E premte, 02.05.2025, 12:46 AM (GMT+1)

Editorial

Lush Palokaj: Veriu krahinë - Mustafa me Thaçin

E enjte, 23.05.2013, 09:11 PM


VERIU KRAHINE - MUSTAFA ME THAQIN  - PUSHTETI ME I EMBEL SE SHTETI

Nga Lush Palokaj

Me nënshkrimin e marveshjës në mes të Serbisë dhe Amerikës sa i perket Trepçës veriun e Kosovës e njohin si Krahinë . Organizata New Generation Power është nga shteti Ilinois i SHBA-ve me senatorë e kongresmen që e përkrahin Serbinë nga është edhe vet Obama. Kjo  kompani e cila së pari u mor vesh me State Depatment-in arriti në Beogarad dhe me Qeverinë Serbe nënshkroi marveshjën për investime të një pjese të minjerës e cila gjendet në veri i udhëhequr nga serbët. Mimoza Kusari - Lila pranon se në Prishtinë nuk kanë kurfarë informate zyrtare sa i perkët asaj marvëshje por do të kërkoj sqarim nga Ambasada Amerikane por nuk e kam të kjartë pse nuk kërkon sqarim nga Thaqi se ndoshta për këtë çeshje janë marrë vesh në Bruksel me Daçiqin. Kjo do të thotë se Amerika përmes marveshjës në menyrë të heshtur pranonë së veriu i Kosovës faktikisht i takon Serbisë. Kjo është meritë e ministrit Baçeviç që më parë e vizitoi Ilinois dhe u arrit marveshja me atë kompani.

Krejt kjo u bë pasi që u arrit dhe u nënshkru marveshja Serbi-Kosovë në Bruksel ku për çudinë më të madhe në Parlamentin e Kosovës votuan 86 deputet më shumë se asnjeherë më pare, pikërisht m'inati të VETVENDOSJES, shtyllës tonë kombëtare, e falën veriun e kjo është - mjerë na kush e ka shtetin e Kosovës në dorë. Me këta deputet mund të arrihet gjithqka thotë Jakup Krasniqi e ndoshta prap ti mbashkangjitëm Serbisë(mendimi i im). Kjo do të thotë se këtu opozitë nuk ka, pos Vetvendosjës që ka një pakicë deputetësh dhe u gjunizuan në parlament për të mos e votue ketë tradhti. Me kenaqësinë më të madhe e votuan injorantët që kurrë kombi mos i pastë. Edhe pse pat debate e kundershtime shumica e votuan dhe disa abstenuan dhe nga LDK-ja vetëm Vjosa Osmani dhe nga PDK Jakup Krasniqi votuan kundër kurse Sabri Hamiti dhe Hidajet Hyseni nuk votuan kundër por abstenuan. Isa Mustafa u kishte thënë deputeteve që ta perkrahin atë marveshje se kjo ishte deshira e Thaçit  që se shpejti siç dukët do hyj në zgjedhje në koalicion bashk me te - pushteti më i mirë dhe më i ëmbël se shteti. Askush prej qeverisë nuk u lajmrue se q'po ndodhe me këtë marveshje dhe opozitës nuk i degjohet zëri se mos ndoshta ekziston ndonjë marveshje në Bruksel sa i perket Trepçës . Sa fort  ju intereson askush as nuk bisedon për këtë çeshje por bisedojne kush do të vij në pushtet e kush do të bëhet kryeminister i arshëm dhe kurrë sytë mos ua pafsha më këtyre liderëve të cilët e kane qitë Kosovën e mjerë në pazar. Vetem Vetvendosja dhe Levizja për Bashkim janë thellë të brengosur dhe askush tjetër. Nuk ngulën këmbë opozita që të mos bisedohët me Serbinë pa i terhjekë forcat paralele siç pat thënë Angela Merkel kur e vizitoi Beogradin. Pa u organizue mirë u versulën në veri, u vra një polic i joni dhe filluan të hikin si minjët prej bukle dhe me urdhër policia jonë u kthyen të demoralizuar. Në vend që të vedosin se pa u terhjekë forcat paralele në veri mos të bisedohët, por pa u kthye Angela në Gjermani këta injorantë që i kemi në pushtet u morën vesh që të bisedojnë në Bruksel. I mirë thot Kuqi është Thaqi sepse ai e pranon bisedën me të huajt pa e ditur se kur të pyesish dikënd duhet t'ja besh qysh të thot ai, kjo është rregull e shkruar. E mbivlerson vetvetën duke menduar se do ta svidojë Serbinë me shtetësi 300 vjeçare  dhe të lindur si politikan e hynë në bisedë me ta - sharron deri në fyt, veq e shohim duke qeshur e këtu fshihët dishka - nese vetë do t'u shpetoj akuzave. Si deshmi se këtu ka lëshime të mëdha tash është propozuar që duhët të ndryshohën disa nene në kushtetute e prap reagon vetëm Jakup Krasniqi i cili thot se pse të ndryshohën ato ligje kur është thënë se kushtetuta nuk prekët? Opazita heshtë sepse Kosova nuk është e tyre por vetem e Thaqit i cili luan si maca me minjë me të gjithë opozitën, e krejt kjo se ndoshta e marrin një zhallogë në qeverinë e tij pos Vetvendosjës - atyre djelmoshav te dinjiteshëm me të gjitha atributët kombëtare,  Edhe pse u vodhën votat opozita e pranon PDK-en në pushtet sepse nuk janë të përgaditur. E deri sa ata të përgaditën për zgjedhje Kosova u shit, u privatizue dhe siç duket veriu shkoi madje edhe perendimi kah Mali I Zi. Q'me duhët një opozitë e tillë më në fund? Këtu është fjala se e dua vetëm pushtetin dhe nuk u intereson fare se shka ka mbetur prej shtetit. Atëherë paska të drejt një gazetar, doajenit françez Pjer Pean i cili  po sa ka botuar një liber me titull "Kosova - Luftë e drejt për një shtet mafioz". Ua ka shti frkën deri në palcë sepse e ka mafian në pushtet. U vodh droga dhe dosjët e vrasjeve në polici në Prishtinë dhe nuk kanë dijeni se kush i ka vjedhë sepse Bin Ladeni i vdekur e ka caktuar ministrin e policisë dhe ata shefat tjerë që kanë qenë kujdestar atë natë, kurse opozita lehin si zagarët por jo më zë të lartë sepse i han ujku dhe sot e atë ditë s'e permendi kush më. Opozita prap heshtë sa i perket marveshjës që është arritur në Bruksel sepse fort mirë e dinë se sa keq e kanë hangër. Kur pyetën pushtetarët sa i perket marveshjës ata nuk flasin por permes twitterit apo face bookut përgjigjën sepse e dinë se në opozitë janë disa mjeranë që ato gjera nuk u interesojnë, e kurrë kombi mos i pastë. Kur organizohët ndonjë protestë nga VETVENDOSJA arrinë William Walker-i nga Amerika e u bashkangjitët protestave kurse populli flënë se tash e kanë shtetin e Hashimit - u thotë mos e hapni gojën se tash hahët pasuli nga një kokërr, mos t'jav ndie zërin . Vjedhet ari në stacionin e policisë në Pejë e  harrohët ajo punë. Njëmilion e gjysëm euro vidhën prej pasaportave biometrike dhe shkarkohën ata të cilët  nuk e kanë organizue dhe nuk dinë gjë për atë çeshtje kurse shefat e kyqur në atë aferë shperblehën. Në aferën Medikus në shitjën e organeve akuzohën edhe ministra dhe tani Pjer Pean-i i cili e ngriti famën e tij viteve te 80-ta me librin për Miteranin, në librin për Kosovën e cek këtë çeshtje dhe thonë se Hashimi sa ka qenë në UçK ka dorë në shitjën e organëve njerëzore dhe personalisht mendoj se kjo nuk është e fare e vertetë. Këtë çeshtje e ka mohuar edhe një mjek i njohur serb por nëse janë të perzier në Medicus kësaj radhe të huajtë edhe gënjeshtrën e e bejnë të vertetë e sidomos ky gazetar mirë i njohur në Francë i cili thosht se i ka qitë rrenat në shesh. Nese nuk reagohët kundër këtij libri fiktiv  që e botoj shtepija e njohur botuese "Fajar"gënjeshtrat behën të vertetë dhe në histori shqiptarët shenohën si gjenocidal që janë marrë me tregtinë e organeve njerëzore. Ky gazetar në një intervistë televizive deklaron se nuk është pro seb dhe në asnjë menyrë nuk e arsyeton Millosheviqin por vetëm deshiron të sqaroj se shka në të vertetë ka ndodhë - NATO-ja e cila e perfundoj luftën në formimin e një shteti mafioz në vend të atij multietnik. Ilegalisht e bombardoj Serbinë më 1999 thekson ky gazetar. NATO-ja në vend që të bëhët mbrojtëse u shendrruar në shpatë. Sipas tij fjala është për një luftë të vertetë të NATO-s në një ngjarje kyqe pas murit të Berlinit  ku  bëhët ndërrimi i rendit botnor. E akuzon edhe Sarkozin  pse e ndërron mendimin dhe largohët prej socialistave dhe e pranon Kosovën shtet.

Janë këto të gjitha të zezat të mbledhura për pushtetin aktual kurse dje Elexi merr në pyetje pushtetarë e ambasador të kësaj qeverie të akuzuar për krime lufte kurse opozita heshtë pa u interesuar se çka po ndodhë. U intereson vetem pushteti e asgje tjetër. Sa isha në Kosovë shifej qartë se shteti ishte i vdekur kurse pushteti verehëj. Alarmi i policise sinjalizonte se asaj rruge kalon ndonjë ministet i percjellur nga policija e kjo të bente të çmendesh. Ministrat përcjellën më polici ku një numër i madh se kan as bukën e gojës. Kush është çmendur për ta felliq pushkën në ministra të tillë? Kjo nodhë në 'Kosovën tonë të pavarur e demokratike.'Një ministër britanez vendos të udhtoi më tren ose autobus i përzier me popull kurse dreqnit tonë shkon e i merr mecedesi për ti sjellë në vendin e punës.

Poqese populli nuk është mbushur mend kësaj radhe dhe nuk din kuj ja jep votën nëzgjedhjët e arshme më mirë mos qofshim si popull fare. Përndryshe prap frigohëm duke u bazuar në atë se popull më servil se shqiptari nuk ka në hapsirën evropiane e kjo i ka sjellë trojët tona në këtë gjendje.  Më shumë se 30 parti janë në Kosovë e në shtetin amë po aq. Në trojët tona që i kemi anash, në Maqedoni Luginën e Preshevës e Mal të Zi secili shqiptar e ka nga një parti. Në Shqipri do të fitoj Partia Socialiste sepse u bënë kumbar me Tadiqin i cili në Shkodër u tha se Kosova është Serbi- e ku ka më zi e askush nuk reagoj - populli I lodhur me hallët e veta dhe nuk i intereson më as kush hyn as kush del dhe si dukët do të jetë shperblim fitorje per socialistët. Janë  vërbuar e armiqsuar në mes veti në shtetin ame e jam i sigurtë jo për shtet por vetëm për pushtet e asgje tjeter.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx