Editorial
Ilmi Veliu: Shqiptarëve u përsëritet historia
E enjte, 04.04.2013, 09:04 PM
SHQIPTARËVE
VAZHDON TU PERSËRITET HISTORIA
Eshtë humbur origjinali i Deklaratës së Pavarësisë, Eshtë humbur flamuri që e ngriti Ismail Qemali në Vlorë. Dhe sot, pas 100 vitesh,neve na përseritet Historia, na ka humbur dokumenti i quajtur ,,Marrëveshja e Ohrit,,.
Nga Dr.sc. Ilmi VELIU
Askush
nuk e di se ku gjendet origjinali i aktit të shpalljes së Pavarësisë, firmosur
në mbasditen e 28 nëntorit 1912 në Vlorë. Të gjitha hulumtimet e bëra nga
studiues të apasionuar, humbasin në vitin e largët 1937. Sipas informatave të
deritashme, kopja origjinale ka eksistuar deri më 1937,e që ka qenë pronë e Lef Nosit,i cili poashtu ka qenë firmëtar i aktit dhe koleksionist i apasionuar
nga Elbasani.
Nga
dokumentet arhivale mësojmë se me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së
pavarësisë, Mbreti Zog përgatiti disa kopje të aktit me ngjyra dhe ua shpërndau
firmetarëve, që ende jetonin. Më 1944, Lef Nosi u pushkatua si
kolaboracionist, ndërsa koleksioni i tij, kryesisht u shkatërrua. Eshtë edhe
informata se ai deri me 1944, ka pasur në Bankën Shqiptare një kasetë sigurie,
në të cilën duket se ka ruajtur edhe
dokumentin me të vlefshëm të historisë shqiptare. Nuk dihet se çfarë është bërë me kasetën dhe
nuk dihet se cfarë është bërë me aktin origjinal të shpalljes së Pavarësisë.
Nuk
ekziston asnjë fotografi,që të dokumentonte aktin e shpalljes së Pavarësisë.
Fotoja e vetme që tregon Ismail Qemalin me flamur në dorë, është bërë një vit
me vonë (28.XI.1913), me rastin e një vjetorit të shpalljes së pavarësisë, kohë
kjo kur ishte shuar me gjakë kryengritja shqiptare e 1913 dhe ishin therur
shqiptarët e mbetur jashta Shqipërisë londineze dhe djegur vendëbanimet e tyre nga Serbia.
Deri më
sot, askush nuk mund të thotë se sa kanë qenë firmetarët e aktit të pavarësisë.
Numri i firmave në fund të tekstit nuk përputhet me numrin e delegatëve që
përmenden në organin zyrtar te kohës, "Përlindja e Shqipënisë". Jo te gjithë ata që kanë firmosur, kanë
arritur të identifikohen. Së paku katër firma në turqisht dhe disa të tjera në
shqip nuk dihet se të kujt janë. Më shumë se 9 firma në total nuk identifikohen
dot.
Sipas
shpjegimit zyrtar "Flamuri që I.Qemaili ngriti në ballkonin e shtëpisë së
tij u qëndis nga korçarja Marigo Pozo, që jetonte atë kohë në Vlorë.
Marigoja e qëndisi atë brenda
natës". Ndërkaq disa burime venë në pah, se Flamuri që I.Qemali ka ngritur
në Vlorë, nga Bukureshti e ka sjellur Spiridon Ilo, anëtar i delegacionit të
Bukureshtit, i cili e ka mbajtur me vete gjatë gjithë udhëtimit. Meqë Ilo ishte
djali i tezës së Marigo Pozo, mbrëmjen e 27 nëntorit ka bujtur në shtëpinë e
saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, Marigo i ka qëndisur brenda natës vetëm thekët
e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjës.
Në një
dokument të Qeverisë shqiptare të vitit 1930, shihet se është marrë një vendim i rëndësishëm që flamuri i
ngritur në Vlorë të kthehej në një material muzeal. Në letrën
zyrtare të Ministrisë së
Brëndshme të Shqipërisë ( ministër Musa Juka) sqarohet se flamuri, që Ismail
Qamali e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës... Eksiston letra e Rauf Fico, ministër i
jashtëm i Shqipërisë, dërguar Eqrem b.Vlorës që aso kohe ishte zyrtar i
qeverisë shqiptare në Athinë, ku kërkohet nga ai që ta dorëzoi flamurin për ta
vendosur në Muzeun Kombëtar. Eshtë edhe
letër-përgjigje e Eqrem bej Vlora, i
cili ndër të tjera, me keqardhje thotë
se ,,ai flamur nuk ekziston
më,, dhe sqaron se Flamuri që ishte
ngritur më 28.XI.1912 në Vlorë, nga shtëpia e tij, ishte marrë për t´u ruajtur
nga zonja Delvina dhe në vitin 1914,
është djegur bashkë me gjësendet tjera në shtëpinë e saj, nga forcat rebele
greke ”vorio-epirote”.
*Dhe na
përsëritet Historia pas plotë 100
vitesh. Kam hargjuar aqë shumë kohë duke hulumtuar se ku gjindet dokumenti
origjinal, oficial dhe legal i quajtur ,,Marëveshja e Ohrit,, i nënshkruar në
atë kohë nga persona shumë me peshë, dhe të vërtetoj se a eksiston një dokument
i till.
Ish
kryetari i Shoqatës së ,,Historianëve,,
më tha se atë dokument e ka ruajtur në xhep Trajkoski dhe ka humbur në aksidentin ajrorë. Kryetari i tashëm i Shoqatës më tha se dokumenti i është dhënë për ta
ruajtur Arbërit, si njeri më i besueshëm i atij takimi, dhe ai pastaj ia ka
dorzuar Tugjmanit, si person që aqë shumë i ka dashur shqiptarët. Ka mundësi,
tha ai, që Tugjmani pastaj të ja ketë dorzuar nipit të Hasan Prishtinës i cili
ka mundësi ta ketë fshehur dokumentin në
shtëpinë e patriotit të madh, Hasan Prishtina,
që ka lanë në Selanik e që tash kushton mbi një milion euro.
Kolegët e
mij historianë, nga Universiteti i Tetovës, thonë se dokumenti nga i cili
mvaret jeta e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë,eksiston, dhe është
origjinal, dhe nuk ka mundësi që të falsifikohet. Ata janë mëse të sigurtë se
ate e ka ishkryeministri Georgieski dhe do tua dorzoi shqiptarëve nëse ata e
bejnë përsëri kryeministër. Disa
analistë shqiptarë, që i kimi të shumtë dhe
na e qnë kokën me analizat e tyre, nuk munden të bien në ujdi dhe japin
tri varianta:
1.Dokumentin
e ka pasur Boshkovski dhe e ka qitur jashta Maqedonisë.
2.Dokumentin
e ka pasur Ramkovski dhe ja ka lanë dhëndërrit amanet, që ai ta
përdorte gjatë kulicionimit me partitë shqiptare.
3.Dokumentin
e ka pasur kryetri i parë i shtetit,që ka qenë edhe më i besueshmi nga të dy palët por për fatin e
keq të shqiptarëve e ka marrë me vehte.
A duhet shqiptarët të bëjnë një marrëveshje të re.