Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Cakolli: Tahir Drenica nuk harrohet

| E hene, 01.07.2013, 07:20 PM |


EMËR I CILI NUK DUHET HARRUAR

TAHIR DRENICA (1921-2013)

Shkruan: Shaban Cakolli

Me dhembje sot e morëm  lajmin, për ndarjen nga jeta, të një burri të madh, miku të dashur, të mençur, guximtar dhe intelektual , rrapsodit të madh Tahir  Drenica. Tahir  Drenica ishte lindur më 21.06.1921, në një familje të madhe prej dyzet e tetë anëtaresh, familje.Mbiemrin e mori sipas vendlindjes,  nga  se babai i tij ishte atdhedashës, ishte armik i pushtetit të asaj kohe, andaj po të tregonte mbiemrin e tij,  Tahiri nuk do të mund të fillonte karierën e vet, do të ndiqej nga pushteti, kështu ai me mençuri u regjistrue si Tahir Drenica, kështu i mbeti mbiemri deri në fund të jetës së vet.Ai nga fëmijëria pasion e kishte këngën,  vinte nga një familje, atdhetare dhe artdashëse.Në atë kohë për shumë shqiptar shkollimi ishte vetëm një ëndërr, po jo mundësi.Tahiri u shkollua odave, dhe përvoja është një shkollë e mirë.Familja e  Tahirit ishte artdashëse, kurse  Tahiri në fëmijëri ëndërronte të bëhej artist i vërtetë.

Thuhet se shtëpia e  tyre ka qenë vatër e kulturës, në odat e tyre janë tubuar këngëtarë me famë të asaj kohe, si:Cuf Kadishani, Halim Beqa, Murat Pajaziti, Sefë Gashi(Mleqani) e shumë të tjerë.Tahir Drenica i kishte dëgjuar me ëndje, i kishte mësuar me interesim të madh këngët e tyre, nga se në atë kohë  kishte pak tekst shkrues, këngët mësoheshin përmendësh.Tahiri në moshën fëmijërore i mësoj të gjitha këngët, të cilat i këndonin rrapsodët e njohur, më pas i këndoj, i imitoj këngëtarët një kohë, kurse më vonë u bë këngëtar i pavarur, i cili më nuk kishte nevojë të emitoj të tjerët, por vet i përpunoj tekstet, meloset, si dhe zëri i tij i ëmbël u bë shumë i dashur për dashamirët e këngës të asaj kohe.Tahiri, u stërvit duke u bërë ballë garimeve me të gjithë këngëtarët e kohës.

Ka kënduar me rrapsodët më të njohur të asaj kohe me Rizah Bllacën, Salih e Feriz Krasniqin, , Sef  Mleqanin, Augustin Ukajn, Demir  Krasniqin, Bajrush Dodën, Durmish  Kadishanin, etj.....Ai ka pasur edhe një përcjellës i cili atë botë ishte mjeshtri më i njohur i violinës, quhej Qazim Berisha, ka kënduar me  këngëtarin e madh Qamili i Vogël, me Osman Gllarevën, këta mund të shquheshin këngëtarët e famshëm atëherë.Kur ishte njëzet e shtatë vjeç, Tahiri shquhej nga këngëtarët tjerë(1948), ai u bë shumë i popullarizuar,  ftohej në dasma, festa, gazmende, koncerte, dhe kudo është pritur si artist i popullit.Tahirin e kam njohur shumë herët, kur isha fëmijë, kudo ku vinte në dasma  në rrethin tonë e kam përcjellur.Tahiri ishte mjeshtër i madh i këngës, kishte  zë të lartë, të  ëmbël dhe dinte të e përdorte zërin.Kur këndonte në shiqim të lënte përshtypje se nuk e hapte fare gojën, kishte mjeshtri në përhapëjen e zërit, po kishte mjeshtri edhe në përdorimin e veglës, madje i kishte hije mbajtëja e sharkisë.Tahiri fliste rrallë, po fjala dhe ndeja i kishin hije, ishte i rrespektuar nga miqët.Njëherë në një dasmë  në rrethin tanë pati kënduar me  Shaban Baksin, të dy kishin zë të fuqishëm dhe identik, shumë kohë është folur në popull dhe ajo dasmë pati bërë  jehonë  të madhe tek artdashësit.

Nga vitet e 60-ta, Tahiri  ka kënduar me  Hashim Shalën, me askend nuk janë përshtatur më mirë, kurrë  më nuk janë nda.Tahiri ka qenë këngëtar i guximshëm, ka kënduar historinë kombëtare,  Skënderbeun, Fazli Grajçevcin, Ramë Bllacën, Krajl Nikollen.Pashiqin Rankoviqin, Ahmet Delinë, këngë këto që shumë këngëtarë  nuk guxonin të i ëndërronin, lëre  më të i këndonin.Menjëfjalë ai ka kënduar mbarë historinë kombëtare, por ka kënduar edhe këngë dashurie, këngë humoristike, satirike, të  gjitha motivet.

Tahir Drenica me Hashim  Shalën, kanë kënduar në çdo vend të botës ku ka pasur shqiptarë, nga  Amerika e largët dhe skaj më skaj Europës, në Danimarkë, Gjermani, Austri e gjetiu, në Belgjikë kur u përuruar  busti i Skënderbeut, kanë qfaqur një program të pasur kulturor meOsman Gllareven, Qamilin e  Vogël, Marash Krasniqin, Augustin  Ukajn, kanë  mrekulluar Brukselin, i cili me aq interesim e ka përcjellur kulturën tonë.Tahiri me Hashimin  kanë kënduar në Kopenhagen, Zvicërr e kudo nëpër vendet ku mërgimtarët tanë kanë qenë të organizuar  nëpër shoqata e klube.Mbajë mend  viteve të 90-ta, kur vinin në Gjermani, me Shkurte Fejzen, Ilir Shaqirin, Mahmut Feratin, ata dalloheshin me kësula të bardha, të  ëmbël në këngë, të ngrohët  në biseda me mërgimtarët, të papritueshëm të kthehen në skenë kur i kërkonin mërgimtarët, kanë kënduar këngët:Katundarë e  Sheherli, Leze mori Leze, Kur jam kanë një vakt i Ri, çka po më rrin karshi-karshi, e cila ishte kënga  më e kërkuara e tyre nga rinia jonë.Personalisht unë vet, në mërgim  kam pasur rastin të i zhvilloj  tri intervista të shkurtëra me  Tahir  Drenicën.Rrëfimet e tij ishin shumë interesante, ai tregonte si ishin njohur me një studjuese të folklorit, studiuesja ishte  daneze Birthe Traerup, e cila kishte botuar libra në pesë gjuhë të huaja, ku në këto libra ishin përkthyar dhe botuar  disa këngë  të Tahir Drenicës dhe  Hashim Shalës.Tahir  Drenica dhe  Hashim Shala, kishin inçizuar një reportuar të gjërë të tyre në"Jugoton" Të zAGREBIT;Në Radio Prishtinë, në RTP e atëhershme.

Kohën e fundit, folklori ynë burimor shumë pak po  kultivohet dhe aq më pak po dëgjohet, andaj edhe pak emisione kanë pasur këta rrapsod, një vend dhe rëndësi të veqantë ua ka dhënë  mbretresha e folklorit tonë Shkurte  Fejza, në emisionin"Rrënjët  Tona".Tahir Drenica dhe Hashim Shala, kishin shpirt të pastër artistësh, janë shpërblyar disa herë, si dhe kanë qenë të dashur nga  populli, një jetë  të tyre me këngë.

Unë mendoj se te ne është një dobësi, njerëzit sa janë të gjallë ua ndrydhim të bëmet, nuk ua përhapim meritat, kurse pasi të vdesin u thurim lavdi!Kam shkruar tri shkrime të shkurtëra për Tahir Drenicën, por tani kur u nda nga jeta, sikur po e ndjejë se i kam mbetur borgj, për një veprimtari të pasur kombëtare që ka pasur ky rrapsod i madh.Tahir Drenica dhe  Hashim Shala, kanë pasur miq në çdo shtëpi shqiptare.Ata kanë kënduar trimërinë dhe bujarinë, veprat historiko-kombëtare, të trimave të mbarë hapësirës shqiptare, ata kanë mallkuar armiqët në vargjet e këngëve të tyre, ata me këngën e tyre folklorike, e cila dikur ishte begatia më e madhe e kombit tonë, e që mendoj se do duhej të ruhej me të njejtën rëndësi edhe sot, kanë frymëzuar popullin tonë  liridashës.

Kur këndonte Lec Gradicën, odave tona, Tahiri i pushtonte zemrat e artdashësve, kjo manifestohej edhe me të reshurat e armëve në ajr, të cilën e kam vërejtur se  Tahiri nuk e kishte për qejf.Plumbat nuk duhet  hargjuar për këngën , thoshte  Tahiri, do ishte mirë të i ruajmë për armikun.Saherë përmendi  Tahirin, tani më dhimbset Hashim Shala, nga se ata ishin shumë të barabart në këngë, kishin gjetur vetën së bashku, tani Hashimit ia thau krahët, edhe pse Hashimi ende është i fortë, i shëndetshëm, vështirë do të rrugëtoj me këngën, pa  Tahir  Drenicën.Tahir  Drenica do të mbetët emër i paharruar i cili do të përcillet nëpër brezat tanë.Ai ka ruajtur, kultivuar dhe pasuruar kulturën tonë kombëtare, si i tillë ka lënë shumë pllaka, kaseta, Cd, Video, me një reportuar të pasur të veprimtarisë së tij kulturore, qoftë të historisë kombëtare, arshikisë, satirës, vepra këto që do të u përcillen brezave.Qoftë i paharruar kujtimi për te, për jetë të jetëve.