Editorial
Lush Palokaj: Vetem edhe shtatorja e Sulltan Muratit
E diele, 16.06.2013, 10:05 AM
VETEM
EDHE SHTATORJA E SULLTAN MURATIT
Nga Lush Palokaj
Në
republikën e Bosnjes, në kryeqytetin e saj në Sarajevë do të ngritët një
permendore per ti treguar botës se kush e nisi Luftën ë Parë Botrore, logjikë e
shendoshë dhe fort e mençur e boshnjakëve.
Qeveria e
Bosnjës ka ndërmend që ta ngris shtatorën e Franc Ferdinandit të cilin para 99
vitësh në rrugët e Sarajevës e pat vra anëtari i ‘Levizjës se të rinjëve’
“Bosnja e Re” (Mlade Bosne) Gavrilo Principi. Idenë për një manifestim të tillë
e inicuan Fakulteti Elektroteknik dhe
Shkolla per Shkencë dhe Teknologji e Sarajevës pronësi e anëtarit të kryesisë
se Presidencës Per Luftë në Bosnje Ejup Ganiqi të cilin Beogradi e pat akuzuar
per pjesmarrës në krime lufte. Beogradi këtë ide e quajti si hi në sytë e
serbeve në atë shtet.
Krejt kjo
bëhët me rastin e pergaditjeve për shenimin e 100 vjetorit të atentatit të Sarajevës.
Ceremonia shtatë ditore është planifikue të mbahet në qershor të vitit të
ardhshem në Sarajevë. Janë paraparë një mori koncertesh dhe ngjarje tjera
kulturore, gara me biçikleta dhe ardhja e nje numeri historianësh dhe
publicistët të huaj te cilët do të flasin per Luftën e Parë Botrore. Nderkohë
shumë historian serb e bejnë me dije se një ceremoni e tillë do të shfrytzohët
që serbët të shpallën si fajtorë kryesor per inicimin e asaj lufte dhe Gavrilo
Principin terrorist. Kjo informatë e nervozoj Ivica Daçiqin. Ajo permendore nuk
e ka vendin në Sarajevë dhe nuk dij se ndonjë shtet ngritë permendore
okupatorëve thotë kryeministri serb. Edhe më shumë është i mllefosur kryetari i R. Serbe Millorad Dodik qetnik i
qitur. Pergatitet një tradhti e re në llogari të popullit serb thotë ky qetnik.
Bosnja ka
pësuar shumë keq gjatë shkatrrimit jugosllav në luftë me serbet. Tmerr e
trishtim, më shumë se 200 mijë të vrarë e të masakruar e më në fund shumë e
mllefosur edhe artistja me famë boterore Angelina Zholie. As me mend nuk e kam
marrë se njerëzit mund te kryejnë krime të atij lloji, kriminelët më të
medhenjë janë serbet thot e dashura e Bred Pitit e cila e ka luajtur një film
lidhur me dhunimin e femrave në atë shtet. Boshnjakët janë musliman me fe dhe
fajin per masaker në këtë shtet e bartë edhe Amerika e më shumë Evropa.
Jo
tradhti por mençuri dhe logjikë e shendoshë e boshnjakëve duke e ditur se
gjendën në truallin evropian dhe vetëm kjo kulturë është ardhmeria e tyre dhe
po të kishin qenë nën sundimin austrian siç kanë qenë më parë per një kohë të
gjatë, e jo nën sundimin jugosllav me një referendum pa luftë do të ishin
pavarsuar.
Me rastin
e sulmit në Ambasadën Amerikane në Sarajevë nga një boshnjak dhe bashkëpunëtor
i tij një shqiptarë me emrin Fatmir trufshirë i tipit të Gëzim Kelmendit kurse
Fatmiri i kthyer në boshnjak,shpallën fajtor. Akademik Muhamed Filipoviq antar
i Akademisë se Shkencave dhe Arteve boshjnake thotë se faji duhet të kerkohët
nga Pushteti Serb dhe duhet hulumtuar ngase personi në fjalë është radikalizuar
në Sanxhak dhe grackë per shtetin tonë. Vetë Serbija ka lejuar rryma të tilla
per ti fajsuar popullatën islame në ish Jugosllavi e më vonë duke ndermarrë akcione
per pastrimin e tyre per ta shpallur veten para Evropës si pastruese e rrymave
të tilla fetare. Per fat të keq të ketij shteti ndihmat humanitare që erdhen
ishin edhe evropiane por më se shumti nga shtetet arabe, faktikisht nga Arabia
Saudite më shumë ideologji se sa ndihmë. Organizata El Haramain që u shpall
terroriste dhe u debua nga Amerika rrolin kryesor e ka luajtur ne Bosnje por
shume më e suksesshme ka qenë në trojët shqiptare dhe ka lënë pasoja më të
medha se në vet Bosnjen. Boshnjakët janë nën konrollë të rrebt sa i perket
këtyre rrymave fetare të shkretirava arabe dhe tersishte të orientuar drejt
Evropës.
Kthehem
tani në Kosovën tonë dhe siç duket se shpejti do ta shofim kërkesën që
permendorja e Skenderbeut të zavendsohët me permendorën e Sulltan Muratit,
kasapit aziatik që bëri kerdinë në popullin shqiptarë që sinjalizon se
shqiptarët janë të orientuar më shumë kah Azia kurse boshnjakët drejt Evrope.
Ivica Daçiqi dhe Millorad Dodik nuk do të mllefosën por do ta pershendesin me
gjith zemer sepse vetë janë organizues të ngjarjeve të tilla.“Gjeniu” i kombit
tonë Mitat Frasheri pat tentuar per herë të parë per ta zavedësuar Skendrebeun
me Muratin por pa sukses, sot trashegimtarët e tij siç dukët do ta realizojnë
deshirën e tij. Në qender të Sarajevës kryeqytet të Bosnjës do të vendoset
shtatorja e Franc Ferdinadit, një evropian i cili serbet i ka pasur halë në sy
kurse në qender të Prishtinës kryeqytet i Kosovës do vendosët një aziatik,
Sulltan Murati halë në sy për evropianët. Kjo deshirë është e jo vetëm e
Gëzimit që u shpreh haptas dhe duhet falenderur, por ka shumë në partit tjera
që nuk shprehën që janë më të rrezikshem dhe kanë të njejtin qellim. Por per
fat të keq janë deputet në instuticionin më të lartë, në Palamentin e Kosovës
dhe mendoj se kjo çeshtje është shumë serioze. Në koalicion me partinë në
pushtet me PDK-en është Partia më e mykur ajo e Drejtësis që ka arritë per të
hyrë në parlamet pikërisht per ti realizuar idetë prapanike të arabeve të cilat
shqiptari kurrë nuk i ka pasë. Të gjitha këto levizje fetare janë të
percjellura nga CIA qendren e të cilës në Amerikë para pak ditesh e vizitoj
Hashim Thaqi - kryeministër. Jam bukur shumë i bindur se arsya e ftesës se tij
në këtë organizatë ka të bëj me këto levizje fetare antiamerikane që mund të
jenë fatalitet për Kosovën.
Sa, e sa
debate televizive janë organizuar per të ardhur në perfundim sa i perket
islamizmit radikal i cili i ka ngulur rrenjët bukur thellë në terë hapsirën ku
janë të vendosur shqiptarët, në Shqiperi, në Kosovë në Maqedoni, në Mal të Zi
dhe në Preshevë e Bujanovc. Debatet i organizojnë gazetarët injorantë e servil
në TV gjëja se nuk kanë dijeni për këto rryma të rrezikshme për çkombtarizimin
e shqiptarëve, per ta mohuar kulturën dhe vlerat evropiane enkas të pergaditur,
të edukuar dhe mirë të paguar nga sheikët e Arabisë Saudite të cilët janë të
lidhur ngusht me Serbinë. Si deshmi e kësaj që e ceka janë gazetat e Kosovës ku
i patën paraqitur me fotografi disa sheik nga Arabia Saudite duke qendruar në
Sa here
është shkruar dhe është cekë se Organizata El Haramain, jo humanitare por
terroriste, e udhëhequr nga dy sheik njeri nga Arabia Saudite kurse tjetri nga
Tunizia me kapitalin e tyre në Arabinë Saudite mbajnë pjesën më të madhe të
akcionëve të Bankës Vakufe dhe BBI në Bosnje. Të dy këta sheik janë të lidhur
me kontrabandimin e armëve per të financuar programët vehabiste. Kjo levizje
fetare per të cilën ipën miliona dollarë është mirë e organizuar dhe e
shperndarë në hapsirën ku janë të vendosur shqiptarët. Madje u dukët se nuk po
degjohet mirë ezani i tyre nga minarët e xhamive per ti degjuar edhe permes
radio interneteve - prinë Radio Kosova e Lirë duke i dhënë hapsirë predikimeve
të hoxhëve më radikal të kësaj rryme religjioze. Vehabistët janë një rrymë
fetare të cilët nuk njofin tjetër religjion dhe nuk zgjedhin mjete, perdorin
dhunën dhe armët per të arritur qellimin. Të gjitha xhamitë në Kosovë menjëhere
pas lufte janë ngritur nga kjo organizatë terroriste. Jam i bindur se Fuad
Ramiqi i Partisë Islame Bashkohu kur ka qenë pak kohë pas perfundimit të luftës
në Bosnje është takuar me sheikun e njohur Mahmud Abdel Aziz i cili është njeri
prej themeluesve të rendit më famëkeq të El Muhaxhedinëve.
Skenderbeu
është hero i katolikëve thotë Gëzimi e këtë nuk e mohon as kryetari i partisë
se tij Ferid Agani. Tani në këtë demokraci kur fjala është e lirë qenkan dy
lloj shqiptarësh ata katolik një grusht njerëzish kurse të tjerët musliman
95% e poullatës. Me dukument deshmon se
në Lidhjën e Prizrenit shqiptarët paskan vendosur qe të mbesin nën sjetullen e
Turqisë, e kjo është më se e vertetë por e mohon Frasher Demaj historian kurse
Gëzimi brengosët pse nuk është realizuar
ajo. Edhe Bismarku e ka pas marre vesh por e ka thënë pak ndryshe - nuk ka më as Shqiperi as shqiptar por ka turq
dhe perkrahes të tyre. Por ata që e kanë perkrah Turqinë e kanë një emer - tradhtarë.
Ata të cilët gjatë luftës kanë bashkëpunuar me Serbinë UCK-ja ua ka hjekur
flamën e u lumtë pushka edhe nese vëllau i im ka qenë në mesin e tyre. Ky
zoteri nuk dallon prej tyre, i ndanë heronjët atëhere duhet ndarë edhe trojët.
Ata të besimit katolik nuk janë të tij. Këtu nuk ka zgjidhje tjetër nese shteti
nuk ua pret rrugën - deri sa të mos vij te ndonjë vellavrsje në mes të dy
religjioneve. Nuk njof ndonjë komb i cili i ka heronjët e ndarë në bazë të
religjionit. Por ky trushperlarë, me shumë shokë, thotë se Turqia nuk është
pushtuese por shpetimtare e këtë e kam degjuar edhe nga shumë të rinjë këtu në
Amerikë. Me kanë thënë njerëz të besueshem se kur Kadareja ka ardhë në
Univesitetin e Kollumbos per një ligjiratë shqiptarët bashkë me arabë kanë
organizuar protesta kunder tij si anti islamist. Kur ka pasë armik më të pasë tradhtar ne mesin e etnisë se
tij. Me shpetuan lotët kur e pashë shqiptarin ortodoks nga Maqedonija Branko
Manolavski qe i ishte kthyer rrënjëve të tij të vjetra shqiptare por me bindje
se të lartëpermendurit nuk e pranojnë per vëlla e kjo është per tu brengosur se
në çfarë gjendje ka ardhë kombi i jonë i sakatuar nga persona të tillë.
“Vargjet
Satanike” të Salman Ruzhdiut - kjo ideologji e jo fe ka filluar të braktisët
nga besimtarë të saj mu nga gjeneza e shteteve të ketij religjioni kurse në
Kosovë perkrahët me të madhe. Këtë nuk e them me hamendje por ketu para meje e
kam një libër vetëm të 10 personave që titullohet “10 Amazing Muslims Touched
by God” me autor Faisal Malick - pakistanez të gjithë të kthyer në
krishtenizem. Kurrë më parë nuk e kam pasur Biblën në dorën time thotë Akef
Tayem-i nga Palestina. Kur e ndala makinën në dritën e kuqe të smaforit para
makine pashë se dikujt i kishte ra një libër, e mora dhe titulli tregonte se
është Bibla. Nga kurreshtja fillova ta lexoj me vemendje pasiqë anglishtën e
dija mirë. Mrekulli dhe menjehere në kishë thotë Akef-i. Hamdi Erman- nga
Turqia thote se mbi 3000 persona nga shtetet e ndryshme me fe islame janë
kthyer në krishtenizëm. Ka në këtë liber tregime shumë interesante dhe shumë
rrenqethese të disa femrave per vuajtjën
e tyre në botën islame dhe vendosmerinë për ta braktisur atë fe me rreziqe të
mëdha e cila au ka shkatrruar jetën. As 50 faqe nuk mjaftojne per ti teguar të
gjitha. Njeri prej tyre thotë se Bibla është rreptësisht e ndaluar që të
lexohët në shumicën e shteteve islamike, perndryshe po ta lexojnë e marrin vesh
se ku janë, por në ato shtete nuk guxojnë se i pret ndeshikimi më i ashper -
vdekja.
Nuk jam që njerëzit ta nderrojnë fenë por pa marrë parasysh se cilit besim i takon shqiptari duhet ta dij një gjë - vetëm një komb e kemi, ai Zot i cili lutjen e tij e kupton në gjuhën shqipe, është i tij.