E shtune, 03.05.2025, 02:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Pjetër Domgjoni: Kanë thanë për Mirditën

E marte, 12.03.2013, 08:37 PM


KANË THANË PËR MIRDITËN

Përgatiti Pjetër Domgjoni

Oj Mirditë të kam zemër ma ke dhanë ma t'bukurin emër...  Popullore

“Mirditorët janë trima të patrembur, të pamëshirshëm, të kënaqur me pak, mikpritës.. kryelartë, me vetbesim dhe liridashës; të lidhur pas truallit të vet, pas familjes sepse vetëm atje gjejnë mbrojtje.”  "Në kushte normale mirditasit mund të qytetëroheshin lehtë duke qenë nga natyra njerëz me karakter bindës, me talent të spikatur e doke të bukura…Ata janë mbajtur nga të gjithë shqiptarët si më të vlefshmit në luftë, si më inteligjentët e më të zotët për të qenë të qytetëruar, por mbi të gjitha si katolikë të vërtetë e mbrojtës të fesë së tyre duke qëndruar të pathyeshëm në besimin katolik përkundër përpjekjeve bizantine, sllave apo otomane…"  DEGRAND

"Mirdita është një "botë" aq e çuditshme në Europë sa që meriton të studiohet me kujdes. Është krejt indipendente dhe e ka mbrojtur këtë mëvehtësi shekuj me radhë. Po të më dëgjohej fjala, me gëzim do të flisja mirë për këta bij të shqipes…" Artur MUR

"Unë kam studiuar albanologji, kam lexuar dhe kam dëgjuar shumë për Mirditën si një krahinë kompakte dhe e veçantë, dhe se shqiptarët e kanë pasur atë qendër të qëndresës popullore shqiptare. Në albanologji Mirdita njihet si një nga qendrat kryesore të kulturës shqiptare… "Mirditorët janë të krishterë katolikë, burra besnikë e trima…""Tobias SVENNINGSEN

"Mirditorët nuk pranuan ta njohin sulltanin si të parë edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vete nën trashëgimtarët e princit…tek ata, ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta…" Sami FRASHËRI

“Mirdita është krahina më e madhe e më e lirë shqiptare e që asnjëherë nuk i ka pague taksa administartës osmane…” HAHN

"Është mirë të vizitosh trevat indipendente të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet që egzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skotlandën e kohës së mesme, atje mund ta njohim më mire shqiptarin e vërtetë…"Ami BUE

"Mirditorët janë njerëz të vendosur dhe të vlershëm sa ç'mund të ketë bota si dhe janë shumë të stërvitur…" SPENSER

"Mirditorët janë të zgjuar, e rrëmbejnë fjalën menjëherë, kanë një fytyrë të qeshur ndonëse rrojnë një jetë të mjerë. Mirditori i pëlqen shakatë, është i shpejtë në llaf, s'ka fjalë shumë, është i nxitueshëm, ka tolerancë, ndrron shpejt pas çarkut, është fetar, dhe luftëtar i mirë…" Pjetër BUDI

"Nuk gjejshe miq ma të mirë se mirditorët nga zemra, nga fjala , nga besa e thjeshtësia e jetës, të urtë e mjaft të matun.." Stavri FRASHËRI

“Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para…” ZEF SIMONI

"Mirditorët zotërojnë një zgjuarsi të madhe gati-gati të pashpjegueshme në kushtet në të cilat jetojnë…" SHTAJNMETZ

"Mirdita me të vërtetë ka qenë trimëreshë e dheut, i Arbërisë fis i kryekreut." Franz NOPÇA

"Në këngët shqiptare kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre" Risto SILIÇI

"Mikpritja në Mirditë ka ngelur si një ndër traditat dalluese të popullit. Këtë e gjeta ngado. Miku respektohet. Ai ishte i shenjtë, sido që të jetë ekonomia e shtëpisë ai nderohet. Kur largohet miku nga shtëpia ai përcillej dhe mbahej përgjegjësi për cdo rrezik që mund t'i ndodhte. Në qoftë se binte viktimë e ndonje rreziku ai pritej në besë dhe fyerja ishte tepër e rëndë…" IPENI

"Vajet e Mirditës janë në za. Mirditorja qan thekshëm…që të ban me kujtue disi poetët e motshëm: elegjinat e Tibulit e ma mirë të grekërve të vjetër." Prend DOÇI

"Mirditasit përherë kanë qëndruar në liri pa iu nënshtruar zotnimit të turqve me të cilët kanë qenë në luftë të vazhdueshme."Visaret e kombit

"Mirdita është një vend malor e i ashpër por shumë e “shëndetshme” me njerëz të fortë, me paraqitje të mirë e nga më të zotët, me doke dhe virtyte nga më të mirat që mund të gjenden në këto anë, të shquar shumë…" Marin BICI

" Kam qenë famullitar në Ungrej me 15 katunde. Mirdita ishte krahina më heroike katolike…mirditasit janë njerëzit më fetarë e kombëtarë që kam njohur…"DUODA

"Një ndër ma të mëdhajat qendra katolike t'malevet ka kenë dhe asht populli i Mirditës, prandaj cka ka prue ky popull për gjuhë, zakone, fise e gojëdhana gjendet thjesht kombëtare e përkon me t'vjetrat shqiptare, e kështu në ç'do pikpamje asht ma e besueshme…"Simon JUBANI

"Mirdita përbën një minierë të artë të vlerave kulturore e gjuhësore…Mirdita ka luajtur rol qëndror në fushat e kulturës që kur ishte pjesë qëndrore e shtetit të parë të Arbërit, asohere ajo ndërtonte kisha që ishin qendra kulture, Gazullorët e shek. XV njerëz të politikës e shkencës-njëri astronom në Raguzë- ishin mirditas…Prend Doçi ndër intelektualët më në zë të kohës hartoi alfabetin tonë, edhe fjalori i shqipes është vepër e Kolecit, një tjetër mirditasi me vlerë por vlerat e Mirditës e të bijve të saj duhen zbuluar ende dhe ende. Nikoll KIMZA

"Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ i mirditasve ka bërë të ruhen në shekuj traditat, gjuha, doket pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot…Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore…" Dhimitër SHUTERIQI

" Mirdita- në këtë suazë të pambyllur por përherë të hapur gjallon universaliteti i saj…ajo është një njësi gjeografike krejt e vecante.Populli i Mirditës është esencialisht popull shqiptar. Kjo gjë është e pamohueshme dhe njëkohësisht është e mrekullueshme…"Jorgo BULO

“Mirditasit janë njerëz të pavarur, krenarë, të ndershëm e trima dhe në vecanti shumë mikpritës…”Moikom ZEQO

"Mirdita ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Mirdita ishte krahina më e madhe, e bashkuar e malësisë së Shqipërisë Veriore, Mirdita kishte dhe një udhëheqje fetare më vete, ajo ishte një “manastir” i pamposhtur, kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t'ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën…" Peter BLOMEYER

"Prend Doçi është një nga personalitetet më të spikatura e më të shquara shqiptare."Peter BARTL Për Prend Doçin

"Prend Doçi fliste me një mençuri të rrallë, ndoshta ishte ndër më largpamësit nacionalist shqiptar…"Jeronim De RADA

"Prend Doçi është një nga apostujt më me vlerë të fesë së s. Edit DURHAM



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx