| E merkure, 06.03.2013, 09:06 PM |
Tempulli
i errët
Nga Gjon KEKA
Pushtimi
i Shqipërisë nga Perandoria barbare otomane ishte padyshim një nga momentet më
të errëta të historisë së tij. Kjo nuk do të thotë se edhe pushtimet tjera si
ai romak, biznatin, sllave etj ishin më të buta apo më të mira, asesi të gjitha
ishin barbare dhe ato që lanë njolla të zeza dhe plagë të mëdha përgjat
historisë së tij.
Depërtimi
i kësaj perandorie barbare me anë të pushtimi në trojet shqiptare solli me vete
edhe elementet e saja barbare, të
pakulturara, një lloj e frymës së
paragjykimeve, vrasjes pas shpine, servilizimit dhe shumë vese dhe sindrome të
cilat nën presionin e madh të saj mbi shqiptarët u futën pamëshirshëm në mesin
e tyre, kjo e dëmtoj si në imazh ashtu
edhe në pasqyrën e identiteti të tij kombëtare e kulturore, si një komb i
lashtë dhe me një civilizim të lartë europian. Pikërisht kjo perandori barbare
dhe sulltanët e saj prekën kombin shqiptarët në pastërtinë e tij kombëtare, në gjuhën e tij, në besimin, në kulturën
shpiërtërore e materiale dhe në traditat e tij duke i vënë pengesa shqiptarëve
që të shfaqin identitetin e tyre kombëtare, duke i ndaluar gjuhën, lirinë e besimit, duke
i penguar që të praktikojn taraditat e tyre kombëtare e kulturore etj etj, të gjitha këto i ndaluan për t'i futur në
mesin e kombit praktikat e tyre demoniake të primtivizmit, pra veseve dhe
sindromeve sulltaniste.
Nën
rrethana të tilla të këtij pushtimi barbar shohim mjerimin, gjenocidin, vonesat
në kohë dhe në hapin me vendet tjera te familjes europiane, padrejtësive historike, paudhësive dhe të gjitha marrëzive tjera te
bërë ndaj kombit shqiptar europian. Nuk ka komb në histori që nuk është prekur
nga ndonjë dënim historik, nga ndonjë hakmarrje e historise, , arsyetimit dhe
famës së tij në histori. Por kombi shqiptar ka pas një përjetim më të rëndë
historik, periudha të errëta të cilat i kanë shkaktuar atij dëme kolosale, por
ka pas edhe periudha të arta historike, periudha që rrezet e madhështisë së saj
kanë reflektuar edhe në nën qiellin e kombeve tjera të familjes europiane dhe
më gjerë.
Ndërkaq
pushtimi i Shqipërisë nga perandoria barbare otomane solli me vete edhe fijet e
barutit, kjo për faktin sepse ishte ajo që la shumë çështje të hapura në këtë
gadishull, ishte po ajo që ndau kombin
shqiptar sipas marrëveshjeve të fshehta në mes të saj dhe serbisë dhe të
tjerëve, ishte po ajo që futi frymën e urrejtjes, nxitjes së konflikteve dhe e bëri kontinentin
nga një kontinent me porta të lirisë dhe paqes, në kontinent të zjarrit të
padrejtësisë dhe mizorisë.
Ishte
pikërisht kjo perandori barbare që largoj kombin shqiptar nga familja e saj
europiane dhe këtë e bërë duke vendosur në këtë troje ideologjinë dhe dekrete
demoniake të sulltanëve të cilat jo vetëm përbënin një praktik të demonizmit, por
edhe të prapambetjes dhe të dëmtimit të trupit dhe mentalitetetit shqiptar si
dhe kulturës së tij europiane.
Duhet
potencuar se gjerë sa ishte gjallë Gjergj Kastrioti dhe udhëhiqte me urtësi e
vizion shtetin e Arbërit perandoria otomane nuk kishte arrit kurrë ta kalonte
vijën e kuqe në mes të kontinentit europian dhe atij aziatik primitiv që kishte
vërë ai, por pas vdekjes së tij nuk
zgjatën as dy vite dhe perandoria barbare otomane theu vijën dhe depërtoj
thellë në trupin e familjes europiane duke i lënë kështu asaj plagë dhe njolla,
sepse plagët dhe njollat e kombit shqiptar janë edhe plagët dhe njollat e saj. Kështu u pa qartë se pas vdekjes së Gjergj
Kastriotit të tjerët nuk qenë të aftë të mbronin vijën e tij të kuqe që i
kishte bvërë ai perandorisë barbare otomane dhe kështu me vdekjen e tij
shqipëria u futë pamëshirshëm në gojën e saj helmuese ideologjikisht për
pesqind dyzet e dy vjetë.
Me
pushtimin e kombit shqiptar dhe thyerjes së vijës së kuqes të caktuar nga
Gjergj Kastrioti perandroria barbare otomane tani kishte në dorë kartën gjeografike
të gadishullit Ilirik dhe luante me të si i donte qejfi, ndërsa gjithnjë kombin
shqiptar e fuste ne mes të zjarreve dhe tregtisë me popujt tjerë si dhe në
marrëveshje më aleatët e saj të errësirës.
Kjo u pa
qartë se nuk kishte më nëj lider dhe strateg të madh si Gjergj Kastrioti që
vazhdimisht ka luftuar që perandorinë barbare otomane jo vetëm ta mundte, por
edhe ta çrrënjoste nga harta politike e globit, sepse ajo tani kishte tendenca
të shtrirjes së ideologjisë politike sulltaniste në shumë vende të globit dhe
kjo përbënte rrezikun e madh, por nga të gjitha më i rrezikuari ishte kombi
shqiptar. Prandaj i vetmi që kishte shkatërruar ambiciet e perandorisë barbare
otomane ishte Gjergj Kastrioti, duke
ditur se ambicia e kësaj perandorie barbare ishte që të sillte lindjen në
perëndim, apo thëmë më saktë ajo kishte sjell me vete ideologjinë sulltaniste
dhe kishte transferuar selinë e kësja ideologjie nga ku ajo ka lindur duke e
vendos në Konstantinopojë si tempull të errët të ideologjisë së saj politike demoniake.
Mirëpo pas vdekjes se Gjergj Kastriotit flamuri i kombit shqiptar europian nuk
shihej më në trojet shqiptare, atë mund ta shihnin të gjithë në vendet tjera të
kombeve europiane ku u detyruan me dhunë nga kjo perandori barbare ta lëshjon
vendin dhe të ikin shqiptarët në ato vende, por jo në Shqipëri edhe pse kishte
në mesin e komandantëve, vezirëve shqiptar që ishin vënë në shërbim të saj dhe
kështu dolën kundër vetë kombit prej nga edhe kishin mohuar.
Ndërsa më
pas ajo nëpërmjet jeniçerëve, vezirëve
dhe komandantëve që kishte blerë nga vendet ku kishte pushtuar mbante nën
pushtim të egër ato vende dhe mbillte ideologjine e saj sulltaniste. Kështu që
paragjykimet dhe fanatizmi nuk u varrosën me trupat e ushtrisë së sulltanëve, jeniçerëve,
sepse ato vazhduan edhe pas shembjes së
kësaj perandorie me mbetjet e saj sulltaniste ku ajo i kishte lënë gjatë kohës
së pushtimeve. Mjerimi, trazirat e vazhdueshme, koprracia, pangopësia ishte portretizimi i
asaj periudhe të rëndë dhe barbare, dhe këta vezirë dhe jeniçerë vetëm sa i
mishëruan akoma mëtej këto vese dhe sindrome sulltanistekështu vendi ku ata
tanim kryenin politikat e sulltanit dhe u vunë kundër kombit shqiptar u bënë
fusha të jetës së këtyre padrejtësive, veseve, thjesht sulltanet respektivisht
perandoria barbare otomane kishte sjell djallin apo të keqen në mesin e këtij
gadishulli të lashtë të kontinentit europian.
Ndërsa e
gjithë kjo bëhej së bashku me heretikët e mëdhenjë të dorktrinës së kombit
shqiptar europian dhe shpirtit të tij të cilët ishin vënë në shërbim të
errësirës ideologjike sulltaniste, dhe kështu këta jeniçerë, vezirë dhe
komandant “shqiptarë” tradhtuan jo vetëm të vërtetën e kombit të tyre, por ata tradhtuan edhe vendin e tyre atëror.
Kështu
ata treguan një arrogancë të madhe ndaj shpirtit të kombit dhe u vunë në
shërbim të pushtuesit, si mohues si krah të pushtuesit duke u bërë kështu krah
të errësirës ideologjike dhe barbare të tyre. Të gjitha këto janë vetëm disa
nga plagët dhe që shërbejnë për të treguar natyrën e këtij pushtuesi barbar dhe
vazhdimësisë së peshës së shokut që nga koha kur u pushtua kombi shqiptar.
Por fundi
i këtyre që ishin vënë si shërbëtor të kësaj perandorie qe i tmershëm, katër
nga kokat e këtyre komandantëve, vezirëve dhe jeniçerëve „shqiptar“ që i
shërbenin perandorisë barbare otomane pasi i kishte realizuar ajo disa nga
planet e saj ideologjike ishin prerë dhe ishin hedh jashtë portave të
Konstantinopojës.
Sidoqoftë
pas shembjes së perandorisë barabre otomane, menjëherë atë e zëvendësoj ideologjia ruse dhe
satelitët e saj, ajo i shtriu kështu
rrënjët e ideologjisë së saj helmuese nëpërmjet sllavëve ardhacak dhe rajoni
kaloj nga një barbari në tjetrën, por më së tepërmi u dëmtuan Shqiptarët si
komb sepse perandoria otomane para se të jepte shpirt i kishte ndarë trojet shqiptare
së pari në vilajete e pastaj i ndau së bashku me aletatët e saj tanim të njohur
sllav dhe të tjerë.
Ndërkaq
më pas pas gjithë këtyre trojet shqiptare mbetën të copëtuara në një gjendje të
rëndë në të gjitha fushat, të gjitha vende tjera kishin arritë zhvillime të
caktuara në hap me kombet tjera europiane, i vetmi kombi shqiptar kishte mbetë
i pazhvilluar dhe i ndarë në vilajete e mëvon edhe i copëtuara në kuadër të
marrëveshjeve që bëri ajo më parë me aleatët e saj sllavë dhe te tjerë.
Kështu më
vonë diplomatët europian dhe sidomos në konferenca ndërkombëtare siç ishte ajo
e Kongresit të Berlini e vitit 1878 ku çështja shqiptare mbeti e anashkaluar, jashtë
mureve të këtij kongresi, kërkesat e saj
nuk u diskutuan në asnjë nga pikat ë rendit të këtij kongresi ndërkombëtar.
Kështu që
më pas trugën e shqetësim më të madhe fillo edhe më shumë pasi çështja shqiptare
mbeti e pazgjidhur në këtë kongres dhe madje edhe pjesa racionale
kombit
pati pothuajse pasoja shumë të trishtuar sepse ky komb mbeti i ndarë në
vilajete, ku më vonë edhe u copëtua sipas marrëveshjeve në mes të perandorisë
otomane dhe aletëve të saj sllav dhe të tjerë.
Bazuar në
disa kronika historike do të veçoj këtu një bised që kishte zhvilluar Francesco
Crispi dhe Otto von Bismracku në vitin 1877 rreth çeshtjes shqiptare ne
gadishullin Ilirik, Bismarck duke ditur se Crispi ishte nga gjaku shqiptar dhe
krenohej qe ishte shqiptar, Bismarck e
pyet ate duke i thene:"Shiptaret po kerkojn te drejtat e tyre kombetare
dhe te njohjes, dhe kjo eshte e natyrshem, por nuk arrij te kuptoj se pse i jane vene ne
sherbim te perandorise otomane e cila per çdo dite po shkaterrohet dhe prej se
ciles ata me ngulm kerkojn te çlirohen. ", Crispi iu pergjigj ;"(. . .
)nuk jane te gjithe ne sherbim te tyre, ata qe jane ne sherbim te saj, jane te blere
nga dora e saj per ta demtuar popullin e tyre ;e keni lexuar historine e
Skenderbeut pyet Crispi Bismarckun, ai pergjgjet; "sigurisht, kam marre mesime te medha nga ai(. . . )"
Por më
pas u bënë disa lëvizje të rëndësishme në totalitetin e popujve të gadishullit
ilirk të robëruar nga këto pushtime barbare u shfaq edhe fytyra e çlirimit dhe kërkesës
për mvetësin e tij, kështu pas shumë përpjekje shqiptarët shpallën së dyti
mvetësin e tyre më 28 nëntor 1912 dhe ky akt ishte i një rëndësie të madhe
historike, por që më vonë shume pjesë të
saj mbetën jashtë trupit të përbashkët kombëtar. Pasoajt e ndarjes së këtij
trupi kombëtare u panë pothuajse në çdo vitë dhe shekull në vijim gjerë ne
çlirimine dhe të kosovës nga pushtuesi barbar serb në vitin 1999 së bashku më
ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Por sërish edhe pjesë të tjera mbetën akoma
ashtu siç i kishte ndarë sipas marrëveshjeve të më parshme perandoria barbare
otomane më aleatët e saj sllavë dhe të tjerë.
Por që
tani është e palogjikshme madje e turpshme një lloj nënshtrim që po bëhet nga
disa pushtetarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ndaj politikës së turqisë
së sotme dhe tendencave të saj për të rikthyer ideologjinë sulltaniste në mesin
e këtij populli, ndërsa munges e refuzimit total të kërkesave të pamoralshme të
turqisë për ndryshimine historisë, dhe
politikës së saj demoniake nga ana e politikës si në Kosovë dhe Shqipëri krijon
përshtypjen se ne mesin e tyre ka mbetje sulltansite të cilat duan t'i
realizojn duke i bërë vegëla ë politikës turke edhe interesat e saj demonianke
në dëm të kombit shqiptar europiane. Politika dhe tendecat e errëta turke që
nëpërmjet mbetjeve të saj dhe ndryshimit të historisë dhe përpjekjeve për
shlyerjen e njollave dhe heqjen e plagëve që la nga gjenocidi që bëri ndaj
kombit shqiptar po mundohet ta konvertoj veten nga një perandori djallëzore dhe
rrënuese në një perandori të shenjtë punëtore që i solli këtyre kombeve gjoja
të mirat e saj. Kjo nuk duhet lejuar, kombi shqiptar nuk ka vuajtur dhe nuk
është persekutuar për t'u vëllazëruar me një armikë gjakatar siç ishte
perandoria barbare otomane, ajo që do duhej të bënte turqia e sotme aspak
moderne dhe demokratike në shpirt është që të gjunjëzohet dhe të kërkoj falje
për gjenocidin e bërë ndaj kombit shqiptar.
Prandaj
me pakë fjalë shqiptaret si komb asgje nuk kane pas me pare, as nuk kane tani
dhe as nuk duhet te kene ndonje gje te perbashket me turqit, ky është edhe teestamenti i Gjergj Kastrioti
Skënderbeu lënë birit të tij para vdekjes që nuk duhet bërë asnjë aleancë me
turqit në asnjë kohë dhe në asnjë rrethan.