Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Liria në zmbrapsje
E enjte, 06.06.2013, 08:55 PM
LIRIA
ËSHTË NË ZMBRAPSJE
Nga Frank Shkreli
Anë e
mbanë botës, liria dhe demokracia janë në zmbrapsje, për të mos thënë në rrezik
ekzistence. Entuziazmi që pasoi
ngjarjet e ashtuquajturës, "Pranverë Arabe" në Lindjen e Mesme,
tashti është zëvendësuar me shqetësime serioze nga shumë ekspertë se lëvizjet
islamiste kanë marrë peng aspiratat e popullit arab për liri dhe pothuajse
njëkohësisht kanë zhdukur mundësitë dhe përspektivat për një zhvillim të
vërtetë demokratik në atë rajon të botës.
Këjo vihet re më së miri në vendin më të madh arab, në Egjipt, por edhe
në vende të tjera arabe, përfshirë Sirinë ku po zhvillohet një luftë e ashpër,
tragjedia e së cilës po ndihet anë e mbanë rajonit dhe më gjërë. Edhe në pjesë të tjera të botës, vala e
anti-demokracisë dhe përpjekjet kundër lirisë janë në rritje e sipër.
Në Kinë,
që është vendi me popullsinë më të madhe në botë, dhe që këtë javë shënon
përvjetorin e masakrës në sheshin Tienenman të Pekinit 24 vjetë më parë,
shtypjet kundër disidentëve dhe atyre që nuk pajtohen me regjimin komunist,
janë shtuar dukëshëm vitet e fundit. Me
4 qershor, që bie përvjetori i atij që autoritetet kineze e cilësojnë si
"kryengritja kundër revolucionare" -- sipas lajmeve -- masat e
sigurisë në
Sipas
organizatave që monitorojnë zbatimin e të drejtave të njeriut, edhe në Rusinë e
Vladidmir Putinit është shënuar gjithashtu një rritje dramatike në përkeqsimin
e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive në përgjithësi, në atë vend. Sipas dy raporteve të reja nga organizatat e
të drejtave të njeriut, Amnesty International dhe Human Rights Watch, gjëndja e
të drejtave të njeriut nën regjimin e
Vladimir Putinit është më e keqja ç'prej kohës së ish-Bashkimit
Sovjetik.
Shkeljet
e të drejtave të njeriut nga teokracia iraniane janë të njohura mirë nga
opinioni botëror dhe rasti i ditëve të fundit në Turqi, ku forcat e sigurimit
dhe të policisë përdorën forcën, duke shpërndarë me dhunë protestuesit paqësorë
në Parkun Gezi të Stambollit, habiti botën për nga masat e tepëruara të
përdorura nga forcat e policisë dhe të sigurimit rë shtetit turk. Parku është i njohur si vend për protesta,
por i cili siç duket po ndryshohet me qëllim për këtë arsye, për të mos lejuar
protesta në një hapësirë të tillë të qytetit.
Qeveria turke ka miratuar një
projekt-plan të madh për ta këthyer
parkun në një zonë ndërtimesh, gjë që ka habitur arkitektët
Përkeqësimi
i lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës vitet e fundit është i lidhur
ngushtë me shkeljen e lirisë së shtypit dhe të medias, pasi pa liri të shtypit
nuk ka as liri të tjera të njeriut, e si
rrjedhim as demokraci. Si shembull, nuk
është e rastit që Turqia, sipas organizatës Freedom House, të ketë numërin më
të madh të gazetarëve të arrestuar. Për më tepër, në vlerësimin e saj mbi
gjëndjen e lirisë së shtypit në botë, këjo organizatë thotë se vetëm një person
në gjashtë veta, jeton në një vend të botës që ka media të lirë.
Shpresat
dhe entuziazmi i para 20-vjetëve, se rënja e komunzimit do të sillte një
shpërthim lirie e demokracie anë e mbanë botës, janë venitur. Vërehet ajo që
mund të quhet një ngadalësim i veprimtarive demokratike dhe lirive, ndërsa
udhëdheqsit autoritarë anë e mbanë botës -- megjithëse i bëjnë homazhe
demokracisë me fjalë -- në të vërtetë kanë mësuar nga njëri tjeri duke
përfekcionuar mënyrat për të ruajtur pushtetin e tyre, ndërkohë që organizatat
që meren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, regjistrojnë çdo vit rënje të
lirive demokratike ose në minimum stagnim të këtyre lirive anë e mbanë
botës. Përfshirë fatkeqsisht edhe disa
nga vendet ish-komuniste, që 20 vjetë më parë frymëzuan botën me përpjekjet e
tyre për liri e demokraci, duke rrëxuar pushtetin komunist anë e mbanë Evropës
Lindore. Si rrjedhim, mendohej në atë
kohë se me rënjen e Murit të Berlinit, diktatorët dhe regjimet autoritare anë e
mbanë botës do të zhdukeshin gjithashtu me kohë. Por këta diktatorë, nga Rusia, Kina,
Turqia, Irani, në të vërtetë nga shumica
e vendeve në botë -- të vegjël e
të mëdhej -- duke parë "rrezikun" që u vinte nga liria dhe
demokracia, u mobilizuan në luftë me kundështarët e tyre politikë, dhe
njëkohsisht kufizuan liritë e dhe
zhvillimin e demokracisë. Dëmin më të
madh nga sjelljet jo demokratike të këtyre regjimeve e pësojnë, natyrisht,
banorët e këtyre vendeve, por këto regjime dhe udhëheqës autoritarë, ashtu siç
ndodhte edhe në kohën e komunizimit,
përpiqen të eksportojnë, deri diku me sukses, modelin e tyre të qeverisjes autoritare
edhe në vende të tjera.
Por, si
gjithmonë gjatë historisë, dëshira e popujve për të jetuar të lirë dhe për të
vendosur vet fatin si dhe për të ruajtur dinjitetin njerëzor është një fuqi
shtytëse e pa mposhtur që nuk shuhet kurrë.
Megjithë shtypjet dhe masakrat, pa marrë parasyshë nëse ato ndodhën në
Turqi ditët e fundit ku një grua u pa duke u përplasur ball për ball me
policinë, apo në Kinë më shumë së dy dekada më pare, ku një student doli para
kolonës së tankseve, tregon se njerëzit, për të mos jetuar në robëri, janë të
gatëshëm të përballen edhe me vdekjen, duke venë në dukje se dëshira e njeriut
për liri e demokraci nuk do të vdesë kurrë.
Liria dhe
demokracia, natyrisht janë jetike për banorët e çdo shteti, dhe për mirëvajtjen
e çdo shoqërie normale, por zbatimi dhe respektimi i tyre nga të gjitha shtetet
që janë angazhuar me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për t’i mbrojtur
ato, janë gjithashtu të rëndësishme edhe për zhvillimin normal të marrëdhënjeve
ndërkombëtare, për paqën dhe sigurinë në botë, pasi historia është dëshmitare
se vendet demokratike nuk futen në luftë me njëra tjetrën. Është e natyrshme që zhvillimet
demokratike të pasqyrojnë kulturën dhe
traditat e çdo vendi, por ama kanë të përbashkët zbatimin dhe mbrojtjen e të
drejtave të njeriut, lirinë e shtypit dhe
ekzistencën enjë opozite të aftë dhe të qëndrueshme.
Ish-Sekretarja
Amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs ka thënë pas sulmeve terroriste kundër
Shteteve të Bashkuara më 11 shtator, 2001, se, "Për 60 vjet tani, ne kemi
menduar se do të mund të vendosnim sigurinë, pa lirinë në Lindjen e
Mesme." Më në fund, shtoi ajo, në
Lindjen e Mesme, "nuk ka as siguri as liri." Duhet ta dimë, shtoi ish-kryediplomatja
amerikane, se në çdo rajon dhe vend të botës, "liria dhe demokracia janë
të vetmet garanci për një stabilitet të vërtetë dhe siguri të
qendrueshme."
Në këtë
botë, do të ketë gjithmonë diktatorë dhe regjime autoritare të cilat do të
kundërshtojnë lirinë, të vendosura të kufizojnë dhe të shtypin të drejtat bazë të njeriut dhe
liritë demokratike. Prandaj, parimet e
lirisë dhe të demokracisë, si dhe dhe të lirisë së shtypit kudo duhet të
mbështeten nga të gjithë dhe me të gjitha mënyrat politike, ekonomike, morale
dhe pse jo edhe ushtarake kur është e nevojshme, pasi abuzimi me të drejtat dhe
liritë demokratike, të një kinezi, turku, rusi, iraniani, arabi, ose cilit do
popull në botë, është një abuzim dhe shkelje e të drejtave themelore të secilit
prej nesh, pa marrë parasyshë se ku jetojmë.
Vetëm në
këtë mënyrë do të bëhet e mundur përhapja e lirisë dhe e demokracisë në çdo
vend, si dhe vendosja e paqës dhe sigurisë në botë dhe të anullohet, ose të
pakën të ngadalësohet, ritmi në rritje e sipër i forcës së zmbrapsjes së lirisë
dhe demorkacisë në çdo kënd të këtij planeti.