Kulturë
Jusuf Zenunaj: s'u dorëzuan Jasharët t'gjallë
E diele, 10.03.2013, 08:44 PM
S'U
DORËZUAN JASHARËT T'GJALLË
(Këngë)
Krisi
pushka doli tymi,
oshëtima
e pushtoi malin,
të madhe
thërret Hamëz Jashari
rroki
armët babë me gra e fëmijë
se Ademin
e kam përbri ,
në shenjë
po i merrë shkijet e zi,
Dert mos
ke lum Hamzai
s'na
turpron kurrë ne shkau,
ja ku e
ke automatikun
mos t'i
biem në duar të ligut
se ky
marre as mëshirë s'ka
për këtë
biro i thonë shka
jepi
flakë kalle n'barot
për
t'gjallë kullën s'e lëshojmë dot,
ai
s'kursen gra, as fëmijë,
t'i
kallëzojmë se n'luftë ka hy,
ka harru
çka është shqiptari,
hakun
duhet t'ia marrim
për
dritare pa Kushtrimi
që i
doli kullës tymi
e thërret
Ademin o baba ,
çka të
bëjmë me fëmijë e gra?!
Ma nuk
qenke bir i vogël
po i
gjuan bombat sikur gogël
Shihi
shkijet si po digjen,
mishi i
tyre n'kullë le t'piqet
foshnjet tona u bënë të mëdha,
vajë as
lot asnjë nuk ka.
Po
luftojnë çika e gra,
ju lumtë
pushka nipa e mbesa
me këngë
n'gojë pritet vdekja.
Fort
shtrëngoi mitralozin
bashkë me
krisma këngën nxori;
moj
Drenicë ty tu rritë nami
me këto
gra e këta fëmijë
që po
digjen sot për ty
kullat
sot u bë kështjellë
për
zogjtë qerdhe në pranverë,
kur t'i
mblon malet gjelbrimi
plot
ushtarë malet do t'keni,
gra e
burra, djem e çika
me Azema
e Shotë Galica,
Drini
plak do t'lahet ngjak,
edhe Ibri
le të skuqet,
se
shqiptarët kurrë nuk tuten
flakë do
t'marrë e gjithë Kosova
deri
poshtë te Tetova,
për liri
të gjithë në male
me
Ushtrinë Clirimtare
nipa e
mbesa të Topullit,
le të
mblidhen rreth flamurit,
se Kosova
është Arbëri,
që nga
Jugu në veri,
bashkë e
kemi një Shqipëri
me këngë
n'gojë ndërroi jetë trimi
lart në
qiell ngjitej tymi.
Pushka,
as topi nuk u ndal,
s'u
dorëzuan Jasharët t'gjallë.
Jusuf
Zenunaj
Bruksel,
12 maj 1998