E premte, 02.05.2025, 02:42 AM (GMT+1)

Editorial

Antoneta Pajaziti: Gjendja e trajtimit të të drejtave mes femrës dhe mashkullit në shoqërinë shqiptare!

E marte, 11.06.2013, 06:00 PM


Gjendja e trajtimit të të drejtave mes femrës dhe mashkullit (barazia gjinore) në shoqërinë shqiptare!

Nga Antoneta (Zenel) Pajaziti

Sot kur kanë kaluar gjashtëdhjetë e pesë vite nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara e cila nxori dhe shpalli Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut (barazinë midis burrave dhe grave), saktësisht mbledhje kjo historike që u mbajtë me 10. dhjetor të vitit 1948., si dhe kur tani kanë kaluar mbi tridhjetë vite nga konferenca e parë e Kombeve të Bashkuara ku është folë e diskutuar edhe për gratë dhe të drejtat e tyre në përgjithësi, Asambleja me këtë rast ftoi të gjitha shtetet antare që të senzibilizojnë, shpjegohen dhe aprovohen në të gjitha vendet këto të drejta, mirëpo, edhepse gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë përpjekje, angazhime, hulumtime, ndërmarrë iniciativa e aksione nga njerëz, nga grupe e persona të ndryshëm lidhje me të drejtat e njeriut në përgjithësi lidhje me barazinë gjinore, e në veçanti të drejtat e gruas në shoqëri, prapë se prapë çka i përket kësaj çështje shoqëria në përgjithësi e në veçanti shoqëria e jonë shqiptare asesi nuk duhet të jetë e kënaqur me të arriturat e deritanishme në këtë drejtim.

Lirisht mund të konstatojmë e themi se statusi dhe pjesmarrja e gruas në përgjithësi në jetën shoqërore mbetet një ndër problemet, sfidat e mëdha, por edhe prioritet që kërkon zgjidhje dhe vëmendje të veçant nga ana e çdo shoqërie dhe qeverie.

Nëse shiqojmë në përgjithësi, atëherë mund të konstatojmë se disa shtete apo rajone të cilat kanë patur një zhvillim ekonomik më të lartë, kanë arritur rezultate më të mira në avancimin e të drejtës së gruas në shoqëri, por problem më të madh ndoshta paraqesin vendet e rajonet më pak të zhvilluara ekonomikisht, në mesin e të cilave shtete apo rajon bënë pjesë edhe shteti ynë (deri më tani me ligjistraturë më të re në Evropë) Kosova në veçanti, dhe shtetet tjera të Gadishullit ballkanik në përgjithësi siç janë Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi (shtete këto poashtu me popullatë shqiptare).

Kur flasim për barazinë gjinore atëherë doemos pyetje e parë që shtrohet është; cilat janë ato të drejta që gruaja në shoqërinë shqiptare duhet ti gëzoj e që në përgjithësi nuk i gëzon?

Apo, mund të shtrojmë pyetjen në mënyrë tjetër; Gruaja në shoqërinë tonë, sot, a gëzon të drejtën e lirisë? Shembull, për të lëvizur e lirë, lirinë e të menduarit dhe shprehurit, a gëzon të drejtën për edukim pra shkollim, punësim…, si qëndron puna dhe a gëzon gruaja të drejtën e barabartë në pronësi e trashëgimi etj?

Dhe të gjitha këto na shtyejnë të mendojmë; a përkrahet gruaja nga ndokush, a i dëgjon kush ato, a kanë hasur dhe a hasin në mirëkuptim e vend të përshtatshëm në shoqëri apo në veshë të shurdhër?! Dhe tani mendojmë dhe shtrojmë pyetjen tjetër e cila doemos na imponohet, pra; në këtë drejtim kush duhet të emancipohet, gruaja apo burri i cili në shoqërinë tonë ka prioritet dhe vend të caktuar, i cili ndihet më i fuqishëm, më i aftë, i priviligjuar, ai i cili duhet të vendosë për vetjen, për gruan e familjen?

Nga shoqëria patriarkale (një mentalitet i mbrapambetur) - në një shoqëri moderne, të hapur dhe vërtet demokratike!

Nëse bëjmë një vështrim historik mbi të drejtën e gruas në shoqërinë tonë shqiptare në përgjithësi, atëherë doemos aty do të shohim ndikimet e shumta që janë bërë në drejtim të të drejtës vërtetë të padrejtës së gruas, ku ndoshta në rend të parë ka sunduar ligji apo “Kanuni i Lekë Dukagjinit” e kanune tjera lokale e krahonore (apo edhe vet “kanuni i forcës”), në të cilët menjëherë hasim në atë, se edhe nëse ka qenë e mbrojtur gruaja nga disa dukuri apo fenomene të shoqërisë (si ngatërresat e ndryshme, gjakmarrja etj.) ajo prapë se prapë si grua-njeri, person, nuk ka gëzuar asfarë të drejte individuale e aq më pak të drejtën e vendim marrëjes. Duke shiquar, analizuar zhvillimin e shoqërisë sonë npër kohë e rrethana të ndryshme, pamëdyshje vijmë deri te konstatimi dhe konkluzioni (mbyllja) se gjatë gjithë shekujve e deri në ditët më të reja, edhe pse femra-gruaja shqiptare ka luajtur një rolë jashtëzakonisht të rëndësishëm historik në periudha e rrethana të caktuara shoqërore, ajo prapë se prapë në përgjithësi ka qenë e priviuar nga barazia ndaj gjinisë së kundër. Të marrim vetëm disa shembuj lidhje me të padrejtat që iu kanë bërë historikisht gruas shqiptare.

Ajo si femër nuk ka pas të drejtë në shkollim, në punësim… Ajo si femër nuk ka pas të drejtë të vendos për fatin e saj martesorë! Në martesë është trajtuar nga të tjerët se ajo është një qenie e cila duhet të sjellë në jetë fëmijë edhe atë mundësisht, apo “patjetër” mashkull sepse përndryshe ka qenë e nënçmuar se nuk është e aftë të lind fëmijë mashkull etj…, nuk ka patur të drejtën e lirisë së daljes, nuk ka patur të drejtën e komunikimit me botë, të sillët e të sjellë ndonjë vendim për të mirën e saj e të familjes së saj, në kuptimin grua-burrë-fëmijë. Nuk ka patur të drejtë trashëgimie nga familja e gjinisë e as treshëgimie në rast të divorcit me burrin (apo në rast të vdekjës së burrit) kështuqë në gjithçka ajo është dashur të heshtë e të tjerët të vendosin për fatin e mëtutjeshëm të saj, kuptohet gjithçka është vendosur pa u pyetur ajo, pa dëshirën dhe vullnetin e saj, vërtetë nëse e ka lënë apo lëshuar burri, nuk ka pas të drejtë ankese e as nuk ka qenë e mbrojtur nga ana materiale e as ajo psikologjiko-sociale. Shkurtë, është gjindur pa përkrahje, pa mbështetje e mbrojtje…, gruaja ishte e “nderuar” dhe “respektuar” por pa të drejta të cilat i ka patur mashkulli. Ajo dëtyrë primare siç cekëm më lartë ka pas, lindjen e edukimin e fëmijës, lindjen dhe mirëmbajtjen e fëmijës dhe “të drejtat tjera të saj” janë të heshtë dhe punojë…

Për të dal nga kjo situatë është dashur (dhe ende duhet) kohë e mund i madh, punë dhe angazhim, senzibilizim dhe edukim të dyanshëm femër-mashkull dhe anasjelltas, meqë në rrethana të tilla, në një mentalitet patriarkal, ku një njeri mendon dhe vendosë për të gjithë dhe aq më shumë kurrë burri mendon, dhe vendos për gruan, në një mentalitet të tillë, të gjatë e të ngulitur në kokat e meshkullit apo shoqërisë shqiptare, në veçanti të gjinisë mashkullore, pra duhet punë e madhe, ku edhe sot veçmas në vende rurale apo siç e cekëm më lartë në një shoqëri më pak të zhvilluar ekonomikisht, apo thënë më kjartë në vende rurale ku ka munguar e mungon në rend të parë emancipimi dhe edukimi i femrës dhe mashkullit, ka qenë dhe ende është vështirë të depërtohet ndjenja, apo edhe kuptimi i barazisë gjinore, në kuptimin se si mashkulli ashtu edhe gruaja janë qenie me të drejta të barabarta në çdo aspekt dhe kuptim, se grua e burrë janë NJERI dhe se kanë të drejtat e njëjta në çdo aspekt kulturorë, social…

Nga e gjithë ky përshkrim i shkurtër shohim se në përgjithësi shoqëria shqiptare nga faktor që cektëm dhe të ndryshëm tjerë (si okupimi shumëshekullor Otoman me një traditë e kulturë diskriminuese ndaj femrës etj), ka qenë një shoqëri e mbyllur, një shoqëri jo në marrë+dhënie (që jep e merrë) njeriu me njeriun e aq më pak që ka pas të bëjë diç me të drejtat e femrës apo në përgjithësi të gruas.

Sot në një shoqëri moderne, demokratike, të hapur ndaj botës dhe civilizimeve askush askujt nuk guxon t’ia mohoj të drejtat atij që i takojnë, sepse, edhe nga vet Deklaratën Univesale mbi të Drejtat e Njeriut që në nenin e parë thuhet; “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta!”

Lëvizjet e ndryshme feministe, zë ndërgjegje e shoqërisë sonë moderne!

Gruaja, apo femra shqiptare gjatë historisë ka tentuar dhe luftuar në mënyrë të heshtur për të drejtat e saj, por ato nuk ka patur kush ti dëgjoj. Të përmendim vetëm disa arsye ku shohim se gruaja gjithnjë ishte thuajse e vetdijshme pozitës së saj në shoqëri, dhe dëshira e saj të dal nga kjo errësirë shekullore. Ajo ishte e vetdijshme se ka qenë më pak me vlerë në shoqëri, këtu kemi shembuj e shembuj ku gruaja me vendosmërinë e saj, me trimërinë e saj të pashoq ka dashur të dëshmohet se vlenë, se din, se mund dhe guxon, se ka të drejtë dhe është e barabartë me gjininë e kundërt, me burrin, kështuqë atë e takojmë në krijimtari të ndryshme, atë e takojmë në luftëra e beteja të ndryshme…, mirëpo, edhe me këtë paraqitje ajo më tepër dëshiron të vetdijson opinjonin se nuk gëzon të drejta të barabarta dhe pikërisht shkaku i saj edhe dëshiron të “tjetërsohet”, personifikohet apo barazohet me gra të suksesshme (të mëparshme), pra figura historike si mbretëreshë Teuta etj…, apo në një mënyrë të “ndërron gjinin” si shembull, këtë e gjejmë dhe lexojmë në romanin; Sikur të isha djal! Pra, nga vet ky fakt e shohim pabarazinë gjinore dhe dëshirën e gruas të të vendos si mashukulli, të sillët si mashkulli, të jetë i “fortë” dhe sadopak i pamvarrur si mashkulli, kuptohet e gjitha në mungesë të asaj që vet asaj i takon, pra e drejta e barabartë në gjithçka!

Feministja e njohur për të drejtat e gruas apo barazisë gjinore Gloria Steinem thot: "Thellë në zemër, unë e di se çdo grua ka vetëm dy zgjedhje: të bëhet feministe, ose të bëhet mazokiste” (Mazokizmi karakterizohet me pritjen që përsoni ka për të qenë i poshtëruar psiqikisht dhe i dhunuar fizikisht).

Më parë në shoqërinë shqiptare apo edhe këtë tonën Kosovare në veçanti, barazia gjinore thuajse ishte një tabu temë, edhe atë pikërisht për faktin e mentalitetit të cilin e cekëm më lartë, por edhe për faktin se gruaja nuk gëzonte as me ligje të drejtën e saj sa duhet. Në shoqërinë ish-komuniste së cilës i përkiste populli ynë për pesëdhjetë vite rresht, gruaja ishte e shtypur, e nënçmuar, në shumë raste e nëpërkëmbur, pa të drejt zëri, edhe pse ndoshta me ndonjë ligj ajo mbrohej por që askush nuk dinte për ligje të tilla, e as që iu ipte atyre kush prioritet. Kështuqë edhe për këtë kohë gruaja shqiptare mbeti e “robëruar” (500 vite robërie Otomane, 60 vite robëri komuniste) pa të drejta elementare në mbrojtje dhe jetë, e privuar nga të drejtat elementare për një jetë të denjë si qënie Njeri.

Mirëpo, me lëvizjet e ndryshme që ndodhën në Evropë, veçmas nga shembja e “Murit të Berlinit” që pati ndikim të madh edhe në shoqërinë tone si dhe lëvizjet e ndryshme anë e mbarë botës për barazi gjinore e në veçanti asaj të gruas, shemben edhe paragjykime e mentalitetet të mbrapambetur e të stërvjetëruar lidhje me të drejtat dhe barazinë gjinore, racore, fetare etj. Pastaj ngritja e zërit të ndërgjegjës së disa përsonaliteteve dhe lëvizjeve feministe e grupeve të ndryshme për promovimin e të drejtave njerëzore në vende më shumë të zhvilluara ekonomikisht si vendet e evropës dhe Amerika Veriore etj…,dalngdal ky zë e bë zë ndërgjegjeje për të gjithë dhe filloi të depërtoj në mendjen dhe zemra e ndërgjegje të njeriut po edhe në shoqërinë tonë shqiptare. Kështuqë, Shqipëria, Maqedonia, dhe në veçanti në Kosovë para viteve 1990., praktikisht nuk kishte lëvizje të grave. Edhe pse nga vitet e 81., shihej në tentim për të lëvizur në këtë drejtim, ku femra pak a shumë nisë të vetdijësohet më tepër për të drejtat e saja si në shkollim, punësim, vendimmarrje etj… por thënë realisht nuk kishte asgjë konkrete, por ndoshta vetëm një hapje ndaj botës, ndaj gjinisë apo thënë më mirë ndaj thyerjes apo shembjës së “murit” të paragjykimeve ndaj femrës-gruas, apo ishte një ftesë e ndërgjegjës bërë njeriut në përgjithësi me moton se; të gjithë jemi njësoj të barabartë!

Si qëndron puna sot në përgjithësi, në troje shqiptare e në veçanti në Kosovë çka i përket çështjes së barazisë gjinore?!

Çka i përket të drejtës së barazisë gjinore, në shtetet e zhvilluara gjithçka është e rregulluar me ligje përkatëse. Gjinitë në të gjitha sferat e jetës, shkollim, punësim, sigurim…, janë të barabarta, si gruaja ashtu edhe burri. Mirëpo, shtetet e zhvilluara edhe pse demokratike ato askurrë nuk janë të kënaqura plotësisht me të arriturat e gjerëtanishme sa u përket të drejtave njerëzore në përgjithësi e në veçanti të drejtës së barazisë gjinore, kështuqë me lëvizjet e shumta të tyre që kanë sidomos aktivistë e organizata, shoqëri e shoqata të ndryshme ato për të drejtën e gruas në shoqëri, pandërpre ngrisin zërin e paknaqësisë ku mendohet se ato gëzojnë më pak të drejta se meshkujt, kështu të gjithë janë shumë të zërshëm e gjithnjë e më tepër aktiv dhe të përkushtuar në kërkimin dhe gjetjen e rrugës dhe gjuhës së përbashkët, për një nivel sa më të denjë të përfaqësimit të gruas në gjitha sferat jetësore pa farë dallimi.

Si qëndron puna në shoqërinë tonë Shqiptare?

Neve e dimë se të gjitha qeveritë, si ajo e Shqipërisë si e Kosovës…pas trazirave, apo ardhjes së demokracisë e në Kosovë pas përfundimit të luftës së fundit të vitit 1998/99., pas hyrjes së organizmave e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, pas hyrjës së kulturave të ndryshme dhe lëvizjeve të ndyshme në çdo lëmi e aspekt, edhe në këtë drejtim është punuar mjaftë nga individ, shoqata të ndryshme, shoqëria civile si dhe organizata qeveritare dhe joqeveritare që promovojnë të drejtat e njeriut e në veçanti barazinë gjinore.

Kosova që me përfundimin e luftës prioritet e kishte qetësinë, paqën dhe barazinë e të gjithë banorëve të saj. Prioritet kishte dhe ka avancimin e të drejtave dhe lirinë njerëzore me këtë për të arritë standartet më të larta ndërkombëtare dhe për marrjen e vizës së hyrjes në botën e civilizuar dhe më të avancuar në këtë drejtim, në botën dhe shoqëritë më tepër të zhvilluar në çdo aspekt si atë politik, social, kulturor etj…

Për tu bërë pjesë e familjes së madhe demoktratike, moderne evropiane, Kosova që nga fillimi dmth pas përfundimit të luftës së fundit ka kuptuar se duhet të shkëputet nga mentaliteti i mëparëshëm, nga tradita shumëshekullore e adetet e mbrapambetura që për momentin dhe kohën në të cilën jetojmë janë të stërvjetëruara dhe se vetëm me zhvillimin e demokracisë, me zhvillimin e një shoqërie moderne ku respektohet jeta, e drejta e çdo njeriu pa dallim race, feje o gjinie mund të shkohet përpara dhe që ajo shoqëri të ketë perspektivë, prosperitet dhe ardhmëri…, kështuqë ajo në një shoqëri moderne, demokratike në të cilën jeton patjetër është dashur të përqafoj dhe promovojë vlerat universale njerëzore…

Kështu edhe Kuvendi i Kosovës me Ligjin nr. 2004/2 duke u bazuar në Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohëshme në Kosovë nenet 3.1, 3.2 (a), (b), (c), (d) 5.1 (gj), 5.7, 9. 1. 26 (a) dhe 9. 3.  3, apo siç thekëson; “Duke ndier nevojën e krijimit të kushteve ligjore për barazi gjinore në të gjitha fushat e jetës…” Kuvendi i Kosovës miraton ligjin me dispozitat e përgjithëshme për barazi gjinore. Dhe që në nenin e parë thekëson; Me këtë ligj mbrohet, trajtohet dhe vendoset barazia midis gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, me mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve dhe për kontriboutin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore…

Këto dispozita mbi barazinë gjinore janë të inkorporuara më vonë edhe në kushtetutën e republikës së Kosovës.

Pra, nga kjo siç e shohim del se barazia gjinore apo trajtimi i të drejtave mes gruas dhe burrit janë ndër vlerat themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës. Kështuqë, në një mënyrë edhe është detyrë e tërë shoqërisë sonë që të mënjanoj pengesat duke garantuar sjellje, pozitë, mundësi dhe përfitime të barabarta për të dy gjinitë në të gjitha sferat e jetës.

Dhe se çdo trajtim jo i barabartë i një individi në krahasim me një individ të gjinisë së kundërt (sepse këtu vlenë të cekët se ka raste kur edhe meshkujt nuk ndihen të barabartë në raport me gjininë e kundër, pra gruan) në rrethana të njëjta apo të ngjashme konsiderohet diskriminim i drejtpërdrejtë gjinorë.

Vlenë të cekët se mbetët punë e madhe para shoqërisë sonë në përgjithësi, si institucionet, shkolla, iniciativa të ndryshme, ligjerata etj…,ku mund dhe duhet të promovohen këto vlera, secili njeri të jetë i/e njohur me të drejtat e tij/saj themelore. Pikërisht, me shpalljen e Ligjit për Barazi Gjinore është themeluar edhe Zyra për Barazi Gjinore e cila më vonë është transformuar në Agjenci për Barazi Gjinore. Kjo agjenci është përgjegjëse për promovimin e vlerave dhe mundësive të barabarta pa marrë parasysh përkatësinë gjinore.

Dhe krejt në fund mund të themi se deri sa mos të arrihet niveli i kënaqshëm i barazisë gjinore në çdo lëmi, në çdo fushë jetësore si në shkollim, punësim, përfaqësim politik-shoqëror, organe udhëheqëse, vendimarrje…, ku asnjë njeri nuk do e ndiej vetjen e tij të diskriminuar duhet ngritur zërin, duhet luftuar për të drejta të cilat janë të garantuara edhe me konventa dhe me ligje ndërkombëtare si dhe janë edhe themel i lirisë, drejtësisë dhe paqës…, apo siç cekët në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara në nenin nr. 7, ku thuhet; TË GJITHË JANË TË BARABARTË PARA LIGJIT…

Antoneta (Zenel) Pajaziti

Gjakovë; 2013



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx