| E hene, 15.07.2013, 08:05 PM |
IKJET DHE
BUZËQESHJET
Ikjet e të rinjve shqiptar nga Kosova nuk kanë të ndalur! Ata lënë shkollën, Universitetin, familjet dhe ia mësyejnë perëndimit!Kalojnë nëpër nëntë rrathët e ferrit të Dantes me shpresë për një të ardhme më të mirë! Ndërkaq e ardhmja e tyre është e zymtë, tepër e zymtë,sepse perendimi i mbanë të mbyllura dyertë për të rinjtë e Kosovës!E zyrtarët e Kosovës në vend që të shqetësohen për këtë fenomen tragjik, për zbrazjen e vendit nga pjesa më vitale e shoqërisë, ata flasin e ngrisin zërin se të rintë e ikur po ndikojnë keq në raportet Kosovë-Bashkim Europian!
NGA DIBRAN DEMAKU
Në fillim
të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas, atëherë kur Serbia me
aparatin e vetë represiv bëri pushtimin klasik të Kosovës dhe kur shqiptarët i
përzuri nga puna, një mik imi që ishte zgjedhur në strukturat udhëheqëse të
Sindikatave të pavarura të Kosovës dhe kujdesej për punëtorët shqiptar të
mbetur pa punë më tregonte:-Kishim shkuar të vizitonim një punëtor të mbetur pa
punë.Me vete kishim edhe adresën e tij(rrugën dhe numrin e shtëpisë).Kur arritëm
në vendin e duhur para nesh doli një shtëpi që të them të drejtën na mahniti me
bukurinë e saj!Njëherë menduam se e kishim gabuar adresën,por jo adresa ishte e
saktë dhe shtëpia i përkiste pikërisht personit që kërkonim ne.Kur hymë brenda
njëri nga ne i mrekulluar nga ajo që shihnim e hapi bisedën:-Ne kemi menduar se
ti nuk ke asgjë, ndërkaq ti paske gjithë këtë shtëpi!Ndërkaq tjetri vazhdoi:-Ne
kemi ardhur të shohim se a ke nevojë për ndihmë,por sa po shohim ti i paske të
gjitha të mirat!
-Mos u
nxitoni të nxirrni konkludime të gabuara nga kjo që po shihni!-ua kishte kthyer
mikpritësi.Këtë shtëpi që po shihni e kam ndërtuar sa ishim në punë unë dhe ime
shoqe,por duhet ta dini se tash unë dhe ime shoqe jemi të pa punë dhe të pa
bukë!Shtëpia që po shihni nuk hahet!Merreni po deshët shtëpinë,por ju lutem më
sillni ndonjë kafshore buke!
Nga ajo
ëfarë kishin dëgjuar nga mikpritësi,miku im dhe të tjerët,ishin bindur se ai
kishte shtëpi të bukur,por nuk kishte bukë!Dhe e kishin renditur në listën e të
papunëve që duhej ndihmuar…
Kryeadministratori
i Kosovës Mihael Shtajneri, sa ishte me mandat shërbimi në Kosovë, mandate që
ia kishte dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, në çdo takim me udhëheqësit
vendorë të administratës së përkohëshme të kohës, gjithnjë do të kërkonte nga
ata punë, punë dhe vetëm punë.-Ne jemi këtu për të punuar në ndërtimin dhe
rindërtimin e Kosovës së rrënuar nga lufta!-do të deklaronte ais a e sa herë.Ai
vinte nga Gjermania, vendi cili mbi gjithçka tjetër punën e ka në vend të
parë!Dhe natyrisht që ai do të kërkonte punë, punë dhe vetëm punë!-Ne duhet t`i
kryejmë detyrimet që kemi marrë!-do të shtonte ai.Kosova duhet të ndërtohet e
rindërtohet në të gjitha drejtimet!-do të këmbëngulte ai.Ndërkaq udhëheqësit
politik shqiptar të kohës, në çdo takim me Shtajnerin do të kërkonin Pavarësinë
dhe vetëm Pavarësinë e vendit!Ai do t`ua kthente:-Unë së bashku me ju kemi
marrë mandat që ta ndërtojmë dhe rindërtojmë këtë vend,ndërkaq atë që kërkoni
ju do të vijë më vonë,pasi të jetë ndërtuar dhe rindërtuar ky vend!-Pavarësi,
pavarësi dhe vetëm pavarësi!-do të shtonin udhëheqësit politik të kohës në
Kosovë!-Njëherë e duam Pavarësinë e pastak shohim e bëjmë!do të shtonin
ata.-Por, Pavarësia politike pa pavarësi ekonomike nuk ka asnjë vlerë!-kishte
insistuar gjermani._Ne duam Pavarësinë e pastaj shohim e bëjmë!-ia kishin
kthyer udhëheqësit politik të kohës në Kosovë.
-Veçse
Pavarësia nuk është diçka që hahet!-ua kishte kthyer Shtajneri.Këtij vendi së
pari i duhet siguruar ushqim, punë e mirëqenie ekonomike e pastaj vjen edhe ajo
që kërkoni ju!
Kështu
disi informonin atëherë mjetet e infrminit në Kosovë…
Vetëm një
javë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, autorit të këtyre rreshtave në
vendin ku jeton, i kishte ndodhur diç e pakëndshme.Derisa po kthehej nga puna,
kryepunëtori i firmës ku punonte do ta pyeste:-
Kosova
tash pesë vite është shpallur shtet sovran dhe i pavarur.Kështusë paku thonë
politikanët në Prishtinë!Kësaj Pavarësie i janë gëzuar të gjithë shqiptarët
kudo ku jetojnë ata: në Kosovë, në Shqipëri, në trojet etnike në ballkan dhe në
Diasporë.
Tash kur
Kosova e ka Pavarësinë politike, të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarshit nga
më shumë se njëqind shtete anë e kënd rruzullit tokësor, na doli se në një
mënyrë ose në një tjetër Pavarësia politike pa atë ekonomike na qenka e
mëngët!Dhe këtë nuk e themi ne, por e thonë rreshtat e gjatë të të rinjëve
shqiptar të Kosovës, nëpër rrugët e mërgimit! Ata, pra të rinjët kosovar lënë
shkollat, Universitetet dhe ia mësyejnë rrugëve të mërgimit!Strukturat
udhëheqëse politike në Kosovë sikur nuk shqetësohen fare për rreshtat e të
ikurve!Ndonjëri nga ata nxjerr edhe ndonjë psherëtimë habie duke thënë se të
rinjtë kosovar nuk kanë arsye që të braktisin vendin e vet?!-Ne kemi bërë aq
shumë shkolla dhe Universitete për ta si asnjëherë më pare!Ata mund të mësojnë
sot kudo!Dhe kaq! Për punësimin e tyre asnjë fjalë! Sikur të rinjëve kosovar
nuk u mjaftoka shkollimi por na dashkan edhe punë?!...
Dhe ikjet
e të rinjëve shqiptar nga Kosova nuk kanë të ndalur.Ata lënë shkollat,
Universitetet, familjet dhe ia mësyejnë perëndimit.Kalojnë nëpër nëntë rrathët
e ferrit të Dantes me shpresë për një të ardhme më të mirë. Ndërkaq e ardhmja e
tyre është e zymtë,tepër e zymtë, sepse perendim i mbanë dyertë e mbyllura për
të rinjtë e Kosovës.E zyrtarët e Kosovës në vend që të shqetësohen për këtë
fenomen tragjik, për zbrazjen e vendit nga pjesa më vitale e shoqërisë,ata
flasin dhe ngrisin zërin se të rinjtë e ikur po ndikojnë keq në raportet
Kosovë-Bashkim Europian?!
Ministresha
e ashtuquajtur për Integrim Europian, do
të bënte mirë sikur para kamerave televizive moe t`i tregonte thonjtë e saj të
gjatë dhe buzët e lyera me manikyr të shtrenjtë si dhe të buzëqeshë më pak kur
flet për të ikurit, sepse nga luksi i jetës së saj ajo nuk është në gjendje të
kuptojë hallet e atyre të shkretërve që ikin nga vendi i tyre,sepse nuk kanë
mundësi që të bëjnë një jetë të dinjitetëshme, dhe kur ajo buzëqeshë, familjet
e të ikurve qajnë!Kështu së paku ministresha e (ç) integrimeve t`i kursejë ata
që lënë familjet e tyre dhe marrin rrugë me njëmijë të panjohura!...