E premte, 02.05.2025, 07:44 PM (GMT+1)

Editorial

Mërgim Vardari: Haxhi Leshi dhe Haxhi Mushka

E merkure, 27.02.2013, 10:29 PM


Haxhi Leshi, Haxhi Mushka dhe Haxhi Pela

Nga Mërgim Vardari

Mënjanë na gëzon fakti se shqiptarët qëndruan fortë në tokën e tyre Arbërore, duke i dhënë prioritet kombit shqiptar si një pjesë e Bashkimit kombëtar. Por, për fatmjerimin tonë, veprimtaria fetare vazhdon si në kohë të sundimit osman, me tepri dhe pa masë, por tani në kushte edhe me ”aktorë” modernë, me deputetë të shitur shqiptarë, me disa arsimtarë shqiptarë me dioptri shkurtëpamëse, të cilët bëjnë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës shqipe. Shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke u mburur gjoja se pa iman nuk ka vatan, duke iu lutur Perëndisë në një gjuhë të huaj për  shpëtim nga Ferri. Kjo situatë vazhdon. Këta “intelektualë” apo nulitetet posedojnë autoritet tek pjesa joprogresive-shoviniste maqedone. “Demokraci e hyrë në varr përsëgjalli...!”

Që nga Shkupi-Tetova-Gostivari deri në Dibër, Kërçovë e Strugë kemi më shumë xhami se sa shkolla, xhami për të cilat janë investuar miliona! Miliona, kur ndërtimi i shkollave do ta bënte shumë më mirë edhe punën e xhamive edhe të shkollave.  Në xhami aktivë janë të moshuarit, në shkollë janë fëmijët tanë-ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptar. E ndërsa shkollat shqipe janë pa dysheme, xhamitë kanë qylima me art arab e persian. Disa liderë partiak, kryetarë komune a disa ”intelektualë” për interesat vetjake e forcojnë ideologjinë fetare vetëm të mashtrojnë popullin e t’i përfitojnë votat që t’i zgjedhin si deputet, kryetar apo previlegje të tjera. Pushojnë nga puna profesionistë, njerëz të zotë me përvojë shumvjeçare në arsim ose në fusha të tjera, dhe në vend të këtyre punësohen persona servilë të partisë në pushtet. Ata duhet të shmangen nga dioptria shkurtëpamëse.

Këto alternativa janë pengesë e kombit për zhvillim. Populli shqiptarë duhet të ndihmohet nga rreziku modern që e ka okupuar dhe vazhdon ta okupojë. Shqiptarët janë trashëgimtarët e kulturës sonë autoktone të lashtë Ilire-shqiptare. Nga këta burra të mëdhenjë në shtetin maqedon, liderët shqiptarë dalin në sheshe për të kremtuar Iftarin, për të pritur Kurban Bajramin, për të  përcllë në Haxhillëk me ceremoni fetare e nacionale.  Festë e gëzim i madh që nga sheshi kryesor i një qytetit tonë iliro-shqiptar, që edhe janë shenjat e gjakut të stërgjyshve tanë kundër armiqve Osmanë e Sllavë, me urime dhe festa shkojnë në vendin e shenjtë të Arabisë Saudite, në Mekë dhe Medinë. "Myslimania" ka mbytur arsimimin e brezit të ri duke dalë në krye. Kësulat e badha nacionale që i mbanin deri dje, i kanë lënë vëndin veshjeve myslimane duke u tejkaluar jashtë çdo norme duke u bërë më shumë ”islam” se Muhamedi.

Jo të pakët janë ata që me dy javë në Mekë si turist merr diplomën e mësuesit apo të pedagogut nga më të shquarit e fesë islame. Në dasma në mitingje bile vihen para flamurit kombëtar me tespitë në dorë, duke i ngritur vithet në sexhde, duke i numëruar 33 Hazretlerët Arabë, duke dredhur buzët për Shenjtërinë e tyre Alejkumselam,  gjoja se Zoti qenka këshilluar me këta Mubarekë të fesë islame. Haxhijtë armiqësohen me të afërmit e tyre ose të tjerë, nëse nuk i rrespektonë duke përmendur ”gradën” përpara emrave të tyre: Haxhi Baba, Haxhi Hallva, Haxhi Aga, Haxhi Daja, Haxhi Efendiu, Haxhi Mushka, Haxhi Leshi. Haxhi Filani e Haxhi Fisteku, janë refreni i përditshëm. Quo vadis Ilirida? O medet për ne! Europë e mallkuar e ke ndarë kombin shqiptarë në copa dhe tani do të na ftosh në sofrën tënde të civilizuar që të marrim pjesë në Europën e Bashkuar, sikur mos me qenë europianë, edhe pse jemi popull më i lashtë në Europë. Por, të jemi të sinqertë, ç´të bëjë Europa kur ne vazhdojmë të jemi kështu si jemi!

 

Kungujt e fanatizmit
Kungujt e fanatizmit


(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx