Editorial » Entela
Entela Binjaku: Edhe njëherë për gruan…
E hene, 15.07.2013, 05:00 PM
Edhe
njëherë për gruan…
Nga Entela Binjaku
Një ndër
shprehjet që artikulohet më dëndur për gratë shqiptare në politikë është se
kthehen në burra.
Sipas
këtij perceptimi sjellja dhe qëndrimet në politikë janë larg natyrshmërisë
femërore, më pranë sjelljes mashkullore pra, më pranë agresivitetit dhe
ashpërsisë. Ky perceptim ka një të vërtetë, sepse vihet re një lloj ashpërsie
të disa grave në politikë, shfaqur në debatet ku marrin pjesë egërsisht, në
fjalorin aspak femëror hera-herës dhe në ndonjë lloj neurotizmi që shfaqin ato
në daljet publike.
Sigurisht
si perceptimi ashtu edhe sjellja e tillë kërkon një interpretim sepse të gjitha
sjelljet shoqërore, për t´u shpjeguar mbështeten mbi teoritë e
ndryshme të cilat nuk ju lënë vend qëndrimeve të pabazuara.
Për
shembull Veberi dallon disa mënyra që përcaktojnë veprimet tona shoqërore, siç
është mënyra racionale, në varësi të
qëllimit, ku veprimi motivohet nga çfarë propozohet të arrihet. Vetë prania
mbizotëruese e konceptit që burrat merren me politikë, bën të frenohet koncepti i kundërt, po aq i
vërtetë që edhe gratë mund dhe duhet të merren me politikë.
Pra,
përfshirja e gruas në një mjedis të tillë e bën edhe më të vështirë integrimin
e saj.
Pra, një
grua shqiptare edhe kur hyn në politikë e ndërton të gjithë sjelljen e saj e
kushtëzuar nga ky paragjykim dhe fillon të marrë formën e mjedisit.
Por sipas
Veberit ka edhe një mënyrë tjetër të të vepruarit,
të cilën ai e quan tradiconale ku veprimi lind nga sjelljet e fituara.
Historia
jonë ka treguar se vetëm po u solle si “burrneshë” mund të depërtosh dhe të
mbijetosh në hapësirat e vështira që krijojmë ne gjatë ndërveprimeve tona. Pra,
vetëm duke u treguar e ashpër mund të merresh në konsideratë dhe të
shqyrtohesh, ndryshe po qe e butë dhe femërore, nuk “bën për politikë”.
Në
vetëvete i gjithë realiteti që jetojmë është një objekt studimi kaq i lëvizshëm
dhe dinamik, saqë për kompleksitetin që paraqet, duhet të analizohet jo vetëm
me ndihmën e teorive sociologjike por edhe të
disiplinave të tjera, që kanë në qendër
individin dhe ndërveprimet e tij me të tjerët. Një rol jo të vogël këtu luajnë
shkencat politike, antropologjia,
dhe veçanërisht psikologjia.
Transformimet
që pësoi vendi me rënien e komunizmit, ndikuan dukshëm në këto 20 e ca vjet në
pjesmarrjen e gruas shqiptare në jetën aktive shoqërore. Përpjekjet për t´i
kuptuar këto transformime nuk mund t´i bëjmë pa analizuar statusin e gruas shqiptare,
ku në veçanti ka ndikuar arsimimi i saj. Numri i femrave të regjistruara në
shkollat e mesme nga viti 2000 deri në vitin 2007 është rritur nga 48236, në
73887, pra 74% më shumë, duke ditur që kjo përqindje është më e lartë e rritja
se numrit të popullsisë. (INSTAT) Aktualisht nëpër shkollat e larta 58% e
studentëve në tërësi janë vajza.
Ndryshe
nga shumë vende të Botës, njwkohwsisht tek ne Parlamentin, Gjykatwn e Lartw,
Prokurinw e Pwrgjithshme, etj., janw drejtuar nga gratw.
Por pa
pjesëmarrjen e gjerë të grave si
vendimarrëse të pavarura, zhvillimi në të gjitha fushat do të jetë i ngadaltë.
Në politikë përfaqësimi i gruas u rrit nga 7% në 16% në zgjedhjet e
vitit 2009 dhe në vitin 2013 ky përfaqësim shkoi në 17% pra, ende mbetet larg
përfaqësimit në nivelin 30%, kuotë e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Me fjalë
të tjera edhe pse ligjërisht është tentuar tw rregullohet kjo çështje, sërish
në praktikë mbetet vështirë për t´u zbatuar. Përfaqësimi i gruas shqiptare në
politikë është i ulët dhe kjo nuk vjen nga indiferentizmi i grave për t’u
përfshirë apo nga paaftësia e tyre, përkundrazi kjo vjen nga vështirësitë me të
cilat ndeshen gratë për t’u përshtatur me realitetin e politikës
shqiptare, ndaj të cilit të duhet të
tregohesh e ashpër pa të mbijetosh.
Sipas
Gaetano Moskës “kriteri më i besueshëm në formimin e një klase politike, lidhet
me një vlerë që përfaqëson superioritet të natyrës morale”. Përfaqësimi i gruas
nënkupton përfaqësimin e asaj gjysme që presupozohet ndodhet më pranë të
moralshmes. Përfaqësimi i saj i ulët lë të kuptohet se natyra morale e
politikës tonë lë shumë për të dëshiruar.
Edhe pse
janë bërë disa hapa cilësorë në drejtim të përfshirjes, të gjithë e kuptojnë që
klima politike është agresive dhe terreni politik shqiptar është i ashpër.
Që një grua të pozicionohet mirë në shoqërinë tonë ajo së pari duhet të mbështetet nga fuqia lobuese për barazinë gjinore, më tej nga sistemi politik konkurencial dhe veçanërisht nga demokracia funksionale. Prania më e lartë e gruas do të ndihmonte shumë në krijimin e një klime civile dhe emancipuese. Por, për këtë duhet të bindet dhe vetë shoqëria se sa rëndësi ka për zhvillimin tërësor të saj prania aktive e gruas me potencialin e intelektit, me natyrshmërinë e sjelljes femërore dhe me moralin që ajo përcjell. Nga ana e saj edhe gruaja vetë duke u ndjerë e përkrahur, e dobishme dhe e domosdoshme, do të avitej më lehtë në terrenin politik shqiptar, duke i dhënë atij një tjetër dimension, më të butë, më të moralshëm dhe më njerëzor.