Kulturë
Shaban Cakolli: ''Doruntina'', zëdhënësja e fëmijëve
E diele, 10.03.2013, 08:28 PM
"DORUNTINA"
ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM
Shkruan: Shaban CAKOLLI
"Doruntina"
mbushi pesëmmbëdhjetë vjet përpjekjesh për të nxjerrë të vërtetën në shesh,për
të mbrojtur integritetin kombëtar të fëmijëve tanë në mërgim. Një organ që ka
fizionominë e dëshiruar, organ që preokupohet tërësisht me çëshjen kombëtare
dhe fatin e fëmijëve tanë në mërgim dhe,si e tillë është përqafuar nga
intelektuali, poeti, gazetari, mësuesi, nxënësi, prindi e bashkathetari anekënd
diasporës.Numri i parë i"Doruntinës" u botua në shtator tëvitit 1996,
në një kohë ku po bëhej qëndresë e një populli të shtypur, të copëtuar e të
mashtruar, e një populli të cilin e
shtrënguan për të heshtur, për të mbyllur kaptinën e fjalës së lirë, të
drejtë e të guximshme. Në të gjitha poret e jetës, prangat shtrëngonin e ngulfatnin
jetën e një populli që po kërkonte fjalën e lirë, lirinë, jetën.
Atëkohë,
pra më 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari që tanimë jeton në Gjermani, z.Ragip
Ramaj, mori një nismë të guximshme, por edhe mjaft të vështirë, mori mbi supet
e veta një detyrë me peshë kombëtare. Nukmund ta fsheh se që në numrin e parë
kur e shfletova këtë revistë, krijova bindjen e fortë se kjo do t´u qëndrojë
tallazeve të jetës, do të mbijetojë dhe kështu edhe ia doli. Ajo rrugëtoi,
rrugëtoi shumë, hulumtoi dhe gjeti fëmijët shqiptarë në çdo skutë të Evropës, iftoi
në shoqërim që së bashku të mësojnë gjuhë e histori shqiptare, traditë e
kulturë kombëtare.....
Por
asnjëherë nuk harroi t'ua përkujtojë atyre se të huaj janë në këto vende dhe se
atdheu i tyre gjendet në themelet e Ilirisë. Sot jam aq shumë i gëzuar dhe
imallëngjyar, kur arrita të shfletoi numrin e
fundit tani me
të"Doruntinës", revistën më të mirë për fëmijë që kam
shfletuar ndonjëherë, revistë me të cilën po kultivohet një kulturë rrënjësore
dhe e pastër për fëmijë, për gjeneratat e reja, familjen, shoqërinë dhe kombin.
"Doruntina"
dhe shkollat shqipe në diasporë janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën, por
revista "Doruntina" është më shumë se një mësuese për fëmijët tanë në
mërgim. Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë shumë intelektualë, që
këtë revistë e kanë quajtur, Abetare, lektyrë shkollore, histori, enciklopedi,
dritare e hapur e atdheut etj,...por edhe thesar që mund ta ruash e ta lexosh
kurdoherë.
Duhet
pranuar deshëm apo nuk deshëm, se rritën e "Doruntinës"e kanë
përcjellë shumë vështërsi, si mjetet e pamjaftueshme financiare për botimin e
revistës,s ë paku njëherë në muaj dhe shpërndarja jo e mjaftueshme e saj,
vështërsi që vazhdojnë ta përcjellin edhe sot. Padyshim ana tjetër pozitive nuk
mund të lihet në harresë. Puna e mishëruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me
revistën, materialet e zgjedhura, ashtu si kërkon shpirti i trazuar i fëmijëve
në mërgim, që si duket artitekti i kësaj reviste e njeh
Nëse përkrahim"Doruntinën", ne do të shpërblehemi, sepse po ndihmojmë ardhëmërinë e fëmijëve tanë të shkollave shqipe në diasporë, sepse"Doruntina" është zëdhënësja më e fuqishme e fëmijëve tanë në mërgim, luftëtarja më e pakonpromis në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi.
Por,a po e bëjmë ne këtë?Them me dhimbejen më të madhe se nuk e bëmë
seriozisht as në fillim dhe as sot.Viteve të 90-ta,ky burrë i shquar i kombit Ragip Rama,ashtu
si Konstandini solli një abetare shqipe
për fëmijët tanë në mërgim,duke e shpërnda cep më Cep të Evropës e më gjërë,aty ku ka
fëmijë shqiptar të mërguar dhe shkolla shqipe.Po si e bëri këtë dhe përse e
bëri?Athua për ndonjë interes material?Asesi,Ragip Rama ky atdhetar,veprimtar i devotshëm i
kombit,i ndjekur nga vendlindja si shumë shqiptar tjerë nga okupatori sllav,u
strehua në Hanover të Gjermanisë.
materiale
për botim ta mbështesin institucionet tona,vetësupe një barrë të rëndë,
kjo nuk
do të bëhej pa mund e sakrifica,pa hargjifëmijëme e humbëje kohe.Të gjitha këto
i dinte Ragipi,por mori këtë nismë të
shenjët.Në vitin 1996,ai nxori numrin e parë të Doruntinës,të cilin me mjete
vetanake e shpërndau kudo në Evropë dhe
botë,ku kishte shqiptar.Ragip Rama në mërgim
punonte
për të mbajtur familjen,por pas punës nuk kishte pushim,po ndante nga ndihmat e familjes mjete materiale,po ia
kushtonte tërë kohën punës në një kompjutor,me gjitha forcat edhe
intelektuale,për të bërë një revistë për
fëmijë.Të gjithë ata që nxjerrin gazeta dhe revista,qoftë
edhe për
përfitime materiale,e dijnë se sa
mund,përkushtim,përgjegjësi,para,bashkëpunëtorë,mjete don për të u botuar një gazetë apo revistë,të
tjerët që nuk e kanë provuar ia dijnë më pak,apo nuk ia dijnë fare peshën dhe
rëndësinë e saj.Po,Ragipi nuk kishte as mjete të nevojshme
të
punës,as të vetmin bashkëpunëtorë,as mjete materiale.Ragip Ramaj,kishte vetëm
vullnetin për punë,dashurinë për fëmijët,shkollat e atdheun,po punonte err dhe
terr një muaj të tërë,që në fund të çdo muaji fëmijët shqiptar të kenë revistën
e tyre,në mërgimin e largët,ku fati i
keq
i kishte
katandisur.Vitin e parë numrat e revistës i nxori krejt i vetëm,më pas aty
këtu ndonjë bashkëpunëtor i ndihmonte me ndonjë shkrim,por puna dhe hargjimet
materiale gjithnjë ishin dhe mbetën të
Ragip Ramës.Por Ragipin nuk e ndali asnjë
vështërsi.Ai fillimisht i vuri një çmim
1,60
euro,i cili brenda pesëmdhjetë vitesh shtoj rritëje vetëm dyzet cent,që tani
një revistë e Doruntinës kushton vetëm 2euro.Këtë nuk e bëri Ragipi për ndonjë
fitim material,por sa për të mundur të bëjnë shpërndarëjen e saj,e cila
nëpër Europë kushton shtrenjët.
Fillimisht
puna kalonte pa vështërsi të mëdha,shkollat bënin porositë,prindërit i paguanin
ato pak të holla,kurse fëmijët kishin revistën e tyre në duar të veta.Doruntina
ishte revistë e përpunuar me kujdes të veçant,e cila pregaditej për të kapur
maturia e trurit të fëmijëve,si e tillë ajo
ndihmonte
procesin mësimor,kjo u konvenonte edhe mësuesëve,e dyta Ragipi si gazetar me përvojë,i cili vite të tëra atëbotë punoi
gazetar i TVP,kishte huazuar teknikë ku në shkollat shqipe ku organizoheshin
mësime,festa shkollore,kombëtare,kuize diturie,Ragipi bënte gjirime
i
transmetonte në emisione televizive dhe kështu afirmonte shkollat shqipe në
mërgim,punën e mësuesëve dhe nxënësave tanë,dhe kjo u konvenonte gjithëve
ngapak,kështu që Ragip Ramën e ngritën deri në re!Ragipi,pa Ragipi,rroftë Ragip Rama.Ne të cilët nuk
dinim disa hile
u
duartrokisnim dhe brohoritnim të madhe rroftë.Kur Ragip Rama u lodh fizikisht e materialisht,për të
mirën e shkollave shqipe dhe fëmijëve tanë,kur nuk po mundej të u përgjigjej
ftesave ku lypsej gjirim kamerash,thirrja
rroftë Ragip Ramaj pushoi.Kjo i ngjante këngës së
çka po i
thotë Dema Kadrisë,i cili sa pati çura
pati dhe miq,por kur humbi mishi,humbi edhe miqësia,diçka e ngjajshme i ndodhi
edhe Ragipit.Ajo Doruntina e mirë,e cila dikur ngritej në re,tani zuri të
përflitej se ishte tepër e komplikuar,nuk
ishte e natyrës për fëmijë,etj........................
Interesante
ishte se fëmijëve u pëlqente Doruntina,u mësuan të frymonin me te dhe u bë
pjesë e pandashme e tyre,ata donin
Doruntinen.Ragipi i urtër,i cili për këta fëmijë e kishte nisur këtë
mision,po punonte pa zhurmë edhe kur nuk ia paguanin fare.Vit pas viti,Ragipi
po lodhej
më
shumë,ai nuk e ndali tërësisht botimin e Doruntinës,por patjetër u detyrua të e
rralloj.Çuditërisht filluan të ndihen
zëra intelektualësh në mërgatë,zëra që po i drejtoheshin Ragip
Ramës të lodhur:A edhe ti din të dorëzohesh?!Këta zëra lëtre që na
habitën,po na shtyjnë të
mendojmë
shumë thell.Ragip Rama,nuk ishte,as nuk është njeri që kthehet mbrapa,as
që dorëzohet.Ai tani ishte lodhur materialisht dhe fizikisht,nuk hiqte dorë nga
Doruntina,por kërkoj mbështetjen tek arsimtarët.Përgjigjëja e tyre ishte shumë
interesante!Ne do të nxjerrim
një
revistë tonën për fëmijët e shkollave tona!Sikur të ishte ashtu,nuk do ishte
asgjë e keqe,do të gëzohej edhe Ragip
Rama,po më e rëndësishme do ishte se fëmijët do të kishin revistën e tyre.Disa
nga ne ishim të sigurtë se nuk gjindet një Ragip tjetër që punon natë e ditë
për
këtë
qëllim,por mendonim se ata nismëtar që
flisnin aq fuqishëm,do të mundnin të nxirrnin disa numra revistash,por ata
kishin vetëm fjalë dhe nuk nisën kurrë asnjë tregim për fëmijë,lëre më revistë.
Të flasim
pak për jetën dhe veprimtarinë e kryeredaktorit të revistës
"Doruntina",shkrimtarit,poetit dhe veprimtarit të kombit z.Ragip Rama
Ragip
Rama u lind në vitin 1953 në
fshatin Klinë e Poshtme të SKENDERAJT:Shkollën fillore e kreu
në vendlindje,kurse pak para se të përfundonte shkollën e mesme në Skënderaj e
largojnë nga bankat e gjimnazit për bindjet e veprimtaritë e tij,me që ishte arrestuar
disaherë
nga
policia. I detyruar të lëshojnë Drenicën,u vendos në Prishtinë,ku kreu studimet
për letërsi.Ka punuar gazetar në Programin për fëmijë të TVP-së.Pas
demostratave të vitit 1981,e përfshinë vala e spastrimeve në TVP dhe për disa
vjet i ndalohet puna e gazetarit në Televizionin e Prishtinës.
Me
shkrime ka filluar të mirret si nxënës,duke bashkëpunuar me të gjitha gazetat e
revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë e Shkup.Ragip Rama është
fitues i disa konkurseve letrare.
Deri më
tani ka botuar:
-Do ta
blej një gjysh(Rilindja,1982)
-Dy këmbë
në një këpucë(Rilindja,1987)
-Cicërrima
të shqetësuara(Doruntina 1999,Gjermani)
-Atdheun
e kam në Zemër(Doruntina,Gjermani 2002)
-Në maj
të vitit 2003 ka botuar në botim të Doruntinës edhe këto përmbledhje:
-Koridoret
e Shpirtit(Poezi për të rritur)
-Mollë e
Kafshuar(Poezi për fëmijë)
-Gjerdan
Malli(Poezi për fëmijë)
Në vitin
1992,pas përpjekjeve që ishin bërë nga policia m e vetëm Doruntina të mos shuhet!Nga ata merr një"JO",sepse sipas tyre ata do të
nxjerrin një revistë për fëmijët tanë në mërgim!!Ata edhe mund të nxjerrin një
revistë,po nga se kanë kushte,kanë para për botime
për
bashkëpunëtor,por nuk kanë eksperiencë të bëjnë një revistë të natyrës së
Doruntinës.Të botosh një revistë për fëmijët tanë në mërgim,ate në Prishtinë në
ulëset e buta,pa bashkëpunëtorë në teren,mund të hargjosh letër,të bësh foto të
bukura,besa ata kanë mundësitë
të bëjnë
foto edhe me ngjyra,të shkruajnë fjalë të bukura,por asesi që joshin zemrën e
fëmiut tanë në mërgim.Revista të modelit(URA/MOSTOVI) që i shohim në ekrane dhe
faqe interneti,nuk u duhen fëmijëve tanë në mërgim.Fëmijët tanë në mërgim me dëshirë e mall,duan
revistën
e vendit ku frymojnë,ku janë aktiv,ku
shkruhet për ta,për shkollat e tyre,vendlindjen,ku marrin njohuritë për kuize
të cilat fëmijët tanë në mërgim i mbajnë
çdo vit,revista që ndjek aktivitetin e tyre në shkolla,festa kombëtare,jo një
revistë që botohet disa mijëra kilometra
larg
vendit ku frymojnë ata,e u servohet atyre.Fëmijët duan të ju kthehet revista e
tyre e shpirtit"DORUNTINA"e cila ka ca muaj që nuk po bie në dorën e
tyre,nuk po bie nga se xha Ragipi i
dashur i tyre është lodhur fizikisht dhe materialisht,dhe nuk po mund të
hapëroi sikur
hapëronte
më parë.Disa muaj ,kryeredaktori nuk pati kushte të nxjerr Doruntinen dhe lajmi mori dhenë:U shua Doruntina!Po kush e përhapi këtë lajm të
keq?Kush tjetër pos nesh,ne që nuk e mbështetëm.Ne jemi,unë,ti,ai/ajo,Ne,ju,ata/ato,ne
që jetojmë e veprojmë në mërgim.
Ne që nuk
jemi në gjendje për fëmijët tanë të paguajmë një revistë mujore,pra 2 euro në
muaj,çdo prind dhe revista nuk do vonohej asnjëherë.Athua nuk mundemi,apo nuk
duam të paguajmë ato dy euro në muaj?Unë flas për sa di,dal,dëgjoj e shoh.Nuk
ka mërgimtarë i yni që
në ditë
nuk hargjon me shokët së paku dhjetë euro në ditë në kafene,shumë prej tyre
poaq cigare në ditë,besa disa me qindra i humbin fatkeqësisht nëpër Casino!!Kjo
tregon se nuk kemi ardhur në gjendje të mos mund të paguajmë 2 euro në muaj,ani
për kend,për më të
shtrenjëtit,fëmijët
tanë,dhuratat tona më të çmuara,që edhe të mos kishim mundësi do të duhej të i
huazojmë diku!Të flasish kafeneve me rrahgjoksi për patriot,e të mos paguash
një revistë në muaj për fëmiun,do të thotë nxirr ujë me shoshë.Patriot kurrën nuk
mund të jetë
ai që nuk
bënë për familjen,fëmiun e vet,për
shkollën,librin,revistën,flamurin,gjuhen,kombin,atdheun,të ndara njëra nga
tjetra me rrahgjoksi ushqejnë patriotët me bateri.
Prandaj
nuk di sa kam të drejtë,por më lejoni të shpreh edhe këtë mendim:
Prindi
duhet të jetë i pregaditur të jetë vija e parë e mbrojtëjes së fëmiut të vet
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Përkujdesja
e prindit për fëmiun e vet në mërgatë kërkon një vigjilencë të skajshme e cila
ndoshta do të duket ekstreme,por si do që të jetë është më mirë të sigurohesh
sot-se sa të dëshprohesh nesër.Përgjegjësia kryesore për të mbrojtur fëmiun nga
asimilimi,por mund të themi lirisht në perendim fëmiu duhet të mbrohet edhe nga
abuzimi u takon prindërve e jo fëmijëve,më pas mësuesit apo edukatorit dhe
krejt në fund intelektualit të rrethit,po që ai shprehë vullnet të mirë moral
dhe kombëtarë.
Për këtë
nevojiten stërvitje diturishë për prindin,sepse kush është i pa përvojë i beson
çdo fjale,por kush është mendjehollë,i shqyrton hapat e tij.Interesohemi qfarë
po bënë fëmiu ynë,me cilët shokë po shoqërohet,qfarë mësimesh bënë,të e
dërgojmë në shkollën shqipe,të e ndihmojmë veqmas në mësimet shqip,të i propozojmë
të bëjmë sheti me fëmiun,të hapemi në biseda me te,kjo sigurisht kushton
mund,por i cili më vonë medomos do të shpërblehet.Duhet të hulumtojmë me qdo
mund në gjetëjen e çelësit të edukimit të fëmiut tanë,ndryshe kemi humbur vitet
në mërgim dhe kemi shkatrruar familje,nga pa aftësia jonë për ti dhënë njohuri
fëmiut.Asimilimi dhe abuzimi janë dy mortaja të shëmtuara sot për fëmijët nëpër
botë,pasojat e të cilave janë shkatrrimtareKjo dukuri është mjaft e dhimbshme
dhe shqetësuese.Fëmijët në mërgim janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e
sollën prindin e fëmiut në mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa
fajin e tij.Rolin në edukimin e fëmijëve e lozin familja,mësuesi dhe
intelektuali i rrethit këtu në mërgim.Secili nga ne e ka nga një pjesë të
përgjegjësisë,në mbrojtëjen e këtyre fëmijëve nga asimilimi.Fëmiu jashtë
atdheut ballafaqohet me një shoqëri tjetër deri tani të pa njohur,me një
kulturë e traditë tjetër,gjuhë të huaj,dhe mos kujdesi i prindit ndaj fëmiut,e
bënë që fëmiu i tij të orientohet në një drejtim i cili nuk ka
shtigje.Asimilimi gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,nga se fëmiu ka prirëje të
orientohet më tepër nga e keqja,nëse përkujdesja jonë ndaj tij nukështë e
rrebtë.Gabimi më i madh tek disa familje shqiptare është që komunikimi në mes
fëmijëve në familje nuk bëhet në gjuhë amtare,por në gjuhën e vendit ku
jeton.Hap tjetër i gabuar është moskujdesi i prindit se me kend i shoqërohet
fëmiu,e shumë shkaqe të pa njohura,në një vend të panjohur.A kamundësi që fëmiu
ynë të shpëtoj nga asimilimi?Unë them po,së paku në vendin ku jam i strehuar
unë,pra në Gjermani:Aty organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe,ku shumë
lande gjermane,arsimtarët e shkollës shqipe i paguan Ministria e arsimit
gjerman.Qka i duhet mërgimtarit tonë?Të e dërgoj fëmiun e tij në shkollën
shqipe.Aty fëmiu flet shqip,lexon dhe shkruan shqip,mëson historinë
kombëtare,gjeografinë e atdheut,kulturën e traditën shqiptare,etj......Prap
disa prinder nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.Në Gjermani dhe
jo vetëm në Gjermani,por në gjitha vendet e Evropes shpërndahet një revistë
mujore shumë e pasuruar me tema kombëtare,revista quhet"DORUNTINA"
dhe kushton vetëm 2Euro, të cilën shumë prind nuk ja u paguajnë femijëve të
tyre.Tani të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,të mos i blejshë revistën
shqipe,do të thotë vet të kontribosh në asimilimin e fëmiut tënd!Të mos dërgosh
fëmiun në shkollën shqipe,e të rrahësh gjoks për patriot,kjo është qesharake
dhe naive.Patriot nuk mund të jetë ai që nuk edukon fëmiun e vet,ai që nuk e
shkollon fëmiun në gjuhën amtare.Unë personalisht në disa shoqata të Landit
NRW,kam punuar me fëmijë shqiptarë në seksionet letrare dhe kulturore.Përvoja
ka treguar se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flisnin
rrjedhshëm shqipen,e njihnin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe
ishin më të suksesshëm edhe në shkollat gjermane.Pra ne shqiptarët në mërgim
lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë
atdhetarë
të mirë,edhe gjurmët do të i lëmë të mira,ana tjetër qon drejt
asimilimit,rrënimit,dhe lëre që lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj,por
pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.
Kohën kur
lajmi mori dhenë se Doruntina u shua,mu sikur rrapsodi kur këndon Idriz Seferin,se kërkonte manzerin me fishek,se nuk
kishte vdekur,as s´do të vdiste,ashtu më bëri përshtypjen kryeredaktori i
Doruntinës,z.Ragip Rama,i cili më mori
në telefon dhe më tha:Këtë javë po fusnë shtyp numrin e Doruntinës.Nuk është
shuar Doruntina,as nuk do të shuhet,derisa të shuhem unë i cili sakrifikova 15
vite për të ua ofruar atdheun në zemër
fëmijëve tanë në mërgim.E si të shuhej kjo revistë drite e mundi,si të i
kthehej shpina këtij mundi?
Doruntina
ishte Abetare,po ua mësonte shkrim leximin fëmijëve në mërgim,ishte libër leximi dhe gramatikë,po ua
mësonte gjuhën e unisuar letrare fëmijëve tanë në mërgim,ishte gjeografi,po ua mësonte trevat e
atdheut,fëmijëve në mërgim,ishte histori.po ua mësonte fëmijëve tanë në mërgim
historinë e përvuajtur të shqiptarëve nga vitet 1912-1999,prej kur Serbia
fashiste ndoqi,vrau,burgosi,masakroj,përdhunoj,shpërnguli shqiptare
liridashes,gra ,fëmijë e pleq,gjatë kohës së okupimit të hekurt fashist
shekullor.
Doruntina
ishte edhe shkollë për fëmijët tanë të mërguar,mësues për ta,ishte ura që i
lidhte me çdo cep të atdheut,ishte dhe e tillë duhet të mbetet.Kush po e pengon
Doruntinën?Padyshim jo mësuesit,shumë nga mësuesit e duan Doruntinën,se ka
gjëra të shenjëta në te,se ndihmon procesin mësimor,madje arsimtarët e duan
edhe mikun e tyre Ragip Ramën.Nuk janë të pëlqimit as prindërit të u ndalojnë
revisten fëmijëve të vet,por padyshim është një hallkë individësh që nuk lënë
vend pa propaganduar teket e tyre,që kjo revistë e shenjët kombëtare të shuhet.
Këtë
qëllim të keq e fanatik nuk e duan nxënësit,nuk e duan mësimdhënësit e
mirëfilltë,po as prindërit e mirëfilltë.Doruntina dhe Ragip Rama,në çdo shtëpi
shqiptare kanë nga një mik,e keçja te ne është se thuaj në çdo shtëpi shqiptare
ka nga tre zotër shtëpie,të ndarë në tri parti!!!
Nuk ka
rëndësi sa gazeta,sa revista për fëmijë e të rritur dalin në diasporat
shqiptare,sa më shumë aq më mirë,por duam
Doruntinën,qëndresen pesëmbëdhjetë vjeçare,këtë e thonë vet fëmijët tanë
në mërgim.Në përfundim duhet të themi:Janë të pakët ata individ që erdhën nga shtypja në mërgim,ata që lindën e
u rritën në mërgim,të cilët nuk e dijnë se Doruntina i mësoj për gjendëjen e
shtypur në atdhe,i mësoj të ndjekin rrugën e edukimit,arsimimit e përparimit
nëpër botë.por i mësoj të kthejnë kokën drejt vendlindjes,për të kuptuar rëndësinë e saj,dashurinë për te,gatishmërinë
për të punuar e vepruar për te,dhe për të u kthyar,vendosmërinë për të mbetur
shqiptar krenar.Këto rrjedha i kanë trasuar rrugën Doruntinës,të cilën nuk do të duhej askush të
e ndryshoj as pengoi,përkundrazi njëzëri të e mbështesim.