Faleminderit
Shaban Cakolli: Tahir Drenica nuk harrohet
E hene, 01.07.2013, 07:20 PM
EMËR I
CILI NUK DUHET HARRUAR
TAHIR DRENICA (1921-2013)
Shkruan: Shaban Cakolli
Me
dhembje sot e morëm lajmin, për ndarjen
nga jeta, të një burri të madh, miku të dashur, të mençur, guximtar dhe
intelektual , rrapsodit të madh Tahir
Drenica. Tahir Drenica ishte
lindur më 21.06.1921, në një familje të madhe prej dyzet e tetë anëtaresh,
familje.Mbiemrin e mori sipas vendlindjes,
nga se babai i tij ishte
atdhedashës, ishte armik i pushtetit të asaj kohe, andaj po të tregonte mbiemrin
e tij, Tahiri nuk do të mund të fillonte
karierën e vet, do të ndiqej nga pushteti, kështu ai me mençuri u regjistrue si
Tahir Drenica, kështu i mbeti mbiemri deri në fund të jetës së vet.Ai nga
fëmijëria pasion e kishte këngën, vinte
nga një familje, atdhetare dhe artdashëse.Në atë kohë për shumë shqiptar
shkollimi ishte vetëm një ëndërr, po jo mundësi.Tahiri u shkollua odave, dhe
përvoja është një shkollë e mirë.Familja e
Tahirit ishte artdashëse, kurse
Tahiri në fëmijëri ëndërronte të bëhej artist i vërtetë.
Thuhet se
shtëpia e tyre ka qenë vatër e kulturës,
në odat e tyre janë tubuar këngëtarë me famë të asaj kohe, si:Cuf Kadishani,
Halim Beqa, Murat Pajaziti, Sefë Gashi(Mleqani) e shumë të tjerë.Tahir Drenica
i kishte dëgjuar me ëndje, i kishte mësuar me interesim të madh këngët e tyre,
nga se në atë kohë kishte pak tekst
shkrues, këngët mësoheshin përmendësh.Tahiri në moshën fëmijërore i mësoj të
gjitha këngët, të cilat i këndonin rrapsodët e njohur, më pas i këndoj, i
imitoj këngëtarët një kohë, kurse më vonë u bë këngëtar i pavarur, i cili më
nuk kishte nevojë të emitoj të tjerët, por vet i përpunoj tekstet, meloset, si
dhe zëri i tij i ëmbël u bë shumë i dashur për dashamirët e këngës të asaj
kohe.Tahiri, u stërvit duke u bërë ballë garimeve me të gjithë këngëtarët e
kohës.
Ka
kënduar me rrapsodët më të njohur të asaj kohe me Rizah Bllacën, Salih e Feriz
Krasniqin, , Sef Mleqanin, Augustin
Ukajn, Demir Krasniqin, Bajrush Dodën,
Durmish Kadishanin, etj.....Ai ka pasur
edhe një përcjellës i cili atë botë ishte mjeshtri më i njohur i violinës,
quhej Qazim Berisha, ka kënduar me
këngëtarin e madh Qamili i Vogël, me Osman Gllarevën, këta mund të
shquheshin këngëtarët e famshëm atëherë.Kur ishte njëzet e shtatë vjeç, Tahiri
shquhej nga këngëtarët tjerë(1948), ai u bë shumë i popullarizuar, ftohej në dasma, festa, gazmende, koncerte,
dhe kudo është pritur si artist i popullit.Tahirin e kam njohur shumë herët,
kur isha fëmijë, kudo ku vinte në dasma
në rrethin tonë e kam përcjellur.Tahiri ishte mjeshtër i madh i këngës,
kishte zë të lartë, të ëmbël dhe dinte të e përdorte zërin.Kur
këndonte në shiqim të lënte përshtypje se nuk e hapte fare gojën, kishte
mjeshtri në përhapëjen e zërit, po kishte mjeshtri edhe në përdorimin e veglës,
madje i kishte hije mbajtëja e sharkisë.Tahiri fliste rrallë, po fjala dhe
ndeja i kishin hije, ishte i rrespektuar nga miqët.Njëherë në një dasmë në rrethin tanë pati kënduar me Shaban Baksin, të dy kishin zë të fuqishëm
dhe identik, shumë kohë është folur në popull dhe ajo dasmë pati bërë jehonë
të madhe tek artdashësit.
Nga vitet
e 60-ta, Tahiri ka kënduar me Hashim Shalën, me askend nuk janë përshtatur
më mirë, kurrë më nuk janë nda.Tahiri ka
qenë këngëtar i guximshëm, ka kënduar historinë kombëtare, Skënderbeun, Fazli Grajçevcin, Ramë Bllacën,
Krajl Nikollen.Pashiqin Rankoviqin, Ahmet Delinë, këngë këto që shumë
këngëtarë nuk guxonin të i ëndërronin,
lëre më të i këndonin.Menjëfjalë ai ka
kënduar mbarë historinë kombëtare, por ka kënduar edhe këngë dashurie, këngë
humoristike, satirike, të gjitha
motivet.
Tahir
Drenica me Hashim Shalën, kanë kënduar
në çdo vend të botës ku ka pasur shqiptarë, nga
Amerika e largët dhe skaj më skaj Europës, në Danimarkë, Gjermani,
Austri e gjetiu, në Belgjikë kur u përuruar
busti i Skënderbeut, kanë qfaqur një program të pasur kulturor meOsman
Gllareven, Qamilin e Vogël, Marash
Krasniqin, Augustin Ukajn, kanë mrekulluar Brukselin, i cili me aq interesim
e ka përcjellur kulturën tonë.Tahiri me Hashimin kanë kënduar në Kopenhagen, Zvicërr e kudo
nëpër vendet ku mërgimtarët tanë kanë qenë të organizuar nëpër shoqata e klube.Mbajë mend viteve të 90-ta, kur vinin në Gjermani, me
Shkurte Fejzen, Ilir Shaqirin, Mahmut Feratin, ata dalloheshin me kësula të
bardha, të ëmbël në këngë, të ngrohët në biseda me mërgimtarët, të papritueshëm të
kthehen në skenë kur i kërkonin mërgimtarët, kanë kënduar këngët:Katundarë
e Sheherli, Leze mori Leze, Kur jam kanë
një vakt i Ri, çka po më rrin karshi-karshi, e cila ishte kënga më e kërkuara e tyre nga rinia
jonë.Personalisht unë vet, në mërgim kam
pasur rastin të i zhvilloj tri
intervista të shkurtëra me Tahir Drenicën.Rrëfimet e tij ishin shumë
interesante, ai tregonte si ishin njohur me një studjuese të folklorit,
studiuesja ishte daneze Birthe Traerup,
e cila kishte botuar libra në pesë gjuhë të huaja,
ku në këto libra ishin përkthyar dhe botuar
disa këngë të Tahir Drenicës
dhe Hashim Shalës.Tahir Drenica dhe
Hashim Shala, kishin inçizuar një reportuar të gjërë të tyre
në"Jugoton" Të zAGREBIT;Në Radio Prishtinë, në RTP e atëhershme.
Kohën e
fundit, folklori ynë burimor shumë pak po
kultivohet dhe aq më pak po dëgjohet, andaj edhe pak emisione kanë pasur
këta rrapsod, një vend dhe rëndësi të veqantë ua ka dhënë mbretresha e folklorit tonë Shkurte Fejza, në emisionin"Rrënjët Tona".Tahir Drenica dhe Hashim Shala,
kishin shpirt të pastër artistësh, janë shpërblyar disa herë, si dhe kanë qenë
të dashur nga populli, një jetë të tyre me këngë.
Unë
mendoj se te ne është një dobësi, njerëzit sa janë të gjallë ua ndrydhim të
bëmet, nuk ua përhapim meritat, kurse pasi të vdesin u thurim lavdi!Kam shkruar
tri shkrime të shkurtëra për Tahir Drenicën, por tani kur u nda nga jeta, sikur
po e ndjejë se i kam mbetur borgj, për një veprimtari të pasur kombëtare që ka
pasur ky rrapsod i madh.Tahir Drenica dhe
Hashim Shala, kanë pasur miq në çdo shtëpi shqiptare.Ata kanë kënduar
trimërinë dhe bujarinë, veprat historiko-kombëtare, të trimave të mbarë
hapësirës shqiptare, ata kanë mallkuar armiqët në vargjet e këngëve të tyre,
ata me këngën e tyre folklorike, e cila dikur ishte begatia më e madhe e kombit
tonë, e që mendoj se do duhej të ruhej me të njejtën rëndësi edhe sot, kanë
frymëzuar popullin tonë liridashës.
Kur këndonte Lec Gradicën, odave tona, Tahiri i pushtonte zemrat e artdashësve, kjo manifestohej edhe me të reshurat e armëve në ajr, të cilën e kam vërejtur se Tahiri nuk e kishte për qejf.Plumbat nuk duhet hargjuar për këngën , thoshte Tahiri, do ishte mirë të i ruajmë për armikun.Saherë përmendi Tahirin, tani më dhimbset Hashim Shala, nga se ata ishin shumë të barabart në këngë, kishin gjetur vetën së bashku, tani Hashimit ia thau krahët, edhe pse Hashimi ende është i fortë, i shëndetshëm, vështirë do të rrugëtoj me këngën, pa Tahir Drenicën.Tahir Drenica do të mbetët emër i paharruar i cili do të përcillet nëpër brezat tanë.Ai ka ruajtur, kultivuar dhe pasuruar kulturën tonë kombëtare, si i tillë ka lënë shumë pllaka, kaseta, Cd, Video, me një reportuar të pasur të veprimtarisë së tij kulturore, qoftë të historisë kombëtare, arshikisë, satirës, vepra këto që do të u përcillen brezave.Qoftë i paharruar kujtimi për te, për jetë të jetëve.