Editorial
Aurel Dasareti: Të gjithë janë të guximshëm ...
E shtune, 29.06.2013, 07:59 PM
Të gjithë
janë të guximshëm, kur armiku ikën
Nga
Në qoftë se
banorët nuk e lidhin identitetin e tyre me shtetin e tyre, atëherë është shumë
vështirë për të mobilizuar ata në favor të shtetit. It all begins with knowledge; you can know the Truth, and the Truth will
set you free.
Nacionalizmi është një ideologji politike që thotë se çdo popull duhet të ketë
vetëvendosjen në shtetin e tyre. Fakti se shumica e kufijve shtetëror të
Evropës në një masë relativisht të madhe reflekton përkatësinë etnike të
popullsisë, tregon se ideologjia nacionaliste ka pasur një ndikim aq të madh
saqë shumica e kombeve të këtyre shteteve i kanë përvetësuar, mishëruar dhe
praktikuar vlerat e kësaj ideologjie.
Krejt bota (përveç shqiptarëve kozmopolit) është nacionaliste, prandaj edhe
ekzistojnë shtetet nacionale: Gjermania, Franca, Anglia, Rusia, Italia, Spanja,
Serbia, Greqia...). Gjermania më përpara është shteti i gjermanëve e pastaj
edhe i pakicave, emigrantëve që jetojnë aty. Franca, Anglia... gjithashtu. Dhe,
janë bash fuqitë e mëdha ata që pasi vet qysh moti janë themeluar si
nacionalitet/komb e shtet, tash dëshirojnë qetësi e jo lëvizje - zgjime
kombëtare të shqiptarëve etj, prandaj edhe kritikojnë nacionalizmin në
përgjithësi dhe at tonin në veçanti, duke e përshkruar atë si fenomen negativ
që kinse është paraqitur në kohët e fundit.
Nëse neve shqiptarëve na ndalohet shprehja
nacionalizëm atëherë po e emërojmë ndryshe duke mos ndryshuar asgjë nga
subjekti: patriotizëm, atdhetarizëm, ose nacionalizëm pozitiv.
Nacionalizëm pozitiv është: “Të huajën
nuk e dua por timen nuk e jap”. Është krejtësisht normale dhe natyrale të
duash abetaren, gjuhën, historinë, shkrimtarin, heroin, mitet, përrallat,
atdheun tënd brenda dhe jashtë murit të arbrit; t`u këndosh prijësve tu të
gjallë e të vdekur, të dëshmosh origjinën e lashtësinë tënde pellazge-ilire.
Patjetër të mbajmë të zgjuar kujtesën e popullit.
Nacionalizëm negativ është: “Tënden e
dua por timen nuk e jap.” Bash kështu logjikojnë fqinjët tanë barbar. T`ia
mohosh ekzistencën një populli tjetër të cilin e mban nën sundim; t`ia
ngushtosh hapësirën kulturore dhe jetësore, t`ia përdhosësh gjuhën, flamurin
kombëtar, historinë, t`ia ndalosh shkollën, lirinë elementare njerëzore, t`ia
imponosh harresën, diskriminosh, ta detyrosh të shpërngulet me zor nga shtëpia
dhe trojet e veta etnike, terrorizosh, vrasësh e masakrosh siç na e bëjnë neve
pa pushim - në realitet quhet shovinizëm, fashizëm, nacizëm dhe racizëm,
përkundër gjimnastikës së llafeve të miqve të tyre Perëndimor dhe rus të cilët
sjelljet e këtyre krijesave të dëmshme për qenien tonë biologjike i quajnë
nacionaliste apo ultra-nacionaliste. Më tepër më brengos fakti se edhe nga
radhët tona ka të tillë.
Prej fqinjëve, vetëm Shqipëria e pranoi pa asnjë kusht FYROM-in (“Maqedoninë”)
si shtet të pavarur e sovran, ndërsa vet aleatët e këtij shteti të përkohshëm,
fals dhe artificial vepruan dhe veprojnë ndryshe. Serbët ia mohojnë kishën,
bullgarët gjuhën dhe kombësinë, ndërsa grekët emrin dhe origjinën. Që
tragjikomedia jonë të jetë më e madhe, shqiptarët janë të vetmit që këtë komb
imagjinar e kanë pagëzuar: maqedon - duke i dhënë një identitet fiktiv, në
dëmin tonë. Ashtu që kjo marrëzi e jona dita ditës po na kthehet në bumerang.
Këta krimba përpiqen të vjedhin nga ne edhe Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën)
duke e shpallur si vllahe dhe Shkupjane; sipas logjikës shoviniste e fashiste:
“E gjithkujt le të jetë por e shqiptarit të mos jetë”. Ndërsa shqipfolësit,
ekstremistët antikombëtar mysliman por edhe intelektualët, politikanët dhe
qeveritarët servil e kozmopolit që i kemi me tepricë, janë krejtësisht
indiferent ose përkrahin haptas synimet e këtyre kolonialistëve liliput. Turpi
jonë nuk mbaron vetëm këtu, ka përpjekje që armiqtë tanë ta përvetësojnë edhe
vet heroin tonë më të lavdishëm Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Kam informata
se “maqedonët” aeroportin e Shkupit e kanë pagëzuar me emrin e Lekës së Madh,
Aleksandëri i Maqedonisë, skandali “Enciklopedia” ku shqiptarët paraqiten si
ardhacak barbar etj. I uroj Greqisë sukses të mëtejshëm se pengon “FYROM-in” në
aspiratat e tyre të pista, Shqipëria lypset t`i bashkëngjitet menjëherë në këtë
proces. Ju garantoj se, nëse të vetëshpallurit “maqedon” pranohen nga bota si
pasardhësit e Aleksandërit të Maqedonisë, atëherë ky shtet, nga bota
perëndimore, do të shpallet i shenjtë kurse popullsia e saj sllave e
përkëdhelura më e madhe e tyre; ashtu që askush nuk do të guxoj një fjalë t`jua
thotë për të keq. Do të na masakrojnë.
Nacionalizmi në formën e saj aktuale lindi gjatë Revolucionit francez dhe u
përhapë në pjesën tjetër të botës gjatë 200 viteve pas revolucionit. Shpesh
herë është debatuar se në cilën shkallë (nivel) ishin ndjenjat kombëtare para
vitit 1800, por nacionalizmi, për herë të parë si lëvizje politike e masave
paraqitet pas 1800 –shit.
Është vërtetuar se ideologjia nacionaliste ishte (dhe është) një parakusht për
zhvillimin e demokracive moderne. Në qoftë se banorët nuk e lidhin identitetin e tyre me shtetin e tyre,
atëherë është shumë vështirë për të mobilizuar ata në favor të shtetit.
Problemet kryesore të mosfunksionimit të qeverive së shteteve të dështuara në
kontinentin afrikan shpjegohen nga fakti se kufijtë shtetëror nuk reflektojnë
etnicitetin e popullsisë. E njëjta gjë figuron edhe në Ballkan. Pasi Evropa i
ndau trojet tona arbërore në 5 pjesë duke ua dhuruar fqinjëve grabitqar, asnjë
prej këtyre shteteve nuk funksionon si duhet dhe ka gjasa që grindjet dhe
luftërat ballkanike të vazhdojnë deri në amshim. Kuptohet, ne shqiptarët jemi
humbësit kryesor, por edhe okupatorët barbar nuk do të kenë qetësi deri sa të
mbanë të kolonizuara tokat tona stërgjyshore. Kombet përcaktohen në bazë të
karakteristikave të caktuara që janë të përbashkëta për popullsinë e saj, të
tilla si gjuha, raca apo feja. E vetmja formë legjitime e qeverisjes është
vetë-përcaktimi i një kombi dhe një populli. Çdo komb që i plotëson
parakushtet, duhet të ketë territorin e vet të pavarur në formën e shtetit dhe
bota ideale duhet të përbëhet nga komb-shteteve duke respektuar dhe dhënë
minoriteve të drejtat e tyre minoritare ashtu që të ndihen të barabartë me
kombin shtyllë.
Emri i nacionalizmit vjen nga latinishtja “natio” që do të thotë: prejardhje
familjare, origjina, fisi. Simbolet nacionale mund të jenë: gjuha, flamuri,
këngët, historitë, heronjtë e Kombit. Por, kombet dhe shtetet kolonialiste që kanë
kolonizuar ose akoma kolonizojnë kombet dhe tokat e huaja, fashistët pra, e
keqpërdorin retorikën nacionaliste si argument të vetin kundër viktimave të
okupuara. Greqia, Serbia dhe “Maqedonia”janë shembuj tipik të fashizmit sepse
keqpërdorin retorikën nacionaliste – patriotizmin si slogan kundër një pjese të
caktuar të popullatës me përkatësi etnike të ndryshme, sidomos shqiptarëve,
ashtu që ua mohojnë edhe të drejtat më elementare të njeriut. Prandaj të gjithë
ata shqiptarë që format më ekstreme të nacionalizmit, respektivisht:
shovinizmin, fashizmin, racizmin dhe nacizmin e këtyre okupatorëve në dëm të
shqiptarëve të okupuar, e vlerësojnë si nacionalizëm e jo me emër të vërtetë, o
janë të pashkolluar o janë shërbëtorë të tyre.
Nuk i harroj rrëfimet e gjyshit tim. Kur njeriu është rrezikuar serioz, i duhet
vënë freri, duhet disiplinuar. Disiplina e ushtruar prej meje ishte një ndjenjë
e thellë pasigurie, e cila më ndihmonte t`u dilja para problemeve para se të më
dilnin dore. Po ta lija këtë disiplinë, do të shtrëngohesha të punoja si kalë e
në forma të tjera rutinë, por format rutinë të punës nuk janë pika ime e fortë.
I trembesha pranimit të suksesit tim, sepse ai mund të ma dobësonte ndjenjën e
pasigurisë. Kur e merr suksesin si të nënkuptuar, e fle mendjen. Kur të zë
halli, rri duarkryq; se e di që të ecën e se do të dalësh nga situata
njëfarësoj. Por pikërisht në këtë çast e ke humbur aftësinë të dalësh nga situata.
Shkosh drejtë humnerës.
Të gjithë ne jemi pjesë e kësaj gjendjeje të turbullt psikologjike që po kalon
Kombi. Duhet braktisur ndjenjën e pasigurisë, por, duke i njohur plotësisht
rreziqet e kësaj braktisjeje.
Kur sheh në rrezik mbijetesën e saj, kafsha mund të reagojë me tërbim dhe duke
sulmuar, por edhe duke u trembur dhe duke ia mbathur. Në të vërtetë duket se
pikërisht arratia është forma më e shpeshtë e kundërveprimit, përveç rasteve
kur kafsha nuk ka asnjë mundësi për t`ia mbathur dhe prandaj lufton. Cilado
kafshë, pa marrë parasysh specien së cilës i përket, kundërvepron ndaj një
sulmi kundër mbijetesës së vet me një ndër këto dy skema të sjelljes: arratia,
ose agresioni-dhuna.
E kam provuar qysh në fëmijëri, në lëkurën time, urrejtjen patetike dhe
ekstremizmin e fqinjëve të shqiptarëve. Kur isha 13 vjeç, në oborrin e
shkollës, u ngatërrova me një nxënës 15 vjeçar (emigrant serb nga Kosova të
ardhur në Amerikë 3 vjet më parë). I pasjellshëm, arrogant, problematik por
edhe trim, shumë brutal ndaj më të dobëtëve, shtatgjatë dhe tejet i zhvilluar
për moshën që kishte. Ai, pasi kishte dëgjuar nga prindërit e vet se kam
prejardhje shqiptare, i motivuar nga ata, duke më konsideruar si viktimë të
lehtë, jo vetëm që më ngucte dhe sulmonte fizikisht, çdo ditë, por edhe
provokonte krenarinë time duke u treguar nxënësve tjerë anekdota dhe shpifje të
pista për vajzat dhe gratë shqiptare. Anekdota që i kishte mësuar nga gjyshi,
babai dhe krejt farefisi i tij. Nuk doja t` i tregoj vëllait tim që ishte
moshatar me te dhe me siguri do ta mposhte. Nuk dëshiroja të përzihet në
problemet e mia sepse e ndija veten mjaft të rritur, gjithashtu frikohesha se
do humbi respektin para krejt shkollës dhe familjes. Por, as munda ta duroj më,
përkundër faktit se e dija që akoma jam i papërgatitur për një larje hesapesh
me të. Me siguri se do t`ia falja dhe do të tërhiqesha i pari sikur të kishte
qenë shqiptar me kusht që të mos më nguc më. Nejse. Përndryshe, të dy ushtronim
karate në të njëjtin klub dhe ai posedonte brezin kafe të rangut që i takonte.
Kisha pa forcën dhe zotësitë e tij dhe e dija me siguri se do të më rrahë keq.
Kisha ndjenjën e pasigurisë por at ditë e braktisa frikën. E sulmova papritmas.
U kacafytëm si bishat. Gjymtyrët i kishte pak më të gjata se të miat,
muskulaturën më të zhvilluar, rrezikoja të më qëllon prej së largu duke më
mbajtur në distance. Për nder të paralizimit të armës më të fortë të tij dhe
balancimit të mundësive, u mundova që s`pari herë ta rrëzoj për tokë duke
përdorur epërsinë në mjeshtëritë e mia modeste në mundje dhe xhudo - që m`i
kishte mësuar gjyshi dhe babai kur vizitoja fermën në Australi. Dështova. E
kisha nënvlerësuar atë dhe mbivlerësuar veten. Pas shkëmbimit të goditjeve të
para në të gjitha pjesët e trupit, me grusht, shqelma e bërryl, duke e pa se
nga hundët e mija rrjedhë më shumë gjak se nga hundët e tija, e kuptova se do
ta humbi betejën. Më kaploi paniku dhe trishtimi. E vlerësova situatën. T`ia
mbath? Me pasojë të më ngacmojë edhe në të ardhmen? Turpi qoftë në mua dhe mbi
mua. Inati ma ndaloi të iki me bishtin ndër vegë ama as që dëshiroja të
alivanosem nga vrazhdësia dhe brutaliteti i kundërshtarit që ishte 2 vjet më i
vjetër, më i ushtruar dhe më i fuqishëm se unë. Goditjet e befasishme me shqelm
në krye më rrëzuan për tokë, por nga e keqja duel një e mirë. Aty ku rrash,
afër meje, e pash një gur 7-
Në moshën e rritur jam takuar shpesh me armikun tim të fëmijërisë; të dy
jemi bartës të brezit të zi në shkathtësi luftarake. Ia
kemi falur njëri tjetrit por asnjëri nuk harron ngjarjen. E kujtojmë me mall.
Disa herë më ka pyetur gjysmë-seriozisht:
- “Aurel, më thuaj pash Zotin, a nuk u
turpërove të përdorësh gur ndaj meje?! Nuk e pranoj se më ke mundur, ma ke bërë
me hile!”
- “Me hile, pa hile, të rraha një çik më tepër” - i them.
Unë gjithmonë e kam tepruar me besimin tek mundësitë e mija, padyshim të futur
në gjak nga prindërit. Kur babai që ju e respektoni, ju merr seriozisht dhe
pret shumë prej jush, atëherë edhe ju detyroheni ta merrni veten seriozisht.
Vetëm kohët e fundit realiteti e ka mbërritur e është barazuar me besimin te
mundësitë e mija.
Shpesh herë ndjejë se duhet të ndërpresë paraqitjet e mia në odat e kuvendimit
të internetit, ndoshta nuk më kuptoni, ndoshta nuk lexoni mes rreshtave,
ndoshta se ju mërziti, rrallë kush më komenton, por akoma nuk kam hequr dorë
nga mendimi se kam diçka të rëndësishme dhe origjinale për të shprehur. Ç`do të
ishte ajo diçka? Se njohja jonë për botën ku jetojmë është në thelb e mangët
dhe e pa-përkryer. Ka gjithmonë një mospërputhje midis pikëpamjeve e shpresave
të pjesëmarrësit në këtë botë dhe realitetit të sendeve. Nganjëherë kjo
mospërputhje është aq e vogël sa edhe mund të mos përfillet, por, në raste të
tjerë, hendeku që i ndan është aq i gjerë saqë bëhet faktor me rëndësi për
rrjedhën e ngjarjeve. Historia bëhet me gabimet, paragjykimet dhe keqkuptimet e
pjesëmarrësit.
Viteve të fundit kam takuar shumë aktor (shqiptarë dhe të huajë) me rëndësi, të
skenës së historisë. Ç`ndryshim i madh me dikur! Dikur jetoja i veçuar, tani më
hapen shumica e dyerve. Më duhet ta pranoj se kështu më pëlqen më shumë; më
vjen keq vetëm se nuk më mjaftojnë koha dhe energjitë për ta përballuar. Do të
doja të rri më shumë me disa që kam njohur kohët e fundit dhe që janë të
interesuar edhe për tragjedinë kombëtare shqiptare. Nuk kam parasysh aq njerëz
me pushtet sesa njerëz me vlera. Nga natyra nuk e durojnë gënjeshtrën. Fisnik,
sado mendime të hidhura që shprehin. Mishërojnë idealin e shkencëtarit dhe
humanistit për liri e barazi në kërkim të së vërtetës. Ja përse i respektoj.
Takohem me njerëz interesant dhe marrë pjesë në veprimtari dhe ngjarje
interesante.
Shqiptarët nuk duhet të shkojnë në drejtimin e shpresuar nga armiqtë
kolonialistë. Nëse rastësisht kemi edhe ndonjë politikan e qeveritar që nuk
është krejtësisht i çmendur, ju sugjeroj të këshillohen me ekspert dhe
dashamirë të shqiptarisë para se të veshin përgjithmonë me fustan (fusnotë)
Kosovën dhe të shesin nderin, detin, tokën, ujin, ajrin e Shqipërisë natyrale.
Lypset të jemi të sinqertë para vetes dhe të tjerëve, vetëm ashtu të bashkuar
do të zbulojmë pengesat që akoma na mbanë në situatën tragjike në të cilën
gjendemi si Komb e Shqipëri Natyrale. Pengesat treten dhe zhduken kur dalin në
dritë. Kur nuk kam ide të qartë, parapëlqej të mos hy në lojë. Shqiptarët kanë
një prirje të lëvizin me hope, fillojnë një punë (nismë) e pastaj e lënë në mes
të rrugës. Përpiqemi të mos mbetemi pas, por nuk arrijmë, atëherë e ndiejmë
veten më mirë larg tyre. Prandaj edhe vendnumërojmë. Në balancë duhet të jemi
aty-aty. Kjo don të thotë se kur je me një mendje të prishur, më mirë është të
mos bësh asgjë. Sepse atëherë i hyni punës si të vijë, por në këtë rast ka
gjasa të nxitoni e të humbni, sepse ju mungon durimi. Ka gjasa të gënjeheni nga
ndonjë luhatje e rastit, sepse ju mungon kuraja për të vepruar sipas bindjeve
tua. Për të mos u mashtruar në një nismë nevojiten bindje, por, nëse vepron
sipas bindjeve të tua, mund edhe të zhdukeni nga gjithçka nëse bindjet i ke të
rreme. Prandaj unë parapëlqej të marr qëndrim e të veproj vetëm kur të kem
bindje të bazuara.
Sistemet shoqërore nuk punojnë të veçuar. Çdo sistem ka nënsisteme dhe ai vetë
është pjesë e një sistemi më të gjerë – realitetit. Sistemet dhe nënsistemet e ndryshme
ndërthuren me njëri tjetri. Për të kuptuar proceset historike të tragjedisë
tonë kombëtare lypset të bazohemi nga një teori speciale të cilën po e pagëzoj
si teoria e kaosit.
Për ne, kjo metodë është shumë më e vlefshme se metoda tradicionale, e cila
është analitike. Mjerisht, botëkuptimi ynë është formuar nga shkenca analitike
në një masë të madhe se ç`do të ishte mirë për ne. Shumë sende sqarohen nga
shkenca analitike, por të gjitha proceset historike, ndër to historia jonë,
janë komplekse dhe nuk mund të kuptohen mbi bazën e shkencës analitike. Unë
personalisht, për të kuptuar gjërat dhe sendet që gjatë historisë kanë qenë
vendimtare për kaosin e tragjedisë shqiptare, bazohem në teorinë time të
refleksivitetit. Ajo më shërben për ilustrim dhe nuk do përdorur si formë
derdhjeje ku mund të hyjë realiteti. Janë shumë procese të ndryshme që ngjasin
në të njëjtën kohë, disa prej të cilave dinamike, të tjera statike si dhe afër
ekuilibrit. Ndërveprimi midis tyre bën të lindin procese të tjera që hyjnë në të
njëjtat kategori.
Kur qeveritarët, politikanët dhe një numër i konsideruar i intelektualëve 23
vjet me radhë e kanë harruar Flamurin, Kombin dhe Shqipërinë etnike e nuk
mendojnë gjë tjetër jashtë fitimit të parasë së pistë, për asgjë që nuk sjell
lavdinë e tyre personale, këta nuk mbahen se janë në jerm, për faktin se
zakonisht janë të mërzitshëm, dhe quhen të denjë për URREJTJE. Janë këta lloje të
përçarjes, mashtrimit, gënjeshtrës, tradhtisë, të cilët lypset t`i denoncojmë
publikisht, t`i izolojmë të mos infektojnë edhe më tej masat, sipas mundësive
edhe t`i largojmë. Nëse nuk veprojmë kështu, tash, menjëherë, atëherë nuk e
meritojmë dekolonizimin, lirinë kombëtare dhe demokracinë, do të na mallkojnë
dhe do të turpërohen për ne pasardhësit tanë; ndërsa do të mbetemi përgjithmonë
të përbuzur nga armiqtë shekullor. Në thelb, janë këta të sëmurë mendor që nuk mund të perceptojnë
botën objektivisht, edhe pse kanë ruajtur ca aftësi “njerëzore” të përvojës
vetjake, subjektive, simbolike.