E shtune, 04.05.2024, 12:29 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Kështu e njoha Xhemajl Mustafën

E hene, 24.06.2013, 07:33 PM


KËSHTU   E   NJOHA   XHEMAJL   MUSTAFËN

HISTORINË   POPULLI   E    SHKRUAN    ME   VEPRA

Nga Ramiz Dërmaku

Kur vdes njeriu me kurorë të artë, nga dora e popullit të thurrur, shkund edhe therrën më të vogel prej trupit. Xhemajl Mustafa  ishte asht thepash , në grykë të hasmit. Ai intelektualë ai poet, ai nacionalistë, ai njeri nuk vdesë dhe nuk harrohet në asnji kohënga një dorë kriminele.., .  Lajmi për vrasjen e Xhemajl Mustafës, u pritë me dhembje të madhe edhe në diasporën tonë. Ai u vra, por pas tij mbetën librat, romanet, veprat dhe emri i tij. Xhemajl Mustafa, ishte pedagog, ishte poet, ishte gazetarë, ishte intelektualë, por mbi të gjitha ishte njeri, poet, gazetar, kritik letrarë, eseist, intelektual, i burgosur,  publicist, gazetar i Gazetës kombëtare “Bota sot“ ,dhe Penë e mbrehtë e çështjes shqiptare. Mendje vullkan. Gazetari, poeti, intelektuali z. Xhemajl Mustafa, që nga fëmijëria e urrejti  dhunën dhe luftën , por kuislingët nuk e lanë  ta gëzojnë paqen dhe lirinë. Lindi me 23 gusht të vitit 1953 , ndersa me 23 nëntor në afërsi të banesës së tij në Prishtinë, vritet nga dora kriminele.  Ai u nda nga jeta vetëm një muaj pasi LDK ja, një nga themeluesit e së cilës kishte qenë”Xhema”ai, shënoi një fitore të madhe (mbi 60 për qind) në zgjedhjet e para lokale në Kosovën e lirë. Mendjet e errëta nuk kishin mundur ta duronin fitoren e LDK së. Nga urrejtja e sëmurë për LDK në, ato kishin nxitur një dorë kriminele t'ia merrte jetën, Xhemës, siç e quanim, njeriut më të dashur dhe të respektuar, për të cilin urrejtja ka qenë e huaj! Vetë jeta e tij ishte një rrëfim i dhembshëm, një rrëfim biblik për sakrificën njerëzore, për kauzën kombëtare, për lirinë e popullit…. „Xhema“ në çëndresë më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrënjet në tokë e gur. I takonte gjeneratave të lindura në kohë të keqe. Në djep, e rini jetoi në robëri, por kurrë nuk heshti. Eci nepër rrugë të thepisura e të vështira i pa trembur. Ai më herët se të tjerët i thurri eshtrat me brinca, dhe qëndroi kokëlartë. Ai shumë heret filloi ta kërkojë rrugën , drejtë lirisë, tolerancës, demokracisë dhe bashkimit kombëtar. Por çdo herë ishte në krah të popullit, dhe shumë shpeshë shkruante në shtypë e fliste në biseda me shokë;  " Ai që mendon se është i pastër si ne ditët i lidhur për kërthizë të nënës, është shumë i rrezikshëm". Unë nuk kam shkruar z. Ramiz ? !, koha shkroi ! ", dhe shumë shpesh gjatë bisedave dhe shkrimeve te tij e përsëriste "vëllezër historinë e shkruan populli me vepra". Ne të gjithë duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit shqiptar ! Ne kohën kur filloi të merret me seriozitetin më të madh me çështjen kombëtare dhe bashkimin kombëtar ai vdiq. Xhemajl Mustafa, gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Shkeli rëndë. E futën në mes tërmetesh. Deshën ta shtypin me peshën e bjeshkëve që thyejnë edhe kodrat. Por Ai "Xhema" qëndroi i pa përkulur. E ndoqën nga puna, por ai nuk ndejti duarkryqë. Ia ndaluan hyrjen në Univerzitet dhe shumë vende tjera (regjimi serb), ia ndaluan librat duke menduar se do t‘ìa thejnë majën e penës, ta mbulojnë me një shtresë që nuk do të gërryhet kurrë-ndryshket. Shumë heret  Xhema,  u "kacafyt" me regjimin barbar sllavë dhe shërbëtorët e tij. "Pushtetarët.

Xhemajl Mustafa i kishte tejkaluar me sukses traumat e pësuara gjatë luftës, duke u fshehur rreth tre muaj nga thika e kriminelëve serbë, nëpër banesa të ndryshme në Prishtinë, gjatë bombardimeve të NAT0-s. Ishte plot optimizëm dhe besim për Kosovën dhe të ardhmen e saj, në veçanti për Prishtinën, ku i kishte kaluar vitet më të bukura djaloshare, ku kishte arritur pjekurinë e plotë intelektuale e politike. “Xhema” rrezatonte butësi e mirësi me të gjithë. Intelektualët e kriminelët serbo-sllavë " , ranë në gjunjë para tij. U ndëgjua kushtrimi.“Xhema“ me punën e tij i shtriu për toke bishat e çmendura dhe të zgjebosura, e ne mes tyre kishte edhe gjeneral te shumtë serbë ( të cilët kishin mbjellë farën e huaj në tokën shqiptare). Ne grusht ndrydhte eshtra e mish shkau. Ia qiti në sheshë shkaut të gjitha të palarat. Gjeneralët serb nuk dorëzoheshin.., Xhema kërkonte ndihmë nga politikanët, intelektualët, atdhetarët e populli. Disa herë u sulmua nga i ashtuqujturi komiteti krahinor nga karrieristët, komunistët, matrapazët, demagogët e së fundi edhe nga LPK-istët, të kuqët -e stalinistët. Ndonëse po merrej me politikë prej dhjetë vjetësh, ai e donte artin, mbi të gjitha letërsinë, të cilën e kishte vokacion jetësor. Xhemajl Mustafa shkruante për çdo javë recensione letrare për të përditshmen "Zëri" dhe “Bota sot”, shumë më pak merrej me politikë. Në vitin 2000 ai e botoi një libër me ese e kritika, si edhe librin e njohur "Një lutje për Prishtinën", një ditar për 78 ditët e bombardimeve të NAT0 s, gjatë të cilave kishte mbajtur shënime të përditshme. Është kjo një vepër monumentale e dokumentaristikës sonë kushtuar Prishtinës së dashur. Janë këto, siç thotë Xhema, "ditët e vetmisë e të besimit, netët e gjata të frikës dhe shpresës dhe jo datat të cilat rëndom e nënkuptojnë vetëm në rrjedhë sukcesive të kohës".

Të gjithë këta që i shënuam më lartë dhe shum të tjerë bënë orvatje tìa marrin penën e fletoren. Ai ju përgjegj "Dhëmbë pë dhëmbë" . Doli fitues me shtet e sistem. Ai vepronte në" binarë paralelë "Shkruante , shkruante të vërtetën,që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe hidhte ne sipërfaqe emra të rinj: i motivoi për punë , nxënësit, studentët, punëtorët , fshatarët, pra tërë popullin e Kosovës e më gjërë. Dhjetë vjet ka qenë këshilltar për informim i Ibrahim Rugovës dhe ka punuar në Zyrën e Presidentit të Republikës. Një vit pas vdekjes së Xhemës, Ibrahim Rugova, i cili e kishte përjetuar rëndë vrasjen e Xhemës, e kishte përkujtuar me dhembje të thellë, por edhe me krenari të madhe, figurën dhe veprën e Xhemajl Mustafës. Duke folur me fjalët më të zgjedhura, ai kishte përkujtuar se Xhema e ka ngritur kulturën shtetëtore, duke sjellë frymë tolerante e bashkëpunimi në institucionet shtetërore të Kosovës. Cili është ai nxënës, student apo qytetar i Kosovës i cili nuk e njihte Xhemail Mustafën ? Ai u bë kurban i çështjes shqiptare. Ai kurrë nuk gjeti kohë të shetis me familjen e tij. Ai, në atë takim më pyeti ? Ramiz ? A e din se çka është t`merri ?. Akoma pa u përgjgjur unë.., ai tha: Kur me dara të zjarrta armiku shkëput mish dhe eshtra të shqiptareve.Pa i zgjedhur mjetet. Disa intelektual, karierist, të cilët dikur, i kishin shërbyer partis komuniste po më thonë:“ Xhemo“..., shkruaj më butë se këta shkiet të mbysin. Kur tankset serbe shkilnin mbi trupat e njoma të fëmijëve tanë,“Xhema“ kokëlart ecte rrugëve të Prishtinës, ai shkruante libra. Po unë nuk jam më shumë shqiptarë e sa fëmijët që po vrahen,po largohen nga shtëpit me dhunë, po burgosen e po vrahet populli im e unë të heshtë... Jo.., kurrën e kurrës. Ai u vra nga dora kriminele por vepra dhe kontributi i tij nuk mund të vrahen, ato do të jetojnë me shekuj deri sa të jetojë populli. Emri i tij do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombetare shqiptare.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora