Editorial
Ramiz Selimi: Emigrimi sot produkt i Tenderëve
E diele, 14.07.2013, 06:10 PM
Bashkimi Europian nuk
pranon emigrant nga Kosova
Emigrimi sot produkt i Tenderëve, Haraçit, Gjyqësorit,..!
Pasuria
shoqërore u shndërrua në gërmadha, donacionet e BE-s kaluan në xhepat privat, prodhimet vendore dhe kompanitë u terrorizuan
në emër të tregtisë së lirë dhe haraçit.
Shkruan Ramiz Selimi
Kërcënimi
dhe kërkesa për mos emigrim janë tallje me ketë pjesë të popullit, (e që në
realitet duket se është shumica e popullit) pa u afruar atyre alternativa të
mbijetesës dhe perspektivës.
Kishte me
qenë e udhës dhe njerëzore që Ministrat e tanishëm por edhe opozita të
përgjigjen në këto pyetje:
Ministra
të dashur këto pyetje duhet analizuar mirë, pastaj të dilet para opinionit për
të ju kërkuar qytetarëve që të mos emigrojnë. Pse nuk thoni njëherë: ”Të dashur
qytetarë ne i kemi kuptuar hallet dhe problemet e juaja, tani kemi marr vendim
që të gjithë politikanët do të ndajmë të ardhurat, honorarët tona me familjet skamnore, secili nga ne do
të ketë vetëm një pagë, secili nga ne do të heq dorë nga pushimi, ato para të
ju dedikomë familjeve të varfra, e plot forma tjera”! Por, a mund të veproni ju
kështu? E di, ketë nuk mund ta thoni, sepse ju nuk e keni kuptuar akoma thelbin
e funksionimit të një shteti.
Po
harrojnë Qeveria dhe Opozita se ata janë shkaktarët e kësaj shpërngulje me
keqpërdorime të shumta të tenderëve, haraçit, intervenimit në gjyqësor, me një
fjalë ata janë ndarë nga realiteti dhe shohin vetëm botën e tyre, është mirë që
të marrin kontakt me popullin, mu sikurse kryetari i Indisë Nehru që kishte thënë: ”Tani e kuptova më shumë se
kurdoherë, se sa kishim qenë të ndarë nga populli ynë dhe sa kishim jetuar, punuar
e agjituar në botën tonë të pasur, por shumë të vogël në krahasim me popullin”.
Emigrant, vendi i punës suaj është
në xhepin e qeveritarëve!
Nuk u
realizuan pritjet e mëdha të kosovarëve në procesin privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore për të
sjellë zhvillim ekonomik dhe zbutje të gjendjes së vështirë ekonomike, për
shkak të nepotizmit dhe korrupsionit. Ndërmarrjet shoqërore ju falën miqve
dashamirëve, militantëve duke i shndërruar ato në gërmadha të pavlefshme. Me
ketë vendet e punës së qytetarëve u futen në xhepin e politikës.
Kishte
shumë testime nga jashtë për të provuar seriozitetin e kosovarëve në bërjen e
biznesit. U konkurrua në tenderë dhe projekte të ndryshme nga kompani të huaja,
por atyre asnjëherë nuk ju besua puna, për shkak të lakmisë së madhe në
përfitimin e pasurisë. Kompania e madhe nga Klagenfurti( Austri) “Kropfitsch”,
pas investimeve (privat) të mëdha që bëri në vitin 2009, u shantazhua në të
gjitha format nga partneri, qeveria dhe gjyqësori, në mënyrë që pasurinë e
investuar ta përfitojë një person i caktuar. Prandaj, nuk qëndrojnë mendimet e
ekspertëve kosovarë se mungesa e investitorëve nga jashtë solli ketë krizë ekonomike, ata nuk munguan,
ne i larguam.
Ekonomistët,
Menaxherët por edhe politika e dinë se Bashkimi Evropian ka dhënë donacione,
grante e subvencione mbi 7 miliard €, numra oficiel që defilojnë në faqet
zyrtare për donacione, ketë ma ka vërtetuar edhe miku im Deputet në Parlamentin
Evropian Dr. Paul Rübig, i cili është edhe i dëshpëruar me situatën e tanishme
ekonomike. Me investimin e këtyre mjeteve në të gjithë sektorët është paraparë
që të gjenerojnë shumë vende të reja të punës. Por, i gjithë ky zhvillim i
paraparë u kap nga një grup njerëzish, të cilët nuk lejuan në asnjë formë që të
fitojë projekti më i mirë. Ata projektet i shpërndanë në farefis, miq,
dashamirë, militant një nepotizëm i paparë gjerë me sot. Për pjesën tjetër që
lakmonte parat, ishte korrupsioni ai që ju kryente punë, duke ndarë 30-50% të
shumave me njerëzit kompetent. Projektet serioze me Menaxher të provuar në
perëndim u refuzuan.
Në
shumicën e rasteve, hapja e tenderëve nga partitë në pushtet ishte vazhdimësi e
lojës me buxhet për të mashtruar qytetarët.
Kompani
mirë të organizuara u detyruan në emër të lirisë të paguajnë haraç, ato pak
fitime të mundimshme që i fituan, u plaçkiten në emër të partive, a thua nga
kush? Vallë, mos erdhi Milloshi dhe i organizoj plaçkitjet? Rezultat i të
gjitha këtyre është emigrimi i qytetarëve, për të kërkuar një jetë me të mirë.
Adnan Bajraktari tregon se:” Kam dhimbje të madhe për vendlindjen, u ktheva dy
herë, njëherë e ndihmova Kosovën në luftë dhe herën e dytë pas shpalljes së
pavarësisë, ku e humba të gjithë investimin e bërë. Treg i egër është Kosova
thotë Adnani, e mbylla sepse nuk me linin të punojë i qet. Pasi mora SMS se me
duhet të paguaj 20.000 €, frika me ishte futur në palcën e kurrizit, përsëri
mora rrugën e gyrbetit
Zonja
Ministre dhe Ministra tjerë vendi i punës së këtyre qytetarëve në ikje gjendet
në xhepin tuaj privat, gjendet në xhepin e miqve tu Ministra e Militant,
Tregtarë të Pozitës e Opozitës që zaptuat të gjithë tenderët dhe zhvilluat
haraçin, për të kapur zhvillimin peng.
Është momenti fundit që Qeveria të mendojë seriozisht për qytetarët e vet, të largohet nga jeta luksoze, të merret me qytetarin me anëtarët e shtëpisë së tij, mos të lejojë mbylljen e shtëpive për shkak të kushteve ekonomike, në kohën kur shtetet e Bashkimit Europian nuk pranojnë qytetarët kosovarë, por të solidarizohet në format sociale me popullin, të merret secili rast social në shqyrtim dhe konsideratë. Të ndalet emigrimi, gradualisht të fillojë riatdhesimi, të ndihemi më në fund krenarë me shtetin tonë.
PS: Autori është Nënkryetar i Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit