Kulturë
Halil Haxhosaj: Triptik për Nënën
E enjte, 07.03.2013, 09:11 PM
Halil
Haxhosaj
TRIPTIK
PËR NËNËN
1.
Sa herë
më kaplonin sëmundjet
Nëna
ofshante dhe mërmëriste
Pastaj
një kokërr kripë
Ma sillte
rreth kokës
Të
mbërthyer në grusht
E hidhte
në zjarr
Duke
pëshpëritur
Plastë si
kokrra e kripës
Si kokrra
e kripës
Hedhur në
zjarrin e vatrës
Paste
syri i keq
Shërohej
sëmundja ime
2.
U
përbirove
Nëpër
hallkat e një shekulli
Edhe në
tjetrin
E
nusërove një mot
As Lija e
Madhe as Mortja
Nuk të
lanë vërragë në fytyrë
Edhe pse
të kaluan pragun e shtëpisë
Trokëllimat
e shtrëngatave
T’i
çakorduan
Fijet e
endura shekujve
Nëna ime
Kurrë nuk
njohe sulltanë as krajla
Edhe pse
zërin ua dëgjove
3.
Mbrëmë
derisa po flija
Më erdhi
nëna në ëndërr
Me një
këmishë të arnuar
Në dorë
Merre më
tha
Mbështille
lëkurën e prerë
Në sallën
e operacionit
Sepse nuk
lëngon më
I
përmalluar dhe i gëzuar
Desha ta
përqafoj e ta përkëdheli
Ajo iku e
shndërruar në aromë
Në
mëngjes
Një
buçetë me lule të freskëta
E kisha
të vendosur te koka
Kur u
mora erë
Diçka
lëvizi në dhomë
Pranvera
ia çeli
Petalet
natyrës