Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Tragjedia e Çamërisë në anglisht
E shtune, 13.07.2013, 05:44 PM
TRAGJEDIA
E ÇAMËRISË NË ANGLISHT
Nga Frank Shkreli
Shekulli
i kaluar do mbetet ndoshta si shekulli më i mallkuar i historisë për nga krimet
e shkaktuara kundër njerëzimit nga fashizmi e komunizmi si edhe nga gjenocidet,
spastrimet etnike dhe shpërngulja me forcë e grupeve të ndryshme etnike nga
tokat e tyre. Libra të shumët të
historisë në anglisht janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen mbi gjenocide e
ndryshme në Evropë, përfshirë gjenocidin armen, deportimet sovjetike me forcë
të grupeve të ndryshme, si tartarët, gulagët e burgjet e përqëndrimit dhe
dislokimet e kulakëve dhe të tjerëve nga regjimet komuniste; gjenocidi i Khmer
Ruzhit-it në Kamboxhia, gjenocidi në Ruanda dhe më në fund gjenocidi dhe
spastrimet etnike në Bosnje dhe në Kosovë fundin e shekullit të kaluar, kur
Serbia ndërmori krime kundër njerzimit, për një kohë të gjatë dhe pa ndëshkim,
deri në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Të gjitha këto janë shembuj të tmershëm të mizorive që ka bërë njeriu
kundër njeriut.
Por
libri, “Amaneti i Fundit”, i Përparim Kapllanit mbi gjenocidin çam, duket se
është i pari i këtij lloji në gjuhën anglisht, pasi në asnjë nga librat në
gjuhën anglishte që kam patur rastin të lexoj, mbi historinë e gjenocideve dhe
spastrimeve etnike në Evropë,as nuk përmëndet
"Njëra prej spastrimeve etnike më të harruara, mu në qendër të
Evropës", sipas autorit të romanit në anglisht mbi tragjedinë çame,
Përparim Kapllanit.
Libri
"The Last Will", ose "Amaneti i Fundit",është një roman me
element historikë,i bazuar në gjenecodin çam.
Promovimi i librit u bë fund muajin e kaluar, pikërisht me 27 Qershor,
ditën e përkujtimit të gjencodit çam, në Toronto të Kanadasë, aty ku autori
jeton për disa vite. Romani u promovua
nga shtëpia botuese kanadeze e njohur me inicialet IWOI, e mbështetur edhe nga
Federata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Kanada.
Duke
shfletuar librin historiko-letrar të Përparim Kapllanit, vihet re, ''Ndjenja e
fortë e (Çamëve) për të mbijetuar", dhe njëkohsisht theksohet krenaria e
të qenit me preardhje çame: ''S'ka asgjë të keqe të jeshë nga Çamëria". Zylyftari,
një shqiptar nga Greqia, thotë, se "patjetër, do ua tregoj se kush jam
unë....Unë jam krenar se jam çam dhe këtë fakt nuk do e ndryshoja për asnjë
çmim", shton Zylyftari nga Çamëria.
"Për vendlindjen e tij të ndaluar, aty ku kanë lindur dhe ku kanë
jetuar para-ardhësit e tij,si dhe vendi nga ku ata u dëbuan dhe u përjashtuan
me forcë nga territori që sot i përket Greqisë."
Romani i
Përparim Kapllanit pasqyron gjithashtu edhe realitetin e mungesës së vullnetit
politik për tu marrë me çështjen e dhimbshme çame, sidomos nga ana e Greqisë,
pasi për Athinën, ''Çështja çame nuk ekziston.
Kjo është përgjigja zyrtare e qeverisë greke", për brutalitetin e
ushtruar nga autoritetet greke ndaj viktimave dhe të mbijetuarve çamë të
shpëngulur me forcë nga trojet e tyre.
Nuk është
se nuk dihet për tragjedinë e Çamërisë, si edhe për atë të masakrës së Tivarit,
ku me mijera shqiptarë nga Kosova u vranë e masakruan nga regjimi sllav,
fatkeqsisht në bashkpunim me regjimin e athëhershëm komunist të Tiranës. Por për kto tragjedi nuk flitet as nuk
shkruhet aq shumë sepse vihet re një refuzim për të pranuar realitetin e
historisë së shqiptarëve, si brenda ashtu dhe jashtë kufijve të Shqipërisë
londineze. Në këtë mes, të huajt dhe
fqinjtë kanë arsyet e veta gjeopolitike, jo vetëm për të mos pranuar realitetin
e shqiptarëve në Ballkan, por vazhdojnë të bëjnë ç'mos për të shtrëmbruar dhe
për të injoruar historinë e vërtetë, deri në pikën që, sipas tyre, këto
masakra, "nuk kanë ndodhur fare".
Por këjo nuk duhet të ndaloj shqiptarët kudo, që të vënë në dukje para
botës dhe vetes së tyre, mundësisht edhe në gjuhë të huaja, siç është,
"Last Will" i Përparim Kapllanit, --masakrat, shpërnguljet me forcë
dhe shpronësimet, ashtuqë që sipas, Amanetit të Fundit, ''Çështja Çame të
adresohet njëherë e mirë, në mënyrë kompetente... pasi të mbijetuarit e kësaj
tragjedie po vdesin dhe se ankesat e tyre për drejtësi gjithashtu do vdesin dhe do të varrosen me
'ta Andaj, çamët nuk kanë alternativë
tjetër, veçse të paraqesin ankesat e tyre, "Para Gjykatës Ndërkombëtare në
Hagë."
Është e
nevojshme që amaneti të të mbështeten me vepra, pa marrë parasyshë konsideratat
gjeopolitike dhe indiferencën dhe mungesën e vullnetit politik të Tiranës
zyrtare ndaj kësaj historie si një faktor kryesor, për të mos ''çuar pluhur''
mbi këtë çështje. Është vështirë të
merret me mendë se si Tirana zyrtare do të merrej seriozisht me këtë çështje,
ose me të tjera si kjo, kur ajo gjatë 20-viteve të tranzicionit nuk ka treguar kurajon as moralin civil për tu
përballur madje as me krimet e regjimit komunist kundër vet popullsisë
shqiptare. Është detyrim i çdo qeverie
sovrane, në çdo kohë, për të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë në
mbrojtje të interesave të shtetasve dhe bashkombasve të vet, si dhe për tu
përpjekur për tu përpjekur për të venë në vend drejtësinë e mohuar. Kur qeveritë sovrane nuk duan ose nuk mund
të mbrojnë qytetarët dhe bashkombasit e vet, atëherë njerzit kanë të drejtë tu
drejtohen enteve ndërkombëtare për drejtësi.
Por fatkeqsisht, mbetet për tu parë dhe shumë për tu bërë në lidhje me
nevojën për të artikuluar dhe për të zbatuar parimin dhe për të marrë përsipër
përgjegjësitë sovrane në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut të të
gjithë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të tyre, dhe padrejtsive ndaj tyre në
të kaluarën dhe tani, duek filluar nga vet-vetja. Çelsi mbetet gjithnjë, përballimi me
historinë e errët të gjysëm shekullit të kaluar të kombit shqiptar nën
komunizëm --sado e vështirë të jetë një gjë e tillë. Kjo nuk ka ndodhë, dhe për derisa kjo nuk
ndodhë, do jetë vështirë të kërkohet llogari dhe përgjegjësi dhe llogari nga
qeveritë e tjera për masakrat, deportimin me forcë dhe shpronësimin e çamëve
nga Greqia, në bazë të Amanetit të Fundit.
Mund të
flasim për të kaluarën dhe për të ardhmen. E kaluara është diçka që ne nuk mund
ta ndryshojmë, por duke folur për të ardhmen, nuk guxojmë që të kaluarën ta
mohojmë, sado e keqe qoftë ajo. Është
thënë shpesh se mënyra më e mirë për të ndaluar përsëritjen e gjenocideve dhe
krimeve përfshirë ato të shtetit mbi qytetarët e vet, është që të sigurohet që
masakrat, gjenocidet dhe krimet e lloj llojshme kundër njerëzimit, të mos
harrohen kurrë.
"Amaneti
i Fundit'' i Përparim Kapllanit është një kontribut i çmuar që sadopak informon
lexuesin e interesuar anglisht-folës mbi këtë tragjedi me përmasa të mëdha dhe
ende të panjohura të një pjese të kombit shqiptar, Çamërisë. Shkrimtari Faruk Myrtaj, i cili mori pjesë
në promovimin e librit në Kanada, në vlerësimin e tij ka shkruar se,
"njeriu lind dikur, diku, në një truall, dhe mbetet përgjithnjë fëmijë i
atij djepi! Përparim Kapllani, qytetar i
tillë i Mëmëdheut të tij edhe pasi ka mërguar në Perëndim, Kanada, për një jetë
më inspiruese, merr përsipër këtë bekim/mallkim dhe përpiqet ta ndaj brengën e
njerëzve të fisit të tij me tërë njerëzit e kësaj bote." Përveç kësaj, Amaneti i Fundit, është
gjithashtu edhe një kontribut ndaj asaj kujtese të hidhur të historisë
kombëtare, vepër e cila kontribon që ajo histori të mos harrohet por të
përjetësohet e dokumentuar duke e kaluar atë nga brezi në brez me shpresë që të
mos përsëritet më.