Kulturë
Poezi nga Jan Micha? Stuchly
E diele, 10.03.2013, 08:33 PM
POEZIA
BASHKËKOHËSE POLAKE
JAN
MICHA? STUCHLY
I
ROBËRUAR
Për çdo
njeri
rrallë po
megjithatë
ndoshta
vetëm njëherë në jetë
na
viziton
Vetmia
në tërë
gamën e së keqes
si
marrëzi budallallëk
brendi e
zorshme e vështirë
dhe tërë
kuptim
dhe i
paftuari persona non grata
nuk ka
ndër mend ta përfundoj vizitën
derisa
ora e përjetshme me rërë të çdonjërit prej nesh
Klepsidra
bën
kthesa të mëdha të pafundme
dhe me
mund njehson kohën e vizitës së padëshirueshme
Njeriu
dëshiron
të jetë i lirë
dhe
përmes
vetmisë të padëshirueshme të urrejtur
bëhet
skllav
i dënuar pa gjykim
VETMIA PSIKIKE
Vetmia është ikje nga jeta e të tjerëve
Vetmia ekziston vetëm vetë për vetveten
Vetmia është paradoks
Ekziston vetëm në vetmi
E ndarë me të tjerë humb në errësirat e përfytyrimit
Vetmia
Askush dhe askurrë nuk bën diç për të tjerët
derisa e bën më parë tashmë të përgatitur vetëm për vetveten
Çdo dashuri është vetëdashje