Kulturë
Cikël poetik nga Shefqet Sulmina
E enjte, 14.03.2013, 07:50 PM
Shefqet
Sulmina
Kohe
migjeni
Është
kohe migjeni
Me syze
dhe taka të larta,
Me tram
të mbushur
Dhe të
shpejtë.
Është
kohe brehti dhe kohë
Me gisht
majtas dhe djathtas
Dhe një
në mes.
Nuk është
kohe dritëroi me komunista
Dhe ikje
kadaresh.
Është
kohe migjeni,
Dhe jo
kohë shilëri
Pa gishta
majtas dhe djathtas
Po
drejtë.
Është
kohë migjeni
Tramët e
mbushur me vajza lasgushi
Me sy të
bukur nën syze të zezë.
Ajo më
thotë
Ajo më
thote se do të më vrasë me heshtje.
Edhe unë
në heshtje do ta dua,do ta vrasë,
Do të
ngreh një keshtjellë të madhe prej rëre
Dhe vetë
do të mbyllëm në të brenda për inat.
Dritarën
do ta mbyll,do ti mbyllë dhe grilat,
Që ajo si
ëngjëll drite mos të më zgjoj në gjumë,
Do ti
shpallë luftë,me çarçaf do të mbuloj koken
Që ajo
kokes time mos ti trokas më kurrë.
Kështu do
të bëjë se ndryshe s'mund ta mund,
Këtë grua
që më rri te dera dhe brenda s'hyn.
Kështu do
të bëjë në këte keshtjellë prej rëre,
Ku një
grua mund ta rrëzoj dhe me frymë.
Sa
vjeshtë
Vjeshtë,shumë
vjeshtë,sa vjeshtë kjo vjeshtë,
Përjashta,brenda
dhe brenda meje vjeshtë,
Në rrugë
vjeshtë,në hapa,në qiell vjeshtë,
Në ikje
zogjësh,në drurë të rjepur,në ardhje resh,
Ngopu sa
të duash me fjalë të pathëna me vjeshtë,
Shkruaj
sa të duash në fletë të zverdhura pa jetë,
Shkruaje
mbi rërë në zbaticat e detit këtë vjeshtë,
Vjeshtë në
stolat e parkut,ku haha ngelën të shkretë,
Fshij po
të duash me fshesë,po të duash prapë
Fshije po
të duash me ardhjen tënde këtë vjeshtë.
Kaq
vjeshtë,kotsëkoti pa ty kaq vjeshtë,
Kaq
vjeshtë në rrugë,kaq vjeshtë në muzg,
Kaq
vjeshtë tek ty dhe tëk unë kaq vjeshtë.
Sa
vjeshtë,sa vjeshtë kjo ndarje,sa vjeshtë!
Omar
Akram
Tani
brenda meje ka heshtje dhe pak mendime,
Aq pak sa
po të të telefoj ty,
Do të
trembëshe.
Ndërsa
degjoj branët e Omar Akramit
Që ti më
solle mbrëmë për Ditën e Veres.
Më duket
aq e tepërt të them se ndjehem vetem,
Sa më
mirë të rri i prapë i heshtur,
Ose të
luaj me tingujt branëve që më solle
Se si
çelin trendafilat e bardhë,
Tingujt e
çuditshëm të ujit,
Kukuritja
e bufit,
Ose muzgu
që zbret ngadalë;
Hëna,
Yjet kur
bëhen të artë,
E ndërsa
ti pothuaj je larg.
Unë ndiej
hapat e tu dhe godas ca shkronja
Dhe
kështu kotsekoti nis një varg.
Gota e
ujit rri përgjysem mbi tavolinë dhe letër,
Tik-tak,ti
derën befas shtyn ngadalë...
Omar
Akram...!
Nuk erdhi
Po
iki.Pas liqeni më ndjek me dallgë të trishta.
Ajo nuk
erdhi dhe dimri nuk iku.
Unë
numëroja minutat e ardhjes së saj
Me cigare
dhe gishta,
Ajo nuk
erdhi dhe dimri nuk iku.
Unë mbeta
si një far i shkretuar pa vajë,
Ju më
thoni digju!
Po si të
digjëm?Për ç'farë?
Nëse do
të bëhesha vaj e të digjësha,
Unë do të
digjesha për ardhjen e saj.
Po
iki.Nuk dua të pres më kurrkund tjetër,
Më lodhi
gjatë pritja dhe dimri.
Xhaketen
time të vjetër hedh në krahë,
Po
iki,bëj sikur iki,
Mbi liqen
far i vetmuar dimri.