Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Shqiptarëve u përsëritet historia

| E enjte, 04.04.2013, 09:04 PM |


SHQIPTARËVE VAZHDON TU PERSËRITET HISTORIA

Eshtë humbur origjinali i Deklaratës së Pavarësisë, Eshtë humbur flamuri që e ngriti Ismail Qemali në Vlorë.  Dhe sot, pas 100 vitesh,neve na  përseritet Historia, na ka humbur dokumenti i quajtur  ,,Marrëveshja e Ohrit,,.

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

Askush nuk e di se ku gjendet origjinali i aktit të shpalljes së Pavarësisë, firmosur në mbasditen e 28 nëntorit 1912 në Vlorë. Të gjitha hulumtimet e bëra nga studiues të apasionuar, humbasin në vitin e largët 1937. Sipas informatave të deritashme, kopja origjinale ka eksistuar deri më 1937,e që ka qenë  pronë e Lef Nosit,i cili poashtu ka qenë  firmëtar i aktit dhe koleksionist i apasionuar nga Elbasani.

Nga dokumentet arhivale mësojmë se me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Mbreti Zog përgatiti disa kopje të aktit me ngjyra dhe ua  shpërndau  firmetarëve, që ende jetonin. Më 1944, Lef Nosi u pushkatua si kolaboracionist, ndërsa koleksioni i tij, kryesisht u shkatërrua. Eshtë edhe informata se ai deri me 1944, ka pasur në Bankën Shqiptare një kasetë sigurie, në të cilën duket se ka ruajtur  edhe dokumentin me të vlefshëm të historisë shqiptare.  Nuk dihet se çfarë është bërë me kasetën dhe nuk dihet se cfarë është bërë me aktin origjinal të shpalljes së Pavarësisë.

Nuk ekziston asnjë fotografi,që të dokumentonte aktin e shpalljes së Pavarësisë. Fotoja e vetme që tregon Ismail Qemalin me flamur në dorë, është bërë një vit me vonë (28.XI.1913), me rastin e një vjetorit të shpalljes së pavarësisë, kohë kjo kur ishte shuar me gjakë kryengritja shqiptare e 1913 dhe ishin therur shqiptarët e mbetur jashta Shqipërisë londineze dhe djegur vendëbanimet e tyre  nga Serbia.

Deri më sot, askush nuk mund të thotë se sa kanë qenë firmetarët e aktit të pavarësisë. Numri i firmave në fund të tekstit nuk përputhet me numrin e delegatëve që përmenden në organin zyrtar te kohës, "Përlindja e Shqipënisë".  Jo te gjithë ata që kanë firmosur, kanë arritur të identifikohen. Së paku katër firma në turqisht dhe disa të tjera në shqip nuk dihet se të kujt janë. Më shumë se 9 firma në total nuk identifikohen dot.

Sipas shpjegimit zyrtar "Flamuri që I.Qemaili ngriti në ballkonin e shtëpisë së tij u qëndis nga korçarja Marigo Pozo, që jetonte atë kohë në Vlorë. Marigoja  e qëndisi atë brenda natës". Ndërkaq disa burime venë në pah, se Flamuri që I.Qemali ka ngritur në Vlorë, nga Bukureshti e ka sjellur Spiridon Ilo, anëtar i delegacionit të Bukureshtit, i cili e ka mbajtur me vete gjatë gjithë udhëtimit. Meqë Ilo ishte djali i tezës së Marigo Pozo, mbrëmjen e 27 nëntorit ka bujtur në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, Marigo i ka qëndisur brenda natës vetëm thekët e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjës.

Në një dokument të Qeverisë shqiptare të vitit 1930, shihet se është  marrë një vendim i rëndësishëm që flamuri i ngritur në Vlorë të kthehej në një material muzeal.  Në letrën  zyrtare të  Ministrisë së Brëndshme të Shqipërisë ( ministër Musa Juka) sqarohet se flamuri, që Ismail Qamali e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës...  Eksiston letra e Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë, dërguar Eqrem b.Vlorës që aso kohe ishte zyrtar i qeverisë shqiptare në Athinë, ku kërkohet nga ai që ta dorëzoi flamurin për ta vendosur në Muzeun Kombëtar. Eshtë  edhe letër-përgjigje  e Eqrem bej Vlora, i cili ndër të tjera, me keqardhje thotë  se  ,,ai flamur nuk ekziston më,,  dhe sqaron se Flamuri që ishte ngritur më 28.XI.1912 në Vlorë, nga shtëpia e tij, ishte marrë për t´u ruajtur nga  zonja Delvina dhe në vitin 1914, është djegur bashkë me gjësendet tjera në shtëpinë e saj, nga forcat rebele greke ”vorio-epirote”.

*Dhe na përsëritet Historia  pas plotë 100 vitesh. Kam hargjuar aqë shumë  kohë  duke hulumtuar se ku gjindet dokumenti origjinal, oficial dhe legal i quajtur ,,Marëveshja e Ohrit,, i nënshkruar në atë kohë nga persona shumë me peshë, dhe të vërtetoj se a eksiston një dokument i till.

Ish kryetari i Shoqatës së  ,,Historianëve,, më tha se atë dokument e ka ruajtur në xhep Trajkoski dhe ka humbur  në aksidentin ajrorë.  Kryetari i tashëm i Shoqatës  më tha se dokumenti i është dhënë për ta ruajtur Arbërit, si njeri më i besueshëm i atij takimi, dhe ai pastaj ia ka dorzuar Tugjmanit, si person    aqë shumë i ka dashur shqiptarët. Ka mundësi, tha ai, që Tugjmani pastaj të ja ketë dorzuar nipit të Hasan Prishtinës i cili ka mundësi ta ketë  fshehur dokumentin në shtëpinë e patriotit të madh, Hasan Prishtina,  që ka lanë në Selanik e që tash kushton mbi një milion euro.

Kolegët e mij historianë, nga Universiteti i Tetovës, thonë se dokumenti nga i cili mvaret jeta e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë,eksiston, dhe është origjinal, dhe nuk ka mundësi që të falsifikohet. Ata janë mëse të sigurtë se ate e ka ishkryeministri Georgieski dhe do tua dorzoi shqiptarëve nëse ata e bejnë përsëri kryeministër.  Disa analistë shqiptarë, që i kimi të shumtë dhe  na e qnë kokën me analizat e tyre, nuk munden të bien në ujdi dhe japin tri varianta:

1.Dokumentin e ka pasur Boshkovski dhe e ka qitur jashta Maqedonisë.

2.Dokumentin e ka pasur  Ramkovski  dhe ja ka lanë dhëndërrit amanet, që ai ta përdorte gjatë kulicionimit me partitë shqiptare.

3.Dokumentin e ka pasur kryetri i parë i shtetit,që ka qenë edhe më  i besueshmi nga të dy palët por për fatin e keq të shqiptarëve e ka marrë me vehte.

A duhet shqiptarët të bëjnë një marrëveshje të re.