Editorial
Ramiz Selimi: Politika e mbushur me “hypnotizera”!
E hene, 27.05.2013, 10:05 PM
Aftësia e
gënjeshtrave dhe manipulimit, veti automatike
Politika e mbushur me “hypnotizera”!
Shkruan Ramiz Selimi
Gjatë vizitës sime në Kosovë, në një ceremoni që patëm, vërejta gërshetimin e politikës me qytetarët. Ishte evidente respekti i tepruar për politikanët nga fshatarët, komunikimi i tyre është karakterizuar nga ekzagjerime dhe gënjeshtra të bardha, të cilat vinin nga të dy anët, qytetarët duke thëne se këta nuk mund të bëjnë më shumë për ne, kurse politikanet duke “ngushëlluar” qytetarët për situatën e tyre. Bisedat bëheshin në nivel të barabartë, thua se gjithsecili është duke e kryer punën e tij me nder. Dallimi i vetëm vërehej në fytyrat e tyre dhe veshjen e jashtme, derisa politikanët kishin një lëkurë të hollë në fytyrë, që nuk i mungonte asnjë vitaminë, fshatarët kishin një lëkurë të trashë me plot rrudha, e cila tregonte për vuajtjet e tyre të përditshme, me mungesë konsumimi te vitaminave të nevojshme dhe të mos flasim për dallimin në veshmbathje. Ata në vend që të fusnin kokën në rërë për shkak të këtij dallimi, merrnin komplimente nga fshatarët.
Me plot fjalën e gojës mund të them se fshatarët gjendeshin në një hipnotizim të paparë, apo gjumë të thellë dimëror. Ata në vend që të qanin hallet dhe problemet e tyre të punësimit dhe të kritikonin politikën për moszgjidhjen e problemeve te tyre, ata më shumë ishin të interesuar për pozitat e personave dhe mundësinë e emigrimit në vendet perëndimore, se sa me problemet e tyre reale. Gjithashtu, lëshimi i një të vërtete ose informacioni ishte një gënjeshtër. Mësuesit dhe Arsimtarët, Policët ishin tejet të lumtur me pagat e tyre, as që qanin kokën për pjesën tjetër të varfër e të papunësuar.
“Fitimi dhe Humbja", ky term i
njohur në Biznes nuk është i kufizuar vetëm në ketë lëmi. Këto teknika të
biznesit po i aplikojnë gjithnjë e më shumë në politikë. E sidomos në Kosovë ku
biznesi kryhet në formën manipulative, politika gjithnjë e më shumë po arrin të
manipulojë dhe hipnotizojë masën.
Çdo problem është relativ, kur manipulatori i afrohet popullit për të bërë relativitetin e qartë, ai tani më ka humbur. Ai gjithmonë paraqet masën në një pozicion inferior, nga hipnotizimi dhe manipulimi masa i është mirënjohës manipulatorit, duke fituar mendim të gabuar “që nuk ka qenë edhe aq keq”.
Për fat
të keq njeriu është i programuar gabimisht, shembulli në vijim mund të na
tregojë ketë. Aty ku shumë njerëz qëndrojnë në radhë për të marr një shërbim,
do të shkojnë edhe më shumë tjerë, aty ku ka më shumë “like”, shumë like tjera
pastaj do të jepen edhe pa u lexuar. Ekspertet besojnë se gjërat që janë të
njohura më shumë, duhet të jenë veçanërisht të mira. Por, për fat të keq, është
e kundërta. Ajo që fut masën në lëvizje, rrallë herë ka cilësi, sepse shumica e
njerëzve nuk janë të informuar në mënyrë optimale.
Hypnotizerat (Politikanët) gjithashtu e dinë se një turmë e madhe e njerëzve është më e lehtë për tu manipuluar, se sa një grup i vogël i tyre. Të gjithë diktatorët dhe predikuesit, biznesmenët shfrytëzojnë ngjarjet më masë të madhe për të shpalosur “avantazhin”e tyre.
Aftësia e gënjeshtrave dhe manipulimit është i rrënjosur aq thellë tek njerëzit, sa që ajo është bërë tashmë veti automatike. Fatkeqësisht ne jemi të rrethuar vazhdimisht nga këto teknika dhe trukime të ndryshme, kështu që mashtrimi është krijuar tashmë si normë. Praktikat zakonore dhe teknikat që njohim ne, ne nuk njohim ato si manipuluese dhe për ketë arsye populli po viktimizohet me lehtësi.
Mënyra më
e lehtë për të trilluar apo manipuluar kompetencën është interneti, shumë
shkrime, shumë deklarata të njerëzve të tjerë po kopjohen, kjo sjellë
dembelizëm dhe pasivizim të trurit, ketë është duke e bërë edhe politika
kosovare në të gjitha format, duke ju dhënë mundësi mashtruesve të shumtë, të
pajisen me diploma të pamerituara.
Përdorimi i fjalëve të huaja nga politikanët në syrin e masës po duket si një “Bingo”, për të treguar mençurin e tyre karshi popullit. “Ja ky është njeriu më i mençur i Kosovës! E dëgjuat çfarë oratorie kishte? E kuptuat mesazhin e tij? Sa fjalim të bukur na ka mbajtur!” thonjtin qytetarët e një ane në Kosovë. Ata në realitet nuk thanë gjë me vlerë vetëm që përfshinë disa fjalë të huaja duke belbëzuar që asnjeri nga të pranishmit nuk i kishte kuptuar. Ata u duken të mençur, prandaj, askush nuk kishte guximin apo diturinë për ti vënë në pikëpyetje rëndësinë e tyre. Ata me disa fjali arritën të hipnotizojnë masën.
A po mërzitesh?
Rëndësia
e ndershmërisë ka ndryshuar në dekadat e fundit. Në të kaluarën, na kanë mësuar
ta themi të vërtetën dhe të mos gënjejmë, tani konsiderohet si shumë e mirë që
njeriu të jetë i sinqertë, është në favor për veten e tij dhe në aspektin e
karakterit të tij. Ne si popull kemi trashëguar edhe gjëra shumë të pakuptimta,
bie fjala në pjesët rurale të Kosovës gjatë ngushëllimeve është e pashmangshme
pyetja: “A po mërzitesh?” Çfarë përgjigjeje pret parashtruesi i pyetjes? Është
një pyetje e mbyllur. “
Është plotësisht joreale dhe shumë qesharake një pyetje e tillë! A nuk duhet të ndryshojmë këtu? Por edhe pyetjet tjera si p.sh. kur pyesim persona që shohim rrallë “Si jeni?”Nëse përgjigjja do të ishte “Unë jam i sëmurë dhe kamë shumë probleme!”Do të na vendoste në një pozitë të vështirë. Një përgjigje e tillë është e mundur, por ne presim vazhdimisht të na thotë “se mirë është” edhe duke na gënjyer. Të rralla janë rastet kur neve ne të vërtetë duam të dimë se si është gjendja e personave tjerë, që nuk i njohim por gjithsesi i pyesim. Në fakt edhe kjo është tashmë një gënjeshtër.
Aty ku në
të vërtet duhet të ndryshojmë për mirë kemi ngecje të vazhdueshme dhe më shumë
vështirësi pranojmë ato, kurse aty ku nuk kërkohet siç është gënjeshtra e bëjmë
pa më të voglin hezitim. Zgjimi e popullit nga hipnotizimi do të kërkon kohë,
pasi ai është vendos në gjumë pikërisht nga politika.