona për të gjetur ndonje vend si kamarier, si shitës
apo në rastin më të lumtur si gazetar. E
për ironi të fatit, edhe këto gazëtarë-sociologë detyrohen shpesh të shkruajnë
pikërisht për kronikën e zezë.
Kështu, rritja e shkallës së pasivitetit në drejtim të reagimit shoqëror, mungesa e solidaritetit njerëzor me të dobtin, frika prej të fortitt, margjinalizimi nga jeta shoqërore e viktimave të dhunës, duhet të na bëjë të reflektojmë më shumë mbi këto dukuri që po jeton shoqëria jonë.