E diele, 04.05.2025, 06:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Tempulli i errët

E merkure, 06.03.2013, 09:06 PM


Tempulli i errët

Nga Gjon KEKA

Pushtimi i Shqipërisë nga Perandoria barbare otomane ishte padyshim një nga momentet më të errëta të historisë së tij. Kjo nuk do të thotë se edhe pushtimet tjera si ai romak, biznatin, sllave etj ishin më të buta apo më të mira, asesi të gjitha ishin barbare dhe ato që lanë njolla të zeza dhe plagë të mëdha përgjat historisë së tij.

Depërtimi i kësaj perandorie barbare me anë të pushtimi në trojet shqiptare solli me vete edhe elementet e saja barbare,  të pakulturara,  një lloj e frymës së paragjykimeve, vrasjes pas shpine, servilizimit dhe shumë vese dhe sindrome të cilat nën presionin e madh të saj mbi shqiptarët u futën pamëshirshëm në mesin e tyre,  kjo e dëmtoj si në imazh ashtu edhe në pasqyrën e identiteti të tij kombëtare e kulturore, si një komb i lashtë dhe me një civilizim të lartë europian. Pikërisht kjo perandori barbare dhe sulltanët e saj prekën kombin shqiptarët në pastërtinë e tij kombëtare,  në gjuhën e tij, në besimin, në kulturën shpiërtërore e materiale dhe në traditat e tij duke i vënë pengesa shqiptarëve që të shfaqin identitetin e tyre kombëtare,  duke i ndaluar gjuhën, lirinë e besimit, duke i penguar që të praktikojn taraditat e tyre kombëtare e kulturore etj etj,  të gjitha këto i ndaluan për t'i futur në mesin e kombit praktikat e tyre demoniake të primtivizmit, pra veseve dhe sindromeve sulltaniste.

Nën rrethana të tilla të këtij pushtimi barbar shohim mjerimin, gjenocidin, vonesat në kohë dhe në hapin me vendet tjera te familjes europiane,  padrejtësive historike,  paudhësive dhe të gjitha marrëzive tjera te bërë ndaj kombit shqiptar europian. Nuk ka komb në histori që nuk është prekur nga ndonjë dënim historik, nga ndonjë hakmarrje e historise, , arsyetimit dhe famës së tij në histori. Por kombi shqiptar ka pas një përjetim më të rëndë historik, periudha të errëta të cilat i kanë shkaktuar atij dëme kolosale, por ka pas edhe periudha të arta historike, periudha që rrezet e madhështisë së saj kanë reflektuar edhe në nën qiellin e kombeve tjera të familjes europiane dhe më gjerë.

Ndërkaq pushtimi i Shqipërisë nga perandoria barbare otomane solli me vete edhe fijet e barutit, kjo për faktin sepse ishte ajo që la shumë çështje të hapura në këtë gadishull,  ishte po ajo që ndau kombin shqiptar sipas marrëveshjeve të fshehta në mes të saj dhe serbisë dhe të tjerëve, ishte po ajo që futi frymën e urrejtjes,  nxitjes së konflikteve dhe e bëri kontinentin nga një kontinent me porta të lirisë dhe paqes, në kontinent të zjarrit të padrejtësisë dhe mizorisë.

Ishte pikërisht kjo perandori barbare që largoj kombin shqiptar nga familja e saj europiane dhe këtë e bërë duke vendosur në këtë troje ideologjinë dhe dekrete demoniake të sulltanëve të cilat jo vetëm përbënin një praktik të demonizmit, por edhe të prapambetjes dhe të dëmtimit të trupit dhe mentalitetetit shqiptar si dhe kulturës së tij europiane.

Duhet potencuar se gjerë sa ishte gjallë Gjergj Kastrioti dhe udhëhiqte me urtësi e vizion shtetin e Arbërit perandoria otomane nuk kishte arrit kurrë ta kalonte vijën e kuqe në mes të kontinentit europian dhe atij aziatik primitiv që kishte vërë ai,  por pas vdekjes së tij nuk zgjatën as dy vite dhe perandoria barbare otomane theu vijën dhe depërtoj thellë në trupin e familjes europiane duke i lënë kështu asaj plagë dhe njolla, sepse plagët dhe njollat e kombit shqiptar janë edhe plagët dhe njollat e saj.  Kështu u pa qartë se pas vdekjes së Gjergj Kastriotit të tjerët nuk qenë të aftë të mbronin vijën e tij të kuqe që i kishte bvërë ai perandorisë barbare otomane dhe kështu me vdekjen e tij shqipëria u futë pamëshirshëm në gojën e saj helmuese ideologjikisht për pesqind dyzet e dy vjetë.

Me pushtimin e kombit shqiptar dhe thyerjes së vijës së kuqes të caktuar nga Gjergj Kastrioti perandroria barbare otomane tani kishte në dorë kartën gjeografike të gadishullit Ilirik dhe luante me të si i donte qejfi, ndërsa gjithnjë kombin shqiptar e fuste ne mes të zjarreve dhe tregtisë me popujt tjerë si dhe në marrëveshje më aleatët e saj të errësirës.

Kjo u pa qartë se nuk kishte më nëj lider dhe strateg të madh si Gjergj Kastrioti që vazhdimisht ka luftuar që perandorinë barbare otomane jo vetëm ta mundte, por edhe ta çrrënjoste nga harta politike e globit, sepse ajo tani kishte tendenca të shtrirjes së ideologjisë politike sulltaniste në shumë vende të globit dhe kjo përbënte rrezikun e madh, por nga të gjitha më i rrezikuari ishte kombi shqiptar. Prandaj i vetmi që kishte shkatërruar ambiciet e perandorisë barbare otomane ishte Gjergj Kastrioti,  duke ditur se ambicia e kësaj perandorie barbare ishte që të sillte lindjen në perëndim, apo thëmë më saktë ajo kishte sjell me vete ideologjinë sulltaniste dhe kishte transferuar selinë e kësja ideologjie nga ku ajo ka lindur duke e vendos në Konstantinopojë si tempull të errët të ideologjisë së saj politike demoniake. Mirëpo pas vdekjes se Gjergj Kastriotit flamuri i kombit shqiptar europian nuk shihej më në trojet shqiptare, atë mund ta shihnin të gjithë në vendet tjera të kombeve europiane ku u detyruan me dhunë nga kjo perandori barbare ta lëshjon vendin dhe të ikin shqiptarët në ato vende, por jo në Shqipëri edhe pse kishte në mesin e komandantëve, vezirëve shqiptar që ishin vënë në shërbim të saj dhe kështu dolën kundër vetë kombit prej nga edhe kishin mohuar.

Ndërsa më pas ajo nëpërmjet jeniçerëve,  vezirëve dhe komandantëve që kishte blerë nga vendet ku kishte pushtuar mbante nën pushtim të egër ato vende dhe mbillte ideologjine e saj sulltaniste. Kështu që paragjykimet dhe fanatizmi nuk u varrosën me trupat e ushtrisë së sulltanëve, jeniçerëve,  sepse ato vazhduan edhe pas shembjes së kësaj perandorie me mbetjet e saj sulltaniste ku ajo i kishte lënë gjatë kohës së pushtimeve. Mjerimi, trazirat e vazhdueshme,  koprracia, pangopësia ishte portretizimi i asaj periudhe të rëndë dhe barbare, dhe këta vezirë dhe jeniçerë vetëm sa i mishëruan akoma mëtej këto vese dhe sindrome sulltanistekështu vendi ku ata tanim kryenin politikat e sulltanit dhe u vunë kundër kombit shqiptar u bënë fusha të jetës së këtyre padrejtësive, veseve, thjesht sulltanet respektivisht perandoria barbare otomane kishte sjell djallin apo të keqen në mesin e këtij gadishulli të lashtë të kontinentit europian.

Ndërsa e gjithë kjo bëhej së bashku me heretikët e mëdhenjë të dorktrinës së kombit shqiptar europian dhe shpirtit të tij të cilët ishin vënë në shërbim të errësirës ideologjike sulltaniste, dhe kështu këta jeniçerë, vezirë dhe komandant “shqiptarë” tradhtuan jo vetëm të vërtetën e kombit të tyre,  por ata tradhtuan edhe vendin e tyre atëror.

Kështu ata treguan një arrogancë të madhe ndaj shpirtit të kombit dhe u vunë në shërbim të pushtuesit, si mohues si krah të pushtuesit duke u bërë kështu krah të errësirës ideologjike dhe barbare të tyre. Të gjitha këto janë vetëm disa nga plagët dhe që shërbejnë për të treguar natyrën e këtij pushtuesi barbar dhe vazhdimësisë së peshës së shokut që nga koha kur u pushtua kombi shqiptar.

Por fundi i këtyre që ishin vënë si shërbëtor të kësaj perandorie qe i tmershëm, katër nga kokat e këtyre komandantëve, vezirëve dhe jeniçerëve „shqiptar“ që i shërbenin perandorisë barbare otomane pasi i kishte realizuar ajo disa nga planet e saj ideologjike ishin prerë dhe ishin hedh jashtë portave të Konstantinopojës.

Sidoqoftë pas shembjes së perandorisë barabre otomane,  menjëherë atë e zëvendësoj ideologjia ruse dhe satelitët e saj,  ajo i shtriu kështu rrënjët e ideologjisë së saj helmuese nëpërmjet sllavëve ardhacak dhe rajoni kaloj nga një barbari në tjetrën, por më së tepërmi u dëmtuan Shqiptarët si komb sepse perandoria otomane para se të jepte shpirt i kishte ndarë trojet shqiptare së pari në vilajete e pastaj i ndau së bashku me aletatët e saj tanim të njohur sllav dhe të tjerë.

Ndërkaq më pas pas gjithë këtyre trojet shqiptare mbetën të copëtuara në një gjendje të rëndë në të gjitha fushat, të gjitha vende tjera kishin arritë zhvillime të caktuara në hap me kombet tjera europiane, i vetmi kombi shqiptar kishte mbetë i pazhvilluar dhe i ndarë në vilajete e mëvon edhe i copëtuara në kuadër të marrëveshjeve që bëri ajo më parë me aleatët e saj sllavë dhe te tjerë.

Kështu më vonë diplomatët europian dhe sidomos në konferenca ndërkombëtare siç ishte ajo e Kongresit të Berlini e vitit 1878 ku çështja shqiptare mbeti e anashkaluar, jashtë mureve të këtij kongresi,  kërkesat e saj nuk u diskutuan në asnjë nga pikat ë rendit të këtij kongresi ndërkombëtar.

Kështu që më pas trugën e shqetësim më të madhe fillo edhe më shumë pasi çështja shqiptare mbeti e pazgjidhur në këtë kongres dhe madje edhe pjesa racionale

kombit pati pothuajse pasoja shumë të trishtuar sepse ky komb mbeti i ndarë në vilajete, ku më vonë edhe u copëtua sipas marrëveshjeve në mes të perandorisë otomane dhe aletëve të saj sllav dhe të tjerë.

Bazuar në disa kronika historike do të veçoj këtu një bised që kishte zhvilluar Francesco Crispi dhe Otto von Bismracku në vitin 1877 rreth çeshtjes shqiptare ne gadishullin Ilirik, Bismarck duke ditur se Crispi ishte nga gjaku shqiptar dhe krenohej qe ishte shqiptar,  Bismarck e pyet ate duke i thene:"Shiptaret po kerkojn te drejtat e tyre kombetare dhe te njohjes, dhe kjo eshte e natyrshem,  por nuk arrij te kuptoj se pse i jane vene ne sherbim te perandorise otomane e cila per çdo dite po shkaterrohet dhe prej se ciles ata me ngulm kerkojn te çlirohen. ", Crispi iu pergjigj ;"(. . . )nuk jane te gjithe ne sherbim te tyre,  ata qe jane ne sherbim te saj, jane te blere nga dora e saj per ta demtuar popullin e tyre ;e keni lexuar historine e Skenderbeut pyet Crispi Bismarckun, ai pergjgjet; "sigurisht,  kam marre mesime te medha nga ai(. . . )"

Por më pas u bënë disa lëvizje të rëndësishme në totalitetin e popujve të gadishullit ilirk të robëruar nga këto pushtime barbare u shfaq edhe fytyra e çlirimit dhe kërkesës për mvetësin e tij, kështu pas shumë përpjekje shqiptarët shpallën së dyti mvetësin e tyre më 28 nëntor 1912 dhe ky akt ishte i një rëndësie të madhe historike,  por që më vonë shume pjesë të saj mbetën jashtë trupit të përbashkët kombëtar. Pasoajt e ndarjes së këtij trupi kombëtare u panë pothuajse në çdo vitë dhe shekull në vijim gjerë ne çlirimine dhe të kosovës nga pushtuesi barbar serb në vitin 1999 së bashku më ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Por sërish edhe pjesë të tjera mbetën akoma ashtu siç i kishte ndarë sipas marrëveshjeve të më parshme perandoria barbare otomane më aleatët e saj sllavë dhe të tjerë.

Por që tani është e palogjikshme madje e turpshme një lloj nënshtrim që po bëhet nga disa pushtetarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ndaj politikës së turqisë së sotme dhe tendencave të saj për të rikthyer ideologjinë sulltaniste në mesin e këtij populli, ndërsa munges e refuzimit total të kërkesave të pamoralshme të turqisë për ndryshimine historisë,  dhe politikës së saj demoniake nga ana e politikës si në Kosovë dhe Shqipëri krijon përshtypjen se ne mesin e tyre ka mbetje sulltansite të cilat duan t'i realizojn duke i bërë vegëla ë politikës turke edhe interesat e saj demonianke në dëm të kombit shqiptar europiane. Politika dhe tendecat e errëta turke që nëpërmjet mbetjeve të saj dhe ndryshimit të historisë dhe përpjekjeve për shlyerjen e njollave dhe heqjen e plagëve që la nga gjenocidi që bëri ndaj kombit shqiptar po mundohet ta konvertoj veten nga një perandori djallëzore dhe rrënuese në një perandori të shenjtë punëtore që i solli këtyre kombeve gjoja të mirat e saj. Kjo nuk duhet lejuar, kombi shqiptar nuk ka vuajtur dhe nuk është persekutuar për t'u vëllazëruar me një armikë gjakatar siç ishte perandoria barbare otomane, ajo që do duhej të bënte turqia e sotme aspak moderne dhe demokratike në shpirt është që të gjunjëzohet dhe të kërkoj falje për gjenocidin e bërë ndaj kombit shqiptar.

Prandaj me pakë fjalë shqiptaret si komb asgje nuk kane pas me pare, as nuk kane tani dhe as nuk duhet te kene ndonje gje te perbashket me turqit,  ky është edhe teestamenti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu lënë birit të tij para vdekjes që nuk duhet bërë asnjë aleancë me turqit në asnjë kohë dhe në asnjë rrethan.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx